Mustafaj kërkon hetim të paanshëm: Provat, fletët e jetës sime!

July 11, 2019 14:16

Mustafaj kërkon hetim të paanshëm: Provat, fletët e jetës sime!

Ka nisur në seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Tiranës, Ilir Mustafaj, njëherësh kandidat për Gjykatën Kushtetuese.

Mësohet se hetimet për Mustafajn kanë përfunduar vetëm në një kriter, atë të pasurisë

KPK thekson se, “ILDKPI ka sjellë raport që Mustafaj ka berë deklarim të saktë, nuk ka fshehje pasurie apo konflikt interesi”, por shton se “ka konstatuar mospërputhje mes pasurive të deklaruara në deklaratën e vettingut me deklaratat vjetore”.

Kështu, raportohet për mospërputhje në çmimin dhe sipërfaqen e pasurive dhe mënyrën e shlyerjes së kësteve të kredisë.

Sipas KPK ka mospërputhje në lidhje me një apartament banimi në Tiranë me vlerë 40 mijë euro.  Në deklaratën e vettingut thuhet së ka një apartament 120 m2. Ndërsa në deklarimin e vitit 2007 nuk deklarohet kjo pasuri. Në deklaratën e vetting deklarohet vlera 40 mijë euro dhe zvogëlim i sipërfaqes. Ka mospërputhje gjithashtu sa i përket shlyerjes së vlerës së detyrimit.

KPK ka konstatuar gjithashtu se: Babai i subjektit të rivlerësimit në vitin 1998 ka blerë 1 mijë m2 arë në Yzberisht në vlerën 2 mln lekë. Bazuar në të ardhurat e ligjshme ka pamjaftueshmëri paguese.

Në lidhje me sipërfaqet e marra në këmbim të një trualli 300 m2 dhe ndërtesës mbi të, Komisioni del në konkluzionin që ndërtuesi u ka dhënë  105%  të vlerës.

Vetë Ilir Mustafaj ka kërkuar zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor.

Dua të tërheq vëmendjen tuaj për proces të paanshëm. Kam kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që  ju të zbatoni detyrimin kushtetues për të më hetuar në të tria kriteret. Kjo më shërben mua si subjekt por edhe procesit të vettingut në tërësi. Provat që ju solla për ju mund të jenë fletë, për mua janë fletë të jetës time dhe ju siguroj që do të ndryshojnë rezultat e hetimit tuaj. Jam thirrur në seancë dëgjimore në 14 qershor 19. Më ka ardhur e-maili 48 orë pasi dorëzova letrat.

Kërkova të shtyhej seanca, pasi në të njëjtën datë dhe orë ishim në një gjykim të rëndësishëm në Elbasan. Mendova dhe që koha e një mbrojtjeje efektive ishte e pamundur.  Seanca nga ju mu shty me vetëm 5 orë. Kam shprehur para jush në seancën dëgjimore të datës 14 qershor, që kam sjellë shumë prova. Për ju mund të jenë fletë. Për mua çdo fletë është një ditë e jetës sime, një muaj i jetës sime”,- ka thënë ai.

l.h/ dita

July 11, 2019 14:16
Komento

1 Koment

  1. K. F July 13, 20:09

    Ilir Mustafai eshte nje nga gjyqtaret me te paster dhe me te afte te trupes gjyqesore te Shqiperise por ka bere nje gabim te rende qe do ti kushtoje karrieren e tij guximi per te kandiduar si antar i Gjykates Kushtetuese pa qene beniamin i Edi Rames, Lulezim Bashes apo Ilir Metes. A mundet valle ta pranoje kete fakt Skenderbeu qe qeveris ti besoje organin me te larte kushtetues nje njeriu aq me shume te pergatitur, te ndershem dhe qe ka titullin e vetem Profesor ne gjithe gjyqesorin shqiptar qe nuk e lidh asnje fije me te ndaj ka urdheruar ta masakrojne direkt me druvaret e KPK?!
    Te shohim se cfare do te ndodhe, por jam i sigurte se kjo do te jete prova e pakontestuar e fytyres se vertete te vettingut si instrument ne duart e mazhorances per kontrollin e drejtesise ne vend!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?