Mustafaj, “letër” Azem Hajdarit: PD-ja nuk është sot aty ku do doje

September 12, 2018 11:32

Mustafaj, “letër” Azem Hajdarit: PD-ja nuk është sot aty ku do doje

 

Në ceremoninë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, Besnik Mustafaj pati një kritikë të fortë për Partinë Demokratike.

Mustafaj lexoi një letër imagjinare që do të donte t’ia kishte dërguar Azemit po të ishte gjallë.

“Partia Demokratike nuk është sot aty ku do të donte Azemi”, theksoi Mustafaj.

Në këtë letër pati kritika për qeverinë, por edhe për Partinë Demokratike.

“Kjo do të ishte letra që unë si shkrimtar dhe si mik për Azemin dhe jam i bindur se Azemi do i besonte kur ti lexonte”, tha Mustafaj për letrën e përfytyruar, Azem Hajdari, ku do i shkruante tre gjëra.

Letra

“E para: Vendi po shkon keq i dashur Azem. Ëndrra jote për Shqipërinë si gjithë Europa ka ngecur.

Korrupsioni është bërë një gangrenë që bren moralin e shoqërisë dhe po pengon zhvillimin e ekonomisë.

Krimi i organizuar funksionon si federatë kartelesh duke e ndarë vendin në parcela për secilin kartel, sepse krimi i organizuar në fakt ka kapur shtetin.

Shqiptarët i ka pushtuar dëshpërimi. Një dëshpërim i ngjashëm me atë të 1991, kur humbëm zgjedhjet e para.

Por ndryshe nga ç’dodhi në 1991 – kur pasoi një vit i stuhishëm ku shqiptarët e mblodhën shpejt veten, u bashkuan rreth PD dhe e çuan vendin në zgjedhje të parakohshme në vitin 1992, ku ne fituam, – sivjet dëshpërimi duket shumë i thellë.

Shqiptarët e kanë humbur shpresën në atdheun e tyre dhe po kërkojnë të ikin jashtë duke zbrazur vendin.

Gjeja e dyte qe do i thoja është: PD nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do e donte Azemi për ti dhënë zë politik kësaj pakënaqësie popullore duke mishëruar atë që është jetike sot, shpresën e njerëzve dhe për ti udhëhequr këta njerëz drejt përmbushjes së ëndrrës tënde, për ta bërë Shqipërinë si të gjithë Europa.

Do ti njoftoja një lajm të gëzueshëm. Se ka shumë të rinj, djem dhe vajza të cilët nuk e kanë njohur Azem Hajdarin dje, por që duan Azem Hajdarin siç ishte në të vërtetë. I besojnë atij dhe frymëzohen nga ai për të mos u pajtuar me të keqen.

Gjëja e tretë lidhet me Rudinën. Azemi e ka pasur pikë të dobët Rudinën. Do ti thoja se Rudina nuk është më ajo vajza e vogël lozonjare që recitonte vjersha si gardalinë. Rudina sot është zonjë, e pjekur. Është në PD dhe deputete e saj dhe brenda gjakut të saj ëndrra e Azemit vazhdon”.

a.s/dita

September 12, 2018 11:32
Komento

6 Komente

  1. Aliu nga Selenic September 12, 11:55

    KUSHE MBJELL EREN KORRE FURTUNEN.!

    Ne faket kete ere te keqe dhe te stuhishme kunder atdheut ton e mbolli Azem Hajdari i cili me pistolet ne dore vuri ne kry te Partise demokratike e per pasoj ne krye te shteti Kriminelin Sali Berisha.
    Pra krimineli vuri ne krye kryekriminelin dhe ne ne ate kohe Krimi ngriti shtetin e vet per pasoje edhe perse kan kaluar 28 vjet akoma nuk po arrin qe ket shte te kriminalizuar nga ket dy persona ta largojme nga sken politike..
    Eshte e kuptueshme qe kriminelet krase se kesqes at si ujqer qe jan ata hajne edhe njeri- tjetrin e keshtu keta ujqer e hengren krimineli Hajdari i cili kete er qe e mbolli po detyrohen ta korrin te tjeret pasi ai u eleminua po nga kriminelet e vet.!
    Keshtu me nje strategji te persosur nga qarqet me te egra antishqiptare Greko Sllave keta zbatuan pik per pik strategjin e ketyre qerqeve kunder vendit tone.
    E para qe u duke ishte Ushtria. ku 10 000 oficer dhe nenoficer menjeher i nxori ne lirim.
    Pastaj filluan vrasjet filluan djegja dhe shkatrrimi ekonomise dhe te zezat nga keta nuk ju nda asnjeher Atedhut time te dashur.
    Sote Besnik Mustafai kerkon te mbulloje prishin qe ka ngelur me hirin e vet pore e ka te pa mundur pasi hiri ka ikure nga tufane dhe prushi akom djeg shqiperin.
    E keshtu Besnik Mustafai kerkon te bej rolin e altarit ku shpata ka grire shqiperin dhe i ka shkaktuar aqe dem vendit tone sa edhe per 100 vjet te tjera nuk munde te mubulohen.
    Me kot Kkalemxhiu i cetse kriminale te tropojes mundohet te mbuloje krimet e ketij kalibali qe sote kerkon te vajtoj se shqiperia nuk pask shkuar atje ku donte krimineli Azem Hajdari.
    Po ne te vertet shqiperia nuk vajti tamam atje ku donte ai se planifikimi i tije dhe ketyre Qarqeve ishte pambarimishte i rrezikeshm kunde vendit tone.!

    Reply to this comment
  2. L.H September 12, 12:01

    Xhihadisti aga Mustafa,
    Je pjese e krereve te ISIS ne kete vend si tere Gazidedet,Mehmet Elezat,Mul Nokat e tere mutrat e tjere qe u shkel me kembe dhendurri serb mbi te cilin rendojne dhjetra vepra penale.Te indentifikosh fjalen ‘demokraci’ me emerin Hajdar apo parti demokratike me nje kryebandit apo Azem ARKAN do te thote se te ka hyre frika ne palce e po te vjen vdekja per ZULLUMET qe ke bere nev kete jete dikur si punonjes i istitutit te studimeve M arksiste -Leniniste e 28 vjet si hajdfut otrdiner me miliona te vjedhura popullit shqipetar me i varferi i popujve te Ballkanit…po te afrohet Giotina bashke me shpronesimin e pasurive te tundeshme e te pa tundeshme perfshi dhe nje apartament te dhene nga shoqja Nexhmije Hoxha tek pallati i ‘Kuadrove’ te nomeklatures perballe muzeut kombetar!!!!!!!SAntishqipetar,xhihadist,krriminel Salisjan qe te mungon Azemi ti vere zjarrin Shqiperise qe te shpetosh pasurine e vjedhur dhe keter detyre kerkon tja ngarkosh nje pjelle bastarde te tij qe nuk ka te beje fare me shqipetaret e shqiperine qe edhe dasmen e beri ne Amerike me milionat e femijeve kadavera per organe….

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 September 12, 12:09

    a çja ke fut pordhës dhe ti”Mustafaj, “letër” Azem Hajdarit: PD-ja nuk është sot aty ku do doje”!
    kjo shqipëri që kemi sot i ka kaluar të gjitha parashikimet,dëshirat bile dhe fantazitë që mund të ketë pasur,jo vetëm azom mavria,por dhe ata më antishqiptarët në botë!!
    sot shqipëria është bërë shëmbulli i të KEQES,i të mbrapshtës!është bërë shëmbulli që nuk duhet të ndiqet!!
    sot shqipëria është bërë shëmbulli i vëndit ku shpresa ka vdekur para se të lindë njeriu!!
    ps:këtë e ka thënë dhe qënja superiore!!jo në këtë mënyrë si e them por duke thënë se tek ai nuk egziston shpresa!pra ja kanë vrarë që në ngjizje!!
    (humor i zi,qënje,mos e rruj fare)

    Reply to this comment
  4. Jimi September 12, 12:21

    Mashtrus ordiner! Shqiperia sot eshte pikerisht ashtu sic e deshironte ai, qe ti ne aparence e mban per idhull, se me shpirt mendon tjeter gje!
    Shqiperia sot eshte ajo qe ideoi nje trafikant, nje perdhunus femrash, anarshist ordiner nje njeri i pagdhendur, i cili nuk i besoj kurre mendjes, se ate nuk kishte ku ta gjente, por i besoi vetem forces dhe dhunes se nje halabaku, I nje njeriu te sapozbritur nga malet qe kurr nuk mundi te behej qytertar, i cili aksidentalisht u vu ne krye te nje levizje e cila kishte per mision te ndertonte nje tjeter bote !

    Reply to this comment
  5. MH September 12, 13:23

    O Mastafa ya mustafa.
    Si nuk shkeputesh nga mendjemadhesia e malcorit.
    Dhe ngarkon veten me hipokrizina e servilizma e nepermjet filozofise idiote qe te ushqen truni i yte per shkrimtare e politikan.Ke gjet rastin ma idiot te shkruash nji te vdekurit se c’ka po don me diftue me mallengjim e me perzhgenjim.Pikrisht me kete kerkon te filozofosh aftesit e tua si nji i ditun Shkrimat e perparimtare mik i Azemit.
    Azemi duhet te ishte jo filozof i madh po te pakten nji menditare i madh parase te bahesh fiolozof i madh.Kur ne fakt geni i tije ishte nji hajn pulash qe e njihte e gjithe Tropoja(kolgecajt).Nji inatgjor banal qe i vriste kundershtaret dhe i hidhte ne kanal per te humbur gjurmet.Nji kontradiktor mbrenda organizmit te vet nga koka deri ne thember e ne maje te gishtave te kembes.Nji capraz i vertet qe nuk dishe se kur asht esull e kur turbull(nuk asht fjala per alkol).Nji Azem qe organizoj e krijoj tragjedin e krimit me 2 prill 1991 ne Shkoder.Ma zellshem se 21 janari 2011 nga ortaku i tije shoke armesh tropojani pe Vicidolit marshalli Berisha.Dhe ftyra e yte minister i jashtem i po Berishes qe le nam me idiotizmat e tua pa asnji kundershtim ne AMIN flliqesinave te marshallit kriminal e i korruptuar.
    Daju politikes se jo vetem je i turperuem por truperohesh edhe ma shume per cfare te kena njohur politikan nen hyqmin dhe ne sherbesen ndaj marshallit Berisha.Sic po thue qe ishe mik me Azemen pa dyshim qe duhet te ishe dhe hajdut pulash.
    Partia Demokratike,aspak demokratike ishte asht dhe mbetet nji parti kriminele agjenturore tradhetare kombetare pro fashiste.

    Reply to this comment
  6. Lili September 16, 08:54

    Nuk vjen kur demokracia me krahun e djathte te nexhmijes te propaganda,si ky mustafa apo me spiunin e Sigurimit e perdhunuesin hajdari.
    Keta nuk e kane idene se cka eshte demokracia e cka nuk eshte..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*