Mustafi drejt Londrës për firmën me Arsenalin

July 30, 2016 19:52

Mustafi drejt Londrës për firmën me Arsenalin

Shkodran Mustafi duket se do të jetë një futbollist i Arsenalit. Sipas mediave britanike, Topcinjtë janë shumë pranë zyrtarizimit të blerjes së mbrojtësit me origjinë shqiptare që luan për Gjermaninë për shumën e 30 milion Euro.

Futbollisti në fakt ka një klauzolë lirimi prej 50 milion Euro nga Valencia, por problemet me fair play financiar mendohet se mund ta shtyjnë klubin spanjoll të pranojë ofertën e londinezëve. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat angleze por dhe ato spanjollle, Mustafi do të udhëtojë për në Londër këtë të Diel për të mbyllur kontratën me klubin anglez.

Për Mustafin ditët e fundit kishte shfaqur interes dhe Milani por dhe skuadra tjetër angleze e Chelsea-t me trajnerin e bluve, Conte që e shikonte si një alternativë të mirë për repartin e mbrojtjes. Nëse Mustafi do të arrijë të firmosë për Arsenalin në ditët në vijim te londinezët ai do të bashkohet me një tjetër futbollist me origjnë shqiptare, Granit Xhaka që u transferua gjatë muajit qershor te topcinjtë e drejtuar nga Arsene Wenger.

July 30, 2016 19:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*