Përhapet festimi-shqiponjë, e bën dhe Mustafi për dygolëshin e parë

November 3, 2014 15:31

Përhapet festimi-shqiponjë, e bën dhe Mustafi për dygolëshin e parë

Shkodran Mustafi ishte protagonisti i madh i ndeshjes që Valencia fitoi në transfertë 3-1 ndaj Villarrealit.

Mbrojtësi shqiptar shënoi 2 gola të cilët i festoi duke bërë me duar shenjën e shqiponjës, ashtu siç po bëjnë të gjithë futbollistët me origjinë shqiptare që luajnë në Europë.

Futbollisti që luan për kombëtaren gjermane, pas dygolëshit të parë në karrierë, është krahasuar nga gazeta sportive spanjolle ‘Marca’ me golashënuesin legjendar të Gjermanisë, Gerd Muller.

“Jo vetëm mbrojti, por edhe shënoi. Dukej si Torpedo-Muller, shkruan gazeta.

Me këtë fitore, Valencia ngjitet në vendin e dytë të renditjes së kampionatit spanjoll me 23 pikë, vetëm 1 pikë pas kryesuesve të Real Madrid.

[vsw id=”jZhrLcFwUFA” source=”youtube” width=”640″ height=”344″ autoplay=”no”]

November 3, 2014 15:31
Komento

8 Komente

  1. "BALASHI" November 3, 17:48

    Bravo Mustafa…

    Reply to this comment
  2. Ilir November 3, 18:41

    Festim COOL te Jesh shqiptar eshte Cool…

    Reply to this comment
  3. enea November 3, 23:13

    E mire mo mire, ska ndonje gje kaq te jashtezakoneshme sesa te besh shqiponjen me duar. Pse ngerdhefeni kaq shume ju komentues????

    Mustafi eshte Gjerman 🙂

    Reply to this comment
  4. Dardan November 3, 23:44

    E bejne thjesht sa me fitu popullaritet neper rrjete sociale e per me u duk trendi, po sua nin fare per komb e kombtare. po ta kishtin dasht aq shume ate shqiponje e kishin vesh fanellen kuq e zi qe ka si simbol. Me tregu sa shqiptar je nuk mjafton me be shenja me dur ne gjoks ne form shqiponje,

    Reply to this comment
  5. vitalityi November 4, 10:48

    Mire si xhest porta duhet te ishit kujtu icik me prepara per te nderuar flamurin e kombit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*