Çfarë ka ndodhur në 10 gusht në kampin e muxhahedinëve në Durrës?

August 19, 2018 12:12

Çfarë ka ndodhur në 10 gusht në kampin e muxhahedinëve në Durrës?

Një incident mësohet të ketë ndodhur në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit, rreth një javë më parë, më 10 Gusht.

Mësohet se një grup gazetarësh të televizionit britanik “Channel 4”, nuk janë lejuar që të filmojnë.

Burime jozyrtare nga shërbimet e sigurisë thonë për tvklan.al se gazetarët e huaj nuk kishin marrë leje për të filmuar në këtë kamp.

Ndërsa nga policia shqiptare nuk ka asnjë komunikatë zyrtare se çfarë ka ndodhur më 10 Gusht në kampin e muxhahedinëve.

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), një organizatë politike me seli në Francë që përkrah muxhahedinët (këta të fundit janë kundërshtarë të regjimit iranian), ka një variant tjetër për ngjarjen.

Në një njoftim zyrtar, kjo organizatë politike thotë se gazetarët e huaj që shkuan për të filmuar në kampin e Manzës në Durrës, punojnë për Inteligjencën e Iranit.

Në komunikatën e tyre thuhet se:

“Një grup personash të një televizioni britanik hynë fshehurazi dhe pa njoftuar në vendbanimin e muxhahedinëve dhe filmuan brenda kampit. Agjentët e sigurisë shqiptare të cilët panë këtë akt të dyshimtë dhe të paligjshëm, kërkuan që të ndalonin regjistrimet dhe të dorëzonin filmimet.

Por ky grup, që u prezantuan si britanikë që punonin për Channel 4, injoruan këtë kërkesë dhe vazhduan punën deri sa policia shqiptare i shoqëroi. Në komisariat u saktësua se një nga këta persona kishte kartë të një televizioni britanik që kishte skaduar në Mars 2018. Dy të tjerët që ishin prezantuar si britanikë, refuzuan të jepnin letërnjoftimet”.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit thotë gjithashtu se pamjet e filmuara prej tyre, të nesërmen u shfaqën në Facebook-un e Massoud Khodabandeh, një agjent i Inteligjencës iraniane dhe në një faqe tjetër interneti të drejtuar nga regjimi i Iranit.

Por këto pamje, thotë NCRI, u hoqën nga interneti më 12 Gusht.

Muxhahedinët e strehuar në vendin tonë, akuzojnë këtë grup të huaj gazetarësh të kanalit britanik “Channel 4” se po përdoren nga Inteligjenca iraniane.

Datën kur ndodhi incidenti me muxhahedinët në Manëz të Durrësit, po në 10 Gusht në Shqipëri doli lajmi se ishte kërcënuar ministri Pandeli Majko.

Kanali amerikan “Fox News” raportoi se amerikanët i kanë kërkuar Majkos të rrisë sigurinë pasi shërbimet inteligjente kishin zbuluar një kërcënim kundër tij që vinte nga Irani, për shkak të mbështetjes që ministri u ka dhënë muhaxhedinëve dhe kauzës së tyre.

o.j/dita

August 19, 2018 12:12
Komento

6 Komente

  1. BARDHYL MYFTIU August 19, 12:44

    MAJKOS JEPI 5 LEK DHE LEJO DHE ME TE INKRIMINUARIN NE NEKERKESA JO TE LIGJESHME DO TA LEJOJ.E KENI DEGJUAR NDO NJE HERE TE PRONONCOHET PER SALIUN ILIRIN NE DREJTIM QOFTE DHE TE PA LIGJESHMES ….KURREEEEEEEEEEKY ESHTE MAJKO AS MISH E AS PESHKE NJE DORE NE REVANI NJE NE BAKLLAVA.

    Reply to this comment
  2. DETAR BREGU August 19, 15:06

    EDHE MISH EDHE PESHK.
    OSE MISH OSE PESHK.
    AS MISH AS PESHK.
    PSE MISH E JO PESHK
    JO MISH PO PESHK.

    Reply to this comment
  3. mirel August 19, 16:22

    Dhe sherri i muhaxhedineve na duhet

    Reply to this comment
  4. Po , Po August 19, 19:45

    Cfat policie shteti kemi neve , kur persona cfardo , te pa identifikuar e te dyshimte , refuzojne te tregojne karten e identitetit ?! Pse nuk iu jane sekuestruar aparatet e filmimit , te ndaloheshin dhe te ndiqeshin si kontravajtes ? Cfar u be per verifikimin e identitetit te tyre , qysh se kane hyre ne teritorin e republikes sone ? Edhe nje fshatar i porsa punesuar ne polici , do te kishte vepruar me teper me kompetence , se sa keta qe flitet ketu !

    Reply to this comment
  5. tomorraku August 19, 21:24

    Kush i coi keta “gazetar”ne kampin e muxhahedineve?Kete te htoje prokuroria dhe personat pergjegjes te pergjgjen ligjerisht!

    Reply to this comment
  6. Durrsaku August 20, 12:21

    Do ja dija vertet per nder dikujt qe do me bindte se ato muxhahedinet opozitare iraniane i sherbejne Shqiperise qe ti mbaje ketu. Di qe asnje vend tjeter nuk i ka pranuar ti strehoje. Pse Shqiperia e 1001 halleve duhet ti shtoje vehtes dhe mundesine e te qenurit target i problemeve te brendeshme te Iranit?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*