Muzeu i Bankës së Shqipërisë çel ciklin me leksione “Netët e Muzeut”

November 1, 2017 15:18

Muzeu i Bankës së Shqipërisë çel ciklin me leksione “Netët e Muzeut”

Në datën 30 tetor 2017, në 2 vjetorin e çeljes së Muzeut të Bankës së Shqipërisë-sw (2015), i cili përkon edhe me përvjetorin e 79- të inaugurimit të ndërtesës së Bankës Kombëtare të Shqipnis (1938), si dhe në 2-vjetorin e inaugurimit të ndërtesës së rikonstruktuar të saj, Banka e Shqipërisë çeli ciklin me leksione “Netët e Muzeut”.

Qëllimi i “Netëve të Muzeut” është bashkërendimi dhe integrimi i njohurive mbi monedhën në ekspozitën e Muzeut të Bankës së Shqipërisë me informacionin e gjendur në arkiva, biblioteka, koleksione private apo edhe atë të shfaqur përmes arkitekturës, skulpturës, arteve vizive dhe fotove të muzeve të tjera të vendit.

 

Në fjalën e saj të mirëseardhjes, Gjoni, Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë, theksoi se Muzeu e bën Bankën së Shqipërisë një institucion më të hapur e më të afërt për publikun. Megjithëse një muze i ri, ai ka pritur vizitorë të shumtë, kryesisht nxënës dhe studentë, por edhe profesionistë e grup-mosha të tjera.  “Synojmë që Muzeu i Bankës së Shqipërisë, të mos jetë vetëm një vend ku vihet për të shijuar një ekspozitë, por edhe një vend ku mund të shkëmbehen mendime e ide”, theksoi Zëvendësguvernatorja e Parë.

 

Leksionin e parë e mbajti Artan Lame, si një prej koleksionistëve dhe njohësve të shquar të numizmatikës dhe medalistikës shqiptare e osmane, gjithashtu studiues i historisë shqiptare, si dhe veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. .

 

Lame, mbajti për të pranishmit një leksion mbi monetimin në Shqipërinë e sotme dhe trojet e saj historike gjatë Periudhës Osmane. Leksioni trajtoi çështjet e monedhës osmane, që prej lindjes së saj në shek. XIV deri në Reformat e Tanzimatit në shek. XIX, karakteristikat dhe llojet e monedhave të qarkulluara në trojet shqiptare. Leksioni u ndal edhe në qarkullimin e monedhave evropiane, të përdorura në trojet shqiptare para dhe gjatë përdorimit të monedhës osmane. Në përfundim të aktivitetit u zhvillua një sesion pyetje-përgjigjesh me dëgjuesit dhe u kryen vizita në Muze.

 

 

 

Cikli “Netët e Muzeut” do të vijojë të zhvillohet gjatë muajve të mbetur të vitit 2017, por edhe gjatë vitit të ardhshëm. Lektorë do të jenë ekspertë të njohur në fushat që do të trajtohen.

 

 

November 1, 2017 15:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*