“My Name is Somebody” i Orges Bakallit nominohet për tre çmime

April 9, 2018 08:40

“My Name is Somebody” i Orges Bakallit nominohet për tre çmime

Filmi “My Name is Somebody” me regji dhe skenar nga Orges Bakalli ka fituar çmimin “Best Cinematography” (Kinematografia më e mirë) nga Genre Celebration Festival 2018 dhe ka marrë tre nominime: “Best Screenplay Narrative Short” (Skenari më i mirë për metrazh të shkurtër), “Best Actor” (Aktori më i mirë) për aktorin e njohur Artan Telqiu dhe “Best Actor” (Aktorja më e mirë) për aktoren amerikane Christina Vinsick.

Në rolet kryesore lujanë Artan Telqiu, Christina Vinsick dhe Tony Naumovski. Filmi u përzgjodh të shfaqet në Festivalin prestigjioz të Kanës në Maj 2017.

Orges Bakalli ka lindur në Shkodër por ka ardhur në Nju Jork kur ishte vetëm tetë vjeç – raporton Dita.

Ka filluar të bëj filma shumë herët, edhe ka punuar në projekte të ndryshme që janë shfaqur në Kanalin 13, BRIC TV, Kanal 25 NYC Life, MoMA, BAM, Festivalin e Filmit Shqiptar në Nju Jork, edhe Festivalin e Kanës (Cannes Film Festival).

Orgesi është nominuar për çmimin John F. Outcalt për “Outstanding Filmmaking”, nominuar për çmimin e “Regjisorit me të Mirë” në Brooklyn College Film Festival, edhe është nominuar për NBR Grant për “Outstanding Filmmaking”.

Më 21 prill 2018 filmi “My Name is Somebody” do shfaqet në festivalin Blackbird Film Fest në Nju Jork.

n.s. / dita

April 9, 2018 08:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*