Myftiu i Shkodrës: Në Shqipëri, komplekse ndaj Islamit dhe histeri islamofobe

August 16, 2014 09:25

Myftiu i Shkodrës: Në Shqipëri, komplekse ndaj Islamit dhe histeri islamofobe

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, thotë se në Shqipëri ka komplekse ndaj Islamit dhe islamofobi.

Sipas tij, kjo vjen si pasojë e ndikimit që ka pasur komunizmi në vendin tonë.

“Fatkeqësisht tek ne ka plot njerëz që vuajnë akoma komplekse të trashëguara nga periudha e errët komuniste, të mëkuara në gjysmëheshtje edhe nga propaganda histerike islamofobe e periudhës që pasoi. Është koha që të shtojmë lutjet që Zoti t’i çlirojë ca mendje shqiptare nga kompleksi i Islamit dhe islamofobia”, shprehet myftiu i Shkodrës për “Mapo”.

Ndërkohë, në lidhje me Shtetin Islamik dhe pretendimet se edhe Shqipëria është pjesë e Kalifatit, Sytari thotë:

Shqipëria sot është një vend që aspiron të aderojë drejt Bashkimit Europian. Është e vërtetë që ka një rrugëtim të luhatshëm në këtë drejtim, ama e ka të qartë vendin. Nga ana tjetër, pavarësisht asaj që shohim dhe dëgjojmë nga mungesa e sigurisë, vrasjet, plaçkitjet, spastrimet etnike e fetare, në Emër të Islamit, sidomos në Siri e Irak, ai vetëm Islam nuk është”.

Myftiu i Shkodrës pohon ndërkohë, se Islami në Shqipëri ka mbërritur përpara osmanëve. Edhe pse, ai është përhapur masivisht pikërisht pas mbërritjes së tyre në Shqipëri.

Nuk mund të mohojmë faktin se Islami në trojet shqiptare ka mbërritur kohë para osmanëve. Sikurse nuk duhet harruar dhe neglizhuar fakti se integrimi i trojeve tona në Perëndorinë Osmane, bëri që prej tyre të kishte me dhjetëra kryeministra, ministra e njerëz me pushtet në këtë perandori”, thotë ai./b.l

 

August 16, 2014 09:25
Komento

13 Komente

  1. Trebeshina August 16, 09:55

    Ik ore idiot!

    Reply to this comment
  2. lis dushku August 16, 10:38

    Asnje demagog,asnje hajdut,asnje terrorist,nuk mund te justifikohet me komunizmin.Edhe komunizmi 50 vjet sundoi duke perdorur djallin e zi,fashizmin!!!

    Reply to this comment
  3. beni August 16, 10:45

    Plako mundohu te integrohesh, islami i ka sjell te gjitha te keqiat ketij populli, mos them se ne kerkon te behesh injorant e te futesh injorancen beso ne kte fe? Islamizmi si fe esht nje doktrine diktatoriale, ku njeriu jeton si nje i burgosur por jo ne qeli!

    Reply to this comment
  4. ilir August 16, 10:49

    them se islami mund te jete fe e mire por jo per ne shqiptaret.Feja islame imponon dhe menyren e mendimit dhe te jeteses qe do te thote te jetosh si arab.JO ne Shqiperi!!!!!

    Reply to this comment
  5. Lleshi August 16, 11:25

    Ik more plehre , se vetem per juve , janullet dhe rrokrat si dhe per Fatos Berishat me kompani , e lus te ngrihet per 24 ore ai Enveri ! Tani qe keni dale hapur dhe punoni per qejf kunder shqiptareve , e doja te ngjallej nja 24 ore sa t’ju bente “filoshqiptare” ose t’ju çonte tek “zoti” juaj !

    Qenie antinjerezore qe nuk u ngopet me gjak shqiptar !

    Reply to this comment
  6. Mark uk August 16, 11:35

    Komunizmi ishte per te gjith nje dhoj o Sytari,bile ka luftuar deri ne ekstrem katoliket.Dhe kta nuk po cfaqin te tilla gjera sic po shifet nga te gjith.Po rrajet kerkoj nga turqia qe ala po ja shofim sherrin mbas 600 vjetesh.Bene mire qe ata mjekrrocat tu terhiqni vemendjen nese nuk jeni ju drejtuesi i tyre.

    Reply to this comment
  7. Arberia August 16, 12:01

    Poq sa shume arabe dhe turq na lane otomonate ne trojet tone moreee!

    Reply to this comment
  8. Ben August 16, 12:58

    O hoxhe,(nuk ka ofendim me te madh per shqiptaret te quash nje person hoxhe) prej Shkodre. Ai islami tend na ka lene kaq mbrapa botes,o injorant si gjith hoxhallaret. ( Nuk dij cfare dallimi ka hoxhe nga imam ? Mund te me thote ndokush ?

    Reply to this comment
  9. temperatura e larte te le me pasoja. August 16, 13:27

    Ofendimi me i madh nuk eshte feja…muslimane, por interpretimi i sakateve mendor.

    Reply to this comment
  10. odin August 16, 15:08

    Deklarata e Sytarit nuk e zgjidh problemin pasi edhe ata thone te njejten gje, ajo qe predikon Sytari nuk eshte Islam. Sytari me shoke nqs kane mundesi ti japin pergjigje nje pyetje: thone Kurani ose Bibla eshte e verteta e vetme, atehere perse ne cdo besim ka me qindra sekte ose drejtime qe te gjithe pretendojne se ai i eshte i drejti e i vetmi. Llogjika te con ne ate qe secili per interes te vetin e lexon e kupton ashtu si i pershtatet.
    Dicka tjeter lihet ne harrese, njerezimi eshte shume me i vjeter se keto besime. “Krijuesit” iu deshen miliona vite mbasi “krijoi” token qe te fliste ose dergonte profetet e tij. E tashti kane kaluar mbi 2000 vjet qe s`po na dergon ose nuk po flet me ndonje profet te tij. Jo per gje por do forconte besimin te ai “krijuesi”.

    Reply to this comment
  11. Tiranas orthodoks August 16, 16:47

    I nderuar Myfti,
    Ne kete vend nuk ka komplekse ndaj Islamit dhe nuk ka as islamofobi. Mos shtro “probleme” te pa qena. Ketu ka bashkejetese mes te gjitha feve. Fakti qe bejme krushqi njeri me trjetrin, pra qe behemi miq, tregon se te gjithe jemi bij te zotit, do e respektojme ate me vepra dhe jo me lutje. Pra e respektojme zotin kur nuk vrasim, kur nuk vjedhim, pra ku sejcili shikon punen e tij.
    Kete bashkejetese nuk e gjen as ne Greqi ,as ne Maqedoni. Ne keto vende nuk gjen qofte nje martese krishtere-myslymare. Prandaj ne duhet te themi qe te paret tane klerike: krishtere e myslymane ne kane lene te trasheguar kete bashkejetese, ku ju te rinjte duhet ta coni akoma perpara.
    Neve nuk duhet te shqetesohemi per problemet e pa qena qe ngre, por duhet te shqetesohemi per rrymen e re islamike, radikale qe po istalohet me shume ne Kosove, Maqedoni dhe pse jo edhe ne Shqiperi, nje fe islame e importuar nga Arabia qe nuk na perket ne.
    Ti je ne ato struktura fetare qe kete fenomen duhet ta ngresh dhe te luftosh fene radikale islamike. Shikoj bura mjeker-cjap, me pantollona te prera qe i detyrojne grate te mbulohen, qe perkrahin fene radikale. Kete tip feje, qe nuk eshte e jona, duhet ta luftojme te gjithe se bashku. Ajo nuk eshte e mire jo vetem per te krishteret, por edhe per fene tuaj islame.
    Ne predikimet e tyre dhe praktiken e tyre nuk ka asgje nga islami qe do thote paqe, per derisa shkojne e vriten ne Siri e gjetke.

    Reply to this comment
  12. beni August 17, 07:26

    vetem mashtroni…ju jeni ata qe me predikimet tuaja, i shtyni besimtaret tuaj ne ekstrem…aq sa nuk dine se cthone vetem islami islami asgje tjetrer…ju keni shpelare trute aq shume sa qe manipulohen lehte nga shume media serbe.apo klane radikale islamiste saqe ngaterrojne atdheun e kosoven me islamin….ju jeni pergjegjes BASHKESIA ISLAME…NE SHQIPERI DHE KOSOVE per kete gjendje…reagoni sa me shpejt jo me deklarata por me besimtaret tuaj….qe te mos e bejme SHQIPERINE tone model per harmoni fetare …siri e irak

    Reply to this comment
  13. denisi March 22, 23:53

    ik mor metje osmane ku asht ajo xhami e vjeter qe tregon islamin para osmanve pfffff

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*