Myslim Peza në krah të Enver Hoxhës

May 16, 2019 13:38

Myslim Peza në krah të Enver Hoxhës

Prof. Dr. Xheladin Çeka

Heroi që bëri epokë, në 120 vjetorin e lindjes

Të flasësh për Heroin e Popullit Myslim Peza, është përgjegjësi që kërkon kompetencë profesionale. Që lidhet nga njëra anë, me njohuritë mbi historinë në përgjithësi. Si dhe me lëvizjet demokratike të elitave demokratike shqiptare në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore. Por edhe para dhe pas kësaj periudhe. Në përbërje të këtyre elitave, spikat në piedestalin e historisë, Myslim Peza-Babë Myslimi.

Historiografi i Myslim Pezës, Azis Gjergji, do ta përshkruante Heroin e tij: “miku, shoku, besa, dashuria, nderi, respekti-virtyte të shenjta të Myslim Pezës”. Ndërsa sipas meje: Myslim Peza, qe Heroi, që i bëri nder njohjes njerëzore, duke u prezantuar në cilësitë e gjeniut. Burri i rrallë, që virtyteve, i shtoi trimërinë e pashoq. Burri që trimërisë, kësaj vlere humane, që të paktë e kanë, i shtoi maturinë dhe arsyetimin, urtësinë dhe intuitën e pagabueshme. Burri që vendimmarrjes së saktë, të momentit të duhur, i shtoi zemërbutësinë dhe mirësinë për të ndershmin. Njeriu i drejtë, që kurrë s’bëri kompromis me të hilen e të keqen. Burri i besës dhe i aksionit. Trimi mbi trimat, Myslim Peza!

***

Deputeti anglez Obrei Herbert e ka krahasuar luftëtarin popullor shqiptar Isa Boletini, me figurën legjendare të Robin Hudit, këtij komiti trim e rebel anglo-sankson të shekullit XIII, mbrojtësi të njerëzve të varfër e punëtorë prej dhunimeve e padrejtësive të mbretërve gjakësorë. “…Figura më piktoreske e delagacionit…qe Isa Boletini, Robin Hud i Shqipërisë”, qe shprehur ai. Ndërsa deputeti tjetër i parlamentit anglez, Xhulian Emeri, pjesëtar i misioneve britanike në Shqipëri në kohën e Luftës II Botërore, në librin e tij “Bijtë e Shqipes” ka përdorur të njëjtën metaforë për të portretizuar komandantin e Çetës antifashiste të Pezës, ish-komitin pezak Myslim Peza, Robin Hud i Shqipërisë. Isa Boletini dhe Myslim Peza, dy Robin Hudë Shqiptarë!

Demokrati dhe patrioti, që për të gjithë kontributin e tij, për gjatë gjithë jetës, duhet të ketë qenë, jo thjeshtë ai Heroi legjendar i Luftës, ai Babë Myslimi i madh dhe Komandanti trim, i Pezës dhe i gjithë Shqipërisë. Por dhe ai trimi vigan dhe demokrati i flaktë i tërë trevave ku i kishte gjurmët Vilajeti i Manastirit. Duke filluar që nga krahinat ndërmjet rrjedhave të dy lumenjvë Shkumbin dhe Erzen dhe shpateve të kodrave që shtriheshin anës së rrjedhës së tyre, nga Durrësi, për gjatë gjithë Pezës, Ndroqit, Shijakut, Kavajës, Rogozhinës, Peqinit, Tiranës, Elbasanit, Gramshit, Librazhdit, Matit e deri në Dibër dhe Ohër. Ai prijësi popullor dhe miku i besës, Myslim Peza.

***

I ati i Myslim Pezës ka pas qenë sheh e bir shehu. Rrjedha e shehlerëve në familjen Peza, siç tregon Myslim Peza, fillon para 200-250 vjetësh, kur stërgjyshi i tij, i quajturi Babë Hasani, ngrejti në sheshin ma të bukur të Pezës, teqen e terikatit mysliman “Saadi”. Të tilla teqe, shpjegon Babë Myslimi, terikati “Saddi” ngriti në … Pezë të Tiranës, Elbasan, Peqin, Kavajë etj. Tregon Babë Myslimi: “im atë u shërbente njerëzve në dhomat e teqes së sheh Hasanit. Natë e ditë, prit e përcill njerëz të njoftë e të panjoftë. Aty ishte teqe, o babë, vijshin njerëzit për çdo hall. Ngrihej im atë, në çdo kohë që të vinte mysafiri, në mes të ditës a në mes të natës, ndizte zjarr, nxirrte rakinë e mezet dhe fillonte muhabetin ose këngën, si të ishte rasti. Por ashtu siç i priste ashtu edhe e prisnin. Sa dëgjojshin të shtimen e dhjetëshes turke dhe zanin e sheh Hazizit, që u thërriste në emër, të zotët e shtëpisë ja kthenin: Mirë se erdhe o Baba sheh, bujrum, bujrum! Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, më 16 Shtator 1942, pikërisht në dhomat e saj të pritjes është mbajtur Konferenca e Parë Antifashiste Nacionalçlirimtare e shqiptarëve (M. Peza).

Ja ç’tregon një gjë tepër interesante Myslim Peza: Brenda shtëpisë, “Saadinjtë”, respektonin kultin e nënës, e cila nuk pengohej kurrë të merrte pjesë në kuvendet, apo luftërat çlirimtare kombëtare. Ndaj, kur u themelua Çeta patriotike e Pezës, pjesëmarrja e grave të familjes Peza në këtë Çetë, qe një gjë fare e zakonshme.

 

Zhvillimet demokratike të viteve 1915-1920 dhe vëllezërit Shyqyri e Myslim Peza

Ja ç’tregon Babë Myslimi: “…Kur u hap llafja se nji togë xhandarësh ishte nisë prej Peqinit për të rekrutuar ushtarë në Pezë, unë bashkë me disa moshatarë të mi, u futëm nëpër strehimet e mshfta të pyllit të Vanorit. … Por im valla, Shyqyriu, nuk erdhi dhe toga e xhandarëve i arrestoi të gjithë meshkujt që u kapën në katund, ndër ta dhe Shyqyriun. I çuan në Rogozhinë për të hapur rrugë e llogore, apo për gjithçka ju nevojitej austriakëve në front. Prej andej, Shyqyriu u arratis bashkë me Hasan Ajazin, nga Ndroqi me të cilin u bënë byrazera duke pi gjak me njëri-tjetrin dhe u strehuan në pyllin e Greblleshit”.

Vazhdon të tregojë Babë Myslimi: “…Shkolla në Pezë u hap një konakun e kushërinit tonë, Gani Pezës, që ishte ngjitun me shtëpinë tonë. Mësues erdhi Rrapush Stringa. Ditë për ditë, nji muej rresht, iu luta mësuesit të më fuste në klasë, por ai s’më pranoi e s’më pranoi. E pse? Sepse unë kisha vëllanë të arratisë!  – Je i gjatë ti, – më tha, – nuk ban për shkollë”. Dëshira e djalit të ri për shkollim, dhe pamundësimi, bazuar në kritere klasore, që Baba s’e harrroi kurrë gjatë gjithë jetës së tij.

Në kohën e Qeverisë që doli nga Kongresi i Lushnjes, së bashku me forcat e tjera vullnetare, edhe pezakët qëndruan dhjetë ditë rresht (21-31 janar 1920) në mbrojtje të Kuvendit Kombëtar të Lushnjes, që shpalli të rrezuar “Qeverinë e Durrësit” dhe ngriti Qeverinë e re kombëtare, e cila do të hynte në historinë e Shqipërisë si “Qeveria e Tiranës” (Historiani francez Albert Mousset). Qeveria e Tiranës filloi punën për riorganizimin e xhandarmërisë dhe të ushtrisë kombëtare. Shyqyri Peza u gradua nëntoger dhe u emërua komandant i xhandarmërisë së rrethit të Peqinit. Si të gjithë kuadrot e tjerë të xhandarmërisë dhe të ushtrisë së Qeverisë së Tiranës, nëntoger Shyqyri Peza u përball në kodrat e Peqinit me rebelimin e pasuesve të Esat Pashë Toptanit, të komanduar nga majori Osman Bali (M. Peza).

 

Osman Bali më 25 maj 1920 u përpoq të pushtonte Peqinin, por repartet e xhandarmërisë, të komanduara nga Zani i Fakut dhe Shyqyri Peza, e thyen atë në kodrat e Peqinit (M. Peza). Në kohën e fillimit të operacionit qeveritar me në krye “Komandantin e Përgjithshëm”, Bajram Curri, të emëruar nga Kryeministri Sulejman Delvina më 30 maj 1920, operacion që do të fillonte me rrethimin e forcave të Osman Balit në Selitë, Sauk dhe Picallë dhe me ndjekjen e tyre në Petrelë…, për herë të parë në jetën e tij, në vorbullën e ngjarjeve dramatike të kohës, do të përfshihej dhe pezaku i ri Myslim Peza. Aktiviteti i parë i tij pro forcave përparimtare që marrrja e dy zarfave nga Ministria e Punëve të Brendëshme dhe dhëjna në dorë komandantit të forcave qeveritare që priteshin të vinin në katundet midis Pezës dhe Rrogozhinës, nga Gjirokastra. 

 

Më 5 shtator 1926, në kohën e përleshjeve midis kryengritësve antizogistë e forcave të qeverisë zogiste, që kishin nisur në Shqipërinë e veriut, dhe po përpiqeshin të “bënin për vete Shqipërinë e Mesme” (gazeta Liria Kombëtare), Myslim Peza dhe Lam Leka kryen atentatin kundër majorit Osman Bali, Komandant i truprojave civile të Kryetarit të Republikës dhe Kryemoinistrit të Shqipërisë. Çka bën pjesë në aktet e para të kryengritjes së përgjithëshme të forcave “demokratike, antizogiste e antifeudale”, siç do të shprehej në atë kohë njëri nga udhëheqësit e saj, oficeri nolist Spiro Kosova. Me ç’rast, Myslim Peza, më 21 qershor 1928, u dënua nga Gjykata e Shkallës I në Tiranë, me vdekje dhe Lam Lekën me 10 vjet burgim të rëndë.

Kur Myslim Peza deshi të ngrinte një çetë antizogiste

Ja si e shpjegon Babë Myslimi: “…Në fund të dhjetorit 1926, unë Lam Leka e Halil Grori, kishim gjetë strehë në katundin Kryezi të Kavajës, në shtëpinë e shokut tim të fëmijërisë, Isa Puja. Isai na gjeti nga një palë rroba ushtarake: mue me gradën nëntoger, Lamit me gradën kapter. Me ne u bashku dhe Xhemal Bathorja (Fikas Tiranë). I pesti qe Gani Xhani. Shtuar këtu Islam Kaçin dhe Ismail Hasanin. Gjithsej 7 vetë. Por s’mundëm të bënim më tej. Kështu, o babë, jo vetëm që nuk mund të grumbulloj ma tepër se shtatë gjithsej, por edhe “shtatëshja” m’u shprish shumë shpejt…humbëm shpresën që kishim për kthimin e udhëheqësve demokratë të emigracionit, të cilët Duçja i shpërndau si zogjtë e qyqes nëpër Europë”.

Ndërkohë familjet vëllezërve Peza ishin internuar në Tiranë: kishte vdekur nga tuberkulozi, djali i parë i Myslimit, Qerimi. Dhe tregon Babë Myslimi çastet kur kthehet në kushte të një përkujdesje të veçantë nga ndjekja, kur i çoi fjalë e ëma që po dergjej në shtratin e vdekjes: “..Nji valë e nxehtë lotësh më vërshoi në sy, por e përmblodha veten tuj u kthye nga dritarja dhe përcolla dhimbjen, ashtu siç po e përballonte edhe nëna ime. …Pasi ndenja rreth dy orë në shtëpinë time me miqtë e shokët, nga rreziku që mund të vinte nga momenti në moment, u ngrita…  Kur dola në errësirën e natës, tek ecshe i vetmuar drejt kodrës ku më priste Lami, e lëshova veten e u shkreha në vaj. Ishte hera e dytë, mbas marrjes së lajmit mbi vdekjen e tim biri të internuem në Tiranë, që qaja me dënesë. Asnjëherë tjetër nuk kam qa si atë natë… Qan pra dhe burri! Qan dhe trimi! Kur i ndahet nga jeta evladi! Kur po i largohet nga kjo botë, prindi!

Pastaj, në shtëpinë e mikut të tij të nguhtë, në Durakje, Hysen Çekës, mori lajmin se shtëpia atë ditë ishte gëdhirë e rrethuar nga xhandarë. “…Ashtu më vdiq nana, në rrethim dhe, po në rrethim u varrros pranë eshtrave të tim biri, tim eti, tim gjyshi e stërgjyshi, në tyrbën e Pezës”. Do të shprehej me dhimbje të thellë Baba për Nënën e tij të dashur! Emocione të paimagjinueshme të trimit, kur humbet fëmijën dhe prindin. Në internim apo në rrethim. Kohë ndjekje. Kohë betimi për të vazhduar kauzën.

Shpjegon Babë Myslymi dhe një detaj tjetër shumë interesant. “…Organizatori i vrasjes së Avni Rustemit, që u vra për 300 napopona flori, kishte kërkuar 6 000 franga ari për kapjen e “të arratisurit të rrezikshëm” Myslim Peza. Dhe për kokën e tij ishin dhënë po 300 napolona flori për t’ia dhënë shpërblim atij që do të më shtinte në dorë. Por unë e kam pasë zakon që t’i qërojsha armiqtë përpara se ata të më qërojshin mue”.

Ja ç’tregon Babë Myslimi për këto kohë tepër të vështirë: “…Ndenjëm tre a katër ditë te Hysen Çeka dhe po baheshim gati me u largue, mirpo dikush i kishte kallxue të amës së Vathit se ne ishim të Çekët. Plaka kishte thirrë të shoqen e Hysenit dhe i kishte thanë: – si na harroi Myslim Peza? Të vijë në katund e të mos kthehet te nana e Vathit? Të paktën të na shofi si jena. Dhe kur u ktheva dhe i kërkova të falur nanës së Vathit, nanë Cajes, për atë që djali i saj dhe familja e saj vuante internimin, për Myslim Pezën, ajo i qe përgjigjur: – edhe djem të tjerë të kisha, do t’i jepshe për ty, jo veç Vathin. Unë ty të kam djalë zemre e ti të mos më shkelësh në shtëpi. “I lodhun prej ndjekjeve e spiunlliqeve u ula mbi hasër dhe u shkreha në vaj. Po, po qava o babë, qava deri sa u lehtësova me dorën në sup të Nanë Cajes…” tregon Babë Myslimi.

Mbi 100 familje u internuan, nga e gjithë zona, apo u persekutuan në ato vite, si përkrahës dhe strehues të Myslim Pezës. Por kurrë nuk pati një rast, që ta përmendnin kontributin e tyre, pa le pastaj që ta tradhëtonte. Tregon Babë Mylimi sa e sa ngjarje nga këto. Përfshirë dhë atë të pritjes në Lagje të Re, në shtëpinë e Osman Kurtit, në kushte kontrolli të xhandarëve, ku e shoqja prezantoi në zgjuarësi dhe trimëri të rrallë, për çka Babë Myslimi më vonë do të shprehej, “… e urova me gjithë shpirt të zonjën e shtëpisë dhe fillova të ha drekën e fundit në Lagjen më mikritëse në botë, Lagjen e Re të Ndroqit…”

Ndërkohë, Dem Xhepa, miku i ngushtë i Babë Myslimit, kishte marrë porosi nga Shyqyriu të organizonte arratisjen e Myslimit për në Jygosllavi, ku ishte pjesa më e madhe e emigrantëve antizogistë. Demi kishte biseduar dhe me sekretarin e legatës së Jugosllavisë në Tiranë, Jovan Kadija. Shyqyriu kishte biseduar gjithashtu me Irfan bej Ohrin, nga Resnja për këtë. Baba tregon, se nga fundi i muajit qershor, 1929, bashkë me Lam Lekën dhe Sulë Ajazin, u banë gati për rrrugë, për në Jugosllavi. Natën e parë fjetën në shtëpinë e mikut të tij të besës, nga Maknori, Vath Çaushit. Dhe për udhëtimin e tij për në Jugosllavi, nga Martaneshi, tregon Babë Myslimi se më në fund u nisën bashkë katër vetë: Myslim Peza, Lam Leka, Sulë Ajazi dhe Ramazan Bathorja. Por Lam Leka i tha se nuk do të largohej nga vendi. Dy ditë u munduan t’ja mbushnin mendjen, që të shkonte me ta, se kishin me e vra, për të cilën do t’i këndohej më pas trimit:

…O mor Lam të kam për vlla,

Ja mas meje se kanë me të vra…

 

Ja si i sjell në kujtesë Myslim Peza ato momente të ndarjes së fundit me Lamin: “U ulëm në nji përrue për të pushue. Prej aty, ku po pijshim cigaren e fundit bashkë, rrugën do ta gjejshe vetë, mbasi nuk do ta kisha ma para meje atë trimin që s’më linte kurrë me e ça unë shtegun i pari… E ndijshe se në ato dy shpatet e kodrave të Bishqeit, midis Paprit dhe Pajovës, as atij nuk i bajshin kambët me lujt prej kaçubeve. Dhe prej aty e ndigjojsha si më thirrri me za të mbytun: Mysliiiiim! Lami po qante. Ndoshta do t’ju duket e pabesueshme, po gati një gjysëm ore kemi ndigjue vajin e njeni-tjetrit”. Trimi qan për trimin. Me të cilin s’do të ishin më bashkë. Për pasigurinë e jetës që e priste atë.

Kisha qa për nji djalë që më ishte helmue në internimin e familjes time në Tiranë, pa i mbushë gjashtë vjeç” kisha qa për nanën, që e kisha lanë vetëm në shtratin e vdekjes; po të qame me za, si në atë ndarje me Lamin, nuk kisha ba dhe nuk më ka ndodhë ma herë tjetër në jetë…”. Kaq e madhe do të ketë qenë dhimbja e ndarjes së Myslim Pezës me byrazerin e tij, Lam Leka.

Historia e udhëtimit të tre shokëve për në Jugoslavi, e treguar nga vetë babë Myslimi, shoqërohet me momentet e rrrugëtimit të tyre nëpër baza miqsh të familjes së Myslimit, apo dhe të shokëve të tij të idealit. Të nisur për në Ohër, përfundojnë në fshatrat e Dibrës së Madhe. Ku pas peripecive të kohës, me ndihmën e familjes Lleshi dhe asaj Ohri, pas një kohe që qëndruan në burgun e Dibrës, u transferuan në Resnjë të Jugosllavisë. Deri në 1939 kur u kthye në Shqipëri. Për këtë ndër të tjera, babë Myslimi shpjegon: – koha e emigraciont ka qenë nga ma të vështirat e jetës time. Rrijsha shtri në krevat tuj përfytyru fëmijët e mi, të internuem në Përmet, pa mbështetje, pa asnjë ndihmë. E lëshojsha veten fare dhe pikët e lotëve të nxehtë më bijshin mbi jastëk.

Formimi i çetës patriotike të Pezës

 

Tre muaj pasi Italia fashiste kishte pushtuar vendin, Myslym Peza vendosi të kthehej në atdhe dhe të organizonte në Pezë luftën kundër fashizmit. Por Baba, siç është shprehur vetë, i la një amanet Haxhi Lleshit: që të shkonte në kampin e Valevos, të nxirrte prej andej Kajo Karafilin dhe t’ja përcillte për në Pezë.

Tregon Babë Myslymi më tej në librin e tij “Kur dhashë besën”. “Në fillim të qershorit 1940, unë Kajani dhe Sulë Jonuzi u hodhëm në ilegalitet. Dija një vend qysh në kohën e ndjekjeve të Zogut, pyllin e Vanorit. Aty kishte plot vende të fshehta e ujë të bollshëm nëpër daljet e pyllit mund të lidheshe me të gjitha fshatrat e Pezës. Në Vanor na gjetën tre të arratisur nga fshatrat e Kavajës. Ndër ta Ramazan Çoba, nga Seferaj e Kvajës, sot dëshmor. Aty na solli bukë një ditë Shaban Rexha, nga Greca, që na kërkoi të rrinte dhe ai me ne. Pas tij erdhën Hamdi Grori, Avdi Kasalli, po nga Grori…” Kështu u krijua bërthama e Çetës antifashiste, që do të merrte emrin e dashur të Pezës.

Dihet tashmë dhe historia që Babë Myslimi ia nisi punës për krijimin e një çete antifashiste, duke futur në radhë të parë në të pjestarët e familjes së tij: bashkëshorten – Zenepen, dhe fëmijët: Dije dhe Skënder. Vëllain, Shyqyriun, bashkëshorten e tij – Feridenë, fëmijët e tij – Myrvetin dhe Luçien; kushërinjtë e parë – Abdurrahmanin, bashkëshorten – Haxhire, fëmijët – Lemçe, Nazmije, Lefterie, Gani e Hasan dhe bashkëshorten e tij – Ismete. Një famijle e tërë – Peza, familje Çetë. Familje Peza, një ushtri po deshët, apo së paku fillim i formimit të saj! Familja Peza, një akademi ushtarake, apo së paku fillimet e saj!

Ndërsa Baba, në librin “Kur dhashë besën” vazhdon: “…Në vjeshtë dhe dimër të atij viti, çeta arriti në 72 e dy veta… Kasem Sinani, Sadi Sinani, Rrem Haka, Ymer Kurti, Fadil Çelmeta, Shkurt Rexha…”.

 

Çeta partizane e Pezës – 21 gusht 1941

Nga takimi III i Enver Hoxhës me Çetën e Babë Myslimit…”Në të vërtetë, atë natë Enver Hoxha do të flinte në shtëpinë e Sulë Çekës, në të dalë të rrapishtes, por shokëve u lamë të kuptonin se iku. Kishim frikë se mos na dezertonte ndonjani e na fikte. Vëtëm Kajani e dinte, se Enver Hoxha po flinte në shtëpinë poshtë pyllit”. E dinte më i besuari ndër të besuarit! Në atë takim u ra dakort që për organizimin e luftës kundër okupatorit, të dërgoheshin në çetë komunistë. Kështu menjëherë në Çetën e Pezës shkuan Qemal Stafa, Vasil Shanto, Mihal Duri (sekretari i celulës së partisë që u krijua në shtëpinë e Zanit të Hatmit), Ferit Xhajku, Stavri Themelko dhe tre të tjerë nga Korça…. Më 21 gusht 1941, Myslim Peza dhe Vasil Shanto riorganizuan çetën. Komandant i saj ishte Myslim Peza, ndërsa Vasil Shanto, komisar. Për herë të parë tashti, çeta u quajt Çetë partizane dhe luftëtarët e Çetës së Pezës u quajtën Partizanë (M. Peza).

…Dhe Babë Myslimi, për ditën që i sollën lajmin e luftës së Lis-Patrosit, tregon: – “Para dy muajsh m’u vra Shyqyriu, atë ditë Kajani dhe e fejuara e tij e ime mbesë, Myrvetja!  Zemra asht ma e fortë se guri” (M. Peza).  Trima si Kajan Karafili, lindin rrallë. S’do ta kishim ma midis nesh djaloshin me shtëllungën e flokëve mbi sytë e shkruar, që vetmia e mërgimit dhe çiltërsia e zemrave na bëri ta duam njëri-tjetrin si babë e bir (M. Peza).

 

Myslim Peza dhe kontributi i Pezës në Luftën Nacionalçlirimtare

Historikisht dihet, por dhe nga dokumuentacioni zyrtar I mëvonshëm, rezulton se më 16 shtator 1942 në shtëpinë e Myslim Pezës u mbajt Konferenca I Nacionalçlirimtare, ku Myslim Peza u zgjodh anëtar i Këshillit të Pegjithshëm Nacionaçlirimtar të Përkohshëm. Më 10 korrik 1943 (Labinot-Elbasan), Myslim Peza u zgjodh anëtar i Shtabit të Përgjithëshëm të UNÇSH. Më 24 maj 1944 (Përmet) u zgjjodh anëtar i KANÇSH dhe Nënkryetar i Komitetit Antifashist, me kontribute të një qeverie të përkohëshme. Në tetor 1944 (Berat), u zgjodh Nënkryetar i Qeverisë Demokratike të Përkohëshme të Shqipërisë. Mbas çlirimit, që pas vdekjes së deputetit të parë të zonës së Pezës, Shefqet Beja, qe zgjedhur Deputet i Kuvendit Popullor në 10 legjislatura rresht. Qe zgjedhur Nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nënkryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë, graduar me gradën e lartë Gjeneral dhe dekoruar me titujt Hero i Popullit dhe Hero i punës socialiste.

Bazuar në dokumuentacionin zyrtar të kohës si dhe në botimet e bëra më pas për periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare, dhe kontributin e Pezës në këtë luftë, rezulton se  75 000 nazifashistë shkelën Pezën gjatë luftës, një ushtri e tërë. Më shumë se 700 prej tyre u vranë në Pezë. Peza i dha Atdheut 327 dëshmorë, nga të cilët 24 gra dhe vajza.

Më 16 mars 1941, në Pezë u zhvillua lufta e parë e përgjakëshme, thuajse frontale, kundër 700 karabinierëve fashistë, si sprovë e parë e artit luftarak popullor, ku spikatën aftësitë luftatarake të të gjithë luftëtarëve të Çetës  dhe posaçërisht talenti i shkëlqyer i komandantit të saj, Myslim Pezës, që u prezantua me cilësitë e strategut të luftës. Ranë në këto luftime 5 dëshmorët e parë: Sadi Sinani, Hasan Peza, Vath Korriku, Xhaferr Durishti Muharrem Haka….

Histori e gjallë e një populli të lidhur pazgjidhshmërisht me prijësin e vet, Myslim Pezën.

 

May 16, 2019 13:38
Komento

18 Komente

  1. Lluci May 16, 16:43

    Autor muzhik me shkrim per muzhike. Botoje me mire ne Beograd dhe Moske. Mylym Peza analfabet, kriminel ordiner e kunder shtetit shqiptar, spiun me pagese i jugosllaveve (dhe mburreni per kete), bandit. Mburreni se ishte e jeni vegla te jugosllaveve dhe sllaveve, kunder shtetit shqiptar.

    Reply to this comment
  2. Popullori May 16, 17:01

    Flisni keshtu pastaj votoni per neofashistin edi rama. TURP.

    Reply to this comment
  3. artan vlora May 16, 19:00

    traplliqe. nje injorant dhe idiot si myslim peza, vrau per nje kalë osman balin. hajdut, përdhunues e rjapacak në fshatrat e Tiranës. Ky ka qenë myslim peza.

    Reply to this comment
  4. demo May 16, 19:28

    Trego kush e vrau Shyqyri Pezen?Me urdher te kujt u vra Shyqyri Peza?Si lejoi te vritej i vllai?Jane botuar shkrime qe tregojne se Shyqyriu u vra nga tre partizane serbe qe dolen nga shtepia Myslym Pezes
    I vrane “birin me shpirt” Mustafa Gjinishin prapa kraheve,me bresheri automatiku.E vrau truproja Liri Geges.Porosine e dha enver hoxha.
    Kaq mjaftonin per ta shpallur hasem enver hoxhen dhe per te filluar luften kunder “porositesit”
    Para se te njihej me serbet,Enver Hoxha nuk kishte asnje lloj njohje me Myslym Pezen.
    Dushan Mugosha erdhi ne veren e 41 ne Tirane per te liruar nga Kampi Peqinit,Miladin Popovicin.
    Me porosi nga qendra serbe,ai ju drejtua Myslym Pezes.Myslym Peza angazhoi djalin e mikut te vjeter Mustafa Gjinishin ne Peqin..
    Enver Hoxhen me Myslym Pezen i njohen serbet.

    Reply to this comment
    • pirua May 17, 18:24

      o “demo” ishe atje prapa ferres ti? Po flisni si kompetente , ti s’ke qene as ne tope te tyt et ore hajvan se sperma brenda 24 oresh prishet. Keshtu demo?! Ti dhe kushdo tjeter qe hiqi sikur i dini te gjitha, pastaj ato qe thoni ose jane sajime, fantazi te marri, ose dashakeqesi prej njerzish shpirtezinj te lindur e trasheguar.

      Reply to this comment
      • Fidel Kastro May 19, 15:21

        O Piro po ta kthej une pergjegjen ; Demo nuk ka qene mbas ferres , por e verteta eshte se Myslim Peza ka qene nje injorant i pashkolle nje kacak qe u arratis ne Jugosllavi ne kohen e mbretit Zog, paguej nga jugosllavet ne dem te interesave te Shqiperise. Ndersa i vellai i tij Shyqyriu ishte i shkolluar me prirje antikomuniste te cilen e asgjesoi klika tradhetare e bandes enveriste ne bashkepunim me serbet. Nese Myslim Peza nuk ka gisht ne vrasjet e vellait , ai heshti ne menyren me vrastare dhe u vu ne sherbim te Enverit si gjithmone nen regjine e autoreve serbe Dushan Mugosha e Miladin Popoviçi. Injoranca eshte nana e te gjithe te keqijave , e babe Myslymi ishte nje i tille qe Enveri e perdori per interesa e tij.

        Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 20, 13:04

      dem o dem
      ke shkruar aq bukur dhe aq me lidhje sa ska polic që e zgjidh!!
      ndoshta ti i di të gjitha ato që thua,por ne të shkretët që nuk kemi qënë në të njëjtën kohë,kohë që ke qënë dëshmitar në vëndngjarje,me ty,nuk mund ti dimë!!prandaj na i sqaro njëherë këto punë!!
      sa për njohjen nëpërmjet sërbëve!?
      ku qëndron problemi??mos vallë duhet të njiheshin të gjithë ata që luftuan nazifashizmin para se të fillonin luftën??
      pastaj tjetra,përse e ke kaq keq me sërbët??se ti për ta të vret e të pret majtas se djathtas!!ti je njëlloj si nastrokari,që të ka sharë sa ka plasur kur doli ai artikulli për ty vitin e kaluar,kur është fjala për orgazmë antishqiptare!!
      o dem,sado që të hashë,prap nuk ndyn dot të tjerët!!njëfarë qelbësije ndjehet kur je pranë por prapë burimi je ti!!ti nuk i largohesh dot atij e jo ne të tjerët!!
      a i mjeri ti,i mjeri ti,nuk e lan dot atë ndyrësi që kanë bërë të parët e tu!!vetëm se vetqelbesh gjithnjë e më tepër!!

      Reply to this comment
    • Genti May 22, 13:55

      @demo. Kjo qe thua eshte shume e vertete! Ejani pyesni ne zonen e Pezes, Ndroqit, etj. se kush e vrau Shyqyriun dhe do ta kuptoni qe gjithcka ka thene demo eshte shume e vertete.

      Ne vend qe te merremi me njeri-tjetrin, problemi me i madh eshte qe serbet na vune kunder njeri-tjetrit, serbet na vrane me doren tone. Ndersa ne akoma sot e kesaj dite “grindemi” perseri me njeri tjetrin.

      Myslym Peza ka shpetuar edhe ne familjen Mansaku ne Lagjen e Re Ndroq, por sigurisht kjo nuk permendet nga Myslymi pasi familja Mansaku ku ai i shpetoi kontrollit nazist, me vone nuk u pajtua me regjimin e Enverit, edhe pse kishte luftuar perkrah Myslym Pezes.

      Reply to this comment
  5. Antifashist deri ne vdekje May 16, 19:44

    Emri dhe vepra e Bab Myslim Pezes eshte skalitur ne memorien e kombit si simbol i Luftes Antifashiste Shqiptare…LAVDI!!

    Reply to this comment
    • Pezi May 16, 20:12

      Kujt kombi o bagel?! Serbeve e sllave dhe banditeve, po.
      Injorant, bujkrob pa toke. Injorant me qellim dhe pa qellim.

      Reply to this comment
  6. Bes Brani May 17, 09:51

    Eshtè bèrè si e zakonshme qè, pas çdo rrèfimi pèr trimèritè e shqipètarève. menjèherè tè hidhen nè sulm, ballisto-zogistèt. Kèta gjakprishur tè pagjumè qè nuk munden nè asnjè moment tè jetojnè jetèn e tyre, duke ndèrhyrè ashtu injorantçe pa takt e as mè tè voglèn mirèsjellje….Natyrisht nuk kanè asgjè pèr tè demostruar nga bèmat e tyre dhe tè gjyshèrve tè tyre humbès nè çdo betejè dhe mbijè kètu pèr tè zgaravitur me atè vetbesimin e budallait qè ne i mundèm pèrgjithmonè Partizanèt e Enverit ! Jo ! Juve jeni humbèsit e pèrjetshèm, llumi i shoqèrisè edhe pèrse ndihma e njè K/m e ngriti nè piedestal tradhètinè, tè damkosur do tè mbeteni… Lavdia ju takon gjithmonè fitimtarève nè Luftè ! Bashkojuni shokè me ne nè çetè Malit tè lartè ti shkojmè pèrpjetè Se atje o shokè kemi foletè Nga shqiponjat partizanè ! Lavdi tè Pètjetèshme partizanève Trima ! VFLP !

    Reply to this comment
  7. Mark U.K May 17, 13:14

    Ne jeten time nuk kam ndigjuar se ka pasur vetem nje komunist te mire.Njerzve te pa fe si mund tu thuash i mire.O gjerman si nuk arrite ta zhdukush ket fare te keqe,edhe pse qellimi juaj ishte :KOMUNIST KAPUT.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 20, 10:29

      o morki o copa e trungut
      “Njerzve te pa fe si mund tu thuash i mire.” që je koqe gomari!?asqë e vë në diskutim,por që të jesh në këtë nivel!?nuk e kisha menduar!!
      mor kokrra e idiotit,a nuk e di që bota ka më shumë të “pafe” sesa të “fe”??
      jo të gjithë janë komunistë mor copa e mishit pa tru e pa sy fare!!ka dhe nga ata që janë fashistë mor copë mishi!!i pa fe nuk do të thotë patjetër komunist!!mund të jetë dhe nazist,prandaj bie ai mendimi idiot tëndi që qurravitesh për atë që nuk bëri hitleri!!o copa e idiotit a se di që hitleri ju kërdheu robt priftërinjve katolik në gjermani??apo kaq tru nuk ke për të ditur më shumë se budallallëku tënd??
      çna mbytën idiotët!!

      Reply to this comment
  8. Buda May 17, 15:37

    Per 4-5 vjet Kryeministri i sotem i Shqiperise, Edi Rama,nga frika se mos e zhdukte Perbindeshi i Vicidolit ne pushtet, u strehua ne shtepine e Myslim Pezes dhe gjirin e pezakeve patriote. Pasi mori postin e Kryeministrit,nga njera ane, Edi Rama e beri djalin e Myslimit, Dashamir Pezen, deputet te Kuvendit te Shqiperisee ne dy legjislatura; nga ana tjeter, emeroi poetin e nderkombetarizuar,Agron Tufa, drejtor te Institutit Ballist. Tufa, i furnizuar me parate e taksapaguesve shqiptare e shpalli Myslim Pezen “kriminel”!?

    Reply to this comment
  9. Petrela May 19, 14:29

    Myslym Peza eshte me I madh se c Shkruan Ky autor Medioker qe jep Veprimtarine dhe luften tij Vetem ne Peze. Ai krijoi ceten e pare antifashiste ne Europe me 5 pezake dervish nga Teqet e Petreles. Po aq dini ju pezaket keni Frike saliun.

    Reply to this comment
  10. Dr Tironas May 20, 09:55

    Demo ka te drejte me ato qe thote. Kam qene mjek ne Peze gjate viteve te diktatures dhe Pezaket ish luftetare te babes jo komuniste, mi kane tregu keto qe u thane me lart.Vrasja e Shyqyriut dhe e Mustafajt, dy personailitete nga me te spikaturit te asaj zone me kulture perendimore, ka lene gjurme ne kujtesen e Pezakeve si eleminim pas shpine.Kjo nuk ishte ne karakterin e Pezakeve trima dhe atdhedashes. Rikujtimi atyre ngjarjeve u shtua sidomos kur Dikatatori botoi ne vitin 1983 librin ” Reziku Anglo-Amerikan per Shqiperine” Nje deshmitar i asaj kohe i ndejri Xha. Halit Hakrama (Fashti Pajan nje ore nga Peza ne kembe) ish luftar i Cetes se Pezes dhe njeri i ndershem ne pune te vet, mi ka treguar me mjaft hollesi ngjarjet e atyre viteve. Na takon neve sot ne vitet e Demokracise te jemi sa me objektiv dhe realist per te vertetat.

    Reply to this comment
  11. anticensurë25642654 May 20, 10:11

    nuk dua të kundërshotj shkrimin por vetëm këtë fjali që normalisht nuk duhet shkruar ASNJËHERË në këtë mënyrë ABSOLUTE,për ASKËND!
    “Njeriu i drejtë, që kurrë s’bëri kompromis me të hilen e të keqen. Burri i besës dhe i aksionit. Trimi mbi trimat, Myslim Peza!”!!!!

    Reply to this comment
  12. Petrela May 23, 00:42

    Dr tironas qenke pak Koqe demo I Rrufshit bolet Myslym Pezes. Jeni bashibozuk fashismit Dr te kane ra dhembet!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*