Myslym Pasha-Berishës: Kush është sharlatani, unë apo ti që i fale detin Greqisë? I paturp…

March 7, 2018 10:37

Myslym Pasha-Berishës: Kush është sharlatani, unë apo ti që i fale detin Greqisë? I paturp…

Koloneli në pension Myslym Pasha, ish-drejtor i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, i është drejtuar përmes një shkrimi ish-kryeministrit të vendit, Sali Berishës duke e akuzuar atë si fajtorin e vetëm për copëtimin e sipërfaqes detare shqiptare.

Shkrimi i plotë;

Nëntë vjet më parë kur dhatë intervistë në: “ Zëri Amerikës” më quajte “sharlatan, kryesharlatan!” Kjo, sigurisht është një sharje dhe fyerje e rëndë. Edhe pse jemi pjesë e së njëjtës bashkësi, një Det i tërë na ndan! Ti shëmbëllim i energjisë diabolike që s’të shter.

Unë ndodhem në transhenë time të hershme, një kolonel i ushtrisë shqiptare, gjithnjë roje në hartografinë e kufijve historikë! Aty më gjeti kumti, kur një gazetar, solli një tekst marrëveshjeje dhe të qepur nga pas, një listë koordinatash të vijës ndarëse të detit midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ishte  data 27.04.2009.

Vija pushtuese kish ardhur deri në mesin e Otrantos. Ky ishte kushtrimi. Të nesërmen mediumet shqiptare botuan hartën e asaj vije.

Ti kishe bërë një pakt të fshehtë, pa tejdukshmëri, pa plotfuqi, pa studim shumëpërmasor, pa hartë shqiptare, pa versione hartografike të propozuara nga pala shqiptare, e kryer me aq nxitim, ashtu siç e ka trajtën e një Pakt i Fshehtë.

Kush është sharlatani!?

Vijon marrëzia jote! Sapo i gjetëm asaj stine, hartën e shtetit fqinj, ku ishte shtrirë Deti ynë i prerë, dhe ti more kompasin nga duart e Komandës së Forcave Detare dhe fillove të masësh e të shpjegosh humbjen. Unë sogjetoja nga transheja ime, hulumtoja se ç’batërdi kish bërë ekipi yt.

Dhe a e di se ky ekip nuk ka pranuar të bëjë Testin e Përpjestueshmërisë: sa sipërfaqe detare ka marrë secili vend në përkim me gjatësitë e vijave bregore të Dheut Kontinental të Shqipërisë dhe gjatësisë së vijës bregore ishullore të Arkipelagut të Korfuzit.

Shqipëria ka marrë në çdo km gjatësi vije bregore, 10,2 km2 det.

Greqia ka marrë në çdo km gjatësi vije bregore, 17,9 km2.

Kush është pra sharlatani!?

Mediumet shqiptare kanë bërë veprën më të lartë në përgatitjen e opinionit dhe qartësimin e tij. Ndjeshmëria e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila kishte numra politikë të varur prej teje. Mirëpo, ajo nuk të pyeti ty dhe votoi 9:0 dhe e hodhi poshtë.

Në Gjykatën Kushtetuese pamë memecllëkun dhe lidhjen politike të ekipit tënd që s’përmendi kurrë se ç’kish ndodhur me Barketën, me Gjirin e Sarandës, se si iu ishte dhënë Det Territorial: shkëmborit Serpa, ishujve  Tignosso ( Peristeri),  Erikussa,  Othonoi, kundruall vijës zotëruese të Dheut Kontinental të Shqipërisë. Dhe aty u ndje deklarata e padëgjuar më parë: “ Greqia ka marrë det më shumë sepse ka edhe flotë detare më të madhe!”

Atëherë kush është kryesharlatani?

Sali Berishë, sot e kësaj dite ti ulërin dhe shkrofëtin si nga tribuja se “ I vetmi ekspert është Myslim Pasha” duke mos e përmendur Gjykatën Kushtetuese e cila kishte ekspertizën më të lartë të së Drejtës Detare Ndërkombëtare dhe të studiuesëve të shumtë, çka e gjeti përkimin e saj në një vendim me cilësi profesionale shëmbullore.

Ndërkaq Kundëradmirali vijon të njëtin avaz dhe të njëjtën pyetje se “ Ku janë 354 km2 ?” ashtu sikundër edhe Fevziu i Opinionit. Unë kam qenë i hapur, i drejpërdrejtë në argumente, në shkrimet dhe librin tim të publikuar “ Deti që nuk falet. Të fshehtat e paktit Detar Greqi – Shqipëri” qysh pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me mbi 150 artikuj të publikuar në mediume të ndryshme. Ja kjo është vepra ime për qytetarët shqiptarë.

Dhe kush është sharlatani!?

Ti, mashtron dhe gënjen aq paturpësisht se Kompania ligjore  “Dewey & LeBoeuf LLP” , paska vënë në dukje për marrëveshjen se ka qenë “proper agreement” çka është një gënjeshtër. Kurse ajo është shprehur që “Nuk mund të ketë Marrëveshje më të keqe se sa kjo, ku Shqipëria ka humbur!” Shkoni në arkiv dhe do ta gjeni!

Kush është pra, Kryesharlatani?

Tani që po përgatiten për të rinegociuar marrëzia jote i kapërcyen përfytyrimet. Ti akuzon se po shitet Deti…se po bëhen pazare…ti ulërin se do të shtrihesh në Hapësirat Ekonomike Ekskluzive  ku ka naftë…dhe aty veç mbi trupin tënd do të kalojnë…shtrihesh në atë pjesë të cilën e ke dhënë në marrëveshjen tënde…!!! dhe flet pastaj për “3 milje, 6 milje , 12 milje…flet për Italinë e Greqinë”  dhe vetëm gënjen, e mashtron opinionin shqiptar me të pavërteta marramendëse. Qëllimi yt kryesor është që të mos fillojnë negociatat dhe të çohet çështja në Gjykatën e Hagës, apo Hamburgut.

Kush është sharlatani?

Unë jam këtu, në transhenë time të Kolonelit dhe të Intelektualit të vijës së parë. Ju, në pozicionin e fshehjes dhe të manipulimit të paskrupullt të një vepre që cënon Integritetin e Shqipërisë.

s.a/dita

 

March 7, 2018 10:37
Komento

23 Komente

  1. G.Karagjozi March 7, 10:51

    Respekt Kolonel ! Atdhetar,Qytetar dhe Intelektual dinjitoz.

    Reply to this comment
  2. enverdjali March 7, 11:17

    Sali Ram Berisha = Esad Pash Toptanin

    Reply to this comment
  3. Arber I March 7, 11:33

    I dashur patriot, njeri i mire dhe shkencetar i vertete: Sali Ram Berisha, ndryshe perbindeshi i Trustit agjenturor te Geshtenjave te Tropojes, do te klasifikohet ne Historine e Shqiperise me i cmendur se Neroni i Romes, sepse i vuri zjarrin gjithe Shqiperise.

    Reply to this comment
  4. Duhen tall k...aret, me meta k..are "patriote" March 7, 11:47

    Ore, le te mare greku, c’te doje, se vellezerit tane jane dhe me “ne” do e ndai buken . Une kam hall, se me mori beu token . A do anullojme “kthimin e prones ish bejlereve”, apo t,u hyjme me hanxhar bythes t’u qijme ruspite, deri ne brezin e shtate dhe t’u humbe vula perfundimisht !?!..(dhe te thone; te keqen e …enverit…) .

    Reply to this comment
  5. Doni me per Belulin?? Dhe mos hani m...kot . March 7, 11:52

    Berisha duhet varur per ligjin e; “kthimit te pronave ish bejleteve” . Te tjerat rregullohen me ligje nderkombetare .

    Reply to this comment
  6. E "bekofte" zoti ...usa-n March 7, 12:07

    O koloneli dhive . I nxore nga dimri grigjet . Po, mor pooooo, te gjitha pjelle me kaneeee. Po ike ore p..irdhu me gjithe konel-llekun tende . Ne na humben dhite (ushtria) ti pyet per briret (pushket) . Keshtu si sala dhe ti tradhetar te kombit jeni, po s’ ka gje se fundja tradhetar demokracie jeni . Nuk ju denon njeri se demokracine s’ e krijuat ju . Ate e solli …u-s-a .

    Reply to this comment
  7. Kush është pra, Kryesharlatani? Berisha vet ai Djalli i shqiptareve ! March 7, 12:42

    Si gjithmone “Pasha” perpara Berishes, Koloneli ne Pension! Mbeti ne Histori si njeriu I pare qe kundershtoi djallin e Berishes ne paktin e detit !
    Kolonelit I kane rene floket ne Topografine Ushtarake ku ka sherbuer gjithe jeten !
    E si ka mundesi te duronte a te mos fliste perpara djallzise Hortografike detare te ekipit berishian, Koloneli ?
    Jete te gjate topografit ushtarak Kolonel Pasha ! Je nderi dhe respekti I gjithe atyre ushtarakeve qe kane punuar ne topografine ushtarake me perkushtim per atdheun !
    Myslim Pasha ka respektuar dinjitetin e Topografise ushtarake institucionit me te lart professional te hartografise shqiptare !
    Ju lumte !

    Reply to this comment
  8. jimmy March 7, 13:15

    Zoti Myslym, te dy do te ngeleni ne histori po njeri( Sali plehra) do ngelet si “kryesharlantani”,qelbesira.
    Ju si patrioti i vertete i kesaj toke qe quhet Shqiperi.
    Ju uroj shendet e gjithe te mirat !

    Reply to this comment
  9. fteri March 7, 13:34

    Sharlatani i zi Sali Berisha ,njeriu që shiti detin Greqisë ,është edhe krimineli që i vu zjarrin shqipërisë në marsin e mbrapsht të v. 1997.

    / BILANCI/Mbi 1555 të vrarë dhe 10 mijë të plagosur, 20 miliardë lekë të rinj dëme. 650 mijë copë armë dhe 2 miliardë copë municione të grabitura. Dosja “Mars 1997” në 50 fakte dhe shifra
    Nga Roland Qafoku

    830 milionë dollarë borxh që firmat rentiere ua kishin kreditorëve, 20 miliardë lekë të rinj dëme nga shkatërrimet e institucioneve të shtetit dhe 650.550 copë armë dhe 2 miliardë copë fishekë të grabitur nga depot ushtarake. Por shifra më e frikshme është 1555 të vrarë dhe 10 mijë të plagosur.

    Një bilanc të tillë dëmesh si ato të trazirave të marsit 1997, Shqipëria nuk ka patur ndonjëherë.

    Vendi ynë nuk është dëmtuar kurrë kaq shumë në një periudhë kaq të shkurtër kohore as gjatë Luftës së Parë Botërore e as gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por rënia e skemave piramidale në fillim të viti 1997 solli një rebelim të armatosur që për forcat e majta ishte revoltë popullore dhe për forcat e djathta ishte rrëzim me armë dhe marrja po me armë e pushtetit.

    Por ç’ndodhi në realitet gjatë trazirave të marsit? Për herë të parë për gazetën “AFP” publikohen sot 50 fakte me shifra të përmbledhura lidhur me atë që quhet “Dosja e marsit 1997”.

    Gjithsesi, përgjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë më mirë se kushdo ministri i Mbrojtjes në detyrë në atë kohë Safet Zhulali. Ministri që një vit më vonë u arrestua me akuzën e krimeve kundër njerëzimit për ngjarjet e vitit 1997 tha: “Çdo tentativë për të hapur “Dosjen e zezë mars 1997” nuk bën gjë tjetër veçse hapjes së një dosjeje të re”.

    Trazirat e marsit të vitit 1997, është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar që nga shpallja e pavarësisë deri më sot.

    Nga protestat për rënien e skemave piramidale, rebelimi I armatosur, shkatërrimi I institucioneve dhe grabitja e pasurisë shtetërore dhe private solli rënien e shtetit shqiptar ku asnjë institucion nuk funksionoi për javë e muaj të tërë.

    Nga rebelimi u grabitën dhe boshatisën pothuajse të gjitha repartet ushtarake dhe për herë të dytë në historinë e shtetit pas 7 prillit 1939, Shqipëria nuk kishte ushtri.

    Nga rebelimi u hapën të gjithë burgjet në të gjithë territorin e vendit dhe dolën prej tyre rreth 5 mijë të burgosur.

    Mes tyre dolën nga burgjet edhe të gjithë politikanët dhe autoritetet e larta shtetërore dhe partiake që ishin burgosur si Fatos Nano kryetari I PS dhe Ramiz Alia ish-president i Republikës.

    Shkatërrimet e bëra në institucionet e shtetit gjatë trazirave të marsit 1997 kapin shifrën 20 miliardë lekë të rinj dëme.

    I vetmi institucion dhe objekt i rëndësisë së veçantë që nuk u cënua por u mbrojt nga efektivi i policisë ishte Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit. Rreth 100 policë dhe oficerë drejtues, nën drejtimin e shefit të policisë Kapllan Xhangolli e mbrojtën me armë këtë institucion pa lëvizur andej me ditë të tëra. Nga luftimet e zhvilluara atje me bandat kriminale u plagosën dy policë.

    Nga hapja e të gjitha depove të ushtrisë u morën 650.550 mijë copë armë luftarake të të gjitha llojeve që nisin nga pushka, automatiku, armët kundërajrore e deri te tanket si dhe 2 miliardë copë municione që nisin nga fishekët, granatat e deri te predhat.

    Nga të gjitha depot që kishte ushtria në atë kohë u hapën dhe u shkatërruan 1581 depo dhe nuk u hapën dhe dëmtuan 286 depo.

    Vetëm në repartet ushtarake dhe institucionet e tjera të ministrisë së Mbrojtjes dëmi i shkaktuar ishte 61 miliardë e 465 milionë lekë të rinj.

    Nga e gjithë trazirat dhe rebelimi u shkaktuan 1555 të vrarë dhe rreth 10 mijë të plagosur , ushtarakë, policë dhe civilë gjatë përplasjeve me armë dhe nga plumbat qorr.

    Pas rënies së shtetit një pjesë e zyrtarëve të lartë të shtetit u larguan nga Shqipëria: si kryetari I SHIK Bashkim Gazidede në Siri, ministri i Brendshëm I qeverisë së Pajtimit Kombëtar Belul Çelo në SHBA, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Agim Shehu në Gjermani, komandanti i Gardës së Republikës Xhahid Xhaferri në Angli dhe shefi I shtabit të përgjithshëm Adem Çopani në SHBA.
    Nga rënia e skemave piramidale rezultoi se borxhi total që firmat piramidale u kishin kreditorëve ishte 830 milionë dollarë.

    Një vit më parë presidenti në detyrë Sali Berisha kishte deklaruar në një konferencë për shtyp: Paratë e shqiptarëve janë më të pastrat në botë”. Kjo kishte sjellë perceptimin se firmat rentiere po i lejonte dhe mbronte vetë shteti.

    Më 1 mars 1997 kryeministri Aleksandër Meksi dha dorëheqjen për të ulur tensione dhe për të qetësuar situatën.

    Në momentin e dorëheqjes së kryeministrit Aleksandër Meksi në të gjitha bankat kishte 137 milionë dollarë të firmave piramidale, por vetëm në muajin qershor shifra shkoi zero.

    Kryetari I SHIK Bashkim Gazidede ka deklaruar se 70 për qind e firmave piramidale kishin të punësuar ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit.

    Në një fjalim në parlament Bashkim Gazidede ka deklaruar se firmat rentiere dhe rebelimi ishin pjesë e skenarëve të shërbimeve sekrete greke dhe amerikane.

    Më 2 mars 1997 kuvendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të cilin përfshihej edhe ndalim qarkullimi nga orët e mbrëmjes deri në mëngjes. Disa viktima sidomos në Tiranë janë shkaktuar nga policia që I ka qëlluar për shkak të lëvizjes.

    Më 2 mars 1997 kuvendi miratoi ligjin për bashkimin e shërbimit Sekret me ministrinë e Brendshme.

    Kryetari I SHIK Bashkim Gazidede u emërua kryetar i operacionit për normalizimin e situatës.

    Më 3 mars kuvendi zgjodhi Sali Berishën për një mandat të dytë si president I Republikës.

    Më 3 mars persona të panjohur pasi spërkatën muret me benzinë i vunë flakën dhe dogjën redaksinë e gazetës “Koha Jonë”.

    Më 9 mars u nënshkrua marrëveshja mes të gjitha partive politike në vend në pushtet dhe qeveri e cila solli zgjidhjen e krizës politike.

    Më 13 mars u miratua dhe u krijua qeveria e Pajtimit Kombëtar me kryeministër përfaqësuesin e PS Bashkim Fino, dikur kryetar të Bashkisë së Gjirokastrës.

    Po më 13 mars 1997, u bë evakuimi I të gjithë të huajve që ishin në Shqipëri. Numrin më të madh e kishin italianët dhe amerikanët.

    Më 27 mars kuvendi miratoi amnistinë e përgjithshme nga e cila përfitonin 700 persona civilë dhe ushtarakë. Nuk përfituan vetëm ata persona që ishin dënuar apo në hetim për vrasje.

    Më 27 mars në Levan ë Fierit nga luftime mes një grupi të burgosurish që ishin liruar dhe një komuniteti rom u vranë 18 persona.

    Më 28 mars 1997 ndodhi tragjedia më e madhe detare në historinë e Shqipërisë. Si pasojë e goditjes që anija ushtarake italiane “Sibilia” i bëri anijes “Kateri i Radës” të nisur nga Vlora me refugjatë solli mbytjen e saj dhe vdekjen e 57 personave.

    Kryeprokurori i Antimafias italiane Pier Luiggi Vigna deklaroi gjatë një vizite në Shqipëri se mafia italiane kishte shtyllën e vetë në skemat piramidale në Shqipëri.

    Për ngjarjet e vitit 1997 u ngrit një komision parlamentar me 11 anëtarë me kryetar Spartak Ngjelën si përfaqësues të opozitës.

    Në këtë komision nuk mori pjesë Partia Demokratike. Në fund materiali iu dorëzua prokurorisë së Përgjithshme në formë denoncimi ndaj zyrtarëve të lartë të PD si shkaktarë dhe autorë të ngjarjeve të vitit 1997.

    Hetimi I dytë është ai zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme me një grup të zgjeruar hetimor me afro 10 anëtarë.

    Më 22 gusht 1998 me urdhër të prokurorisë u arrestuan 6 ish-funksionarë të lartë të PD: Safet Zhulali ish-ministër I Mbrojtjes; Halit Shamata, ish-ministër I Brendshëm, Bujar Rama ish-nënkryetar i SHIK, Blerim Çela ish-kryetar I Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kreshnik Luzha ish-drejtues i Njësisë Operacionale dhe Sokol Mulosmani shef i Komisariatit të Policisë në Vlorë.

    Të gjashtë zyrtarët e lartë të vitit 1997 u akuzuan për krime kundër njerëzimit, akuza më e rëndë e bërë ndonjëherë në historinë e drejtësisë shqiptare.

    Por pas një viti me negocimin edhe të OSBE procesi u pushua për mungesë provash dhe të gjashtë morën pafajësi.

    Në fakt vetëm pak ditë pas arrestimit të të gjashtëve prokuroria firmosi urdhër ndalimi edhe për kryetarin e PD-së në detyrë Sali Berishën por një urdhër I tillë u anulua pas përplasjes politike, të revoltave dhe debatit që kryeministri Fatos Nano pati me krerët e prokurorisë së Përgjithshme.

    Një proces tjetër i bujshëm ka qenë arrestimi dhe hetimi dhe gjykimi për 20 drejtues të firmave piramidale.

    Gjykatat kanë dhënë rreth 500 vjet burg për të të gjithë të arrestuarit e firmave rentiere në Shqipëri.

    Gjykatat dhanë këto vendime për bosët e firmave rentiere: Vehbi ALimucaj u dënua me 25 vjet, 20 vjet dhe 12 vjet burg, Shemsie Kadria me 17 vjet burg, Fitim Gërxhalliu me 11 vjet burg, Gani Kadria 10 vjet burg, Maksude Kadëna me 5 vjet burg, Bashkim Driza me 16 vjet burg, Ferdinand Kamberi 18 vjet burg, Mustafa Leka me 20 vjet burg dhe Lefter Cenaj 10 vjet burg.

    Deklarata më e bujme për ngjarjet e viutit 1997 është e ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe Safet Zhulali i cili tha: “Çdo tentativë për të hapur “Dosjen e zezë” nuk bën gjë tjetër veçse hapjes së një dosjeje të re”.

    Leni Fisher, Kryesuese e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës,në një intervistë për radion “Deutsche Welle” më 28 janar 1997 tha: “Unë e kuptoj, sa më i varfër është një vend, aq më shumë përpiqen njerëzit përmes çdo mjeti për të siguruar kushte më të mira jetese. Unë shpreh keqardhjen time të madhe për faktin që ministri i Jashtëm Tritan Shehu u ndodh nën breshërinë e gurëve kur u përpoq të futej mes demonstruesve”.

    Rexhep Maidani Sekretar i PS-së, 20 shkurt 1997 tha: “Ne nuk kemi ndërmend të bindim Berishën, ai duhet të bindet nga keqësimi i gjendjes ekonomike. Ai duhet të bindet se nuk mund ta mbajë popullin me polici sepse do të vijë koha kur edhe ato 60 dollarë që merr një polic nuk mund t’ia japë më”.

    Një deklaratë tjetër e bujshme është e deputetit të PD, Ylli Vejsiu firmosës i Marrëveshjes së 9 Marsit i cili tha: Unë e krahasoj veprimin e Berishës për nënshkrimin e marrëveshjes së 9 marsit me atë të mbretit Solomon në testamentin e vjetër. Para tij u paraqitën dy gra me një fëmijë që pretendonin të dyja se fëmija ishte i tyre. Atëherë Solomoni nxori shpatën dhe tha se për t’i kënaqur të dyja po e ndante fëmijën përgjysmë. Atëherë nëna e vërtetë tha që t’ia jepte asaj tjetrës, vetëm mos ta ndante më dysh”.

    Sali Berisha, presidenti i Republikës për ngjarjet e viti 1997 ka thënë:“Socialistët i bënë fushatat elektorale me Bashkim Drizën. Ai ishte në çdo platformë gjatë fushatës. Dëmi i para 1997-s nuk ka lidhje me shtetin, ndërsa dëmi i pas 1997-s është i lidhur kryekëput me shtetin. Huamarrja e parave me interes lejohet gjithkund dhe kjo parashikohej edhe në Kodin e Punës”.

    Sali Berisha, Ish-President Intervistë televizive në vitin Viti 2001 ka thënë: “Piramidat u ngritën me paratë e Arkanit”.

    Fatos Nano, kryetar i PS në burg gjatë marsit 1997, më 21 korrik 2004 ka thënë: Kur qeveria e drejtuar nga unë arriti të merrte në administrim ligjor me mbikëqyrjen e BB-së në 1 Tetor 1997, llogarinë bankare të 24 firmave piramidale, në to u gjenden vetëm 9.5 mln USD. Ku i keni çuar gati 1.1 miliardë USD zoti Berisha? Sepse asnjë qindarkë nuk mund të tërhiqej prej këtyre llogarive, pa firmën e presidentëve të çdo firme piramidale”.

    Bashkim Gazidede, Kryetar i SHIK-ut, 26 mars 1997 tha: “Nuk mund të pretendoj se puna ime ka qenë e përsosur. Pa pretenduar të jem më patriot sesa të tjerët, për më tepër që unë tani kam kërkuar edhe dorëheqjen nga detyra, unë kam besim se Shqipëria ka patriotë nga jugu dhe veriu të cilët duhet të angazhohen që të mos lejojnë copëtimin e Shqipërisë”.

    Gramoz Ruçi, deputet i PS-së në vitin 2006 kja thënë: “Se 1997-a nuk lindi në një ditë. Ajo u gatua për pesë vjet, ditë pas dite, hap pas hapi, moment pas momenti. Duke cenuar pikërisht ato gjëra që cenohen sot nga kjo parti, dhe ky njeri që është në pushtet”.

    Pjetër Arbnori, Kryetar i Parlamentit më 21 mars 1997 tha: “Parlamenti nuk njeh dhunën e kurrkujt, nuk njeh imponimin e kurrkujt. Ai nuk njeh as të ashtuquajturat komitete ushtarake, të cilat dërgojnë ultimatume dhe të cilat, në të vërtetë, nuk kanë asnjë pushtet ligjor. Parlamenti është i gatshëm t’i bëjë ballë çdo dhune dhe ta përbuzë këtë dhunë

    Reply to this comment
  10. shpatar March 7, 13:50

    Te pershendes me kete dalje dhe mos leviz me si me deklaratat e muajt shkurt .Te kam kritikuar se mendova qe te kishin bere presjon te mos flisje ato me vlera te medha ,qe i dhe kombit duke denoncuar nje marveshje krejtesishte tradhetare .
    Tani e dim te gjithe se kush eshte tradhtar e kush e do vendin.Ne intervisten e dhene ne kanalin Tv one, te qytetit bregdetar Vlor, nje ish ushtarak tjeter na solli fakte cmendurie mbi negocjatat e vitit 2009 .
    Sinjali se po tjetersohet deti e ka dhene oficeri i marines me grupin qe perfaqsonte Bektash Petroshati . Ndiqeni kete interviste dhe do te kuptoni pse Saliu kembengul ne te tijen .Kembengul se eshte i ndergjegjshem per ate qe ka bere .Bashke me Saliun ka dhe debila te tjere qe u njohen me faktet dhe symbyllurazi pranuan shkelje te renda te ligjeve egzistuese .Ne 2007 Saliu hodhi gurin ne pusin e tradhetis dhe la shenim . Te ngarkohen specjalistet per te ratifikuar nje marveshje te re me greqin per detin .E futi te gjithe grupin negocjator ne qypin e tradhetis.Kjo per faktet qe dalin ne shesh nga intervista me B.Petroshatin .Mbasi kishte cfuqizuar padrejtesishte ligjet e para urdheroj te bisedohej ne kushte apsolutishte inferiore .
    Per te gjitha keto Tenja nuk ka asnje firme sepse keshtu ka vepruar per te gjitha planet antishqiptare. Firme ka Basha dhe grupi debilash me K.Gerverin .Por nje gje eshte e sakt . Te gjitha keto jan dirigjuar nga Super Peshku i Madh Sali Beerrrisha.Debili Basha ka zbatuar urdherin dhe po ashtu K.Gerrveri .
    Kur te behet gjyqi mbi kete tradheti do te shkoj te ndjek se si do te perpeliten keta mbi bazen e asaj qe kan bere .Kete ja propozoj dhe Kolonel Pashes qe te jet ne sallen e gjyqit me argumentat e tij .
    Shpresoj qe te mos jete e larget dita e ndeshkimit per kete tradheti te hapur ndaj interesave te vendit ton .

    Reply to this comment
  11. anticensurë25642654 March 7, 14:37

    nuk kam kohë për ta laxuar por mora fndin e shkrimit të pashajt!
    “Kush është sharlatani?

    Unë jam këtu, në transhenë time të Kolonelit dhe të Intelektualit të vijës së parë. Ju, në pozicionin e fshehjes dhe të manipulimit të paskrupullt të një vepre që cënon Integritetin e Shqipërisë.”

    zoti pashaj,mos harroni se dhe sot po ndodh e njëjta gjë!!koha e salës iku!ai nuk mund të vendosë direkt,indirekt po bën të mundur realizimin e tradhëtisë,sot po kërcënohemi nga fshehtësia,nxitimi,shantazhi që po bën rama për të mbyllur këtë “marrveshje”!!
    dy hapat e para janë hedhur:
    varrezat
    nënshtetësia
    të dyja si një rrufe në qiell të pastër,na dolën të firmosura dhe të vulosura!!askush nuk dinte dhe askush nuk kundërshtoi!!
    sot,falë gërkut ne e dimë se paskan filluar që tre vjet më parë bisedime për rindarjen e detit!se kanë filluar bisedime për një varg të tjera marrveshjesh të fshehta me gërkun!
    përse??
    zoti pashaj ju keni shkruar disa shkrime këto kohët e fundit!!nuk e di si i janë dukur të tjerëve,por për mua kanë qënë të dyshimta!!
    zoti pashaj koha ka treguar se njeriu e ka shumë të vështirë të mbajë një pozicion!shpesh lëviz,më e keqja është se bën një gjysëm rreth,pra 180 gradë!!
    lërini këto përplasje me kërmën berishë dhe jepni ndihmën tuaj si profesionist,jo vetëm për të treguar të vërtetën popullit shqiptar por dhe për të mos lejuar coptimin e shqipërisë!!
    sot nuk është berisha problemi!!
    sot janë tradhëtarët e rinj!!
    deri dje berish ju quajti sharlatan!
    ne të quajtëm PATRIOT!
    prandaj mbaj atë që të quajtëm ne,milionat e shqiptarëve dhe jo atë të një psikopati!!
    prandaj mbaje atë nder që të dhamë,mbroje atë dhe NE,shqipërinë tonë!!
    mbroje nga tradhëtarët e rinj!!

    Reply to this comment
    • mirel March 7, 22:16

      Po lere mutin, nuk e shikon?
      Eshte prekur Pasha se i tha Berisha sharlatan, ndersa ketej shitet territori dhe Pasha ben pushime ne Amerike.
      Merr nje pension per qef, dhe mban dhe fjalime.
      Keta muter asnje nuk i qendroi Berishes perballe kur Shqiperia lihej pa kufi detare ne 2008en
      Iken te gjithe si bajgat. I perzuri Berisha dmth.
      I perzuri, mire jua beri. Se e lane veten dhe atdheun ne doren e Imam trapit.
      Kaq burre eshte Pashaj me shoke, qe sot bejne si te ofenduar.
      Nderi i tyre eshte me i shtrenjte se Shqiperia.
      Me shau thote Pashaj, dhe shiko korin e laraskave qe i dalin mbeshtetje per ta ngushelluar.
      Shitet Shqiperia, tere keta Rilindas patridhiote nuk bejne ze.
      I zene bese mikut te Berishes, Metes, dhe Rametes, qe e solli Meten ne Shtet.
      pune Ramutesh me nje fjale

      Reply to this comment
    • Cun i lagjes March 8, 05:49

      Prap perpjekeje e trashe nga ana jote per te ndersyer dike kunder Edi Rames!
      Cfare ka ndodhur der tani? Krijimi i grupit te negociatoreve e miratoi Iliri yt i Mete Resultatet e negociatave prap do miratohen nga I Meti dhe Gjykata Kushtetuse .Nuk eshte as hera pare qe ben nje diskutim te tille dhe nuk do jete as i fundit se me sa duket qenke ushtar i bindur i LSI .Nga ky krah e ke kot s’ka asgje te sulmushme!
      E ke zgjedh emrin edhe te bukur “ANTICENSURA “dmth liri e plote per tym ne ere se ne fund dicka ngelet ne trurin e lexusve Bravo i paske mesuar mire leksionet e demkracise moderne!
      ILIRI I METE I TAKON TE NJEJTIT BREZ PILITIKANESH SI BERISHA ME SHOKE!

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 March 8, 11:16

        cun(jo çun) i lagjes
        këtë që thua ti e di shumë mirë!!e di që tradhëtia ka për tu bërë!!
        pavarsisht se leh unë dhe mireli!!
        ju jeni më të shumtë!ju jeni fuqi e pa përballueshme!!
        POR or CUN lagje,unë bëj gjithçka që kam në dorë për të mbrojtur vëndin tim!!
        pavarsisht se jam një grimcë rëre!!
        ti çfar bën??
        i shtohesh rërës së detit të TRADHËTISË??
        unë e ndjej veten aq keq,sa sta merr mëndja që nuk po mund ta pengoj këtë tradhëti që po i bëhet atdheut tim!!
        po ti??
        të siguroj që ndjehesh i lumtur!!
        njerëz si rama,si berisha ishin ata që lanë jashtë vermoshin dhe shën naunin!!
        sot ti e quan tradhëti,por në atë kohë sivëllezërit e tu,vepronin si ti!!
        gëzohu cun i lagjes për humbjen time!lumturou!
        fitorja tënde do të jetë “vdekje” për mua!!
        do të kem një shqipëri dhe më të vogël!
        pas 30 vjetësh nuk do të kem as labërinë time në shqipëri!nuk besoj të jetoj në atë kohë por varri do të më gjëndet në labërinë greke!!nuk di se si do ta quaj gërku,por për mua do të mbetet labëri!!
        gëzohu vëlla tradhëtar!!
        i huaji nuk është tradhëtar!!

        Reply to this comment
      • anticensurë25642654 March 8, 11:44

        Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

        « Back

        Reply to this comment
  12. betixho March 7, 15:30

    Ku e kam statujën e madhe të Kolonelit të detit?,kur do të ngrihet madhështore heroizmi yt patriotik për mbrojtjen e detit shqiptar?,kur do të ngrihet monumenti i veprës së Gjykatës Kushtetuese?në mbrojtje të tërësisë tokësore e detare të Shqipërisë?.

    Reply to this comment
  13. MH March 7, 17:40

    Z.Pashaj!
    Jo vetem Juve moret fyerjen qe nuk zen vend ne karaterin e shpirtit e te zemres tende.Por dhe gjithe ne qe ishim me mendje me shpirt e zemer ne kahun tend te ndershem dhe vigjilent “gezume” te njejten fyrje.Nderhyrja e yte na mbuloi dhe neve me krenari dhe si shembull i larte patriotike ne dashuri per atdhe.Deshiroj te marresh urimet nga ne nga ma te zgjedhurat e urimeve qe te deshiroje shpirti zemra e yte e madhe.
    Ne fjalorin e gjuhes shipe nga sot e mot te shkruhet e te perdoret,nese duam te fyjme njeri ti themi Berishe,Berishe,Berishe.I ke thane njimije e nji te zezat ma shume se ti thuash sharlatan.
    Keshtu fjala sharlatan te hiqet nga fjalori i shqipes te mbetet Berishe..

    Reply to this comment
  14. F. Fratari March 7, 18:11

    Nderime, kolonel Myslym Pasha!
    Te ra per pjese te ndeshesh me nje horr(!) dhe betejen e ke fituar qe ne krye te heres.
    Shqipetaret do te jene mirenjohes ndaj teje per atdhetarine e klasit te larte, qe tregove ne denoncimin e ”Marreveshjes se Tradhetise”, kur kryehorri fshehurazi i falte pjese te teritorit te detit shqiptar fqinjit tone, Greqise.
    Shume te keqia i ka sjelle popullit dhe kombit tone ky barbar, dhe per fatin tone te keq vazhdon pa u trembur te mbjelle faren ndarjes dhe percarjes, urrejtjes dhe grindjes, destabilitetin dhe pasigurine me pasoja te rrezikshme deri ne shperberjen e kombit shqiptar.
    Njeriu qe ne vitin 1992 premtoi sherimin e plageve te popullit ”te tij”, jo vetem qe nuk i mjekoi (pa lere sherimin), ka hapur e hap plage te panumerta, duke i shumfishuar ato ne menyre dramatike…
    Horri, i ligu, shpifesi, sharlatani, krimineli i veshur me pushtet nuk di te beje tjeter gje, vecse te kultivoje veset, qe e sundojne, duke perdorur armet e injorances dhe te krimit: ligesine, horrllekun, shpifjen, sharjen, brutalitetin, fodullekun, mendjemadhesine, tradhetine, dhunen verbale dhe ate fizike deri edhe vrasjen apo eleminimin e kundershtarit politik. Pra, ai ben cdo gje, vetem e vetem te jete ne pushtet, ne kolltuk dhe te kenaqe egon e tij te semure.
    Te gjithe shqiptaret e dine kush eshte sharlatani dhe shejtani i tyre.
    Ti je i nderuar, kolonel Myslym Pasha! Puna jote, studimet e tua, aftesite e tua profesionale dhe intelektuale qendrojne shume here me lart dhe as qe behet fjale se mund te krahasohen me nje egoist e karrierist kriminel. Nderimi dhe mirenjohja jane me ty.
    Shendet, jete te gjate e te gezuar ty dhe familjes ne pension.
    Flatun Ramadani

    Reply to this comment
  15. Mark .U.K March 7, 18:51

    Pse nderhyn ky turku Mislim Pasha ne punet e vendit tone.Ci duhet kti turku qe fatkeqsisht flet shqip te hyje ne punet e shtetit tone.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 8, 11:54

      ke të drejtë morki!!
      kjo që nuk kuptoj unë është se si ka mudësi që një i marrë si ti të ket në dorë një mjet për të shkruar budallallëkun e tij??
      marki e di përse nuk ju jepen të marrëve mjete të shprejhes së mendimit??
      sepse shaktërrojnë botën!!
      ai që të ka dhënë tastierën duhet dënuar për krim ndaj njerzimit!!
      ti mos ki frikë,nuk të dënon kush!!
      je i papërgjegjshëm!!

      Reply to this comment
  16. Bureto March 7, 19:06

    Shoku enverdjali! Esat Toptani nuk shiti as 1 m2 nga territori shqiptar, sepse edhe sikur, pra edhe sikur të donte, nuk mundi se në janar 1920 u vra, kohë kur shteti shqiptar ende nuk qe njohur nga Lidhja e Kombeve në Gjenevë, pra dhe kufijtë nuk qenë përcaktuar ende. Ato u ravijëzuan vetëm nga traktati i Firencies në vitin 1924 dhe u caktuan definitivisht nga KNK, komisioni ndërkombëtar i kufijve, ku Shqipëria, nga 7 vetë, kishte vetëm një anëtar, Mehdi Frashërin. Përfundimisht nga ky komision u caktuan pikërisht ato kufij që kemi sot. Kufi i drejtë apo i pa drejtë është tjetër problem. Pra enverdjali ç’hyn Toptani këtu? Nuk më ha meraku për të, por krahasimi i mësipërm nuk i përgjigjet realitetit. Përsa i përket çështjes në fjalë, të gjitha rrugët të çojnë tek e keqja e madhe e këtij vendi,Sali Berisha dhe klyshi i vet, ish ministri i Jashtëm, që ka firmosur atë marrëveshje, qesharaku Lulëzim Basha. Me argumentet e freskëta dje e sot nga Krisafi dhe kolonel Pashaj, që janë vulosur nga GJ.K, duhet të ketë vetëm një rrugë, ajo e drejtësisë. Prokuroria të çelë hetimet kryesisht dhe fajtorët të shkojnë në burg si shitës të interesave kombëtare. Në mos për më shumë akuza, edhe pse ato janë me tonelata dhe jo vetëm, minimumi dënohen nga 7-10 vjet për shpërdorom detyre.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 8, 11:32

      plotësisht të drejtë!!
      esati u përpoq,por nuk mundi të bënte gjë!!
      nëse është për tu krahashuar mund ta krahasojmë me ahmetin e zogjve!
      pra zogji i I=sali berisha=edi rama!!
      nëse saliu duhet të shkojë në burg,ky duhet të bllokohet dhe të hiqet nga vëndi që ka!!
      për tentativë tradhëtie!!
      si e thua dhe ti,por që harron tia drejtiosh dh eramës” Me argumentet e freskëta dje e sot nga Krisafi dhe kolonel Pashaj, që janë vulosur nga GJ.K, duhet të ketë vetëm një rrugë, ajo e drejtësisë. “,është e vetmia rrugë që duhet ndjekur!!
      është “kushtetuta” që duhet ndjekur për marrveshjen për ndarjen e kufirit detar!!
      për varrezat,nënshtetësinë që janë mbyllur!
      duhet të rishikohen!!
      greku të marrë njerzit e tij dhe ti prehë në dheun e tyre!
      janulla të marrë një dekoratë dhe të shkojë të kalojë pensionin në shtëpi të vet!!
      zgjerimi i teritoreve minoritare dhe kuotat fikse për minoritetin grek nuk duhet të vijë në pyetje!!
      bureto ne duhet të përqëndrohemi në bllokimin e tradhëtisë së re dhe jo në dënimin e asaj të vjetrës!!
      duke u marrë me dënimin e të vjetrës i lëmë rrugë të lirë tradhëtis së re!!
      të bllokojmë këtë dhe pastaj kemi kohë ti dënojmë të dyja!!
      ne po merremi me ujkun dhe nuk shohim se çakalli po bën kërdinë!!
      përparësi ka ndalimi i tradhëtisë së sotme,bureto!!
      tradhëtinë e djeshme e bllokuam për fat!!
      çdo bëjmë me këtë të sotmen??
      ta lëmë të realizohet??
      JO,JO,JOOOOOOOOO!!

      Reply to this comment
  17. anticensurë25642654 March 8, 11:43

    plotësisht të drejtë!!
    esati u përpoq,por nuk mundi të bënte gjë!!
    nëse është për tu krahashuar mund ta krahasojmë me ahmetin e zogjve!
    pra zogji i I=sali berisha=edi rama!!
    nëse saliu duhet të shkojë në burg,ky duhet të bllokohet dhe të hiqet nga vëndi që ka!!
    për tentativë tradhëtie!!
    si e thua dhe ti,por që harron tia drejtiosh dh eramës” Me argumentet e freskëta dje e sot nga Krisafi dhe kolonel Pashaj, që janë vulosur nga GJ.K, duhet të ketë vetëm një rrugë, ajo e drejtësisë. “,është e vetmia rrugë që duhet ndjekur!!
    është “kushtetuta” që duhet ndjekur për marrveshjen për ndarjen e kufirit detar!!
    për varrezat,nënshtetësinë që janë mbyllur!
    duhet të rishikohen!!
    greku të marrë njerzit e tij dhe ti prehë në dheun e tyre!
    janulla të marrë një dekoratë dhe të shkojë të kalojë pensionin në shtëpi të vet!!
    zgjerimi i teritoreve minoritare dhe kuotat fikse për minoritetin grek nuk duhet të vijë në pyetje!!
    bureto ne duhet të përqëndrohemi në bllokimin e tradhëtisë së re dhe jo në dënimin e asaj të vjetrës!!
    duke u marrë me dënimin e të vjetrës i lëmë rrugë të lirë tradhëtis së re!!
    të bllokojmë këtë dhe pastaj kemi kohë ti dënojmë të dyja!!
    ne po merremi me ujkun dhe nuk shohim se çakalli po bën kërdinë!!
    përparësi ka ndalimi i tradhëtisë së sotme,bureto!!
    tradhëtinë e djeshme e bllokuam për fat!!
    çdo bëjmë me këtë të sotmen??
    ta lëmë të realizohet??
    JO,JO,JOOOOOOOOO!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*