Myzeqeja në 100 vjet histori

Jovan Bizhyti December 20, 2015 18:36

Myzeqeja në 100 vjet histori

Në fillimet e shek. XIX-të, treva e Myzeqesë përmendet si një trevë aktive dhe e populluar. Rreth vitit 1835, Myzeqeja e Lushnjes njihet në dokumentat Osmane me Kryengritjen e madhe të Myzeqarëve kundër pushtuesve Osman. Në vitin 1840 kjo lëvizje fshatare antiosmane, përfshiu rreth 22 çifliqet e Karatoprakut në zonën e bregdetit midis dy grykëderdhjeve të Semanit dhe Shku-mbinit. Kjo lëvizje antiosmane udhëhiqej nga pleqësia e kësaj zone, të cilët rea-lizuan një rezistencë të fuqishme të bujqëve myzeqarë kundër sunduesve Os-man, duke mos shlyer detyrimet e taksat ndaj pushtetit, madje duke rrahur dhe taksidarët. Stambolli kërkoi dënimin e 5 drejtuesve të Karatoprakut siç ishin: Jorgji Perriu, Mançe Malko, Sul Sinani, Met Roshe dhe një klerik ortho-dhoks i quajtur Papa Jorgji.

Çetat e para për liri

Partizane-myzeqareNga fundi shekullit të XIX-të dhe fillimet e shekullit të XX-të në Myzeqenë e Lushnjes lindën çetat e para me luftëtarë patriot si: Çeta e Karbunarës e drejtuar nga patrioti Taulla Sinani, Çeta e Karatoprakut në zonën bregdetare e drejtuar nga kleriku patriot Ikonom Kozma Dhima, Çeta e Ngurrëz-Bubullimës e Kolonjës e drejtuar nga patriotët Jashar Blezencka, Llazar Bozo dhe Hajdar Ngurrëza, si dhe Çeta e Krutje-Fiersheganit e drejtuar nga Lam Shtëmbari dhe Pal Kadillari. Krijimi i këtyre formacioneve me luftëtarë, e zgjeroi më tej rezi-stencën kundër pushtuesve osman. Në këto luftra u shquan dhe patriot të tjerë si: Jovan Ndreko, Jakov Bozo, Nasi Lepuri, Jorgji Dhamo, Selim Rredhi, Tun Gjergji, Gaq Gradishta, Llambi Pambuku, Hamit Hasko e të tjerë.

Rrugëtimi historik i Ismail Qemalit nëpër Myzeqe

Çetat e luftëtarëve myzeqarë kontribuan dhe për ngjarjen e madhe të shpalljes së Pamvarësisë Kombëtare nga patrioti Ismail Qemal Vlora, të cilin e siguruan në rrugën e kalimit të tij në Myzeqe me patriotët që e shoqëronin, duke mbështetur totalisht aktin e shpalljes së Pamvarësisë dhe krijimin e shte-tit shqiptarë në 28 nëntor 1912. Në këtë ngjarje të madhe kontribuan dhe dy firmëtarë nga Myzeqeja e Lushnjes, Nebi Sefa dhe Qemal Bej Karaosmani.

Dritë dhe shpresë

Në vitin 1907 në Lushnje u tentua të hapej një shkollë shqipe me 26 nxënës në hanin e patriotit Nebi Sefa, por nënprefekti i asaj kohe Eman Naili me origjinë armene, e mbylli atë me dhunë, ku arrestoi dhe vëllezërit Nebi dhe Abaz Sefën duke i interrnuar në burgun e Janinës. Në vitin1912 nënprefekt në Lushnje ishte Emin Vokopola deri në prill 1913 dhe më pas Qeveria e Ismail  Qemalit emroi nënprefekt Qazim Kokoshin. Nga viti 1913 deri në vitin 1927 kur nënprefekt ishte Shefqet Dibra, në nënprefekturën e Lushnjes kishin kaluar mandatet e tyre 9 nënprefektë. Në këtë periudhë u ndërtua godina e re e nënprefekturës.

Kryengritja Antizogiste të Fierit e vitit 1935

Në vitin 1935 shumë patriotë të Myzeqesë së Lushnjes mbështetën totalisht Kryengritjen Antizogiste të Fierit, ku në këtë rezistencë u burgosën nga regjimi i Zogut rreth 40 luftëtarë myzeqarë, midis tyre dhe disa krerë të lëvizjes patriotike të Lushnjes si, Taulla Sinani, Rahman Uruçi, Llazar Bozo, Hekuran Manoku e të tjerë, që u dënuan me vdekje. Nga protestat masive të popullit, dënimi i tyre u kthye me burgime të ndryshme. Hekuran Maneku dhe 9 patriotë të tjerë nga Berati, Skrapari, Fieri dhe Mallakastra u ekzekutuan.

Shkollat e para

Shkolla e parë në Myzeqe u hap në Libofshë në vitin 1908 dhe po në këtë periudhë në gjimnazin e Manastirit të Ardenicës, krahas gjuhës greke zhvillohej dhe mësimi shqip. Në vitin 1912 u hapën shkolla shqipe dhe në fshatrat Këmishtaj, Ngurrëz, Krutje, Bubullimë, Delisufaj, Shegas, Karbunarë, Zharrnec, Divjakë e tjera. Mësuesit e parë përmenden, Ikonom Dhima, Jani Minga që ishte dhe drejtor i shkollës së Manastirit, Rrap Mërtiri, Anastas Laska, Naun Prifti, Aleks Rista, Prof Dani, Tun Gjergji, Themi Koço Dhima, Maxhit Libohova, Beqir Nova, Jorgaq Semini, Kol Sako, Goni Nushi e të tjerë.

Në qytetin e Lushnjes shkolla e parë shqipe u hap në vitin 1913, megjithse mësimi shqip ishte futur edhe më parë. Nën regjimin e Zogut shumë shkolla u mbyllën dhe për munges kuadri. Në vitin 1935-39 analfabetizmi në Myzeqe përfshinte rreth 85% të popullsisë. Në 1938 shkonin në shkollë për të mësuar 1 në çdo 46.7 banorë, ose rreth 2 veta për 100 banorë.

Lushnja në vitet e Mbretit Zog

Regjistrimi zyrtar i popullsisë së Myzeqesë së Lushnjes për herë të parë u bë në vitin 1922, duke përfshirë dhe zonën e komunës së Libofshës që bënte pjesë atëherë në nënprefekturën e Lushnjes, ku nga ky regjistrim rezultuan rreth 28348 banorë. Kurse qyteti i Lushnjes kishte 1678 banorë. Në këtë periudhë kjo nënprefekturë përbëhej nga 134 fshatra të ndara në 3 katundari: katundaria e qendrës me 70 fshatra, katundaria e Libofshës me 40 fshatra dhe katundaria e Bubullimës me 24 fshatra. Në vitin 1938, popullsia e rrethit arriti  në 46420 banorë, pra me një shtesë prej rreth 18000 banorë. Gjatë viteve 1924-40 në gjithë territorin e Myzeqesë erdhën rreth 500 familje kosovare, që u vendosën në 30 fshatra, po ashtu erdhën dhe shumë familje nga malësit e Skraparit e Gramshit, Vllehë, Çamë e të tjerë.

Myzeqeja në ato vite të Monarkisë Zogiste nuk kishte industri, veç disa mullinjë bloje, që punonin me ujë në afërsi të lumenjëve e prrenjëve si: në Thanë, Çërragë, Kasharaj, Thanasaj e tjera. Më vonë u ngritën mullinjë me motor në qytetin e Lushnjes, në Bishqethëm, Bubullimë, Divjakë, Remas, Libofshë. Në qytet mbizotronte zejtaria, kryesisht bakërr e teneqepunues, prodhim rro-gozash, punishte druri, këpucarë, rrobaqepës e tjerë. Rreth viteve 1937-38 u ngrit në qytetin e Lushnjes një ofiçinë riparimi mjetesh dhe centrali elektrik i qytetit, që punonte në darkë me orar të reduktuar 4-5 orë. Në këto punishte zejtarie punonin disa dhjetra punëtorë.

Mjerim ekstrem

61594_535855583110495_1185056431_nNë gjendje të mjerueshme ishte dhe shëndeti i popullit. Një plagë e rëndë për myzeqarët ishte sëmundja e malarjes, e cila çdo vit bënte kërdinë sidomos në fshat. Qeveria e Zogut nuk mori asnjë masë për ta luftuar këtë murtajë vdekjeprurëse. Në vitin 1938 nga 650 fëmijë fshatarësh të ekzaminuar në qendrën shëndetësore të Lushnjes, 75.7% e tyre rezultonin të prekur me malarje. Evidente ishin dhe disa sëmundje të tjera si, tuberkulozi, sifilizi, fruthi, zgjebja e tjera. Vdekjet në Myzeqe ishin nga më të lartat në gjithë Shqipërinë. Gjatë viteve 1936-38, vdekshmëria e popullsisë në këtë trevë arriti në 26 vetë për 100 banorë.

 

Ja kur u bë Lushnja qytet…

Rreth vitit 1850, Lushnja njihej si katund. Kishte rreth 17 hane, mbi 57 shtëpi me rreth 500 banorë. Në vitin 1870 u njoh si qendër administrative e Myzeqesë. Në vjeshtën e vitit 1878 erdhi në Lushnje dhe në gjithë Myzeqenë, udhëheqësi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri, për të përçuar vendimet e kësaj Lidhjeje, për organizimin e nëndegëve të saj, si dhe nxitjen  për krijimin e çetave me luftëtarë patriot për kundër pushtuesve Osman. Rreth vitit 1890 Lushnja kishte 280 shtëpi dhe një popullsi të përzier me të krishterë e myslimanë. Qendra e banuar e Lushnjes po merte formën e një qyteze të vogël me rrugë të shtruara me kalldrëm, u ngritë një kishë, një xhami dhe dy teqe. Pranë këtyre kulteve ishin dhe katër varreza publike të vogla si dhe ekzistonte një treg ku shiteshin e bliheshin prodhime bujqësore, blegtorale, kafshë e shpendë, si dhe prodhime artizanale. Në vitin 1893 administrata osmane ndërtoi një godinë për pushtetarët e vendit e xhandermarinë. Rreth këtyre viteve kjo administrate lëvizi nga Karbunara që ishte dikur si kryeqendër, dhe u vendos në Lushnje që po merrte formën e një qyteze të vogël.

 

 Kongresi i Lushnjes 1920

Shqipëria ka tri ngjarje kryesore, kulmore dhe shumë të rëndësishme të historisë së saj; Lidhjen e Prizrenit, Shpalljen e Pavarësisë dhe Kongresin e Lushnjes, i cili merr merita të veçanta, pasi pikërisht këtu u krijua dhe u arrit bashkimi i ëndërruar i vendit. Ai vazhdoi punimet nga 21 deri më 31 janar të vitit 1920. Në fund të punimeve të kongresit u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe u zgjodh Këshillin e Lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Ai shpalli Pavarësinë, duke hedhur poshtë ç’do vendim apo mandat të huaj që coptonte Shqipërinë. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina. Ky kongres e bëri Lushnjen të njohur në arenën ndërkombëtare, që me  vendimet e tij i tha ndal coptimit të Shqipërisë. Myzeqeja e Lushnjes në këtë Kongres përfaqësohej nga tre delegatë, Ferit Vokopola, Llazar Bozo dhe Sheh Ibrahim Karbunara. Pak muaj më vonë këtë Kongres e pasoi dhe Kongresi i Arsimit Shqiptar, organizuar po në qytetin e Lushnjes, që i hapi rrugë një perspektive të mëtejshme zhvillimi për dituri dhe arsimim të popullit shqiptarë.

 

Të varfër në një tokë të pasur

Në fillimet e shekullit të XX-të, vendin kryesor në ekonomi e zinte bujqësia. Në Myzeqenë e Lushnjes ishin gjithsej 63 çifliqe me 15585 ha tokë. Në të gjithë rrethin numëroheshin rreth 250 pronarë tokash, 16 prej të cilëve zotëronin mbi 500 ha tokë secili, 203 pronarë të mesëm që zotronin 1812 ha tokë dhe 31 kulte fetare me 133 ha, nga të cilat Manastiri i Ardenicës zinte vendin kryesor. Ndërsa fshatarët që ishin vendosur në të ashtuquajtura toka të shtetit, dispononin gjithsej 5640 ha tokë. Ndër pronarët më të mëdhenj të tokave në Myzeqenë e Lushnjes, përmenden Biçakllinjtë e Elbasanit, që kishin pronë  4 fshatra të Çermës, familja Resulaj në Lushnje, që kishin çiflik të tyre Krutjen e Poshtëme, Lifaj, Zhymin dhe Fierveizbeun, familja e Këlcyrëve, kishte çiflik fshatin Rrupaj, ndërsa familja Meçe, kishte çiflik fshatin Fierseman. Prona të mëdha kishin dhe familjet e pasura të Kurtëve në fshatin Ngurrëz, Kasimbeas  e Kadipashaj, familja Xhindole kishte prona në Imësht, Eskaj, Kamçisht, kurse Manastiri i Ardenicës kishte prona në Bubullimë, Kolonjë, Halilaj, Libofshë e tjera. Bujqit në këto çifliqe të bejlerëve, u jepnin pronarëve 1/3 e prodhimit dhe1/10 ia jepnin qeverisë. Në ato vite në Myzeqe mbisundonin mardhëniet feudale në fshat. Fusha e Myzeqesë ishte kryesisht moçalore dhe e pa bonifikuar, ishte me këneta e moçale dhe pjesa më e madhe e tokave në verë zhuritej për ujë se nuk vaditej. Varfëria e fshatarësisë ishte e tejskajshme. Ajo është përjetuar  qartë dhe në vargjet e një kënge myzeqare:

Më dhe nuse në Myzeqe,

mortja nëne ku më dhe.

Shtypja plisa me varé.

mortja nëne ku më dhe….

Prefekti i Qarkut të Beratit në një telegram drejtuar qeverisë më 13 maj 1938 shkruante: “Po na vijnë telegrame alarmante që tregojnë mjerimin e popullit të vobekët, i cili shpesh herë ngryset e gdhihet pa bukë. Kërkon misër, kjo gjendje është dhe në nënprefekturën e Lushnjes “.

 

LANÇ, një faqe e ndritur e historisë myzeqare

Në këtë gjendje e gjeti popullin e Myzeqesë pragu i Luftës së Dytë Botrore dhe pushtimi fashist italian në 1939. Populli i Myzeqesë u ngritë i gatshëm për luftë kundër pushtimit fashist. 200 vullnetarë myzeqarë u nisën të orga-nizuar drejt Durrësit, 300 vullnetarë u bashkuan me forcat e Vlorës dhe të Beratit pranë ullishtave të Vlorës, dhe qindra të tjerë në grykëderdhjen e Semanit e në bregdetin e Divjakës. Por mungesa e armëve dhe rënia e shtetit, i lanë ata si dhe shumë luftëtarë të tjerë të Shqipërisë të tradhëtuar, pasi dhe vet mbreti Zog mori arratinë, duke lënë vendin pa shtet në mëshirën e fatit. Luftëtarët popullorë u kthyen të dëshpëruar, pa mundur dot ti delnin për zot mbrojtjes së vendit. Më 8 prill 1939, forcat italiane u dislokuan në qytetin e Lushnjes. Që në ditët e para, okupatori fashist organizoi në qytetin e Lushnjes seksionin e federatës së partisë fashiste me sekretar federal Ali Bej Fugën.

Nisi dhe antarësimi në partinë fashiste, ku kryesisht u afruan njerëz nga shtresat e bejlerëve, tregtarëve dhe disa intelektual të lëkundur, që u vunë në shërbim të fashizmit. Shtresat e pasura kishin dhe interesa ekonomike për të ruajtur pasuritë e tyre. Po ashtu u antarësuan dhe disa arsimtarë e nëpunës   të administratës shtetrore me detyrim për të mbajtur vendet e punës.

Fashizmi, vëmendjen e përqëndroi veçanërisht për të bërë për vete rininë, duke ngritur disa shoqata si, Shoqata “Xhovani fashista” me të rinjë të mo-shës mbi 18 vjeç. Shoqata “Avanguardista” me moshën 14-18 vjeç. dhe shoqata  “Balila” me moshën 14 vjeç. Në këto shoqata u përfshinë kryesisht fëmijë të shtresave të pasura dhe njerëz të lëkundur. Këta të rinjë i edukonin kryesisht me ide fashiste, i vishnin me rroba karakteristike të uniformës fashiste, i mëso-nin të nderonin “Alaromana”, u mësonin këngë që i këndonin fashizmit italian, i dërgonin në shërbime paraushtarake, në kampe e në vende pushimi në Itali e tjera.

Partia fashiste organizoi në Lushnje klubin “Dopo lavoro” për argëtimin e të rinjëve me koncerte, vallëzime, lojëra bixhozi, pije energjike e alkolike, kanconeta dashurie e tjera. U hap dhe një qendër prostitucioni me një shtëpi pub-like me prostituta italiane.

Fashizmi italian nisi dhe kolonizimin e fushës së Myzeqesë. Fillimisht në komunën e Fiersheganit në katundet Barbullinjë dhe Sejmenëz, u krijua shoqëria bujqësore “Italba”. Kjo shoqëri shpronësoi një pjesë të tokave të fshatarëve, solli disa traktorë e makina bujqësore, si dhe disa bujqë italianë për ekperiencë, ndërtoi zyra, depo drithi e tjera. Më pas kjo shoqëri u shtri në 16 fshatra të tjerë të komunës së Fiersheganit dhe në 1940 ky territor iu bë dhu-ratë Duçes për ta administruar si çiflik të tij.

U krijua dhe shoqëria EBA (Enta Bonifika Albaneze), për të bonifikuar fushat e Myzeqesë, planet e së cilës mbetën në letër dhe nuk u bë asnji përpje-kje. Për qëllime ushtarake u ndërtuan kazerma të ushtrisë dhe në fushën e Savrës u ndërtua një aerodrom i vogël për avionët ushtarakë italianë.

Në këtë periudhë, ndjenjat antifashiste nisën të zgjohen në popullin e Myzeqesë si në tërë Shqipërinë. Lindën shpresa të reja, ide dhe vullnet i pa përkulur për të luftuar deri dhe me armë në dorë për çlirimin e vendit. Dhe   kjo lëvizje erdhi duke u zgjeruar deri në luftën legjendare partizane, që solli çlirimin e plotë të Shqipërisë. Nga Myzeqeja e Lushnjes luftuan në formacionet luftarake me armë në dorë 3450 partizanë, përveç qindra të tjerë që u aktivizuan në komandat e vendit në terren. Midis tyre ishin dhe rreth 80 gra e  vajza dhe mbi 200 shtëpi ishin baza lufte. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhanë jetën në betejat luftarake 197 dëshmorë dhe 29 dëshmorë kanë rënë në përpjekje me bandat kriminale pas çlirimit të vendit, që bëjnë gjithsej 226 dëshmorë djem e vajza myzeqare. Në 18 tetor 1944 për çlirimin e qytetit të Lushnjes kontribuan në luftime Brigadat e VIII-të dhe e XVI-të Sulmuese, ku kjo e fundit për-bëhej kryesisht nga partizanë myzeqarë.

Jovan Bizhyti December 20, 2015 18:36
Komento

18 Komente

  1. XUME PROTOPAPA December 20, 19:44

    FUGA-jt – NUSH-et DHE BOJAXHI-njte

    Interesnt shkrimi i Bizhytit, po me ndonje mangesi sigurisht jo te qellimte.

    Gjyshi i Endrina Fuges paska qene kreu i fashisteve te Myzeqese? Ja dhe nje tjeter e vertete historike mbi poshtersine e shkerdhatokracise qe masakron shqiptaret edhe sot pas gati nje shekulli.

    Ndersa per Nushet, autori mbase mund te shtjellonte me ne thellesi historine patriotike te saj dhe lidhjet gjinore me Bojaxhinjte e Gonxhe Bojaxhi-ut, alias Nene Tereza e Kalkutes, qe ishin vllahe te zbritur ne tokat myzeqare ne fillimet e shekullit te kaluar.

    Megjithate, me shpresen qe autori nuk do ndalet vetem me kete shkrim, do ishte e mirepritur nje analize me specifike mbi kontributet e familjeve te veçanta myzeqare te Lushnjes e rrethinave te saj.

    Reply to this comment
    • albanopl December 20, 20:48

      He kerme he kerme, nuk ju del shpirti pa e nxjerre Shqiptaren Gonxhe si çobane, lalet e myzeqese nuk perzjejne as krundet me çobanet jo me rracen. Hadje sikter, kellire qe vjen era cap.

      Reply to this comment
      • KOZi December 20, 21:18

        Gonxhe Bojaxhi eshte Katolike ! Nuk mund te jete nga asnje popull pervec shqiptare se nuk ka katolik nga Vllahet,Bullgaret,Greket ,Serbet etj….tung

        Reply to this comment
        • XUME PROTOPAPA December 20, 21:44

          KOS !

          Edhe Edi Rama na doli katolik, por eshte me origjine vllaho-boshnjak.

          E kuptove tani si rrjedhin ngjarjet, si ai KOS-i i tharet kur e hudhim ne qenef.

          Reply to this comment
          • KOZi December 21, 00:27

            qenke fshatare pa toke! emri Gonxhe nuk ka vec shqiptare katolik ,po ku di ……

          • XUME PROTOPAPA December 21, 10:03

            AH MER KOS I THARET !

            dhe idiot, po Nikolla ke degjuar te kete nga te dy anet. Per te qene i sinqerte edhe une kam nje cope toke, ne vazot e luleve ne ballkon e terrace, po ti token e ke ne vend te truve.

            Meso edhe nje gje tjeter qe s’e di, e ema e Gonxhes ishte katolike !

    • XUME PROTOPAPA December 20, 21:36

      DO APO NUK DO TI KELLIRE

      Bojaxhi-njte kane kete origjine. Po ajo qe duhet te te shqetesoje eshte fundi i qelbesuar i ekzistences tende si rrace me virusin e koleres ne vend te rruazave te kuqe te gjakut te shqiptareve.

      Duhet te jesh nga ata 500 familjet e sterbythura kosovare qe invaduan moçalishtet e myzeqese, si dhurate nga ati juaj shpirteror Zogolli i felliqesive edhe brenda familjes, siç beni edhe ju.

      Reply to this comment
      • Toska December 20, 21:45

        Xume ,
        mos u irrito me bastardet e dala nga bolet e fares me te ndyr te njerezimit ,qe ndyne kombin shqiptare ,
        por vazhdo dhe jepi me tej njohurite e tua .
        KURVAT E DOVLETIT kane qen dhe jan percaresit dhe mohusit e se vertetes shqiptareve .

        Reply to this comment
      • ai atje December 20, 23:04

        O Xume,
        lexoje mire dhe mos merr flake si kashta.
        Ai po te thote qe lalet nuk perzihen me copenjte (vllehet), dhe po ta thote ne menyre figurative, qe as krundet (qe jane pa vlere) nuk i perziejne me ta, jo me buken.
        E kupton o Xume?
        Ortodokset e Myzeqese jane ndoshta gjaku me i paster i paperzier nder shqiptare. Duruan turkun, po nuk u bene turq (myslimane), duruan edhe plehren Ahmet Zogu qe kishte pakte te fshehta me serbe e greke per ti asimiluar, por ngelen shqiptare.
        Deri ne fund te viteve 80, divjakasit ortodokse nuk benin krushqi me copenj, faktikisht me lehte e kishin te benin krushqi me myslimane sesa me copenj (ndoshta ngaqe copenjte vinin edhe ere dhie).
        Gjyshi im ndjese paste (lindur me 1919 ne Divjake) me tregonte: Kishin nje mesues nga Gjirokastra , qe shteti e kishte sjelle per tu mesuar greqisht. Na rrihte me thuper thane ne duar, por prape ate nuk e mesuam.
        Provoje te shkosh ne kishen e Divjakes (njeren nga ato), ne hyrje ke flamurin shqiptar se bashku me flamurin e verdhe.
        Sherbesat jane ne shqip, pa asnje bastardim me gjuhe te tjera.
        Eh moj Divjaka ime sa me mungon, aty kam femijerine, aty kam varret, po jeta po me iken jashte Shqiperise.

        Reply to this comment
        • XUME PROTOPAPA December 20, 23:39

          AI ATJE !

          Ty te paska treguar gjyshi, une gjyshin tim nuk e kam njohur, e di qe ishte orthodoks, po te shoqen e gjyshit po. Ishte nga fisi i Nusheve, katolike !
          Edhe Bojaxhinjte jane te perzier katolike e orthodokse.

          E shume me teper se larua qe pelliti me siper, besoj se e kupton edhe ti qe kam te drejten te njoh te verteten. Apo jo?

          Reply to this comment
  2. Ardi December 20, 21:27

    Ky shkrim nuk eshte shume realist.Lushnja si qytet , por edhe si rreth ka qene gjithmone nen ndikimin e ekstremisteve islamik anti shqiptar, te Ballagatit e Matjanit, pro turke dhe pro kriminelit Ahmet Zogu, perjashto Krutjen, Divjaken dhe Kolonjen.Islamiket ekstremist lushnjar ishim kunder Fan Nolit dhe Kryengritjes se Fierit. Fisi Byzhyteve mesa di une ka qene sahanlepires I haxhiqamilisteve pro turk lushnjar.Patrioti Ikonom Kozma Dhima nga Kolkondasi dhe Llazi Spiro nga Shenpietra e Jani Minga me cetat e tyre kane luftuar shume ne kete krahine.Islamiket lushnjar I vune pushken edhe Somali Qemalit.

    Reply to this comment
  3. Ardenica December 20, 21:32

    Shkrimi I Jovan Byzhitet eshte nje shkrim qe duhet lexuar me vemendje e sidomos nga te rinjte ,psi tregon me seriozitet te kaluaren e Muzeqese qe perfshinte nen/prefktura e Lushnjes. Tregohet gjendja e mjeruar e fshatarsise se kesaje krahine. Jovani ka shkruar deri ne prag te clirimit. Faktet jane shume te verteta ,pasi jane degjuar e thene edhe me pare. Une vet jam nje person nga ato familje skraparase qe u vendosen rreth viteve 1940 ne Myzeqe ne fshatrat Eskaj dhe Bubullime. Myzeqaret ishin te varfer, po ishin njerez mikpritesa e Bujar. Edhe pse ishim me fe te kunderta ,ata ortodoks e ne bektashinje,po jetuam ne nje harmoni vllazerore ,sa sot kujtojme e nderojme njeri tjerin pa patur fare komplekse,madje kemi edhe shume martesa midis te rinjeve me fe te ndryshme. Shpresoj qe Jovani te shkruaj per kujdesin e madh qe eshte treguar nga ish pushteti popullor ne drejtim te shendetesise ,e sidomos ne luften ndaj semundjes se malarjes dhe turbekulozit. Jam person qe e kam jetuar ate kujdes . te pa mohueshem…..Te shkruaj per kulturen e jeteses se myzeqareve qe nuk njihnin dyshek e jorgan ,po vetem rrogozin, te tregoi se shtepite ishin te gjitha mbuluar me kashte,pa oxhaqe e pa tavane, se myzeqari ,sigurisht fshatari I varfer nuk njihte kepucen ,por opingat me lekure kau. T’i mesojne keto te rinjte si dhe punen e madhe qe u be ne ate system ne fshat si ne qrsim e shendetesi ,culture e bujqesi…….. Respekte Jovan!

    Reply to this comment
  4. adi December 21, 01:37

    Shenim:
    Ky shkrim eshte nje shtremberim i se vertetes. Artikull shkryesi ka marr persiper qe te rrise vlerat e qytetareve te atehershem lushnjar dhe per ti stolisur ata me medale e dekoratate patriotizmit.
    Ne e dim shume mire nga historia por dhe baballaret tane se qytetet e Krujes, Tiranes, Durresit, Kavajes, Rrogozhines, Elbasanit, Beratit por edhe ai i Lushnjes kane qene bazate forta dhe qendra te rendesishme te okupatorit turk, armikut me te medh te Kombit Shqiptar por edhe te Klaneve Klerike Ekstremiste Islamike(KKEI-se) qe i sherbenin me zell e besnikeri te madh Turqise. Si rezultat i dhunes dhe egersise qe mbreteronte ne keto qytete ku dhe popullsia ishte pothuajse 90% myslimane aktiviteti patriotik shqiptar ishte i pamundur te zhvillohej, keshtu qe ne keto qendra banimi cdo element atdhetar shqiptar eleminohej pa meshir qysh sapo fillonte aktivitetin e tij pro ceshtjes tone te shenjte kombtare.
    Kete realitet e njihte mire edhe patrioti Ismail Qemali.Ai kur erdhi per te shpallur Pamvarsine nuk kaloi ne qytetin e Lushnjes,sepse shume tradhetar lushnjar dhe dy tabore spahinjesh turq kishin dale ne fshatin Gramsh per ta arrestuar Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin. Diplomati ndrroi drejtim dhe shkoi per ne Divjake ku populli divjakas e priti me gezim te madh.Dy mesuesit e tij patriot(vellezer) Simon dhe Koli Sako rrembyen armet dhe ju bashkuan Ismail Qemalit duke shkuar edhe ne Vlore.
    Sapo e moren vesh kete haber komandanti i cetes se Kolkondasit,mesuesi,prifti,luftetari dhe patrioti Ikonom Kozma Dhima se bashku me mesuesit patriot Jovan Ndreko, Zoi Ndreko, Kovi Saqellari, Tuni Gjergji ngriten dy cetat, rrembyen armet dhe hipen mbi kuaj dhe i shkuan ne ndihme Ismail Qemalit dhe e prune ate ne Libofshe.Kete nate Ismail Qemali fjeti ne konaket e kujdestarit te cifligut turk Nedi Bej Leskovikut i ruajtur fillimisht nga tre cetat e Kolkondasit, Libofshes dhe Kolonjes.
    Me urdher te profesorit,dijetarit, gjuhetarit,luftetarit,mesuesit, dhe patriotit te madh Jani Kostandin Minga nga Shen Pjetra e Fierit qe banonte ne Vlore, komandanti Llazi Spiro dhe mesuesi, prifti dhe patrioti At Irakli Pylli, ngriten cetat e Shen Pjetres dhe te Semanit dhe shkuan urgjent ne Libofshe ne perforcim te Ismail Qemalit dhe u bashkuan me Ikonom Kozma Dhimen. Qysh pa gdhire mire data 25 nentor Ikonom Dhima i dha urdher Llazi Spiros me ceten e tij dhe patrioteve Jovan e Zoi Ndreko, Kovi Saqellarit dhe Irakli Pyllit qe te shkojne me Ismail Qemalin ne Fier te patrioti dhe Kryetari Bashkise Tonci Kilica dhe prej aty edhe ne Vlore qe te takonin Jani Mingen per perforcime te reja ne shpelljen me sukses te pamvarsise.
    Ne vahun lumit Seman ne Petove burrat e kombit u takuan me nje grup te madhe delegatesh te ardhur nga Kosova dhe takimi ka qene teper emocional dhe i gezuar.
    Me daten 26 nentor pas nje mitingu spontan para popullit te Fierit Ismail Qemali u nise per ne Vlore nen shoqerimin e kater cetave te armatosura te Myzeqese.Ne Vjose Ismail Qemali u prite nga patrioti Jani Minga qe e shoqeronin shume patriot vlonjat dhe prej andej kane shkuar ne Vlore.Ne Vlore gjithcka ishte pergatitur nen drejtimin e Jani Munges dhe ishte bere gati.Pasi Ismail Qemali shpalli pamvarsine Jani Minga mbajti edhe nje fjalim shume te rendesishem dhe hodhi firmen ne deklaraten e bere per kete qellim.
    Edhe ne te dy Kongreset e Lushnjes me 1920-ten per mbrojtjen e tyre kane caktuar cetat e armatosura myzeqare te Kolkondasit me Ikonom Dhimen dhe te Shen Pjetres me Llazi Spiron, te cilet kryen keto detyra me nder dhe patriotizem te lart.
    Populli i qytetit te Lushnjes i shtypur nga haxhiqamilizmi pro turk ka vuajtur per shume kohe nga ai. Nen presionin dhe ndikimin e tij ai ju kundervu edhe Fan Nolit.
    Edhe gjate regjimit antishqiptar proserb e kriminal te Ahmet Zogut nje pjese e qytetareve lushnjar iu kundervune me arme Kryengritjes se Fierit ne mbrojtje te Zogut. Ndersa prifterinjte mesues atdhetar dhe patriotet e krishterme cetat e tyre e perkrahen Ismail Qemalin, Shpalljen e Pamvarsise, Fan Nolin, Kryengritjen e Fierit nje pjese e qytetareve te Lushnjes ne ate kohe ishin kunder tyre.Kjo e vertet duhet thene,sepse nuk eshte turp.Qyteti i Lushnjes nuk duhet perzier me Myzeqene dhe veprimtarine patriotike te saj.Veprimtaria patriotike e Myzeqese ne ato kohra eshte zhvilluar ne Divjake, Krutje, Bubullime, Kolonje, Libofshe, Kolkondas,Seman, Pojan dhe Shen Pjeter e tj.
    Kleri islamik dhe Kisha ortodokse greke ne Shqiperi i kane sherbyer me besnikeri Stambollit dhe Athines e jo shqiptarizmes.
    Kjo eshte e verteta.

    Reply to this comment
  5. petraq December 21, 02:12

    perfundimi i shkrimit ka mbetur me 29 nendor 1944 pa vene ndonje shenim ne se vazhdon.burr e patriot eshte ai qe realitetin e paraqet ashtu si ka ndodhur pamvaresisht se dikujt nuk i pelqen.gjithkush ka mendimin e tije por cdo njeri ka aq mend ne koke sa te dallojekush eshte e verteta.e shkuara nuk ka te beje fare me te arthmen.shqiperia ka 25 vjet ne demokraci e mezi u gjet nje burre edi rama me ilir meten qe po e bejne perseri shqiperine por nuk i lene.reakcioni i paska pasur rrenjet shume te forta.sukseset shume te medha qe u arriten nga partia e punes qytetin e vace zeles e bene hambarin e grurit te shqiperise.me pallate fabrika e kom binate jeten e popullit te lumtur me pune e siguracion ne qytet e ne fshat kunder mizerjes qe trashegoi nga qeveria e zogut me malarje e analfabetizem.keto duhet te shkruhen e kjo nukk ka te beje me ndryshim pushtetesh por me punen qe populli duhet gte beje per forcimin e demokracise.lushnja eshte patriote dhe populli i saje eshte me qeverine rama meta.

    Reply to this comment
  6. laluci nga lushnja December 21, 05:55

    Pervec atyre qe refen ti(@ardenica) me siper,ne kemi qene skllever e bij sklleverish,kemi terhequr damalukun me krahe ne vend te kaut,apo kalit dhe kemi qene pa kurajo qytetare,te semure e te plakur para kohe,injorante deri ne dhimbje,kemi qene nje lloj race e vecante e nenshtruar dhe tejet e andakosur,ndersa per arsim e kulture as qe behej fjale,ato ishin shfaqje apokaliptike.-Me ardhjen apo instalimin e pushtetit popullor dhe ndryshimin e struktures se popullsise,ndryshoi edhe sadopak jeta ne pergjithesi e myzeqese dhe lushnjes,megjithate ne na kane perbuzur e na perbuzin te gjithe trevat e tjera,duke na quajtur “mocalore” e “malarike”,ne kuptimin pezhorativ te ketyre shprehjeve.Persa i perket struktures se popullsise,ne myzeqaret jemi te gjithe te ardhur(sjelle) nga treva te ndryshme,e kemi ditur qysh heret qe jemi banore te sjelle me pahir per te punuar tokat e bajlereve turcelinj,e nuk kishim fare lidhje me njeri tjetrin si familje,prandaj edhe ilakate beheshin me mundim dhe popullsia ishte shume e paket,kenga e mesiperme e shkrimit eshte kenduar qe nga lushnja deri ne breg,vetem vllehet e ardhur nga voskopoja dhe shipska i dhane pak gjalleri fierit kryesisht dhe myzeqese pergjithesisht;-kjo eshte e verteta e kulluar.

    Reply to this comment
    • lushnjari December 21, 09:35

      mesiguri qe ti je ndonji pjell e perdhunimeve e mbetjeve te rraces jevgjiteve turq ne shqiperi dhe asnji laluc pe lushnje ,madje mundet me then se je i njohur per urrejtjen tende kunder ortodoxeve shqiptare se ndoshta ta kann shkerdhyer tet eme dhe na bo gojore ktu si pall qi je .
      njeriu ka pak fytyre perball gjithe pjesmarresve ne Forum , qe te gjithe te njohin se cfar kari je ,e ty ste ben kurr pershtypje sepse kari mbete gjithmon nji kar .sna tregove njiher te verteten nese e di origjinen tende ,ndoshta jot eme ta treguar sepse baben smund ta njohesh kush eshte nena njihet nga dobicat

      Reply to this comment
  7. maks December 21, 10:47

    te nderuar zoterinj lejani historin e lushnjes ta shkruajm ne lushnjaret si laiker mysliman dhe kristjan vazhdo zoti jovan shkruaj te verteten per myzeqen ton patriotike liridashese ne lushnje ska pas dhe sdo kete dallim medis myslimaneve dhe kristjaneve

    Reply to this comment
  8. hasani December 21, 12:53

    Ka harruar qe te thoje emrat e personave qe jane ne foton e partizaneve, Djathtas poshte eshte Italian qe luftonte me partizanet, siper Miti Bozo, dhe ai ne mes Papa Ilia Zegali.

    Jovaaaaan, hiq dore nga Komiteti i Partise ku ke qen instruktor…..behu i ndershem tani nga fundi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*