Na duhen reforma, se mbetëm majmunë

January 3, 2018 10:44

Na duhen reforma, se mbetëm majmunë

Nga Shqiptar Oseku

Sa herë mendoj pse kemi kaq pak shkëlqim, në arte, në filozofi, në shkencë, gjithmonë më shfaqet para sysh shëmtia e tmerrshme e fukarallëkut, korrupsionit, pabarazisë.

Nuk mundet një shoqëri të shkëlqejë me hulumtime në shkenca të natyrës, kur ka evazion fiskal kaq masiv. Nuk ka hulumtime cilësore në shkenca sociale me kaq bias korrupsionesh, që të shantazhojnë në mbijetesë. Nuk ka dot arte kur artistët e letrarët rrojnë nga dora në gojë. E kur gjysma e popullsisë nënçmon potencialin e gjysmës tjetër veç pse janë gra.

Shoqëritë fisnore të gjahtarëve/mbledhësve nuk shkëlqyen në art pse sekush duhej të luftonte err e terr për mbijetim. Ata thjesht s’kishin kohë për art. Historia na dëshmon se qytetërimet e para të kulturës së lartë u ngritën në shoqëri agrikulturore, pas sajimit të mbivlerës, kur u sajua një shtresë njerëzish – jo të pasur, por ama as firare – që kishin ca më shumë kohë të merreshin me art. E që kishin një mundësi të mbijetonin përmes tij. Pse kish konsumues arti, kish faraonë a shtet me nje rol mecenati, që bënte porosi.

Nganjëherë më vjen të qaj me mindil për ne, si ngelëm kështu në stadin e barbarisë më të errët. Me injorancë të trashëguar, që sajon gdhë në vend se konsumatorë të kulturës. Me një shtet që grabit kaq shumë, por që ndihmon kaq pak, kaq tmerrshëm pak.

Kur rinia duhet të paguajë 200-400 euro qiranë a kamatën e një apartamenti, nëse kanë apartament fare, ndërsa paga e parë është pothuaj aq. Si të presim ne pastaj që ata të bëhen e ardhmja jonë e shkëlqyer. Si, hajt si, të merren me shkencë, me arte. Majmunë do të mbeten, sikur ne edhe ata, pse nuk u dhamë asnjë shans. Ose do të marrin rrezikun e vdekjes në sy, sikur e marrin përditë, do të poshtërohen rrugëve të botës nga i madh e i vogël, veç për të ikur nga haleja që u lamë ne, hale mileti i sotëm.

Read my lips: Reforma. Na duhen urgjentisht reforma, sociale e ekonomike, investime në banesa sociale, në arsim e në shëndetësi të subvencionuara. Dhe gjithë këto duhet absolutisht të financohen me taksa progresive, si kudo në botën e zhvilluar. Na duhet solidaritet klasor, prej të pasurve drejt të varfërve, na duhet një shtresë e mesme e patraumatizuar nga rreziku konstant i thepisjes e urisë.

Ndryshe do të vdesim urithë në errësirë. Pa shkëlqim. Pa dije. Pa art. Pa femijët tanë pranë. Pa patur as dikë të na vajtojë kur na vjen koha të ikim.

January 3, 2018 10:44
Komento

7 Komente

  1. BUTRINTI January 3, 11:03

    A E DI KY PINJOLL SHQIPTARI SE NE AMERIKE NJE INDIVID DUHET TE PUNOJ PER QERANE .

    Reply to this comment
  2. Luznak Luznia January 3, 12:33

    Tw uroj per sa ke shkruar i nderuar Shqiptar, qw mw ngjanw se je shqiptar i vwrtet. Kjo wshtw situata nw tw cilwn gjendemi ne, frymorwt e kwtij vendi, sot. Nw rwnnie, nw degradim, nw zhbwrje. Shkwrmoqemi cdo ditw si shoqwri, rregjohemi si popull, venitemi e fishkemi nw tw gjitha aspektet. Cdo gjw u kthye pwrmbys nw kwtw vend, jo aksidentalisht, jo rastwsishtw, por sipas njw projekti tw ideuar/hartuar e zbatuar nga djalli. Na flakwn nw hava kwtu e njwzet e ca vite mw parw, dhe po i afrohemi tokws, kokwposhtw e kwmbwpwrpjet…Nuk dimw ku tw lutemi e tw falemi pwr cfarw po heqim e po pwsojmw. S’po na del njw zot pwr kwtw vend e pwr kwto njerzw, tw na kthejnw nga e mbara, koka nga duhet tw jetw koka e kwmwbwt nga kwmbwt. Let tw luftojmw pwr tw shpwtuar shpreswn se do bwhemi njw ditw…Amin!

    Reply to this comment
  3. u harxhu aq shume energji nga Bota me i dhon shqipcarit kte surrat or tej January 3, 13:17

    Asnji Reform or budall ,
    nuk e lejon kte Bota e Huaj kurr ,
    se i pelqen t’ju shof keshtu si jeni Majmuna,
    ne Origjinal

    Reply to this comment
  4. The Five Monkeys Experiment... January 3, 14:05

    Hahaha sa i kapshem kojke,
    O surrat-MONKEY im KATOVICAR,
    N’kry t’mungo vec nji KULUF i cpum,
    Me u duk tamom si SHQUPCAR !

    HALEATET tane lesho-STRATEGJIKE,
    Nuk na e kan’ pas kurre me hile,
    Termi REFORME, esht’ gjetja e shekullit,
    Per me ta njul ma thell’ bash nj’at bile !

    Reply to this comment
  5. J January 3, 15:59

    Në foto është Zeni i vogël.

    Reply to this comment
  6. Moisi Golemi January 4, 11:15

    Po c’reforme per art? Ti Osek, majmun ke qene e majmun do ngelesh, sa kohe qe ato pak tru qe ke, t’i shtrengon muskuli i by*hes. Sepse ne nga Shqiperia kemi pas shkelqyer ne art. Kemi pasur kompozitore klasike, balet, filma artistike, aktore, kengetare, valltare, poete, skulptore, piktore, etj.
    Kurse ti majmun e bir majmuni, del duke share Vace Zelen, qe ishte produkt i nje arti te larte, vetem sepse paska pas ndonje kenge per komunizmin ne repertorin e saj. Por nje majmun i shartuar me cjap, si puna jote, nuk ia quan art zerin dhe interpretimin asaj, ose kompozimin atij qe e krijoi, ose lojen e orkestres me 100 instrumentiste rreth saj, ose performancen e dirigjentit, etj.
    Per kete nuk duhen reforma. Duhen tru. Qe ti majmun qe po na shet mend, nuk i ke. Ti ke blere ndonje kile tru andej nga vendet skandinave e kujton se mund t’i pershtasesh natyralisht mbi kafken tende te dyste. Hajt, gdhend koken tate njihere.

    Reply to this comment
  7. The Five Monkeys Experiment... January 4, 11:49

    Se çfarë ke mbetur or taj,
    Atë e ke të shkrojtur në ballë,
    Me REFORMime dhe DEFORMime,
    Shqipëria s’bëhet kurrë, o pallë !”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*