Na duhet lopatë e madhe

November 15, 2017 11:05

Na duhet lopatë e madhe

Arben Duka

 

Sala me Lulushin,

turpi i Shqipërisë,

“prenë” një copë deti,

dhe ja dhanë Greqisë!

 

Vendit prapa shpine,

keq i futën thikën,

s’e dimë në e falën,

apo thjesht’ e shitën?!

 

Falja-apo shitja,

nga dyshja barbare,

quhet me dy fjalë,

tradhti kombëtare!

 

Dëmi kolosal,

thjeshtë u anulua,

po asnjë nga mostrat,

këtu s’u dënua!

 

Bëka dhe kritika,

Sali psikopati,

kur thotë-se për detin,

s’bëri gjë Bushati!

 

S’bëri gjë Bushati,

në takim-në Kretë?

Po Sala pisllëkun,

e ka bërë vetë!

 

Sala e ka bërë,

këtë tradhëti,

tani po na bën,

dhe humor të zi!

 

Bëri mutërishten,

Sali psikopati,

dhe tani u dashka,

ta pastrojë Bushati

 

Bëri mutërishtet,

nipi i Esatit,

tok me Lulëzimin,

shokun e veshgjatit!

 

E pëgërë e tyre,

mullare-mullare,

Ndaj tani na duhet,

lopatë shumë e madhe!

 

Bushati në Kretë,

pastroi një hale,

se shpejt do të kemi,

marrëveshje të re!

 

Greku kish gjer dje,

qëndrim refraktar,

dhe nuk hiqte dorë,

nga deti shqiptar!

 

Po ende këmborën,

tund Sali mballoma,

greku u tërhoq,

po Sala akoma!!!

 

Sala nuk tërhiqet,

jo se është një trim,

po ne nuk e dimë,

ç’ka marrë në këmbim?!

 

Ç’ka marrë në këmbim,

ai ari mali,

se s’dimë në e shiti,

apo thjesht’ e fali!

 

S’e dimë në e fali,

ky farë psikopati,

siç falën dikur,

Zogu dhe Esati!

 

Se Saliu është,

xhins me tradhtarët,

mallkim për Atdheun,

dhe për gjithë shqiptarët!

 

Veç me këtë krim,

pa asnjë krim tjetër,

do kalbej në burg,

ky matuf i vjetër!

 

Po edhe Lulashi,

kusar i panginjur,

do hynte riosh,

do dilte i thinjur!

 

Për krimet që bëri,

ajo qeveri,

s’e dimë se ç’do bëjë,

prokuror’ i ri?!

 

Është e rëndësishme,

që shpëtuam detin,

jo që Sala-Luli,

nuk panë kiametin!

 

Po me gjithë ç’kanë bërë,

kur qenë të pushtetshëm,

më e pakta është,

burgim’ i përjetshëm!

 

 

November 15, 2017 11:05
Komento

10 Komente

  1. alfons November 15, 11:21

    OR TY TA LUMSHA O ARBEN DUKA JE NJESH

    Reply to this comment
  2. ETHEM November 15, 14:59

    TU LUMT A.DUKA.NE KETO 27 VJET SB ME KRIMET E TIJ DEL NJERIU ME I URRYER I SHEKULLIT 21.E KENI SHARE E POSHTRUAR JU DHE GJITH MEDJET E NDERSHME NE KETE VEND POR DHE (BESOJ UNE) 90% E POPULLIT.KAN NGELUR PA E MALLKUAR VETEM NENA E BABI I TIJ PO TE ISHIN GJALL PER ATO NENA SHAMIZEZA QE AI U SHKAKTOI 4000 TE VRAREVE NE ’97-98,PER GERDECIN,21 JANARIN,ARBEN BROCIN ME SHKOKE NE SHKODER,REMZI HOXHEN,KOSTA TREBICKEN,A.HAJDARIN,S.OLLDASHIN.DHE SHITJA E DETIT DUHET TE ISHTE FUNDI I TRAGJEDISE SE TIJ QE NUK DUHEJ TI SHPETONTE DREJTESISE.POR JO.AI AKOMA NUK TERHIQET.NUK TUNDET NGA TRADHETIA QE KA BERE.AI RRI NE POLITIK NGA FRIKA POR DHE TALLET ME DREJTESIN,ME QEVERIN RAMA, ME NJE POPULL TE TERE.DHE NESE NUK DENOHET NGA DREJTESIA E RE(QE UNE NUK KAM BESIM)KY NJERI-ME HUQE TIGRI NUK DO RRIJ REHAT PA E DJEGUR PERSERI KETE VEND.DHE PO VDIQ AI POLITIKISHTE DO JET GJALLE BERISHIZMI,I BIRI TIJ POLITIK-LULI QE KA MARRE HUQET E TIJ 100% PER SHPIFJE E SOKELLITJE PER REVOLUCIONE.POR DHE NJE PJESE E PD SI MULI,STRAZUA,SALIANI E KO QE ME PROVOKIME E SHPIFJE TE PERDITESHME KERKOJNE SHERR E GRUZHDE SA QE PO ÇUDISIN EU E BOTE.NE KETO KUSHTE KM RAMA PO PUNON E LUFTON NE RRETHIM DUKE PASUR KUNDER PD,LSI,KLD,KLSH,GJYKATA,PREKURORI,MEDJET VEÇ ERTV,GAZETEN D I T A,TEMA..TE PAANESHME.POR DHE AMBASADORIN LU E VLAHUTIN PER REFORMAT E BERA DHE SIDOMOS TE REF.NE DREJTESI QE SB..LB..IM JA PRUN NE MAJ TE HUNDES.JU LUMT JU GAZETARVE TE DITES QE PO MBANI GJALL SHPRESAT E SHQIPTAREVE.

    Reply to this comment
    • kris. 1 November 15, 20:51

      Oo. Et”hem
      Vetem Donki Rama lufftoin ne rrethimin e dyffiishte para e droge.Ndiihmoje se nga. halli e ka. vene timoniin mbrapa e po zbraz. bashke me Salen tepsine.

      Reply to this comment
  3. demo November 15, 18:25

    Burg,therrasin te gjithe,po ku eshte burgu?

    Reply to this comment
  4. Mark U.K November 15, 20:02

    E shikoni se e meritoni te quheni servil.Nga fuks i dikurshem.Po shkruej nje her o poetraruc me pages edhe per te majten.Apo nuk ke matrial?

    Reply to this comment
  5. Alberti November 15, 20:37

    Ne Krete Fatos Nano takoi Milloshevicin para 20 vjetesh.
    Ne Krete Bushatliu i Rames hodhi vallen sipas muzikes greke.
    Kreta eshte si duket eshte vendi ku socialistet shesin bythen sa te serbi sa te greku, sipas rastit.

    Reply to this comment
  6. intelektuali November 15, 23:49

    Bosi Edi me Dede Lulushin,

    jane rezil turpi i Shqypnisë,

    naten “prenë” mareveshje,

    diten me avazin e komedise

    ne sy te popullit hiqen si armiq

    kur ndajne lekat duken fare miq

    o i madhi Zot ne qiell o moj Perendi

    si do shkoje puna me kete komedi?

    Reply to this comment
  7. Marshalli i Trustit te geshtenjave November 16, 11:13

    Sali psikopati dhe lyl veshgjati-kanceri i shqiperise,po te kishin bere vetem kete u takonte burgim i perjetshem.Po kur kane bere dhe te tjera dane te medha si psh.lylushka,vjedhjen e rruges se kombit, vrasjet ne bulevard etj ose psikopati qe nga vjedhjet e niveleve te ndryshme,kercenimet,shantazhet,rrembimet e personit,urdheruesi dhe orkestruesi per vrasjet e 175 tropojaneve ne 1998-1999,orkestrimi dhe vrasja e Azem Kar-Hajdarit,e Olldashit,Trebickes e te tjereve te padeklaruar,vrasjet e 21 Janarit, nga te dy keta monstra, hedhja ne ere e Gerdecit dhe vrasja e 26 veteve nga asalushka me miushin ( te birin), grushti i organiozuar dhe i kryer i 1998-tes nga Salihu,dhenia e urdherit Izetit nga ana e Marshallit per venien e bombes ne ambasaden amerikane, pa llogaritur krimin me te madh shoqeror te tij,shkaterrimin e gjithe poasurise kombetare te trasheguar te shqiperise se vitit 1990 dhe tjetersimin e saj te paskrupullt nga ai dhe bastardet ndjekes te tij ne PD dhe jo vetem etj etj,sa meriton Salihu dhe Lylushka te denohet???Dhe keto jane disa,se lista e krimeve te Salih kancerit dhe e metastazave te tij eshte shume e gjate,por prokuroria jone ” e tipit llalle llalle harapashi i kapur nga salih lamashi “ka qene plotesisht ne sherbim te tij ,pasi perzuri paburrerisht dhe si kriminel qe eshte zonjen Ina Rama, “laviren ebulevardit” e cila filloi te zbulonte petet e lakrorit dhe te gjitha keto e te tjera si keto jane mbyllur neper sirtare dhe jane ndjekur e sulmuar te gjithe ata qe i kane ngritur keto ceshtje dhe ata qe kane kembengulur me tej edhe jane asgjesuar ne menyre te fshehte nga ana e tij.Kurse politika jone ka qene dhe eshtre akoma e pafuqishme te merret me kete monster qe vjen ere dhe infekton ambientin politik e shoqeror shqiptar prej 27 vjetesh.Lutemi qe organet e reja te kene nderin dhe guximin te merren me kete kryemafjoz me permasa nderkombetare dhe ta shohim nje dite me byzylyke ne duar,sic pame dhe like floririn me ze dhe figure live ne TV dhe pas tij edhe pinok lulushken qe qesh edhe ne gjume si debil qe eshte.Izet Haxhia eshte gjalle dhe kerkon vetem garanci jete qe te deshmoje per gjithe krimet e ketij pocaqie te dale nga shpella e te ardhur ne Tirone per te perhapur mortjen,me tolerancen e pakursyer te nderkombetareve e sidomos te amarikaneve,nen masken e “luftetatit” kunder komunizmit,nga ky komunist i betuar me dy fytyra 24 karatesh.Cfare ironie.Eshte tallur me amerikanet dhe nderkombetaret 27 vjet plot dhe u ka hedhur hi syve per te bere lojen e tij dhe te serbeve,agjent i te cileve thuhet se eshte (me kete spjegohegt dhe venia prej tij si minister i brendshem i Flamur Nokes,tjeter agjent i UDB-se serbe…) dhe per ter ngritur perandorine e tij te Berishizmit,si ideologji dhe si praktike,si nje risi ne kete vend,per te asgjesuar cdo element e gje pozitive dhe per te penguar me cdo mjet e forme perparimin e ketij vendi deri me sot.Edhe nje dhemb po ti ngelet ne goje ketij langoje ose dhe sikur te mos kete fare dhembe ne goje ky pocaqi te njejten gje do beje.Dhe per kete do hapi,sa here ti doje qejfi “kutine e zeze ” te sekreteve qe ka grumbulluar per kedo me precedente penale ne shqiperi gjate 27 vjeteve si dhe te personave te lidhura me ish sigurimin apo me boten e krimit dhe do ta perdore per te mbijetuar ai dhe per te rrenuar gjithcka.Dhe per ta arritur kete kete ka perdorur sherbimet sekrete apo si quhet ndryshe SHISH-in qe i ka dhene cfare ka dashur gjate gjithe kohes dhe ka punuar per llogari te tij,duke anashkaluar kryeministrin(nenkuptoj Edi Ramen).Pra Salihu eshte ARSHIVA E BOTES SE KRIMIT NE SHQIPERI.Kurse mekembesi i tij mendoj une,qofsha i gabuar, do jete kush? Ku? ne PD,jashte PD-se,ne SHPK-ne e LSI-se appo ne Presidence? Te shohim…

    Reply to this comment
  8. Shqipe-Pelivani November 16, 12:05

    Une si gjithenje,
    nuke humba shpresen,
    qe burr,mbi burrat,
    eshte Rama,dhe vetem…

    Ate e sulmojne
    njerzit me te liq,
    asnje kundershtar,
    qe te jithe armiq!

    Nga vetingu do dale
    veç Rama i paster
    Plasni komentues,
    Te salehit gjarpèr…

    Mos m’u turrni si kafshe,
    por,prisni fundin
    kur, ky lum rrembyshem
    do pastroj veç llumin…

    kete llum te mbledhur
    gati tridhjet’ vjete.
    Nga kjo bande serbe
    qe veç vjedh e vrete…

    Lavdi Rames,
    Posht ju zagar!
    Me ne fund do shihni,
    kush eshte shqipetare.

    Ju mbetjet e zogut
    te esat toptanit
    ende s’kini pare,
    te zot e vatant

    Eshte e vertete
    “S’kini par gje akoma!”
    Dhe pse jane ne koma
    Lush e sal kufoma…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*