“Na duhet një urë… të kalojmë lumin”

Limos Dizdari December 9, 2017 13:19

“Na duhet një urë… të kalojmë lumin”

Një falënderim vonuar i artistit Dizdari nga Ksamili për ish-ministrin e Mbrojtjes. Historia e një gjermani në vitin 1944 dhe një lutje…

I dashur Pandeli!

Ju uroj shëndet dhe gëzime në familje, si dhe Ju uroj suksese në punën tuaj të vyer për shoqërinë dhe shtetin.

I mësuar ta shoh realitetin në sy, qartë e pa ekzagjerime, më duhet të pohoj se në marrëdhëniet tona nuk ka patur dashuri të derdhur pa hesap… Me sa duket, dikush na ka marrë në sysh, duhet të hedhim thëngjijtë apo të kemi një “nuskë”.

Por për asnjë çast nuk ka munguar nga ana ime vlerësimi për figurën tuaj, si atë intelektuale edhe atë morale e të ndërgjegjes në punë e në jetë.

Kjo ka shpjegimet e veta, në baze të të cilave është edukata juaj familjare.

Limos Dizdari

Kur ishit ministër i Mbrojtjes, paraqita para jush nevojën e një ure Bel në fshatin Vanë të Delvinës, fondet për të cilën fondet që ishin akorduar më parë, ishin vjedhur pa të kuq në fytyrë, pa turp në mendje dhe pa frikë në zemër.

Ndihma juaj ishte e menjëhershme dhe bujare. Unë ju pata falënderuar thellësisht dhe përzemërsisht atëherë.

Tani, që lumi i Kalasës, i pingosur, vërshoi dhe e shkatërroi atë urë, Ju drejtohem dhe një herë tjetër me falënderim, pas 15 vitesh.

Dhe me lutjen time të më jepni një keshillë se çfarë mund të bëjmë në këto kushte dhe sa më parë, në se është e mundur.

Duke menduar për këtë temë, sepse m’u kujtua një histori, që ma tregonte një mik nga Shkodra:

…Një ushtar gjerman, diku nga fundviti 1944 (nuk besoj se ky ishte gjermani që përcaktoi datën e Çlirimit më 29 nëntor), shkoi tek një sahatçi, usta i vërtetë, nga ata që i jepnin Shkodrës identitet.

Kërkoi t’i rregullonte sahatin e tij. Mjeshtri pranoi, por ky rregullim kërkonte disa ore ose ditë pune…

E la sahatin dhe iku…

Pandeli Majko

Orëndreqësi e rregulloi sahatin, pa ditur se do të rregullonte edhe kohën e tij…

Sidoqoftë, ajo orë mbeti në sirtarin e Mjeshtrit për më shumë se 50 e ca vite, duke pritur dorën e atij gjermani.

…Pak vite më parë, një turist i moshuar gjerman, i ardhur si i tillë në Shkodër, e kërkoi atë dyqan ku kishte lënë orën e tij dhe e gjeti.

Edhe sahatçiu ishte moshuar dhe, pasi e pyeti për shumë detaje, hapi sirtarin dhe nxori sahatin e atij gjermanit-bjond, fytyra e të cilit duhej tani si pikëpyetje…

Ai desh të thosh diçka, por mjeshtri shkodran i tha prerë: “ma keni paguar kur ma sollët orën”.

Kjo është ajo çfarë më tregoi miku im nga Shkodra. Ai është i besueshëm në ato që thotë dhe unë e besoj atë.

Por… realja dhe dëshira, ndonëse afër, kanë diçka që i bën të ndryshme nga njëra-tjetra.

As vetë nuk e kuptova pse m’u kujtua kjo ngjarje me atë ushtar gjerman…

Kështu, i dashur Pandeli, do të doja të ishe si ustai i madh i asaj urës Beli, të bërë në Vanë nga Ju, dhe unë si fshatari i Ksamilit, që të ndihmojmë njëri-tjetrin për të riparuar atë që shkatërroi ai lumë i pingosur nga fshatarët e pakujdesur që nuk e përkëdhelin Kalasën, por që, gjithsesi, kanë nevojën e urës për të hedhur lumin.

Në se e bëjmë këtë, të siguroj se nuk ka nevojë të yshtemi e të na hedhin thëngjijtë.

Mes nesh do të mbetet vetëm dashuria dhe reciprociteti për njëri-tjetrin.

Dhe atëherë të dy do të tregojmë se ai gjermani që la orën, jo vetëm që iku i fundit më 29 nëntor, por edhe se orën e tij e la për të rregulluar kohën tonë… për diçka vlejtën.

Të dyja. Edhe ora, edhe koha.

Më thuaj diçka…

Jam larg dhe vetëm, si të majtë, mbetemi për njëri-tjetrin dhe për njerëzit.

Përzemërsisht në këtë ditë feste

Limos Dizdari

Ksamil, më 8 dhjetor 2017

Limos Dizdari December 9, 2017 13:19
Komento

20 Komente

  1. Mary Tereza December 9, 13:45

    Zoti Limos
    ju e keni lene Tiranen,
    por s’besoj sic la Gjermani (jo) i Fundit Shqiperine…
    Gjermani u kthye per te verifikuar Oren/Kohen e tij, mbase edhe per te verifikuar karakterin shqiptar, le te themi.
    Ai ustai shkodran sigurisht qe nuk ka qene Njeriu i Ri, qe krijoi Koha e Partise, ai e dinte rregullin e Jetes dhe shenjteine e Prones, po edhe me te Huajin qe kalonte aty pari…

    Kurse ne ngjyruar me ideologji keto virtyte humben. Njeriu nisi te pertallte, ta vidhte e ta demtonte tjetrin si pa te keq…
    Nen shembullin e politikes, ne i prishim tere urat: me njeri tjetrin, me qytetarin, me memedhetarin, me gjithe te huajte, pra shkurt: me tere Natyren.

    Ja, zoti Limos, edhe ti, ne krye te letres publike drejtuar Majkos, me te drejte nuk merr persiper ta thuash se eshte Gjermani i Fundit (edhe pse ndajshton se clirimi eshte mu ne daten 29!).
    Me poshte, ti i bje ndesh edhe fjales tende, logjikes elementare dhe ia jep Gjermanit tere atributet e Gjermanit te Fundit, pra e quan Hjermani i Fundit, i Dates 29, te Clirimit, pra…

    Pra, si njerez pa-correctese qe u beme ne kohen pa prone e pa dinjitet, si njerez qe ende s’e dime c’ka ndodhur me Ne, me eterit e familiaret tane, pra as me Kombin e Historine tone, ne jemi gati te bejme ç’te mundim, pa parime e pa cipe te shfaqemi, vetem qe te hedhim lumin sot, pikerisht sot, kur ne fuqi eshte miku yne, partia jone, le ta hedhim edhe nje here harkun e kesaj ure, packa se cdo na ndodh neser…
    Sinqerisht, zoti Disdari , lexuesi nuk ka si ndjehet mire, nen perllogaritje te tilla. Muza vjen me natyrshem, musica e jetes eshte me e thjesht, fare pak nota, fare pak fjale, percjellin tere ate gezim njerezor…
    Sapo fillojne llogarite, gjerat prishen…
    Me vjen keq…
    Jemi per te ardhur keq…
    Ende nuk i ngrejme dot urat me natyren…

    Reply to this comment
    • Artemisa December 9, 16:18

      BRAVO !
      Pavaresisjt se Delet jo vetem qe nuk te kuptojne por edhe mund te te sulen ne nje gjuhe qe ti nuk e kupton ashtu si ata nuk marrin vesh nga gjuha jote.
      Respekte !

      Reply to this comment
    • Raimond vlonjati December 10, 07:36

      Ti me kete emrin Mary Tereza genjen si sharlatan

      Njeriu i Ri i Enverit, as nuk vidhte,as nuk vriste,as nuk bente droge,dhe as nuk conte femrat shqiptare ne protitucion

      Ai shkodrani ka qene tamam njeriu i kohes se Enverit

      Ndersa ky njeriu i sotem qe nuk ka lidhje me kohen e Enverit,
      eshte hajdut, esht vrases, esht spiun i te huajve ne Emigrim kunder shqiptareve, esht sherbetor i te huajve , eshte trafikant droge dhe trafikant i femrave shqiptare

      Ndaj po te lexosh keto qe them une mesiper, esht njelloj si te shikosh ne pasqyre surratin tend dhe te sojit tend spiun i cdo pushtuesi

      Reply to this comment
  2. intelektuali December 9, 14:22

    PANDI MAJKOS I KA MBETUR ORA TEK PARTIA E PUNES O LIMOZ DIZDARI I KANCONETAVE TE ENVERIT.

    prandaj:

    Ora e gjermonit qe mbeti ne Shkoder nuk ka gjasa te kete mbetur tek orendreqesi bujar dhe pragmatist shkodran qe mesiguri u shpall menjehere si ARMIK i popullit qe i sherbeu pushtuesit te huaj, por mund ta gjesh ne Muzeun e Luftes tek sheshi ne Tirane, pasi kishte shkuar me pare ne Beograd dhe Moske per te vertetuar 29 nentorin e ZI te clirim-pushtimit te Shqypnise nga MURTAJA bolshevike, qe ju kompozitoret e Enverit i kenduat me besnikeri per 50 vjet me radhe,

    prandaj:

    Mos ja kerkoni enveristit komunist Pandeli Majko rindertimin e ures ne Ksamil, por direkt gjermaneve te Merkelit ku Edi Rama shkon vazhdimisht per te kerkuar LEKA dhe ndihma pasi ka kerkuar me pare falje per krimet e komunizmit ne Bote, por jo ne Shqypni

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit December 9, 16:50

      ky gjermani do kete qene i parafundit, se une gjermani i fundit i lashe qypat me LEKA nastradinit dhe kur u ktheva tani qe t’i marr me thane se nastradini i kishte bere rrush e kumbulla dhe kafe tek Tajvani. Nuk i kane mbetur LEKA nga kesti i nente qe ka marre. Po i kerkoj publikisht Braçes se komisionit te ekonomise dhe 12 kesteve te tjera qe t’ia mbaje LEKAT nastradinit gjersa te mbushet borxhi i qypit me gjithe shtesat e interesit.

      Reply to this comment
      • info analitike December 9, 18:17

        Qypat me leka i vodhen ramizi, nexhi me biroistet, ti more vec enverin ne zemer. Ti e shumta mund te quhesh enverist i fundit se gjerman aha nuk ngjan gjekundi.

        Reply to this comment
    • I TILLE JE , SA HERE QE HAP GOJEN ! December 9, 18:16

      Je me te vertete injorant klasik dhe dashakeqes ne kulm , per gjithecka te mire qe eshte bere ne gati gjysme shekulli pas luf.II boterore , ne kete vend ! Nuk le as edhe nje rast pa perbaltur kedo qofte , nga njerezit qe kane jetuar , punuar e i kane dhene vendit , ne gjithe ato vite . Ti vazhdon me egersine tende te pyllit , apo shpelles nga ke dale dhe , si per ironi te gjithe delirit tend nihilist , na vetequhesh ” Intelektuali” , edhe pse me mentalitet shtazarak ! Fakti qe ze radhe i pari per te komentuar e vjelle vrer ndaj cilitdo , dhe qendron gjithe diten para monitorit , te ben te mendosh se je njeri i punesuar (qofte nga S.Berisha , qofte nga sherbimet sekrete fqinje , eshte e njejta gje) dhe jeton me kete profesion te urryer per kedo qe sheh nikun tend . Ndaj edhe e meriton perbuzjen nga te gjithe lexuesit e kesaj gazete te nderuar , me idete e se ciles , monstra te terbuara si ti , nuk i lidh asgje !

      Reply to this comment
  3. Euro Maloku December 9, 16:45

    Mire me oren…qe ju ka mbetur qe me 1944..
    Po me uren cfare keni…?

    Reply to this comment
    • intelektuali December 9, 18:42

      Po ja o Malok nga Evropa Kapitaliste, puna eshte se kompozitori famoz i Enverit, Limoz Dizdari i kerkon enveristit fanatik, Pandeli Majo LEKA per here te dyte per te rregulluar uren ne Ksamil pasi Rilindja Enveriste e Edvinit ja prishi me permbytjet ngaqe i beri LEKAT e kanabisit te Habilajve dhe Balilajve rrush e kumbulla per Rilindjen Urbane por edhe ca i mbajti per vete si zahire per dite te zeza.

      PO PSE ENVERISTI PANDELI MAJKO DO T’JA RREGULLOJE UREN LIMOZ DIZDARIT?

      prandaj:

      Nga ora e gjermanit te fundit ne 29 nentorin e ZI jugosllav te Enverit ka lidhje shume me uren e sotem te Limoz Dizdarit,

      sepse:

      gjermanet nuk i japin LEKA Pandeli Majo Komunistit qe shkoi ne Rusi tek Putini per te shitur si SKRAP nendetset sovjetike te Hrushcovit dhe Putini i tha:

      PO PSE NENDETSET QE NA VODHET NE NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES DO TE NA SHESESH TI O PANDELI MAMAJA?

      E shikon se sa lidhja ka ora e gjermonit te fundit me uren e Limozit ne Ksamil?

      Reply to this comment
  4. lexuesi December 9, 18:03

    Keqardhje per nje vend rrumpalle qe ka kaq shume shpellare qe vetequhen “intelektuale”, te cileve nuk u ka thene askush “pune e mbare”.Keta “intelektuale” shpellare, rrumpalle nuk dine gje tjeter veçse te pellasin pa pushim si gomari ne are..Ata nuk e dine se karta e OKB dhe te gjitha konventat nderkombetare kane ndaluar çdo shfaqje te nazi-fashizmit dhe kane lejuar zhvillimin e komunizmit.Partite komuniste jane legale si ne shtetet anetare te OKB dhe ne Keshillin e Sigurimit, ne shtetet anetare te BE dhe ne Parlamentin Evropian, ne Ballkan dhe ne Berishistan. Injorantet “intelektuale” nuk e dine se miliona njerez ne bote kane qene dhe jane antifashiste, pa qene komuniste,ndersa fashistet qe u hodhen ne kanalet e zeza perjetesisht, duan te ringjallen si “antikomuniste”.E di gjithe bota se keta monstra qe vijne nga fundi i ferrit jane jashteqitjet e Duçes e Hitlerit.

    Reply to this comment
    • intelektuali December 9, 19:56

      Ne korrik te vitit 1948 Kongresi amerikan miratoi nje pakete ndihme ekonomike per vendet e prekura nga shkaterrimi i Luftes dhe Presidenti amerikan Harry Truman me porosi te ish Presidentit Rossevelt hartoi Planin Marshall per ndihmen ekonomike te vendeve te Evropes dhe per Luften kunder perhapjes se Komunizmit ne Evrope dhe ndau nga buxheti i shtetit te SHBA afro 140 miliarde USD dollaro me kushtin qe vendet perftuese do te ndalonin me kushtetute Partite Komuniste. Franca ishte nga te parat vende qe pranoi kushtet, nderkohe qe Italia ishte nga te fundit.

      KU ISHTE SHQYPNIA E ENVERIT DHE TITOS NE 1948?

      Ishte duke u vene mina jugosllave anglezeve ne Kanalin e Korfuzit qe vrane dhe masakruan ushtaret dhe oficeret angleze me keq se gjermanet ne Lufte.

      prandaj:

      BROCKULLAT IDIOTE ME KOMUNIZMIN E OKB-SE NUK PINE UJE NE KETE FORUM TE GAZETES DITA

      sepse:

      Fashisti me i madh ishte Kumandari i LANC-it kriminal, Enver Hoxha qe ishte strehuar megjithe Nexhmijen ne vilen e Kryefashistit Bahri Omari,

      JA KE DEGJUAR EMERIN?

      sepse:

      Ka dale nje liber me dokumenta britanike qe zbulon se Enveri ka qene spiun i gjermoneve dhe Nexhmija ka qene antare vullnetare e Partise fashiste,

      JA KE PARE TRISKEN E ANTARSISE?

      Reply to this comment
  5. info analitike December 9, 18:19

    Keta rilindjotet as nje ure per te qene nuk jane ne gjendje te ndertojne, imagjino te tjerat. Keta jane mesuar vec te bojatisin fasada se kot nuk i prin nje piktor i deshtuar.

    Reply to this comment
  6. intelektuali December 9, 18:43

    Po ja o Malok nga Evropa Kapitaliste, puna eshte se kompozitori famoz i Enverit, Limoz Dizdari i kerkon enveristit fanatik, Pandeli Majo LEKA per here te dyte per te rregulluar uren ne Ksamil pasi Rilindja Enveriste e Edvinit ja prishi me permbytjet ngaqe i beri LEKAT e kanabisit te Habilajve dhe Balilajve rrush e kumbulla per Rilindjen Urbane por edhe ca i mbajti per vete si zahire per dite te zeza.

    PO PSE ENVERISTI PANDELI MAJKO DO T’JA RREGULLOJE UREN LIMOZ DIZDARIT?

    prandaj:

    Nga ora e gjermanit te fundit ne 29 nentorin e ZI jugosllav te Enverit ka lidhje shume me uren e sotem te Limoz Dizdarit,

    sepse:

    Gjermanet nuk i japin LEKA Pandeli Majko Komunistit qe shkoi ne Rusi tek Putini per te shitur si SKRAP nendetset sovjetike te Hrushcovit dhe Putini i tha:

    PO PSE NENDETSET QE NA VODHET NE NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES DO TE NA SHESESH TI O PANDELI MAMAJA?

    E shikon se sa lidhja ka ora e gjermonit te fundit me uren e Limozit ne Ksamil?

    Reply to this comment
  7. intelektuali December 9, 18:43

    Po ja o Malok nga Evropa Kapitaliste, puna eshte se kompozitori famoz i Enverit, Limoz Dizdari i kerkon enveristit fanatik, Pandeli Majko LEKA per here te dyte per te rregulluar uren ne Ksamil pasi Rilindja Enveriste e Edvinit ja prishi me permbytjet ngaqe i beri LEKAT e kanabisit te Habilajve dhe Balilajve rrush e kumbulla per Rilindjen Urbane por edhe ca i mbajti per vete si zahire per dite te zeza.

    PO PSE ENVERISTI PANDELI MAJKO DO T’JA RREGULLOJE UREN LIMOZ DIZDARIT?

    prandaj:

    Nga ora e gjermanit te fundit ne 29 nentorin e ZI jugosllav te Enverit ka lidhje shume me uren e sotem te Limoz Dizdarit,

    sepse:

    Gjermanet nuk i japin LEKA Pandeli Majko Komunistit qe shkoi ne Rusi tek Putini per te shitur si SKRAP nendetset sovjetike te Hrushcovit dhe Putini i tha:

    PO PSE NENDETSET QE NA VODHET NE NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES DO TE NA SHESESH TI O PANDELI MAMAJA?

    E shikon se sa lidhja ka ora e gjermonit te fundit me uren e Limozit ne Ksamil?

    Reply to this comment
  8. intelektuali December 9, 18:44

    Po ja o Malok nga Evropa Kapitaliste, puna eshte se kompozitori famoz i Enverit, Limoz Dizdari i kerkon enveristit fanatik, Pandeli Majko LEKA per here te dyte per te rregulluar uren ne Ksamil pasi Rilindja Enveriste e Edvinit ja prishi me permbytjet ngaqe i beri LEKAT e kanabisit te Habilajve dhe Balilajve rrush e kumbulla per Rilindjen Urbane por edhe ca i mbajti per vete si zahire per dite te zeza.

    PO PSE ENVERISTI PANDELI MAJKO DO T’JA RREGULLOJE UREN LIMOZ DIZDARIT?

    prandaj:

    Nga ora e gjermanit te fundit ne 29 nentorin e ZI jugosllav te Enverit ka lidhje shume me uren e soteme te Limoz Dizdarit,

    sepse:

    Gjermanet nuk i japin LEKA Pandeli Majko Komunistit qe shkoi ne Rusi tek Putini per te shitur si SKRAP nendetset sovjetike te Hrushcovit dhe Putini i tha:

    PO PSE NENDETSET QE NA VODHET NE NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES DO TE NA SHESESH TI O PANDELI MAMAJA?

    E shikon se sa lidhja ka ora e gjermonit te fundit me uren e Limozit ne Ksamil?

    Reply to this comment
  9. intelektuali December 9, 18:58

    KESTET E EDI RAMES SI DEMSHPERBLIMET E ENVERIT

    Kur filloi te grabise pasurine dhe floririn e tregetareve ne vitin 1946 nje miku yne e pyeti xhelatin e Enverit qe kishte shkuar me patllake ne brez duke i ftuar tregetaret qe t’ja shisnin shtetit floririn e tyre:

    PO ME SA LEKA DO TE NA I PAGUANI FLORIRIN?

    Ai xhelat qe me kujtohet emeri sot, por qe ishte mallakastriot u pergjegj:

    PUSHTETI POPULLOR TANI NUK KA LEKA SE ESHTE I VARFER, POR DO T’JU JAPIM KUITANCA ME FIRMEN TIME DHE KUR TE PASUROHEMI DO T’JU PAGUAJME DERI NE KACIDHEN E FUNDIT.

    Ata tregetare qe u genjyen dorezuan pasurine dhe floririn e tyre dhe moren nje leter te firmosur nga mallakastrioti, ata qe nuk rane dakord u pushkatuan me tortura duke i thyer kockat e trupit sic ishte edhe babai yne dhe kur vdiq ai ne vitin 1946 nena ja fali vullnetarisht pronat dhe pasurine pushtetit popullor. Pas viti 1990 kur shkuam tek keshilltari i Saliut Theodhori Sollaku per te kerkuar pronat tona ai na tha:

    PO JU CFARE KERKONI? JU JA KENI FALUR VETE SHTETIT PASURINE DHE PRONAT TUAJA!

    prandaj:

    Eja tek Tajvani qe te mesosh cudira te tjera te kesteve enveriste te Rilindjes Socialiste.

    Reply to this comment
  10. studenti December 10, 09:01

    Intelektualet rrumpalle jane te sfumuar,
    prandaj llomotisin gjithenje pa pushuar,
    ne iracionalitetin e tyre te perhumbur,
    ndjehen fitues edhe kur jane mundur.

    Keta sherr-budallenj ,intelektuale,
    e kane vulen e injorances ne balle.
    se keta dine çdo gje qe nuk e dine,
    aty ne llumrat e paditurise ku rrine.

    Ata jane tragji-komike mendjefjetur,
    duke genjyer te verteten kane gjetur,
    te mbushur nga lakmia edhe urrejtja,
    mrekullite e botes i gjejne tek vetja
    ,

    Reply to this comment
  11. I.Troplini December 10, 10:33

    Èshtè pèr tè ardhur keq, qè emra tè tillè si ky i Limos Dizdarit, ndjehen tè detyruar tè shkruajnè nè leter, nevojat emergjente tè komunitetit ku jetojnè,, dhe tè pèrdorin shinèn e jargave, atè “personalen mes neve tè sè majtès”, atè shinè turkoshake, qè nuk njeh as ligj dhe as detyrim kushtetues tè shtetit ndaj qytetarit taksapagues.
    Pandeli Majko, do shpenzonte tè ardhurat e kasès sè shtetit, pèr tè mundèsuar ndèrtimin e asaj ure. Ato taksa, i kanè paguar TÈ MAJTÈ dhe TÈ DJATHTÈ sè bashku, pa dallim feje, krahine, ideje. Edhe Ksamili apo gjithè zona e Delvinès, nuk ka vetèm tè majtè, qè meritokan mbèshtetje.
    E kuptoni Z.Dizdari? Kjo mènyrè dhe botè mendimesh si juaja, èshtè pasqyrim i gjèndjes sè pashpresè, nè tè cilèn gjèndet inteligjenca shqiptare.
    Hidheni lumin edhe kètè herè. Ndèrtojini edhe ndonjè lapidar Pandeli Majkos, a thua se e bèri urèn, me tè ardhurat e rrogès sè tij.
    Rrumpallè shqiptare qè kudèrmon botèn. Vetèm era shtet, nuk bie gjèkundi.

    Reply to this comment
  12. ELIOT December 10, 11:50

    STUDENT …. E VERTETA TE MBYLLKA SYTE … E SHIKOJ SE STE VJEN MIRE QE NJE NJERI SI INTELE … TE JEP LESSION …..JE I MRE SI POET …POR POEZIA E JOTE DUHET TE HIDHET NE TOILLET …DHE KY LABI ME PESE OPINGA …. NJERIU ENVERIT AS NUK VIDHTE AS NUK VRISTE AS NUK … LAB ..JE I SEMURE APO SI KE MARRE ILACET ME KOHE ….. NJERIU I ENVERIT I NDAU FAMILJET NGA NJERA TJETRA … KOMUNISTAT E ENVERIT TORTURIAN SHQIPTARET ME KEQ SE GESTAPO ..PER TI MARRE PASURINE QE E BENE ME GJAK … DHE NJERIU I ENVERIT VRAU ME SHUME SE NJERIU I HTLERIT DHE DUCES NE SHQIPERI ….MESO TE LEXOS SPIUN .. TE GHITHE PARTIZANET QE BENE LUFTEN ????? ENVERI I BERI TRADHETARE BEQIRIN ME 50 TE TJERE …SEPSE ENVER SKIZOFRENI ISHTE NJE HITLER MORRACAK ….PRANDAJ JU ZORRAGJITE KONUNISTA BAJGAT E EUROPES ….MESONI HISTORINE MIRE PASTAJ ZHGARRAVISNI SE EDHE NJE FEMIJE 10 VJEC GJUKON ME MIRE SE JU ..TRADHETARE TE POPULIT …JU E BETE SHQIPRIN MJERIM JU EDHE ENVER KATUNARI PRANDAJ EDHE SOT VENDI ESHTE NE MIZERJE SE ENVERI JA DHA SHKOLLEN ME MIQE RAMES METES BERISHES BASHES .NANOS …QE SOT VJEDHIN DHE …..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*