Na ishte një herë BONIFIKIMI!

December 4, 2017 11:47

Na ishte një herë BONIFIKIMI!

Në kohé diktature,
me shokun Enver,
vendi s’u përmbyt,
as edhe një herë!

Aherë goxha dimër,
kish në Shqipëri,
pa pushim-tri muaj,
binte borë e shi!

Lumenjtë përmbi fshatra,
kurrë s’kishin vërshuar,
se vendi i gjithi,
qe bonifikuar!

Lumenjtë pa pengesa,
derdheshin në det,
dhe për fat të mirë,
shteti ishte shtet!

Me argjinatura,
brigjet qenë mbërthyer,
po tani në shtrat,
që të gjithë janë gryerr!

Edhe hidrovoret,
që non stop punuan,
në kohë të Enverit,
të gjithë u ndërtuan!

Qenë të paprekur,
gjithë pyjet tanë,
dhe të rinj u mbollën,
miliona fidanë!

Kanalet kulluese,
të drejtë si vizore,
gjithë ujërat i çonin,
nëpër hidrovore!

Në brigje lumenjsh,
kurrë nuk ndërtohej,
kjo në atë kohë,
as mund të mendohej!

Po mbas nëntëdhjetës,
ndërtues mizorë,
kanë ngritur pallate,
dhe mbi kolektorë!

Po sapo këtu,
erdh’ demokracia,
kundër vetë natyrës,
u bë badërdia!

U mblodhën barbarët,
nga ishën e s’ishën,
gjithë ekuilibrat,
si makutë i prishën!

Nga Nënë Shqipëria,
s’hoqën vetëm yjet,
shkatërruan fushat,
dhe rrafshuan pyjet!

Shteti i sapoardhur,
jo që s’vuri dorë,
po me gjithë barbarët,
u bë bashkëpunëtor!

Çka për pesë dekada,
këtu u ndërtuar,
çdo ditë e nga pak,
krejt u shkatërrua!

Qeveri e sotme,
që ca nuk e duan,
njëzet vjet masakër,
tani po i vuan!

Njëzet vjet masakër,
masakër vërtet,
s’mund të rindërtohej,
veç në katër vjet!

Kjo është e pamundur,
kot vazhdojnë sherret,
se tani natyra,
mbi ne po hakmerret!

Arben Duka

December 4, 2017 11:47
Komento

16 Komente

  1. sh qipe pelivani December 4, 12:26

    Shih kur te sulen
    gjithe lehsit e shqupit:
    “Rapsod,shahist,
    intelekt- leshja… e Mark Ukit…

    Ham,humet e njohur
    veçan ne ket’ faqe,
    do lepijne Duken,
    njera ne mullaqe…

    Pastaj,do i sulen
    si ujqer te etur
    Enverin do shqyejn
    nga qe eshte i vdekur…

    Se, sa ishte gjalle
    ballist,legalist…
    rrinin si mizat
    nden’ te kalit bisht.

    Reply to this comment
  2. Populli December 4, 14:04

    Ne kohen e diktatures me Shokun Enver,
    vendi ish i permbytur komplet ne Mender…
    kur ushqim te femijes e merr me rracion,
    c’permbytje me te madhe o Duke kerkon?
    fshatari buken ne qytet nuk blinte dot,
    ka permbytje me te rende se kjo o idiot?
    kur per 50 vjet Talloni ishte Mbret,
    ka me permbytje e me ibret?
    kur per nje fjal goje vdisje ne qeli,
    c’permbytje tjeter do ti or njeri?
    vendi u permbyt jo pak por 50 vjet,
    si ajo permbytje me kurre nuk do kete,
    sado ti qaje shpirti shume disa enderrimtareve,
    Enveri nuk ngjallet me nga Esfeli i Gomareve…

    Reply to this comment
    • shqipe-pelivani December 4, 20:30

      E vertete per ç’thua zotrote
      Qe per gati 50 vite,
      qe s’ka patur boll ushqim,
      e te tjera, si kjo, permbytje….

      Vertete,qe kjo ka ndodhur
      Por jo per te gjithe,o njeri.
      u ka ndodhur 100 veteve
      mut-stermuti si ti…

      Ju mbetjeve te ballit,
      bashkepuntor te nazizmit
      tradhetare te vendit
      dhe sot pjes’ e krimit…

      shqupist te salehit
      I djeshmi komunist
      Qe mbledhur i ka
      gjithe ju, flliqesit…

      Reply to this comment
    • floriri i Bençes December 4, 20:47

      Niku tend duhej te ishte “Balli”, ose “Diversanti”, “Populli” nuk mund te jete, sepse ti nuk e perfaqeson.
      Qe na kujton tallonin ben shume mire, sepse eshte nje e vertete, por kur thua “50 vjet tallon”, behesh i pabesueshem, sepse eshte nje genjeshter teper e madhe, eshte njesoj sikur te deklarosh qe ne Gerdec u vrane 2600 njerez apo ne 21 dhjetor qeveria vrau 400 veta.

      Reply to this comment
  3. demo December 4, 18:29

    Ballist,zogist dhe xhaferr Devist
    vetem mos me quaj sllavo-komunist
    Eshte sera juaj Sali katundari
    Oxhak,brez pas brezi,Ismail Qemali

    Sali malokun,shejtanin me boje
    e gjeti Enveri,kur shkoi ne Tropoje
    E njohu shejtanin,lugati plak
    Ne Bllok e futi,deri ne Oxhak

    E gjeti shejtanin ne Lug te zi
    qe kur te permbyset mos te kete qetesi
    qe kur te permbyset,t`i nxjerre ujet e zi
    Te mbytet Shqiperia me dy luge shi.

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit December 5, 11:10

    Sot permbytjes ja gjejme lugen
    ngrejme dolli per Arben Duken.
    Rrofsh e qofsh si te dish vete,
    i kalofsh qind e gjashtedhjete.

    Te uron nga larg “gjermani”
    o Ben Duka partizani,
    ama torten plot me drita
    lypset qe ta bleje “DITA”.

    Reply to this comment
  5. vjola December 5, 13:02

    Te lumte

    Reply to this comment
  6. bejtexhi pa shkolle December 5, 13:15

    shahistet erdhen ne fuqi
    qysh me nedhjete e njene
    shkateruan tokat me shtatpes njene

    e nisen me lumenjt
    shkatruan dhe male
    per mirqenien e popullit
    ngriten firmat piramidale

    rahen gjokse mbajten fjalime
    nuk pushuan dit e nate
    deri sa ne fund
    na sollen vitin nent..shtat

    rihnin gjokse betoheshin per saline
    me qindra te rinj u vrane
    me mijra moren aratine

    mlidheshin ne presidence
    kuvend me saline
    per tu armatosur
    shkateruan ushterine

    sa ran nga pushteti
    po ju vinte plasje
    me nentdhjete e_teten
    sajuan nje vrasje

    te renet nga froni
    me dakortesi me saline
    me tanke dhe arme
    sulmuan te re qeverine

    ky vit qe me fat
    se nuk pati vrasje
    por me nderkombetaret
    paten vec perplasje

    tete vjet opozite
    gerthiste hajduti cirej dembeli
    nuk degjuam gje tjeter
    cdo or e minut nano krimineli

    mbas tete vjet ne opozite
    me shpifje e trillime
    sa moren pushtetin
    kishin te tjera mendime

    do mbjellim ullinj dhe arore
    elb edhe tershere
    ne fund e menderosen
    hodhen ne ere nje fshat te tere

    do bejme centrale berthamore
    ta kalojme evropen
    ne fund shqiperis
    i pregatiten gropen

    ra prap qeveria
    ra dhe lazarati
    tani do degjojme
    drogaxhi dhe kriminel i gjati

    Reply to this comment
  7. Filozofi December 6, 00:46

    Kane vojtur shtazet antikomuniste dhe po vuajne edhe sot . Nje pjese e tyre fale perkrahjes se Armiqve te Shqiperise dhe Shqiptareve jane rregulluar mire me Pasuri dhe biznese te ndyera por shumica e tyre jane me keq se nen Enverin ! Bota asnjehere s`e ka urryer Komunizmin as Enverin por Shqiptaret dhe Shqiperine !Edhe Njeqind here te nderruohej Enveri nga posti prap Shqiperia do mbetej “Komuniste” dhe lindore e kurre s`do behej Perendimore se vet Perendimoret ( Berlini ,.Londra, Versaji , Atlantiku , Dejtoni , Rambuje-ja ) e kane Futur ne Lindje , ne Bllokun e Fese se Lindjes dhe kontinentin e Lindjes .

    Reply to this comment
  8. Shqiponja December 11, 23:05

    Arben Duka , je dhe do mbetesh legjend e te shkruarit te se vertetes, edhe pse ka mbeturina qe ju ka ardhur dita sot te lehin.
    Nje bravo te madhe …sepse vargjet e tua nuk mund ti komentoj gjithkush ,se nuk harrin dot te kuptojn,dhe bejne sikur komentojn.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*