Na ishte njëherë liqeni… (FOTO)

February 17, 2015 18:28

Na ishte njëherë liqeni… (FOTO)

Duket se asgjë nuk e ndal etjen për të mbushur Tiranën me ndërtime, për të mos e lënë të marrë frymë lirisht.

Pallatet që janë projektuar të ndërtohen në digën e Liqenit Artificial të Tiranës po marrin formën e tyre dita- ditës. Në pasditen e së martës, ne pamë nga afër se çfarë po ndodhte në këtë zonë. Ajo që vumë re ishte se të gjitha makineritë, ekskavatorët, betonierët ishin të ndezura e në aksion.

Puna vazhdon edhe pse përpara pak javësh, IKMT-ja ndërpreu këto punime, për ndërtimin e 17-katësheve në këtë kompleks.

DITA u interesua pranë IKMT për të kërkuar arsyet pse kanë nisur punimet, ndërkohë që inpsektoriati kishte dhënë një vendim pezullimi.

Burime nga IKMT thanë këtë përgjigje: “Pas vendimit tonë për pezullim, subjekti e çoi çështjen në Gjykatë, dhe Gjykata i dha të drejtë për mos pezullimin e punimeve”.

Inspektorati shtetëror tha në argumentimin e tij se janë shkelur vendimet e qeverisë. Leja e dhënë nga bashkia, është bazuar në akte që nuk kanë marrë ende fuqi. IKMT-ja tha se vendimi i Bashkisë ishte në kundërshtim me ligjin për planifikimin e territorit dhe se vendimi nuk ishte i shoqëruar me planvendosjen e objektit.

Duke parë se ndërtimi është 10 metra larg digës së Liqenit Artificial, është e nevojshme marrja e lejes nga Komiteti i Digave që është në varësi të qeverisë. Por kur kjo e fundit, akoma nuk ka konfirmuar vazhdimin e punimeve, punimet vazhdojnë në mes të ditës, ku makina të tonazhit të rëndë punojnë pa asnjë problem për hapjen dhe pastrimin e gropës./E. Resuli

IMG_4630

IMG_4626 IMG_4612  IMG_4636 IMG_4634 IMG_4632  IMG_4625 IMG_4624 IMG_4623 IMG_4615

 

February 17, 2015 18:28
Komento

28 Komente

  1. KingBardhyl February 17, 18:38

    Rrumpallistan.

    Reply to this comment
  2. Tarrasi February 17, 18:44

    HAJDUTERIA I KA MBERTHYER TE MAJTET DHE TE DJATHTET

    NDERTIMET PA LEJE VAZHDOJNE NE MES TE DITES NE MES TE TIRANES

    O RAMA TE MEDEROFSHA QEVERINE BASHKE ME INUKUN.

    O BASHE JU HAJDUTET E PD BESHKEPUNONI ME ATO TE PS KUR JU NGROHET XHEPI SKA RENDESI NGJYRA E PARTISE APO “IDEALET”

    pD DHE PS JANE MORRA QE SHTYPEN NGA HAJDUTET ME XHEPA TE MEDHENJ SA HERE QE LIND NEVOJA.

    Reply to this comment
  3. Iremila February 17, 18:45

    Shqiperi te kam dhjere.S’te mora vesh asnjehere! Njeri gozhdes,tjetri patkoit!Lumja ti moj shqipo o lule,per lulezimen qe vure.ate njeri pacavure,qe iken si pederast.se ashtu eshte ne te vertet.se asgje si ben pershtypje,vec para do qe te ket!

    Reply to this comment
  4. Toni February 17, 19:09

    Per mueee jueee jeniii te paret,,Perpara me 2-B-te peden e bashkise dhe skizofrenin serbin e SHQUP-it,Shqiperia pas Gjermanise..perpara vidh-vrit-prit-uzurpo-etj pa hesape babezi ketu e 25-vjet edhe hajde te boje hajer ky popull,pale po edhe bthq i bashkise donte ti kthente parkinget e Tirones me pagese jo pak po 35-vjet…

    Reply to this comment
  5. Emir February 17, 19:29

    Problemi qendron qe ky milet e ka protesten me damar. Tani nuk e di se si e ka llogaritur Rama impaktin e ndertimit te liqeni ne zgjedhjet lokale, por une nuk do te isha shume i sigurt qe do kalonte pa reagime.

    Reply to this comment
  6. arjan February 17, 20:21

    o rama o pler mos dergo ata te unmikut ne fshat per te na len neve nje muaj koh per te na prishur hayret bagetive dhe angaet e barit .po meru me par me ata qe ike atje afer .po fijn zgjedhjet dhe dergona ata zarbat te na kerkojn voten

    Reply to this comment
  7. enter February 17, 20:24

    Mos u cuditni, te gjitha keto tregojne shpirtin shkaterrues te shqiptarit

    Reply to this comment
  8. isi February 17, 20:55

    Cfare ben INUK,cfare ben policia shtetit,ku e ka shtetin Rama?????Nuk ka nevoje per vendim gjykate,perderisa ndertuesi nuk ka lejen e kkrrtsh!!!!

    Reply to this comment
  9. Gjykata speciale e krimit të Tradhëtisë ndaj Atdheut February 17, 22:13

    Sot mora vesh që u paska bërë një gjyq ilegal,ilegal,ilegal,ilegal,ilegal… i bashkisë kundër I K M-tësë së Ramës! Edhe gjyqi na qënka mbajtur i fshehtë,i fshehtë,i fshehtë….! Kryetar i trupit gjykues “mafia e dë dy palëve” d.m.th mafia shpellarizëm plus rilindje! Ju betohem që as Rama, për kokën e saliut që nuk di gjë! Ncuk,ncuk,ncuk! Po të dintë ai domethënë Rama,…ëhëëë çfarë do t’iu punonte! E dini çfarë ? Ja u them unë,- do t’ju binte lart e poshtë me briskun e 21-janarit !!! Brisk i markës kallashpistoletë që ja kapi saliut të ura e Lanës më 21 kollozhek 2011 ! Brisk i paparë! Të rruan leshtë e sumës!? Zero t’a bën…! Tung!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 17, 22:16

      Unë jam njëqindpërqind me atë që thotë më lart Gjykata Speciale! Kjo po,-kjo gjykatë ta mbush mendjen! Nderime !

      Reply to this comment
      • Patriot 3 February 18, 00:00

        Edhe mua kjo gjykatë ma mbush mendjen o pëllumb zaimi? Por këtë lloj gjykate nuk e bëjnë dot rilindomafiozët. Ata kanë dhe do të mbajnë edhe për shumë vite gjykatat lebroze të saliut. Respekt!

        Reply to this comment
  10. meri February 17, 23:26

    Kjo qe po ndodh tek liqeni eshte turpi me i madh qe po i le kreytari Basha Tiranes. Kjo do te jete njolla e erret ne CV-ne e tij politike. Personalisht mendoj qe 5 kullat jane shume te bukura, moderne, por nuk kane asnje lidhje me ate truall ku do te ndertohen. Ketu nuk behet fjale per distancen nga diga, per lejen nga komiteti i digave etj etj… Keto jane leje qe zoterinjte qe po ndertojne i marrin kollaj fare me parà, kjo eshte menyra e tyre e te berit biznes.
    Problemi eshte shfrytezimi me babezi i territorit ne gjeresi dhe lartesi. Paaftesia e gjithe stafit qesharak te Bashkise Tirane solli ne prerjen e atyre pishave me moshe minimumi 50 vjecare. Nje urbanist i zoti do ta kishte gjetur zgjidhjen edhe per pishat edhe per ndertimin. Gjithashtu lartesia 17 kateshe eshte vrasese per te gjithe zonen me ndertime max nga 8-9 kate.
    Ndalimi qe i beri Rama ndertimit, sebashku me bjonden me bukle te INUK ishte nje farse e shemtuar per te na hedhur hi syve. Po si more shqiptare mund ta ndaloje Rama ate ndertim? A nuk ishte ai si kryetar bashkie qe vendosi te ndertonte aty kulla me 35 kate? Apo e keni harruar? Keta pazarxhinj ordinere, Basha e Rama, personifikimi ideal i shprehjes popullore “shtati pyll e mendja fyll”, kane shkaterruar kete qytet ne menyren me te turpshme te mundshme.
    Zgjedhjet e reja lokale erdhen. Une i bej apel te gjithe votuesve te ketij qyteti ti denojne keta shkaterrues me vote. Kur te jene para kutive te votimit te mendojne per kullat 17 kateshe tek diga e Liqenit, te mendojne per shemtine prej betoni qe do ta shikojne te materializuar dite pas dite.

    Reply to this comment
  11. gjermani i fundit February 17, 23:45

    jemi qe jemi, a nuk po i fusni ca pallate mu ne mes te Liqenit, do jene sukses i papare. Do behet Manhattan. Nga do veje Liqeni do thoni ju? Do marre kembet ne krahe e do ia mbathe andej nga Shtish Tufina, le qe edhe vendet per varre kane mbaruar

    Reply to this comment
  12. padrino February 18, 00:00

    Po edi kristaq rama, pse s’ndihet,apo do meret me inaugurimin e shtëpisë së gjetheve, dhe falenderimin e vishos .

    Reply to this comment
    • ela February 18, 00:20

      Jo, Rama po inauguron shtepite e romeve ne Lezhe. Po inaguron edhe fasaden e nje pallati po ne Lezhe bashke me merhumen, ministren gjermeni.
      Ai akoma nuk e ka kuptuar qe eshte kryeminister, mendon qe ne 23 qershor 2013 u zgjodh kryetar bashkie i gjithe qyteteve shqiptare, prandaj vazhdon akoma i bie qemanese se fasadave. Edhe per keto kullat tek liqeni minimumi qe mund te beje eshte ti kundershtoje fasaden, jo prej xhami me nje ngjyre por xham me ngjyrat e ylberit.
      Piktor i deshtuar, fasadist medioker dhe kryeminister mjeran.

      Reply to this comment
      • Rrema February 18, 10:36

        Jo e ka nji dhunti, tregon edhe barcaleta, gallata filmash te tipit Robert Camcakizi, ka pene te forte erudite kur shkruan.

        Reply to this comment
  13. arben February 18, 00:13

    ky eshte nje tmerr kur do te bejm shtet qe keta kusare qe shkatrruan dhe po shkatrrojn shqiperin te futen ne burg (u ka dale frika keta duan nje qeveri qe tua konfskoi menjeher)

    Reply to this comment
  14. "Horri i Bulevardit" February 18, 00:24

    Ju siguroj qe kryeministri e ka nji plan, cfare? Besoj se ai pret te ndertohen dhe ti fusi tritolin.
    Por une do ti kerkoja qe keta ndertues, duhet edhe te paguajne per pastrimin e mbetjeve, deri sa te kthehet ajo zone, ne gjendjen e meparshme.
    Me kujtohet ai hoteli ne buze te liqenit te Pogradecit edhe ne ate rast, ndertuesit moren njehere njoftim, per te mos ndertuan, por ata si kuksianet e Nul Nokes, vazhduan dhe erdhi koha qe Edi Rama ja u prishi, atehere kur ata prisnin turistet.

    Reply to this comment
    • ela February 18, 00:34

      Hajde plan hajde! Po kur ta realizojne planin tre mosketieret e tritolit, vigani Rama & Bjondja e INUK dhe shkurtabiqi Tahiri, mos harrojne ti bejne ndertuesit te paguajne edhe peshkun e ngordhur te liqenit. Ose me mire jo, peshkun ta marrin e ta pjekin ne Lalz me Liken, se ngjala u dekonspirua.

      Reply to this comment
    • Desert rose February 18, 00:41

      ty te ka rrjedhur mendja fare
      nga dashuria per Ramen nuk shikon me asgje
      ata po ndertojne me leje …ti thua po pret te ndertojne dhe tua prishi ???
      pse mos te duken gje 2 kokepalar si ata te mjeret qe po i le te ngrohen ne ane te germadhava te shtepive me zjarr ???
      jo qe jane bashke ,se Rama jot ka marr perqindjen ,po dhe sikur mos te ishte
      B.Ulaj e ngre me tritol qeverine tende te ngjalave ,e nis te ripjelli perseri
      se kesaj radhe deshtoi .
      pse ate pallatin e Lulit ,kujton ti se e prishi pa dhene leke ?? eeeeeeeeeejjjjjjjj morracaku i kuq ,jane leket e shtetit ato ,se Rama bunkerin e tij e ngriti me 3 mil.kursime dhe me materiale te varfera .

      nuk thua ,ishalla po rrezohet ajo dige dhe ti fshij me gjithe pallate ,te parin Ramen e me radhe te gjithe ripjellsit ….se keshtu
      shpetojme nga plehrat njeher e mire !!!!!

      Reply to this comment
      • "Horri i Bulevardit" February 18, 06:46

        Po lujm roza rozina me ty moj roze tani, qe kemi rrjedhur kjo dihet, bashke me ty moj roze, cte keqe ka e shembem komunizmin, ja q… nenen, e sollem shurrmbledhesin ne krye dhe tani edhe une jam i detyruar te degjoj pordh rozine, mbush me tangarllek katunaresh.
        O desert shko futi nji pace me kom dhije, se mje ngjit si muti mas kpuce.

        Reply to this comment
    • Patriot 3 February 18, 00:56

      Horr Merkeli,çuni i Enxhit prapë po shet idealizëm me shumicë. Të lumtë çuno! Po të duket Shqipëria Gjermani me rregulla e ligje më duket ty! Tanke shen!

      Reply to this comment
  15. eduart February 18, 00:43

    mjer toka shqitare Çfar plehra njerz mban mbi vete e shkatruan ne themel per 25 vjet e vodhen e shperfitiruan me politikan qe vetem e vodhen i pren pyjet i pren pem e eullishte ,vreshta e agrume i vodhen minjera e bregdete skan la gje pa ber mbi ket ved qe zoti ekompletoi me gjitha te mirat skatrrusi nr nje i ketij vendi Sali Ram Berisha ne vend qe ta ket vendin ne burg na jep akoma leksione demokracie sa turp per ket vend te gjithe barbare e saj duhet te ishin ne burg.kjo masakr nuk ndodhe ne asnje vend te botes

    Reply to this comment
  16. Pëllumb zaimi February 18, 00:49

    Ore tiranas? Kujdes nga ky gjermani i fundit i cili s’paska ikur! Ky kërkoka të ndërtojê pallate në mes të liqenit! Grabiti floririn në Shqipëri dhe qënka kthyer për t’i investuar në pallate! Eh dreq o punë, ne nuk po gjejmë rehat nga pushtuesit tanë dhe tani papritur vjen dhe ky pushtuesi i huaj! Ç’na gjeti mor ç’na gjeti, pushtuar nga brënda e nga jashtë! Na i morën të tëra e po na lënë vetëm kashtë! O gjerman,- ik more ik se janë më të fortë se ty këta pushtuesit e brëndshëm. Janë si minj , nuk kanë belçik këta, të grryejnë nga poshtë pa i kuptuar fare! Ik more ik ! Tung!

    Reply to this comment
  17. Socialisti bythpambuk February 18, 04:32

    Pazaret i ka bere Ram mashtruesi dhe hajduti me i madh i Shqiperise .

    Reply to this comment
  18. eliosos February 18, 10:35

    une jam mese dakort per keto ndertime..te pakten nuk do kete transa qe pallohen mbrapa pemeve apo ere fekalesh qe ta shpif..pse nuk ndiheni per pallatin e kuq qe eshte te hyrja e liqenit dhe 1000000 here me prane diges, po pellgu ku eshte universiteti marlin barleni dhe pallatet ngjitur nuk jane afer diges…po kodren e farkes e keni pare si po e zhveshin kuroren e gjeleber apo nuk ju vjen keq per kete pjese
    me ne fund do te kete rregull ne kete zone..apo ju komentues te frustruar ju vjen keq qe kjo zone e qelbur nuk do te jete me e tille..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*