“Na jep 100 mijë euro ose të zhdukëm”, në pranga dy gjobëvënësit e Vlorës

August 13, 2017 10:59

“Na jep 100 mijë euro ose të zhdukëm”, në pranga dy gjobëvënësit e Vlorës

Policia e Vlorës ka parandaluar përshkallëzimin e një rasti gjobëvënieje ndaj një shtetasi 46-vjeçar, i cili ishte kërcënuar me jetë nëse nuk u paguante dy të dyshuarve një shumë prej 100 mijë eurosh.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qishbardhë, ku dy autorët e dyshuar të gjobëvënies ishin duke pritur që të merrnin shumën në fjalë nga shtetasi Sh. S., banues në Vlorë.

Policia arrestoi 28-vjeçarin Endri Beriraj dhe 25-vjeçarin Julo Rrokaj, që të dy banues në Vlorë.

Dy të arrestuarit kërcënonin prej muajsh me anë të telefonit 46-vjeçarin, ndërsa ditët e fundit edhe me jetë.

Policia shpjegon, ndërkohë, se konflikti mes Endrit dhe shtetasit të kërcënuar ka ardhur për motive të dobëta.

Të ndaluarit pritet të akuzohen nga Prokuroria për veprën penale të “shtrengimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë, kryer në bashkëpunim”.

August 13, 2017 10:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*