Na kanë shpërbërë karakterin

November 18, 2015 12:42

Na kanë shpërbërë karakterin

Kemi më tepër se shtatëdhjetë vjet që e përdorim si shumë fjalën popull dhe, për fat të keq, i kemi ngarkuar atij mbi kurriz mjaft mëkate, të cilat në fakt nuk i meriton. Dikur thuhej ‘Në emër të popullit’, por një gjë e tillë faktikisht po ndodh edhe sot, kur politikanët për t’u mbrojtur ndaj akuzave që u drejtohen atyre, justifikohen se na kanë zgjedhur populli. Por si atëherë edhe sot, populli vetëm ‘Ka hapset e Kashtës’. Është i mposhtur, i manipuluar, apo i paaftë për të shfrytëzuar potencialin që ai ka? Në diktaturë edhe mund të shfajësohet, sepse ajo qe e egër dhe nuk të linte të reagoje për asgjë. Por do ishte me vend, për shembull, të kishim protestuar për dënimin qesharak që iu bë ish-bllokmenëve. S’protestuam gjithashtu as kur u vodh thesari i shtetit, për lustracionin, Bankën e Shtetit; për drogën që po transportohet, bile edhe me avionë, për korrupsionin me CEZ-in etj.

Por e keqja është se edhe populli tani është pajtuar me këtë gjendje dhe s’po i bën më përshtypje. Si duket, persekucioni i gjatë komunist, na ka ndrydhur aq shumë shpirtërisht, sa megjithëse kanë kaluar 20 e ca vjet, ende s’po e marrim dot veten, por ai regjim nuk na ndrydhi vetëm shpirtin dhe shpërbëu karakterin.

 

Letër e nënshkruar,

Hasan Kostreci

November 18, 2015 12:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*