“Na lini ore të bëjmë punën”, shefi i Urgjencës përplaset me zyrtarin e PD që i tund çertifikatën
Nga Arkiva
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka debatuar me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi.
I ftuar në TV Klan, ky i fundit solli në studio çertifikatën e një pacienti, ku siç ai u shpreh ka vdekur nga covid dhe nuk është raportuar. Ndërkohë menjëherë në këtë moment ka ndërhyrë Brataj, i cili ka thënë se mos të merret me punën e të tjerëve por të shikojë të veten.
Pjesë nga Biseda:
Koduzi.: Është e turpshme të vaksinosh 30 vetë me 200 spektatorë, është propagandë.
Brataj: Po pse ti po e shikon punën që po bëhet.
Koduzi: Ma ka dhënë familjari, nuk është raportuar si viktimë e Covid-19.
Brataj: Ta ka dhënë mjeku ty, po lëri ato…mos bëj kështu gabimesh.
Kodzui: Ma ka dhënë familjari, është shoku im…
Skënder Brataj: Posi ngelët duke ndjekur njerëzit ju… Na lini ore të bëjmë punën.
n.s. / dita
Open i vasiliqise, dhe Opinion i fevziuuuut, jane dy emsione te perçudnuara qe halmatisin ndergjegjen e popullit me lloj lloj bisedash te anal- isteve