Na mbytën “të shkathtit”

Nga Astrit Çerma* August 24, 2013 23:52

Na mbytën “të shkathtit”

– Pa dale një here, pa dale. Dale një herë or’ ti… Daaaleeeee. Dale ore të themi dy fjalë edhe ne, të humburit e dynjasë. Jo, se.. Le ta themi hapur: Jetojmë në kohën e “të shkathtëve”. Po, po… Presidenti i shkathët, deputetët të shkathët, kryeministri dhe taborri i ministrave të shkathët, kryetarët e partive, drejtorët, shefat, policët, doganjerët dhe më the e të thashë që kanë zaptuar kolltuqet, karriget dhe stolat e shtetit po… të shkathët. Dëgjoi, dëgjoi ato lajmet e “sukseseve” të radios e TV; lexoi ato kronikat “e bardha” të gazetave; përtypi diskutimet e politikanëve; vetëm për të shkathtët flitet, për asgjë tjetër. Sot shkathtësia është bërë jo vetëm burim fitimi dhe mirëqenie por edhe pidestal lavdie dhe nderi. Po, po. Po, nga na pllakosi kjo farë që mbyt dhe po djeg çdo farë tjetër që hidhet në këtë tokë? Ë? Ngaaa?..

– Nuk e di por, kam bindjen, se pala e të shkathtëve, është ajo kategori njerëzish që e ka shitur shpirtin me kohë… Gërvishi pak këta “burra” të pushtetit, të politikës dhe të parasë. Gërvishi… do të shohësh, i llahtarisur, se nuk kanë qenë kurrë gjë tjetër veçse “ishaaa”. Ish sekretarë, ish kryetarë, ish spiunë, ish lakenjë, ish hajdutë, ish zagarë që bënin gjëmën edhe brenda trupit dhe gjakut të tyre… Gërvishi i dashur kolege, gërvishi… Por, kujdes: Do të vërsulen si dikur e dikur duke ndërsyer çakejtë e hijenat… E kanë shitur shpirtin, këta ndyrësira, s’kanë ç’të shesin më. E kanë shitur… He… Vetëm këta palo “fitimtarë” zbukurojnë” trupin dhe ballin me “medalien e shkathtësisë”… Vetëm këta…

Ndaj i dashur koleg, jo duhet uluritur por, edhe më tej: Duhen fshirë e hedhur haleve sepse kjo shkathtësi e qelbur ka brenda gjakut të saj lëpirjen, pabesinë, përuljen arrogancën… të gjitha ndyrësitë që vajisin lakminë, pa-aftësinë, injorancën, shtazërinë…

– Po mirë… Dale të bëjmë një hesap edhe ne “vulëhumburit”, kështu, në këmbë si i thonë: Me këtë qerrata shkathtësi po vërtit dhe bluan trup e shpirt zotrote, ë? Këë? Këëë?… Kë vërtit e syrgjynos rrugëve të botës si varfanjak? Këëë? Kë gëlltit, qen e bir qeni dhe e dhjet vend e pa vend si lipsar? Këëëë?… Shokun? Mikun? Vëllanë? Motrën? Apo të tëmë e të tatë? Këëëëë?..

Gjithë njerëzisë i nxihet balli nga pabesia dhe i skuqet faqja nga turpi, kësaj farës tënde prej “të shkathti” i skuqet balli nga pangopësia dhe i nxihet faqja nga lakmia…Yyyyy. Farë e ndyrë. Hajt, lipsu!

 

*Aktori i njohur Astrit Çerma jeton në SHBA

Nga Astrit Çerma* August 24, 2013 23:52
Komento

17 Komente

  1. nick August 25, 08:44

    bukur Astrit,na mbyten te shkathetit,te kudogjendurit

    Reply to this comment
  2. fidai August 25, 10:04

    Mir e ke, na mbytei ljo fare e keqe me emerin depuyey, minister, drejtor drejtorie, gjenerale, kryeminister, shef policie, kretar partie, nenkryetar partie, analiste, keto pjella kaq te paturpshme, kaq te djallezuar ,kaq hipokrite, kaq antishqiptare sa edhe Ballaban Pashes, Esat Pash Toptanit dhe Nikolla Zerves do t’u vinte turp. harram qumeshti i nenave, nese i kane mbajtur me shqiptare, harram vota e shqiptareve idjote qe dalin ne votime kur e dine se per cilet po votojne. Harram Shqiperia ketyre antishqiptareve te veshur me mantelin e “patriotizmit” deklarativ. Harram!

    Reply to this comment
  3. Nora August 25, 11:28

    Shume e goditur ,i ka mbytur ligesia njerezit aq shume sa miresine nuk e besojne por i bejne dhe te tjeret si vetja.Hajt lipsu ti nuk i thua dot ,mos ke merak ta thone keta qen,YYYYYYY na mbyten ,ska mundesi ka hyre kaq keq kjo ligesi sa zor se dine te kerkojne falje edhe kur faji eshte mal.

    Reply to this comment
  4. tol francezi it August 25, 12:20

    iku koha e ndershmerise dhe idealisteve,erdhi koha e babezive,matrialisteve,maskarenjve.

    Reply to this comment
  5. shqipfolësi August 25, 12:32

    Ke shprehur një realitet shumë të hidhur të shoqërisë shqiptare Z. Çerma. Ka edhe bota të tillë, siç i keni parë dhe nga afër, por atje nuk ngre krye për shumë kohë ky i “shkathti” se ligji i tregon vendin. Shpresojmë që me ndryshimin e qeverisë, do ndryshojë dhe ky mentalitet gangrenë i këtyre 23 viteve të tejzgjatura të tranzicionit alla-shqiptar, ku i “shkathti” shitej si i “aftë” dhe “jo i shkathti” si i paaftë.

    Reply to this comment
  6. vlora August 25, 13:58

    A sa eshte shtuar kjo fare e keqe ,sepse ata me te shkathtit fareee ,kan infektura dhe ata pak me te shkathtit ….sepse leket e qelbura ,paskan pushtet te madh ,dhe jepen pa ju dredhur dora …Ti mik ,je larg …por fatkeqesia me e madhe e ketij vendi eshte se ketu ka vdekur Burreria …..ketu shiten burrat per pese leke ..Ketu burrat nuk e njohin me besen .Ketu ka vdekur cdo vlere dhe ideal .

    Reply to this comment
  7. tahir gashi August 25, 14:57

    shkrim i bukur,por dhe motrat i kane te shkatheta,te shkathetit!

    Reply to this comment
  8. Xhema nga Tirana August 25, 16:45

    Çudia më e madhe është se këtyre “më të shkathtëve” nuk u ka hyrë (kujto pas 97-tën) dhe : besoj se nuk do tu hyjë “asnjë gjëmb” në këmbë; KJO ËSHTË ÇËSHTJA !!!!!!
    Të rrojmë , të presim dhe do të shikojmë (dhe do të dëgjojmë).

    Reply to this comment
  9. Gramoz August 25, 16:48

    i dashur ka qene koha dhe eshte ende kohe e maskarenjve ..ketyre maskarenjve do tu mbetet vula per jete pasuria qe vi het lehte po ashtu iken ..

    Reply to this comment
  10. tata August 25, 23:26

    mos u merzitni se tani qe po vjen edvini shqiperia dote jete e para ne ballkan me fidelin dhe tom doshin mjere ky popull se cfar ka per te hequr

    Reply to this comment
  11. tol francezi it August 26, 00:23

    me mire se me pd dhe sali tradhetarin,svihet ne dyshim qe shqiperia do qeveriset me mire me edi ramen.

    Reply to this comment
  12. shqiptar ÇAM August 26, 09:27

    Z.A.Cerma eshte Atdhetar dhe Intektual. Por nuk”kupton” aresyen e te qenit te shkathet.
    Tashti me punesimin e drejteshkruesave te gjuhes shqipe, ne zyrat e Tiranes, keta “te shkathet” do ta justifikojne edhe me shume vehten me “diplomat” alla italiance te djalit te Bosit te Padanias. Faktikisht nuk kane dhe shume faj, ata flasin gjuhe te huaja!

    Reply to this comment
  13. lisdushku August 26, 09:37

    kur shkon fiti ke maloku per me ble nje dudurma,Ai maloku nuk shet dudurma o astrit,e kishte orexin lubi,na shiti te gjithe,bere mire qe ike

    Reply to this comment
  14. sazan August 26, 13:36

    Bravo trimi i xha Jahos, Astrit. Ish-at e kudogjendur u qifsha rracen .

    Reply to this comment
  15. Jonida August 26, 23:44

    SHUM BUKUR Z.CERMA E MERITOJNE KETA KRIMINEL TERE KTE MLLEF QE KE SHPREHUR,MJERE SHQIPERIA CKA HEQUR DHE CPO HEQ JAM SKEPTIKE PER SHQIPERIN TONE.

    Reply to this comment
  16. Labinot Fusha August 27, 07:31

    Shok dhe Miku im i vjeter,te pakten qe nga 1973.Na mori malli per pak fjale te tilla ne kete kohe “te ndyre” te ketyre individeve,qe ku paskan qene fshehur e dolen pikerisht ne vitet e “Demokracise se tyre “,sepse nuk perputhet me asnje lloj nga ajo, qe je ti dhe nga kjo evropiane.

    Reply to this comment
  17. Vëzhguesi F. August 28, 12:12

    Nje skice e shkurter qe flet shume per nje realitet te hidhur, nje realitet qe e ka mare lumi dhe perroi bashke. Eshte koha e batakçinjeve, ose me sakt, pjelles se batakçinjeve te djeshem, koha e delenxhilereve, koha e te pabeseve , koha e killerve me pagese te boseve dhe segmenteve te pushtetit, koha e kelysherve te qenerve, koha e sharlataneve dhe e te pamoraleve. Sot çdo gje e ndershme, eshte e huaj per kete shoqeri perversesh, eshte totalitare, komuniste, e prapambetur dhe budallaqe. Sot, çdo reagim ndaj ketij perversiteti qe ngjason me llagemin e haleve, eshte destruktivitet, eshte mendesi e se shkuares, eshte antidemokraci, deri enverizem. Dhe per hir te se vertetetes duhet thene se kjo lloj “shkathetesie” dhe keta lloj te “shkathet”, apo te marre qe hedhin lumin pa lagur, kur i mençuri duhet te mendohet per hapin qe hedh, jane shtuar si fare e hithrit, ose me sakt si kanabiss ssativa. Keta nuk jane vetem ne nje krah politik, jo, jo! Edhe gjate kesaj fushate zgjedhore i pame kercimet dhe jo vetem brenda llojit. Keta nuk e duan asnje rast dhe asnje minut opoziten dhe nuk duan te jene pjese e saj. Ata jane mesuar vetem te mjelin lopen e shtetit dhe pushtetit. Dhe çfare te mjelur, deri sa ne gjinjte e saj te dale gjak. Kohe e ndyre, sistem i ndyre me mantel demokracie, njerez te ndyre me nga nje duzine maskash.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim