Ndërtimet te Liqeni, Apeli hedh poshtë kërkesën e firmës: Të ndalohen punimet (FOTO)

May 28, 2015 16:27

Ndërtimet te Liqeni, Apeli hedh poshtë kërkesën e firmës: Të ndalohen punimet (FOTO)

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e firmës që po ndërton pallatet tek Diga e Liqenit, në Tiranë për të shpallur të paligjshëm vendimin e INUK, që vendosi ndërprerjen e punimeve në këtë kantier.

Më 14 janar të këtij viti, Shkalla e Parë e Gjykatës Administrative hodhi poshtë vendimin e INUK, vendim që u ankimua nga INUK.

Në bazë të vendimit të sotëm të Apelit, firma ndërtuese duhet të ndalojë punimet për ndërtimin e kompleksit të shumëkatëshve tek diga e liqenit.

Kreu i INUK, Dallëndyshe Bici e ka përshëndetur vendimin e Apelit duke u shprehur: “Fituam betejën për pezullimin, por jo luftën”.

IMG_4630

IMG_4626 IMG_4612  IMG_4636 IMG_4634 IMG_4632  IMG_4625 IMG_4624 IMG_4623 IMG_4615

May 28, 2015 16:27
Komento

32 Komente

  1. qaramani i liqenit August 20, 13:25

    me vjen mire per vendimin e gjykates, por kam nje pershtypje qe keto ndertime te neveritshme do behen.
    as erjoni nuk do ti ndaloje dot.
    kjo eshte bindja ime.
    paraja mund te thaje edhe vete liqenin neser.
    ja dhe dallandyshja e thenka me stil: fituam nje betej, por jo lufte…
    Hmmmm
    thone qe edhe Sazan Guri ka prenotuar tashme nje apartament te kulla e pare.
    gojet e liga thone qe ia kane falur

    Reply to this comment
    • lato May 28, 18:27

      Mos betononi me Tiranen e betonuar,mos e zhdukni gjelberimin,se Tirana do te behet e pajetueshme,Tirana eshte bere si Sodoma me Gomorren,zoti do marre shkrepsen dhe do ti vere flaken.Hartoni planin rregullues te qytetit dhe shtrirjen ne perspektive.

      Reply to this comment
      • Aqifi May 28, 18:27

        Pyetje per lexuesin e nderuar te Dites:

        Vendimi i gjykates se apelit eshte:

        (a) Teater
        (b) Estrade
        (c) Tragji-komedi
        (d) Te gjitha opsionet e mesiperme

        Reply to this comment
        • faro May 28, 18:27

          Vendim sh i rendesishem! C’ka ndryshuar tek Gj. Apelit, qe te marr nje vendim kunder biznesesh qe te korruptojne lehtesisht me pare ne dore? Te jete ky, sinjali per nje kthese historike?

          Reply to this comment
          • LORA May 28, 18:28

            AMIN.

          • vito May 28, 18:28

            Boll me “torta” moj Gener 2,po kerceve hu me hu do ta hash dhe ti nje dite.Tung

          • Emigrant May 28, 18:28

            Kaqe e veshtire eshte qe te ndalohesh ky ndertim kur ben MU se po zihen edhe ato pak vende me jeshillek. Pse jane katandisur ne kete gjendje Gjykatat?

        • Sony May 29, 09:33

          @Aqifi – te gjitha opsionet qe ke shkruar, megjithate tani jemi ne fazen e komedise, tragjedia do vije mbas shume vitesh per femijet tane, qe ne nje te ardhme do jetojne ne nje vend te betonizuar, ne kryeqytetin me te ndotur ne Europe.

          Reply to this comment
  2. Asnjeanesi August 20, 13:29

    Ky eshte kryetari i opozites , qe do te drejtoje PD-ne drejt fitores …dhe qe do te zgjidhet Kryeminister i Shqiperise . Si thoni , te dashur lexues , nuk ja u mbush mendjen ky burre kaq i zoti ? A duhet te preokupohet Rama , per 12 vjetet e ardhshem , se mund te mundet ne zgjedhje nga ky lloj politikani ?

    Reply to this comment
    • dulla prej momli August 20, 14:28

      Rama duhet ti trembet Metes,,,se ai ja fut kembet ne nje kepuce

      Sa per zgjedhjet,prape 67 deputete mori,hiq edhe disa qe kane ikur tek LSI-ja.

      Akuptoveeeeeeee,!!!!!

      Reply to this comment
  3. rilindja August 20, 17:40

    Basha eshte komplet k.r.
    Kater vjet te humbura kot me kete idiot qe nuk ka qullosur asgje kudo ku ka punuar.
    Nje idiot pa shprese permiresimi.
    Edhe ne Kosove me teper ka spiunuar.
    Hajdut i fondeve publike dhe njeri i korruptuar.
    Burgu eshte vendi qe meriton, nese duam te bejme shtet.

    Reply to this comment
  4. Toni August 20, 18:14

    Basha basha bashaaaaaaaaa o bubu me nene mu mor fryma ik shpejt se te shtypi trami ty tyyyyyy

    Reply to this comment
  5. info analitike August 20, 19:21

    Mire Basha qe premtoi tramin po si t’ia bejme me Ramen qe premtoi rilindjen…

    Reply to this comment
  6. materia August 20, 19:46

    -na dha trap…

    Reply to this comment
  7. Pirro August 20, 20:28

    Asnjehere nuk behen ndertime nen diga. Eksperienca boterore eshte teper e hidhur nga keto lloj ndertimesh. Ky eshte nje fakt qe duhet ta dine si Basha,mbeshtetesit e tij dhe kundershtaret e Bashes.

    Reply to this comment
  8. votuesi August 20, 21:22

    Tironsve u premtoi tramin por e ngaterroi me kallamin

    Reply to this comment
  9. Bujari pa mustaqe August 21, 08:58

    Keshtu eshte kur i vjedh zgjedhjet ,ne litar do varur ai derr Ristani qe ka vjedhur votat e majta perhere. Luli ,si ai nxenesi i dobet qei shkul veshin mesuesi e ai rri gatitu, eshte krejt i paafte per te gjitha ,tamam ia kane gjetur hollandez i perdorur.T’ hape syte populli i Tiranes ne zgjedhjet e ardhme.

    Reply to this comment
  10. orli August 21, 09:20

    Luli ju premtoi tramin dhe ju afron trapin( thone qe se ka)

    Reply to this comment
  11. beni August 21, 11:01

    nuk ka faj bashi boll me, derisa ne kete vend nuk jep njeri llogari cfare kerkojme.

    Reply to this comment
  12. shqiptar August 21, 18:28

    o militante po ku ti gjeje leket per tramin o qorra

    Reply to this comment
    • grundos May 28, 20:22

      Atje ku do ti merrte kur tha se do ta ndertoj.
      Edhe kur tha se do ta ndertoj e dinte se nuk do e ndertonte, e prapeseprape tha se do e ndertoj. Tani le ta ndertoje, dmth te kerkoje prape mandat qe ta perfundoje.

      Reply to this comment
  13. ALBANO August 21, 19:56

    basha rama meta berisha jane kot ;;; jane egoista qe e kane mendjen vetem per te vjedhur ;;; ai qe nuk i sheh ose eshte qorr ;;; ose debile ;;keto hajduta nuk kane hapur asnje vend pune ;;; korrupsioni ;;0 vazhdon ;;;rama me gjiken pijne kafe ;;; dhe bejne pallate bashke ;;; berisha vasha e lane unazen e madhe per gjysem ;; tirana eshte nje nga qytetet me ajer me te piset ne europe ;; basha ben pallate ;; rama gjithashtu ;; asnje park ;; ;basha duhet te futet ne burg bashke me berishen ;; por rama ben sikur eshte idiot nuk kupton ;;; dhe ka frike se i nxjerrin vjedhjet qe be qe beri ;; te 4 ne burg dhe vendosni njerez tz civilizuar jo hajduta ;;; katnare ;;

    Reply to this comment
  14. Lucianoo29 November 27, 01:11

    Imagjinoje Lulushinn Edhe Kryeminster ….Vdekje ketyreve horrave te pabesee “

    Reply to this comment
  15. Mandi November 27, 11:50

    Se cfare maskaralleku ka bere Basha me ato leje ndertimi dihet por pyetja ketu eshte per Edi Ramen:a do ta lejoje ai kete maskarallek apo jo?
    Sepse ai qe do ti ndertoje ato pallate eshte jo vetem biznesmeni i familjes se Sali Berishes.Eshte edhe njeriu qe ka marre pa fund leje ndertimi ne 10 vitet e bashkise se Edi Rames duke filluar nga kulla te ambasada italiane.Ne ato kulla eshte thene se jane investuar dhe pastruar dhjetera miliona dollare te Gjallices te zhdukura pa nam e nishan ne 1997.
    Oferten 20% per Ramen te perfolur para ca vitesh e ka gati ne cdo kohe familja dhe biznesmeni i saj,puna eshte a do e pranoje apo do e refuzoje Rama.

    Reply to this comment
  16. ak May 28, 18:29

    Mund të ketë ndodhur ndonjëherë, që një kandidat t’i ketë fituar me shumë vështirësi zgjedhjet, politike ose administrative, dhe gjatë detyrës të jetë dëshmuar një drejtues i denjë dhe në një lartësi të atillë, që ka bindur shumë prej skeptikëve të dikurshëm. Në rastin e Lulzim Bashës, duhet thënë se ato javë të ethshme maji e qershori të 2011-ës, kur rinumërimet, akuzat e kundërakuzat ndiqnin njëra-tjetrën, pati jo pak prej atyre që e ushqyen një iluzion të ngjashëm.

    Jo dhe aq mes atyre që votuan kundërshtarin e tij, Edi Rama, dhe kremtuan një fitore të prerë në mes, por mes shumë prej njerëzve që çastin e fundit votuan Bashën, si dhe mes atyre që nuk u qasën fare në kutitë e votimit. Mund të thuhet pa doreza se endej në ajër përshtypja se Rama e kishte të tepërt kandidimin e katërt për bashkinë e Tiranës. Nga ana tjetër, fushata e butë dhe e “omël” e Bashës, plot respekt e ofshama për hallin e qytetarëve që po binin pre e politikës së ditës, madje e distancuar enkas nga kryeministri Berisha (i cili s’para u shfaq në fushatën e beniaminit të vet); ideja e njeriut të ri që pas kaq e kaq vitesh duhet të drejtojë kryeqytetin, përzier me dilemën edhe të mjaft simpatizantëve të majtë se çfarë do bëjë Rama me bashkinë nëse fiton zgjedhjet parlamentare 2013 etj etj, prodhuan tek e fundit njëfarë aureole sado të zbehtë shprese tek kryetari i ri.

    Nuk do mend se kjo napë e hollë kishte filluar të grisej ende pa u endur, për meritë të performancës “Ristani” në krye të KQZ-së, që bëri magjinë e madhe dhe nxorri fletë votimesh nga mënga e zgjatur e Berishës. Por Basha sërish ruajti një cipë distancimi dhe retorike të esëllt, duke u frenuar t’u binte tamtameve të kësaj fitoreje të turpshme e qesharake.

    Tre vjet më pas, ja ku jemi. Gjurmët e Lulzim Bashës në bashkinë e Tiranës mund t’i numërojë dhe lexojë çdo banor i kryeqytetit. Më saktë, mund të ngushëllohet me tabakët e letrave, maketet me shkumë deti dhe ekspozetë e power-point’it të projektuara mbi një copë beze në mur, të planeve dhe ëndrrave që ai ka thurrur për qytetin që drejton. Thënë ndryshe, pas tre vjetësh në krye të Tiranës, Basha ka ardhur para votuesve dhe jo-votuesve të tij me fletore vizatimi dhe lapsa me ngjyra, duke i thënë audiencës, “ja ç’dua të bëhem kur të rritem!” Vizatime për tregjet, për bulevardin, për stacionin multimodal, një vizatim për xhaminë e “biznesifikuar” me gjashtë minare, dhe tek-tuk ndonjë rrugë lagjeje e asfaltuar elektoralisht.

    Nga ana tjetër, kryebashkiaku qytetar dhe bashkëpunues nuk ka ngurruar të bllokojë këshillin bashkiak kur ndërruan blloqet e aleancave politike, të mbyllë shpejt e shpejt Belle Air-in para se t’i kërkonin llogari, nuk ka harruar të mbledhë dhe kanalizojë favoret dhe përfitimet nga projektet dhe eventet e bashkisë në ullukun familjar, dhe sidomos, këtë vitin e fundit të gdhihet e të ngryset duke bërë deklarata politike si kryetar partie. Për të njëjtën gjë e akuzonte ai Edi Ramën kohë më parë, por me një ndryshim: Rama kishte lënë një zv.kryetar që merrej me kohë të plotë me qytetin, ndërsa Basha i ndërron rolet çdo gjysmë ore, e kur është nevoja edhe brenda të njëjtës fjali.

    Pra, gjurmët e Bashës në këto tre vjet kryetar bashkie janë vizatimet dhe buzëqeshjet. Njeriu që do shkëputej nga politika për t’i kushtuar qytetit, në fakt nuk ka bërë as njërën dhe as tjetrën. Sepse si tek politika, ashtu dhe tek qyteti atë e kanë sjellë. Të kujton një skeç të 1990-ës, që tallej me lojën e dobët të teatrove amatore të klasës punëtore. Njëri prej demek-aktorëve ishte sëmurë dhe kishte dërguar të vëllanë t’i çonte raportin mjekësor përgjegjësit artistik të ndërmarrjes, e njëherësh të luante rolin që kishte byrazeri. Vëllai hyp në skenë, zë pozicionin e rolit dhe u pëshpërit aktorëve të tjerë: “Unë jam vëllai i Llambit, mirë jam këtu mo?” Në rastin e Bashës, perifrazimi do ishte ky: “Mua më ka dërguar Doktori se ishte pak pa qejf; mirë jam këtu në bashki o? Po në parti?”

    Në këtë Zero të madhe me xhufkë të performancës Basha, së fundi vjen një mysafir i çuditshëm: Disa leje ndërtimi në zonën e digës së liqenit artificial të Tiranës, pesë të tilla, me struktura nga 20 kate secila. Se çfarë kanë thënë PD dhe vetë Basha për projektin e dikurshëm “Tirana Rock” që parashikonte gjithashtu ndërtime në këtë zonë, dhe çfarë akuzash janë bërë për Ramën si kryebashkiak, duhen faqe të tëra gazete. Tek e fundit, ishte vetëm një projekt. Por për lejet e sotme dhe ndërtimet që po fillojnë në terren, Basha ka mendim tjetër, madje akuzon kundërshtarët politikë se “pengojnë zhvillimin, frenojnë punësimin e qytetarëve”. Madje bën dhe një sqarim: Tokat ku do ndërtohet janë truall privat! Se mund të kishte gjasa që ai të jepte leje ndërtimi për pallate private edhe në tokë publike!

    Basha është në vitin e fundit të mandatit të kryebashkiakut, dhe afërmendsh që buzëqeshjet nuk pijnë më ujë. Sot mbase nuk e mban mend se nëse fitoi si fitoi, në koshin e fletëvotimeve ka edhe nja njëmijë vota komunistësh, edhe pse kundërshtarët politikë i ngre dhe i ul neobllokmenë. Napa e hollë e ndonjë iluzioni tonit se ai do bënte diçka Të Vetën për Tiranën, është tretur e ka avulluar me kohë e me vakt; e ka kuptuar se e vetmja gjë që i mbetet, është të bëjë diçka “Për Vete”.

    Reply to this comment
  17. Sokol May 28, 18:53

    Lojra dhe sherbime elektorale te gjykates ndaj pushtetit,sic ka ndodhur perhere.Sot ne fushate ka pezulluar punimet,neser kur ta shqyrtoje ceshtjen ne themel do ti jape te drejte ndertuesit qe te ndertoje pallatet.
    Se kuptoj pse i beni kaq publicitet ketij vendimi.Te fortet e ketij vendi,ndertuesi dhe Rama e Basha si aksionere ne biznes,e kane vendos ate pune.Do fitojne dhjetera milione euro duke shkaterruar te vetmen hapesire qe kishte ngel akoma e lire.

    Reply to this comment
  18. ndertusit mbi gjelberim May 28, 20:38

    kjo masaker qe ju be TIRANES,
    ka vetem nje vleresim, se asgje tjeter e mire nuk mund ti behet tiranes……….
    tu jepet cmim NOBEL, kryebashkiakeve te TIRANES,
    kelmendit,brojkes,edit e lulit……….
    motivacioni
    duke pare shume kryeqytete te europes, me shpenzimet e taksa paguesve te TIRANES, per pastrim, gjelberim , qe ju a lejoji demokracia se e hapi edhe vendin tone drejt perendimit
    ju jepet cmim QYTETARE NDERI TE TIRANES

    per merita teshkaterrimit te qytetit tone, TIRANES,
    me daten 22 qershor, nje dite para zgjedhjeve.

    Reply to this comment
  19. "Horri i Bulevardit" May 28, 21:54

    Sot mora nje pergjigje, pse kryeministri Edi Rama, nuk nxorri nje urdher, per bllokimin e punimeve dhe arsyeja paska qene, se kjo ceshtje paska qene, ceshtje e drejtesise.

    Reply to this comment
  20. respekt May 28, 22:04

    Natyra

    NATYRE MOJ NATYRE
    SA BUKUR BUZEQESH.

    ME NDRICIMIN VEZULLUES,
    DUKESH PORSI NJE PRINCESHE.

    ME LULET TUAJA
    NE BEJME KURORA.

    Reply to this comment
  21. pse May 29, 06:45

    Po j’a thyen nje here hundet ketij fodulli qe vret e pret me emrin Bashkim ULAJ…Kur terrorrizon dhe te birin…..ç’pret prej tij!!

    Reply to this comment
  22. sokoli May 29, 11:06

    Me shume urrej ata njerez qe i shkojne prapa( duke pare foton) ketij hajduti te 230 milion eurove,e nje vrasesi te njerezve te pafajshem . Njerez pa shpirt, njerez qe duan te jetojne mbi gjakun e te tjereve …………POSHTERSI…….

    Reply to this comment
  23. fat-muti May 29, 11:24

    kAM 20 VJET QE JETOJ JASHTE POR CUDI TE TILLA VETEM NE sHQIPERI DEGJON.FIRMA VAZHDON PUNIMET PERDITE A THUA SE NUK DON T’JA DIJE PER ASGJE, AS PER VENDIM GJYKATE E AS PER VENDIM QEVERIE.MOS VALLE BASHKIA E TIRANES VEPRON SI SHTET PARALEL?PO INSPEKTORET URBANE QE PAGUHEN PER KETE PUNE KU JANE? SI FILLON E AQ ME KEQ VAZHDON PUNIMET NJE FIRME NDERTIMI PA LEJEN PERKATESE NGA KKRTSH DHE AQ ME TEPER KAQ SHUME TE PERFOLUR NE SHTYP? APO I ERDHI FUNDI KARRIERES POLITIKE TE LULIT TE BASHKISE E TANI I DUHEN SA ME SHUME LEKE PER JETEN NE HOLLANDE.AH I MJERI POPULLI I VUAJTUR SHQIPTAR ,POPULL I RASKAPITUR POR MIRE TE BEHET SE GJITHE KOHEN FLEN GJUME E PRET TE TE ZGJIDHIN PROBLEMET HAJDUTET E MASHTRUSIT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*