Mediat suedeze, për vrasjen e Mario Majollarit: Na tha, por nuk e besuam

April 12, 2018 09:19

Mediat suedeze, për vrasjen e Mario Majollarit: Na tha, por nuk e besuam

Lajmi i vrasjes së Mario Majollarit në Tiranë është pasqyruar edhe nga mediat suedeze. 28-vjeçari kishte aplikuar për azil në Suedi, por kërkesa i ishte refuzuar. Pesë ditë pasi ishte kthyer në Shqipëri, ai u ekzekutua me armë poshtë pallatit ku banonte në zonën e ish-Kinostudios.

“Ai vazhdimisht thoshte që nëse do ta kapnin, do ta qëllonin”, shprehet Anders Hedqvist, i cili ishte menaxheri i vendqëndrimit të azilit ku rrinte Mario Majollari, gjatë kohës që kërkesa e tij ishte në proces.

Ka qenë Maj i vitit 2014 kur 28-vjeçari shqiptar aplikoi për leje qëndrimi në Suedi, shkruajnë mediat suedeze.  Autoritetet vlerësuan se Mario nuk kishte nevojë për mbrojtje, pavarësisht se 28-vjeçari thoshte vazhdimisht se ishte kërcënuar kur babai i tij u arrestua. Në Gusht të vitit 2015, Bordi i Migracionit refuzoi kërkesën e tij për azil. Mario e apeloi këtë vendim duke kërkuar që azili të aprovohej, por kërkesa e tij sërish u refuzua dy ditë përpara Krishtlindjeve të të njëjtit vit. 28-vjeçari bëri kërkesë për gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por iu refuzua dhe u kthye në Shqipëri në Pranverën e vitit 2016, sipas shtypit suedez.

“Ai u njoftua kur mori refuzimin për azil. Tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri dhe duhet të shkojë në një shtet tjetër për të punuar“, shpjegon Anders Hedqvist.

Menaxheri i qendrës së azilit në Suedi ku qëndronte Mario gjatë kohës që shqyrtohej kërkesa e tij, Anders thotë se e kishte ndihmuar 28-vjeçarin të gjente punë të ndryshme dhe mbante kontakte në Facebook me të. Më pas – tregon ai – përmes një miku të tyre të përbashkët mësoi se Mario ishte vrarë.

Mediat në Suedi janë interesuar në lidhje me vendimin për refuzimin e kërkesës së Mario Majollarit për azil. Sipas informacioneve që disponojnë dhe i kanë bërë publike, Gjykata e Migracionit në Goteborg vendosi të refuzojë kërkesën e 28-vjeçarit sepse dëshmia e tij nuk u konsiderua e besueshme dhe nuk besonin se ekzistonte kërcënim real në Shqipëri për Marion. Shtypi suedez thotë se vendimi i Gjykatës u bazua edhe mbi informacionin e përcjellë nga Shqipëria, duke bërë që trupa gjyqësore të arrinte në përfundimin se “pavarësisht mangësive aktuale, sistemi gjyqësor në Shqipëri mund të ofrojë mbrojtje për konfliktet e gjakmarrjes”.

Ndërsa zëdhënësja për shtyp e Bordit të Migracionit, Irene Sokolow thotë se është tragjike ajo që ndodhi në Tiranë.

Avokati i Mario Majollarit në Suedi, Maravgi Staifo: “Fatkeqësisht ju nuk e besuat dhe menduat se mund të merrte mbrojtje në Shqipëri. Kjo është një provë e qartë se Mario kishte të drejtë në pretendimet e tij, por fatkeqësisht ju i refuzuat gjyqin”.

Irene Sokolow: “Jam shumë e pikëlluar për këtë që ndodhi. Është jashtëzakonisht tragjike”.

Për mediat suedeze flet edhe shqiptar i cili ishte njohur me Mario Majollarin në Suedi gjatë aplikimit për azil. “Këshilli Suedez i Migracionit nuk mori vendimin e duhur. Ata refuzuan kërkesën e tij për azil dhe tani ai është i vdekur”, shprehet E.D. të cilit gjithashtu i ishte refuzuar kërkesa për azil dhe u dëbua në Shqipëri.

o.j/dita

April 12, 2018 09:19
Komento

4 Komente

  1. mirel April 12, 15:08

    Eshte per te ardhur keq sepse politikanet tane jane horra qe kapardisen vete lart e poshte neper Evrope per te realizuar planet e tyre karrieriste, dhe e paraqesin Shqiperine si vend te paqme ku sistemi funksionon ne rregull.
    Sikur gjykata ti kish ofruar nje version tjeter pasigurie, atehere djali ndoshta do kishte patur tjeter fat.
    Dhe qeveritaret shqiptare deklarojne lart e poshte qe Shqiperia eshte vend i sigurt. Nuk bejne asgje per azilantet, vetem sa ju kane futur thiken mbas shpine.

    Reply to this comment
  2. info analitike April 12, 17:07

    A eshte kjo nje vrasje ne bashkepunim me shtetin? He more shoke flisni!

    Reply to this comment
    • Laert April 12, 18:31

      Cileve shoke u ben thirrje ti Infoanali??? Shoket e tu jane Nul Moka, Strazua, Ed Paloqja dhe Mona Cizmja alias Baxhella qe jane te zene duke hedhur miell ne Parlament. Ik felliqsire shqupiste.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*