“Na u hoq e drejta e fjalës”, opozita ka një paralajmërim

June 21, 2018 20:00

“Na u hoq e drejta e fjalës”, opozita ka një paralajmërim

 

Dy kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, kanë dalë me një letër të përbashkët për zhvillimet e sotme në seancën plenare.

Ata shprehen se votimi i maxhorancës për të ndërprerë diskutimet e opozitës mohoi të drejtën kushtetuese të deputetëve të opozitës për të folur.

Heqja e të drejtës së fjalës së opozitës, sipas tyre, është një akt i paprecedentë, që shënon një rekord antikushtetues në veprimtarinë e Kuvendit.

Spaho dhe Vasili theksojnë se “dhunimi brutal i të drejtës së opozitës për të folur nga kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca dëmton në mënyrë të parikuperueshme bashkëjetesën midis mazhorancës dhe opozitës në Parlament”.

Ata paralajmërojnë se nëse opozitës i mohohet edhe kjo e drejtë, atëherë prezenca e saj në Kuvend shndërrohet në fasadë, që nuk i shërben interesit publik dhe vetë funksionimin normal të Parlamentit.

Letra e përbashkët e kryetarëve të grupeve parlamentare të PD dhe LSI

Seanca parlamentare e datës 21.06.2018, shënoi një akt të paprecedentë në historinë e Parlamentit Shqiptar.

Edhe pse deputetët e opozitës kishin regjistruar në sekretari kërkesën e tyre për të diskutuar për çështjet e përfshira në rendin e ditës, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pasi njoftoi tërheqjen nga diskutimi të të gjithë deputetëve të mazhorancës, i kërkoi Kryetarit të Kuvendit që të ndërpriste diskutimet e deputetëve dhe të kalonte menjëherë në votimin e pikave të rendit të ditës. Një kërkesë e tillë, e padëgjuar kurrë më parë, nuk ka asnjë mbështetje ligjore dhe mohonte të drejtën e deputetëve të opozitës për të diskutuar.

Kryetari i Kuvendit në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, hodhi në votim kërkesën për të ndërprerë diskutimet, e cila u miratua po nga mazhoranca, duke i mohuar kështu të gjithë deputetëve të opozitës të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore për të diskutuar në seancë plenare, edhe pse ato nuk ishin tërhequr nga diskutimi.

Ky akt i paprecedentë për Parlamentin Shqiptar, ku hidhet në votim dhe miratohet një propozim për t’i hequr të drejtën e fjalës opozitës, shënon një tjetër rekord të errët dhe antikushtetuese në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. E drejta e fjalës së deputetëve të opozitës, si përfaqësues të popullit, është një e drejtë e pa mohueshme dhe që nuk varet në asnjë rrethanë apo arsye nga vullneti i mazhorancës. Ky akt bën nul seancën e sotme plenare dhe të gjitha vendimet e marra, pa lejuar diskutimin e deputetëve mbi to, dhe për pasojë seanca plenare duhet të rimblidhet me të njëjtin rend dite.

Nëse mazhoranca, për shkak të numrave në Kuvend, merr vendime se kur duhet të flasë apo nuk duhet të flasë opozita, atëherë akte të tilla shënojnë fundin e parlamentarizimit dhe dhunim më flagrant të demokracisë funksionale në vend.

Ne Kryetarët e Grupeve Parlamentare të opozitës, shprehim shqetësimin tonë të thellë për këtë akt të paprecedentë në Kuvendin e Shqipërisë dhe për dhunimin brutal që Kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca i bëri sot të drejtës së opozitës për të folur në Parlamentin e shqiptarëve. Akte të tilla dëmtojnë në mënyrë të parikuperueshme bashkëjetesën midis mazhorancës dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, dhe thellojnë edhe më tej klimin e mungesës së bashkëpunimit konstruktiv midis palëve.

Opozita shqiptare nuk do të tolerojë një dhunim të tillë flagantë të të drejtës së vet kushtetuese për të diskutuar në Parlament, si dhe shpreh të gjithë vullnetin e saj për të mos lejuar degradimin e Kuvendit deri në akte të tilla të paprecedentë për demokracinë në vend. E drejta e fjalës është mekanizimi i vetëm sesi opozita mund të përfaqësojë interesat e qytetarëve në sallën e Kuvendit. Nëse opozitës i mohohet edhe kjo e drejtë, atëherë prezenca jonë në Kuvend shndërrohet në fasadë, që nuk i shërben interesit publik dhe vetë funksionimin normal të Parlamentit.

Me respekt,

Kryetar i Grupit Parlamentar PD

Edmond Spaho

Kryetar i Grupit Parlamentar LSI

Petrit Vasili

a.s/dita

June 21, 2018 20:00
Komento

5 Komente

  1. Liri June 21, 20:10

    Po e drejta dallavereve u hoq. Kjo duhej bere me kohe. Po nuk e ka bere Balla. E ka bere ShBA dhe BE se nuk ju duan me. Moret fund te tere. Vetem ata qe e meritojne do mbeten. Meta-Rama-Bisha-Bash i kane minutat e numuruara. Do ikin me turp historik si me te pacipet ne Shqiperi. Nuk ka keqardhje per ta sepse po tregohen te pameshirshem! Shyqyr qe po ikin, lanetet e mallkuar!

    Reply to this comment
  2. Jimi June 21, 20:50

    Parlamenti eshte vendi ku bashkebisedohet, vendi ku dialogohet, por fatkeqesia e ketij vendi eshte se taborri i jenicereve te sulltan qoftlargut duan ta kthejne kete institucion ne vendin e monologut,. Vendi ku ata te therrasin e te bertasin ndersa te tjeret duhet te presin kur tu shkarkohen baterite atyre pa ta marrin fjalen!
    Demokraci nuk do te thote anarshi!

    Reply to this comment
  3. XXXL June 21, 20:57

    Budallenjve nuk u jepet fjala.
    Nga kush do te marrin mend politikanet dhe qytetaret shqiptare nga Mut Noka, Qerosi me kopure druri Strazhja, motra Salianji qe do mesazhe erotike i ha bytha gjithe dite, apo nga down Klevis djali i budalles Shvejku Fari, apo tranvestites Vokshi mbesa e Ije Vokshit qe ka strehuar e eshte palluar gjate luftes me komandat Tarrasin etj etj.

    Reply to this comment
  4. ??? June 21, 20:59

    Nuk e kuptoj kete leter! Si do flisnin keta ne parlament kur kryetari i opozites bllokon foltoren? I bie qe vete bejne zullumin e vete ankohen si viktima per zullumin qe kane bere vete.

    Reply to this comment
  5. sopiqoti June 22, 08:11

    Nje LETER e dy hallvaxhive .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim