Na u la pas një Shqipëri e deformuar

Prof.Dr.Ago Nezha September 1, 2013 23:27

Na u la pas një Shqipëri e deformuar

Jam munduar ta harroj gjithë atë bagazh të fjalorit banal, të zbrazur mediatikisht nga Kryefamiljari i vendit për shumë vite, por ai nuk të le të harrosh, se sa herë shfaqet publikisht, do lëshojë xhevahire nga goja e tij, që do mbeten si relike në fondin e “artë” të politikanëve tanë lider. Edhe pse është duke ikur nga pushteti, ai nuk ndryshon dot kursin e sharjeve. Mesa duket, është aktuale dhe prezent thënia e popullit: “se ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron”. Edhe në ditët e fundit të pushtetit, përpëlitet duke dhënë shpirt, me sloganet e tij poshtëruese për kabinetin e ri qeveritar, që ende s’ka nisur nga puna.

Karakteri i tij specifik, ja ushqen ose ja shteron arsyen. Me qëndrimin e tij të pa korrigjueshëm, tregon se karakteri është vullnet i formuar përfundimisht. Karakteri i tij ekstremistë, është i trashëguar qysh në fëmijërinë e tij. Vetitë e vërteta të karakterit, i ka shfaqur edhe në kohën e sistemit monist. Kolegët e tij të punës, tregojnë se në marrëdhënie me vartësit apo studentët, ka qenë tepër ekstremist. Mjafton të sjellim dy episode, që flasin për energjinë e karakterit të tij sipas parimeve të kohës.

Në rolin e sekretarit të organizatës së partisë së spitalit, në një rast, gjykohesh një kaldajist, që nuk kish mbajtur në gjendje pune kaldajën për mungesë solari. Për këtë neglizhencë të kaldajistit, tregon një koleg i tij i organizatës, e ka mbajtur organizatën me orë të tëra, duke insistuar për ta çuar kaldajistin në… prodhim. (më “prodhim” nga ku ishte, ku mund ta çoje kaldajistin?!).

Një shembull tjetër, që flet për karakterin e tij ekstrem, tregojnë se studentet që kishin ndonjë devijim nga moda e veshjes standard, i përjashtonte nga mësimi dhe sillej shumë rreptë më to. Shembuj të tillë, tregojnë pambarim bashkëpunëtorët e tij të asaj periudhe, që flasin qartë për karakterin e tij  të deformuar. Emerson thotë se: “Karakteri, sido ta lexosh, nga e djathta në të majtë, apo nga e majta në të djathtë-mbetet po ai”. Këtë thënie lapidar, e mishëron më së miri Kryeministri Berisha, në të dy sistemet.

Por le të kthehemi te objekti i temës që më provokoi të jap këtë refleksion. Ndoqa me interes dhe kureshtje zhvillimin e konferencës ndërkombëtare: “Shqipëria e gjeneratës tjetër”. Konferenca, ishte një model sfidues, që nuk i ngjante as një tubimi të organizuar në vitet e demokracisë. Më emocionoi dhe më dha shpresë. Por efektet e kësaj konference, kryeministrin në ikje, jo vetëm që nuk e gëzuan si çdo shqiptar që do përparimin e vendit, por e lënduan dhe e turbulluan më shumë në ndërgjegjen dhe moralin e tij. Mjafton të citosh fjalët e helmëta dhe banale të zakonta për fjalorin e tij, që si gjithmonë, i nxori nga goja në mbledhjen e qeverisë së tij të shkarkuar nga sovrani por që rri ende në karrige.

Ekipin e ri qeveritar, ai e etiketoi si: “ekip i papërgjegjshëm, më injoranti, më pa dije që ka pasur ky vend”. Një fletushkë, zëdhënëse e tij besnike, shkonte edhe më tej, ku shkruante se: “Ministrat e kësaj qeverie, janë më injorantët që ka pasur rruzulli tokësor”. Si mund ta quash injorant, një ekip të ri që kanë mbaruar Universitetet në disa vende të zhvilluara të Europës dhe botës, që kanë fituar kulturë perëndimore dhe kanë dhe një begraund politik, në familjen e së majtës dhe një pjesë e tyre edhe një eksperiencë të pasur drejtuese? Mësëshumti, kryeministri mostër, mund të thoshte, se një pjesë e kabinetit të ri qeveritar janë të rinj, që duhet përgëzuar, por relativisht ju mungon përvoja që do ta fitojnë në punë e sipër. Përcaktimi i tij, është jo vetëm keqdashje e ligësi prej xhuxhi politik, por edhe cinizëm i një njeriu të vogël që mendon,  punon e dëshiron ta shohë Shqipërinë shkretëtirë në errësirë.

Ekipi qeveritar i marrë në tërësinë e tij, është premtues. Doktrina që ka Kryeministri Rama, për ta rilindur Shqipërinë, kërkon një staf me profil  europian, me një përfytyrim të ri konceptual dhe procedural, që si busull ka interpretimin dhe zbatimin e ligjit. Etika konvencionale që ka përcjell Kryeministri Rama, për të ndërtuar administratën e re, përfshin parimet e rekrutimit, zgjedhjes dhe ngritjes në përgjegjësi, bazuar në meritokracinë profesionale. Mirëpo, është e kuptueshme që do ketë vështirësitë e fillimit jo të vogla. Do ndesh në murin e administratës së të paaftëve të militantëve të PD-së, që kur erdhën në pushtet fshinë me fshesën partiake të gjithë të majtët, edhe pse ishin me tituj dhe grada shkencore. Reagimi i Partisë Demokratike, me tam tamet e tyre se do na heqin militantët, ka filluar pa ardhur Qeveria e re në pushtet, se i dinë sekretet e zonave të pista, të pushtetit të tyre tetë vjeçar.  Sita e seleksionimit të kandidatëve për punësim, mbi kriteret e meritokracisë nëpërmjet konkursshmërisë, do eliminojë shumë paragjykime, edhe pse do ketë interpretime e keq interpretime mbi baza partiake.

Administrata e sotme, është administrata më e pa aftë në këto 22 vjet demokraci, që e pohojnë me kurajë edhe disa  ish kuadro drejtuese të së djathtës që kanë qenë shumë vjet në drejtim. Kjo, ka ardhur për faktin, se etika qeverisëse, nuk i referohej meritokracisë, por katër shtyllave të kalbura të pushtetit: militantizmit, klientelizmit, nepotizmit dhe krahinalizmit. Meritokracia ishte në minoritet. Kjo situatë kërkon, guxim, përmbysje dhe profesionalizëm nga ana e drejtuesve të dikastereve që do merren drejt për së drejti me rinovimin e strukturave drejtuese, sipas përkatësisë.

Në rast se do hezitojnë dhe nuk do operojnë me standardet e përgjegjshmërisë demokratike, duke u tulatur nga pengesat që burojnë nga mjedisi politik, është i sigurt dështimi i reformës. Respektimi i kulturës administrative dhe politike nga njëra anë, duhet të jetë në sinergji të plotë me ushtrimin e pushtetit nga ana tjetër. Një demokraci e shëndetshme funksionale, ka nevojë për një administratë të aftë e të përgjegjshme, që realizon misionin e saj final.

Berisha, la pas një Shqipëri të shitur, të plaçkitur, të shkatërruar, e deformuar, ashtu siç e kishte ëndërruar e premtuar, padronëve që e kishin frymëzuar e orientuar. Çrrënjosja e një të keqe që ka kancerizuar gjithë organet e trupit të shoqërisë, nuk zhbëhet lehtë.  Ai, u ndëshkua rëndë me votë, që flet për humbjen e vlerave morale të pushtetit. Por, populli pret një ndëshkim më real, me kosto më të lartë.

Krimet e Gërdecit e të 21 Janarit, korrupsioni galopant i qeverisjes, shitja e detit, përvetësimi i pronave, e shumë marrëveshje të tjera klandestine, kanë ngelur pezull dhe kërkojnë përgjigje, hap pas hapi. Po të vihen në vend tërë këto padrejtësi, do lind besimi, do ngjallet shpresa dhe do vendoset demokracia e shumë pritur prej shqiptarëve. Urojmë që Sëpata e Drejtësisë, të korri pa dallim partiak, sa djathtas –majtas.

Prof.Dr.Ago Nezha September 1, 2013 23:27
Komento

5 Komente

  1. Gramoz September 2, 00:15

    pa diskutim doktor pa nje sepate te mbrehur mire nuk do mund tebehet drejtesi i pari te xhduket nga faqja e dheut eshte mumja dhalla ,.me kete njeri nuk ka kure drejtesi ..vetem zef brozi ka dhene prova qe mund ti hyje me themel drejtesise ,ky ja di telat sali tradhetarit

    Reply to this comment
  2. Pellumb zaimi September 2, 12:50

    Nje analize frymezuese dhe realiste por dhe paralajmeruese n.q.s nuk do ti shkohet drejtesise e pastrimit deri ne fund. Por friken e kam profesor se a do te behet siç keshillon!? Politika siç e njoh nga pervoja persònale ka aq shume labirinthe te errëta sa ështe e vështire ti identifikosh? Ne keto labirinthe nuk mungojne pislleqet madje dhe idetë e atyre per të cilet ndonjehere ke vënë dhe “dorën ne zjarr”!!? Nejse. Ajo qe dua te nenvizoj eshte kenaqesia intelektuale qe mora nga shkrimi juaj! Pergezime!

    Reply to this comment
  3. katarakti September 2, 19:54

    “…Berisha, la pas një Shqipëri të shitur, të plaçkitur, të shkatërruar, e deformuar, ashtu siç e kishte ëndërruar e premtuar, padronëve që e kishin frymëzuar e orientuar. Çrrënjosja e një të keqe që ka kancerizuar gjithë organet e trupit të shoqërisë, nuk zhbëhet lehtë…”

    “… Kjo situatë kërkon, guxim, përmbysje dhe profesionalizëm nga ana e drejtuesve të dikastereve që do merren drejt për së drejti me rinovimin e strukturave drejtuese, sipas përkatësisë.

    Në rast se do hezitojnë dhe nuk do operojnë me standardet e përgjegjshmërisë demokratike, duke u tulatur nga pengesat që burojnë nga mjedisi politik, është i sigurt dështimi i reformës. Respektimi i kulturës administrative dhe politike nga njëra anë, duhet të jetë në sinergji të plotë me ushtrimin e pushtetit nga ana tjetër…”

    “…Krimet e Gërdecit e të 21 Janarit, korrupsioni galopant i qeverisjes, shitja e detit, përvetësimi i pronave, e shumë marrëveshje të tjera klandestine, kanë ngelur pezull dhe kërkojnë përgjigje, hap pas hapi. Po të vihen në vend tërë këto padrejtësi, do lind besimi, do ngjallet shpresa dhe do vendoset demokracia e shumë pritur prej shqiptarëve…”

    I nxorra keto nenvizime nga shkrimi i autorit se aty eshte ngerthyer gjithe problematika e qeverise se ardhshme shqiptare. A do te jete aq i zoti dhe i guximshem Rama per t’i realizuar keto kerkesa te elektoratit shqiptar?! Besoj se po. Megjithate nuk duhet te harrojme se ai ka “Kalin e Trojes” brenda koalicionit te tij. Prandaj deri ne nje fare menyre i ka duart e lidhura..;

    Reply to this comment
  4. Permeti ortodoks September 3, 21:01

    E para, z. Ago duhet ta heqe titullin Profesor sepse me duket se e djegur publikisht.
    Edhe qe ndoqi konferencen nuk eshte e vertete, keshtu qe ja fut kot. Sigurisht qe ka te drejten e tij qe te kete mendimin e tij, por kam perhtypjen se eshte me teper emocional se sa racional.

    Reply to this comment
  5. tol francezi it September 3, 21:44

    Jo vetem te deformuar ,por edhe te shperfytyruar ,ate qe i ka berisha dhe banda e tij pd shqiperise ,keto 23vjet ,te vine ne mend 1913 kur ushtrite greko -serbe plackisnin dhe digjnin shqiperine .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*