Naço: Askush s’mund t’i fshihet përballjes me ligjin

May 26, 2014 11:52

Naço: Askush s’mund t’i fshihet përballjes me ligjin

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon rritje të bashkëpunimit me mekanzimat ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, forcim të bashkëpunimit me partnerët tanë rajonalë dhe ndërkombëtarë, me qëllim parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe forcim të koordinimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar dhe përmirësim të track rekordit për statistikat në fushën e krimit të organizuar, me qëllim krijimin e një platforme të sigurt për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve”.

Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë Nasip Naço në takimin rajonal që po zhvillohet në Tiranë, ku marrin pjesë drejtues të institucioneve të drejtësisë në vend, si dhe përfaqësues të prokurorive të vendeve të rajonit dhe BE-së.  Naço theksoi se Qeveria shqiptare është në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë me qëllim realizimin e reformave me efektivitet në kohë dhe në cilësi, duke i kushtuar rëndësi rritjes së profesionalizimit si të hartuesve dhe zbatuesve të ligjit në të njëjtën kohë, si dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet tyre. Në këtë kuadër, ai shtoi se Ministria e Drejtësisë është angazhuar në drejtim të plotësimit dhe përmirësimit të kuadrit ligjor që normon sistemin e bashkëpunimit, duke përcaktuar rregulla dhe procedura të qarta dhe efektive, sëbashku me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Referuar bashkëpunimit mes vendeve të rajonit apo më gjerë, ministri Naço theksoi se ne jemi të vetëdijshëm se krimi nuk njeh kufij, sikundër ne nuk do të tolerojmë askënd që t’i fshihet drejtësisë shqiptare, por do të intensifikojmë ndjeshëm marrëdhëniet tona dypalëshe, që të mos lejojmë që shkëlësit e ligjit brenda dhe jashtë vendit të mos ndëshkohen.

“Garantoj parnerët tanë ndërkombëtarë se qytetarët shqiptarë, shkelës të ligjit, që banojnë dhe punojnë në vendet e BE, e kanë marrë tashmë mesazhin se forca e zbatueshmërisë së ligjit nuk do të njohë asnjë tolerancë dhe do të veprojë njësoj për çdokënd, që ka guximin ta shkelë atë. Askush nuk do t’i fshihet drejtësisë shqiptare, për çdo vepër penale të kryer në vendet e rajonit dhe më tej. Askujt nuk do t’i lejohet të jetë mbi ligjin. Një ligj i respektueshëm nga të gjithë do të jetë motoja jonë në thellimin e reformave të ndërmarra. Kemi kërkuar dhe inkurajuar që sistemi gjyqësor, nëpërmjet vendimeve të marra të jetë në zbatim të ligjit të brendshëm dhe në respektim të: konventave europiane të ekstradimit (midis vendeve anëtarë të Këshillit të Evropës); të marrëveshjeve dypalëshe të ekstradimit të ndërsjelltë (midis Kosovës dhe Italisë); të marrëveshjes shtesë dypalëshe të Konventës për ndihmë të ndërsjelltë juridike dhe ekstradimin (me Italinë). Kjo do të risi në çdo rast besimin reciprok, në bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Në Shqipëri ka ardhur koha, që Pushteti gjyqësor, të gëzojë pavarësinë e tij kushtetuese dhe ligjore në ushtrimin e funksioneve, por të mos “gëzojnë” pavarësinë e tyre nga ligji e kërkesat rigoroze të tij”, tha ai.

May 26, 2014 11:52
Komento

7 Komente

  1. Sheme Plaku May 26, 12:52

    Por kur do e filloj Drejtesia kete reforme, per te zhdukur nga rrenjet pasojat e qeveris kriminale te Sali Berishes me stafin e tij Alibej, Bumçi, Nishani,Bode e plote tjere? Akoma ju duhet kohe? Nuk e mendoni se jemi shume mbrapa e te vonuar per Drejtesi qe mungon nga 23 vjete?!
    Populli ka kohe qe e pret kete! Por, siç shprehu mendimin gazetari investiguer Daw Sullivan, duhet nje Prokurori e pamvarur nga shteti shqiptare (p.sh, te jete nga BE o Sh.B.A), se te gjithe vendalit, kush me shume e kush me pak, jane te korruptuar!
    Duhet te dalim dhe ne mbas nje çerek shekulli nga ky batak! Drejtesia dhe Mnistria e Drejtesis duhet te kete njerez te zot dhe te devotshem, se ata te zyres se pritjes se popullit ne Ministrin e Drejtesis jane njeres me mentalitete te vjetra e “nuk qisin qime nga qulli”! Nuk duan ta kuptojne ata te Ministris se Drejtesis (sidomos njeri) se ka ardhur koha per Ndryshime rrenjesore!
    Behuni nje here te zot e punes! hajt, ju paça! Sheme Plaku

    Reply to this comment
  2. corovoda May 26, 13:23

    Filloje nga vetja Naco , ti je i pari Minister i korruptuar ne qeverine e Rames, n.q.s ke bere dor lekesh tregoji burimin , pastaj fillo me shefin tend , pra keshtu behet reforma duke filluar nga vetja, jo per gje po ashtu edhe te besojme nga pak.

    Reply to this comment
  3. Meteh May 26, 15:32

    Z.Naço,ka mbi 8 muaj qe nga ju degjojme fetem fjale te”bukura” dhe asgje me teper.Nishani dhe Çefa as nuk e rruajne fare nga ju,pasi ata ta dine punen,huqin,mendimin dhe prapaskenen tende me Meten kunder Rames,pasi ju ne Berat deklaruar:”Meta Kryeminister”Dhe populli nuk ha bar,po ju vezhgon,ju nuk do beni gje.Duhet ti linit vendin Spartak Ngjeles-se ai ka kurajon te ndeshej me titullaret e KLD,pasi eshte i pakorruptuar si Meta,i cili e ka “qeren” ne koke me ARIN e Krrabes dhe,Berisha eshte gati ta shqyej nese preket KLD-ja,gjykatat,prekuroria,SH.I.SH,KLSH,Banka,etj,te sunduara prej tij.Kot e keni,eshte pak te jepni komanden”SOS”

    Reply to this comment
  4. Jozi May 26, 16:09

    KY NACUA ME DUKET SERJOZ PO TE SHOHIM CFAR DO BEJ ME KETA HAJDUTET DO TI VERI POSHT APO DO TA VEN???

    Reply to this comment
  5. Socialisti bythpambuk May 26, 16:36

    Po Ilir floriri do perballet me ligjin?

    Reply to this comment
  6. shefi May 26, 17:09

    per hajdutet e pulave qe vjedhin per buken e gojes e dime mire qe ligji funksionon me se miri, po per ata qe vjedhin miliona pse nuk zbatohet ligji???????

    Reply to this comment
  7. korabi May 26, 21:01

    Fjala juaj do te besohet ,neqoftese beni poune konkrete …I hapni te gjitha dosjet e ketyre 23 vjeteve ….merni ekspert te huaj ,do te shikoni se sa te pafajshem keni rrasur brenda …pikerisht ata qe nuk vollen miliona qe ti perdornin per dite te veshtira ,per tat qe nuk u moren me prostitucion ,per te ber pare ,.per gjyqet ,per tat qe nuk mbollen hashash …..Keni kurajo ,ta beni ?? atehere do te quheni te besueshem …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*