Naço i nis letër Nishanit: Nis procedurat e zgjedhjes së zv. kryetarit të KLD-së

April 24, 2015 14:25

Naço i nis letër Nishanit: Nis procedurat e zgjedhjes së zv. kryetarit të KLD-së

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit Nishani të përfshijë në rendin e ditës të mbledhjes së radhës të Këshillit të Lartë të Drejtësisë propozimin për zgjedhjen e Zv/kryetarit të këtij këshilli.

Në kërkesën drejtuar Presidentit Nishani, Ministri Naço parashtron se “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim të Presidentit, zgjedh nga radhët e anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi një Zëvendëskryetar.

Gjithashtu Ministri Naço i referohet në këtë kërkesë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Mes të tjerash, në kërkesën e tij, Ministri Naço vë në dukje edhe mungesën e efiçencës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për shkak të mungesës së një Zv.Kryetari, ku për pasojë janë ende të pa emëruar 10 magjistratë që kanë përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2013-2014.

Gjithashtu Naço sqaron se ligji e ngarkon zv/ kryetarin me një sere detyrash si të kujdeset për veprimtarinë normale të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të organizojë dhe drejtojë veprimtarinë e Inspektoratit dhe të administratës së këtij këshilli, të ndjekë veprimet e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për verifikimin e ankesave dhe të dhënave për gjyqtarët dhe për zbatimin e detyrave të ngarkuara nga Këshilli, në rastet e procedimeve disiplinore të filluara nga Ministri i Drejtësisë, etj.

April 24, 2015 14:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*