Naço i pezullon licencën noterit Shaban Gjoka për një periudhë 2 vjeçare

May 18, 2015 17:20

Naço i pezullon licencën noterit Shaban Gjoka për një periudhë 2 vjeçare

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka urdhëruar heqjen e licencës së ushtrimit të veprimtarisë së noterit Shaban Gjoka, për një periudhë deri në 2 vjet.

Sipas njoftimit per mediat, pas një kontrolli pranë zyrës noteriale të noterit Shaban Gjoka, i cili ushtron veprimtarinë noteriale në Dhomën e Noterisë Tiranë, me objekt verifikimin e respektimit të dispozitave të ligjit nr. 7829, “Për noterinë”, i ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, u konstatua se veprimtaria e noterit Shaban Gjoka, objekt kontrolli, rezulton me shkelje.

Në aktet e analizuara rezulton se noteri Shaban Gjoka në mënyrë të përsëritur ka ndjekur praktikën e hartimit të akteve noteriale për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme në mospërputhje me nenin 49, germa ‘ë’, të ligjit nr. 7829, datë  01.06.1994 “Për noterinë”, i ndryshuar, ku ndër të tjara parashikohet se: “…në rastet e tjetërsimit të pasurive të paluajtshme, akti duhet të tregojë edhe mënyrën e derdhjes së çmimit të tjetërsimit në llogarinë bankare të noterit…”, si dhe nuk ka zbatuar procedurat e përcaktuara në Udhëzimin nr. 6915/2, datë 30.01.2012, të Ministrit  të Drejtësisë e Ministrit të Financave “Mbi procedurat teknike për derdhjen e pagesës së tjetërsimit në llogarinë bankare të noterit”.

 

May 18, 2015 17:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*