Naço: KLD mbron gjyqtarë që u “falen” makina dhe dhurata 50 mijë euro

July 9, 2014 10:06

Naço: KLD mbron gjyqtarë që u “falen” makina dhe dhurata 50 mijë euro

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, thotë se është i vendosur të vazhdojë luftën kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Duke komentuar vendimin e KLD-së, i cili nuk pranoi kërkesën e tij për shkarkimin e disa gjyqtarëve të akuzuar për fshehje pasurie, Naço tha se KLD e mori vendimin si një repart ushtarak. Ai solli rastin e një gjyqtari i cili kishte pranuar se ka marrë dhurata në vlera 20 dhe 50 mijë euro apo edhe makina.

“Anëtarët e KLD-së nuk bënë pyetje, pra e kishin vendosur si repart ushtarak se çfarë do të bënin. Unë ndërkohë jam i vendosur që ta vazhdoj luftën pa kompromis. Njëri nga gjyqtarët, pranoi se kishte marrë disa dhurata, njëherë 50 mijë euro, njëherë tjetër i kishin falur një makinë, njëherë tjetër 20 mijë euro, etj. Ndërkohë, vendimi për Gjin Gjonin erdhi  krahas vendimeve të tjera skandaloze të dhëna nga KLD-ja. Unë mund t’ju them që nëse do të shikonit deklarimin e tij të pasurisë,  për ta lexuar dhe për ta kuptuar do t’ju duhen disa orë…”.

“Para disa kohësh ndaj një inspektori të KLD-së nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive u bë një kallëzim për fshehje të pasurisë, ku edhe në këtë rast për “dhurata” bëhej fjalë. Personi nuk dihej se ku i kishte llogaritë bankare. KLD-ja, e cila është e ngarkuar nga ligji që përmes këtij inspektorati të hetojë mbi gjyqtarët, si mund të hetojë kur ai inspektor ka 200 mijë apo 250 mijë dollarë ose euro të falura?! Ky është sistemi?! Këta janë inspektorët?! Këta do të inspektojnë gjyqtarët e tjerë?!”, tha Naço.

 

July 9, 2014 10:06
Komento

10 Komente

  1. hysni July 9, 10:24

    Po çfare prisni ju qe te vijne vete personat e akuzuar t’ju thone ejani na arrestoni se bashku me babane e tyre shpirteror Sali Vuçidolli

    Reply to this comment
    • PA PARTI FARE July 9, 15:12

      Po kur fitoi gjyqin Ilir Meta,,5 me 0,ne gjykaten e Larte pse nuk fole,,???

      Po te jete per ti denuar te denohen qe cke me te !

      Por ne populli nuk harrojme,,thjesht po ju shikojme,

      Te pakten edhe ato fshatare qe bejne tifo per voten tuaj,,po ju largohen

      Poshte te gjith keto monstra,qe po na vjedhin pa pushim

      Reply to this comment
  2. Albi July 9, 11:25

    dicka po leviz… gjerat behen shkalle shkalle dhe acarimi i situates po behet qe t’i hape rruge ndryshimeve aq te kerkuara dhe te domosdoshme. mos prisni qe sot me neser te vije Rama, t’i bjere shkelm deres se KLD e t’i kape t’i nxjerre jashte nje nga nje, se nuk e ben dot. por po farketohet opinioni publik dhe po krijohet nje situate dalengadale ne te cilen ndryshimet qe kane ndermend te bejne, do vijne si rezultat normal i situates dhe i rrethanave.
    kjo eshte menyra me e mire, nqse kane vertet vullnet per te ndryshuar gjerat…

    Reply to this comment
  3. P.A.B July 9, 11:28

    Minister,

    Eshte mire qe informoni opinionin publik por ka kohe qe beni vetem deklarata e ankime, rezultate s’po shohim. Nje minister – me fuqite qe ka, e ne kufizimet qe i ve ligji – paraqet nje platforme se cdo behet ne te ardhmen. Nese keni vullnet dhe plan, me fuqine e votes Parlamentare duhet te ndryshoni menyren e te berit te gjerave, me konstatime publiku eshte lodhur.

    Veproni, si fillim duhet nje ri-formatim i KLD-se.

    Pa drejtesi s’ka shtet.

    Reply to this comment
  4. Shpresa July 9, 11:58

    Shteti , dmth Ministria e Drejtesise duhet te ndermare te gjitha nismat ligjore per te deklauar te pavlefeshme dhe si kriminale te gjitha keto lloj “DHURATASH” dhe gjenden shume lehte motivet e dhurimeve , afeksioni dhe dashuria e madhe per tu dhuruar gjyqtareve dhe gjithshu aktet qe jane ne mashtrim te ligjit .
    Filloni te shqyrtoni rast pas rasti motivet , palet , noteret e te gjithe me radhe ..

    Reply to this comment
  5. Nobel July 9, 12:35

    Ministri Nanaco ( apo Gagaco ) i Metes qenka i vendosur kunder sistemit te drejtesise? Te kujt drejtesie, asaj qe nxorri te pa fajshem shefin e tij Meta edhe pse u pa e degjua nga te gjithe ne video duke bere pazare mafioze prej 700 000 euro? Leri nanurisjet, Nanaco, leri denglat se ju te LSI-se jeni llumi i korruptuar i politikes shqiptare qe ngjitet pas kepuces se atij qe qeveris.

    Reply to this comment
  6. eksperonca July 9, 12:39

    shikoni gjyqet qe ka bere ky gjyqtari Qen Dhiima ne kohen e dhurates dhe gjendet shume kollaj “DhURATA”, do tas hikoni si dhuratxhiu paska fituar gjyqin me Qen Dhimen….

    Reply to this comment
  7. Naci July 9, 14:44

    Eh Mo Nace….po kure dalin nga banka e lazaratit 4 miliard € ne vit …50 mije € vetem kruan dhembet gjygjtari i plepave Gjin Gjoni imbrojtur me gjtha kopetencat e presidentit Bujar…[email protected] keni 1 vit me akuza kundra bandes krimit.. tani duam te shikojme dicka qe te themi hallall votat….apo pazar…pazar..pazar. Tung Nace…nga Naci.

    Reply to this comment
  8. Naci July 9, 15:02

    Ju falenderoj gazeta Dita…..nuke e di si ta shpreh urrejtjen per politiken shqipetare vetem nepermes komenteve….e dua me gjithe zemer vendin tim , spese eshte perle me kuptimin e plot te fjales….por bandat e ngritura dhe te certefikuara nga dy partit duan tja ulin imazhin vendit tim….poshte politika shqipetare….Good luck albania.

    Reply to this comment
  9. Futjakot July 9, 15:23

    Po re nasip po futja kot…e ke ber fisin te pasur ti..me fabrika e me biznese

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*