Naço bojkoton mbledhjen e KLD

July 11, 2014 15:55

Naço bojkoton mbledhjen e KLD

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot për herë të dytë brenda javës. Në mbledhjen e sotme nuk ka marrë pjesë ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, për shkak të tensioneve dhe përplasjeve të shkaktuara gjatë mbledhjes së shkuar.

Naço deklaroi sot paradite se KLD shfrytëzon momentet kur ai nuk merr pjesë në mbledhje, për të emëruar gjyqtarë të rinj.
Kështu, gjatë ditës së sotme do të diskutohet emërimi i kryetarëve në gjykatat e Krujës, Kavajës edhe të Apelit Korçë, një pikë e futur në rendin e ditës së fundmi.

 

Ministri Naço, në një prononcim për mediat paradite, tha se i kishte kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të shtynte këtë mbledhje për shkak të axhendës së tij, kërkesë e cila nuk është pranuar nga ky institucion.

Naço tha se edhe në raste të tjera është shfrytëzuar mungesa e tij për të futur në rend dite çështje të tjera.
Në orën 15:00 KLD pritet të mblidhet për masë disiplinore ndaj 3 gjyqtarëve: gjykatësin e Pukës, Shtjefën Lleshi, dhe gjyqtarët e Elbasanit, Bujar Musta dhe Ilir Pashaj.

Këto masa disiplinore, të kërkuara nga ministri i Drejtësisë, ishin në rendin e ditës edhe në mbledhjen e një jave më parë të KLD-së, por u shtynë.

July 11, 2014 15:55
Komento

10 Komente

  1. Pëllumb zaimi July 11, 12:55

    Me mafian sillu si me mafian. Ne lufté sillu si ne lufte. “Qelbit” i hiqet shtrati z. Naço,ndryshe plaga mahiset perseri !? Mos rrini me “jod” ne dorë por,me bisturi ? A e dini ç’është bisturia?

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi July 11, 12:57

      @@@ Me mafian sillu si me mafian? Ne lufté sillu si ne lufte? “Qelbit” i hiqet shtrati z. Naço,ndryshe plaga mahiset perseri !? Mos rrini me “jod” ne dorë por,me bisturi ? A e dini ç’është bisturia?

      Reply to this comment
    • Endri July 11, 14:20

      Pu pu pu kush do te reformoje drejtesine, nje hetues i Enverit?!
      Ikni or plehra se ju vetem drejtesine e diktatures se proletariatit keni mesuar, kamzhik, burg, internim dhe pushkatim.

      Reply to this comment
  2. Artan July 11, 15:38

    Kam mbi nje muaj qe nuk marr dot deshmine e trashegimise tek noteri sepse nuk punon sistemi elektronik i noterise.Sistemi i noterise varet direkt nga Ministri i Drejtesise por me sa duket Nacoja nuk ka kohe te merret me detyrat e tij elementare ne sherbim te qytetareve sepse eshte i zene cdo dite me intervista per KLD-ne!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi July 12, 00:06

      Artan? Difekti i noterisë është i vërtetë. Kam të njejtin problem me ju. Difekti eshte serioz sic me tha inxhinieri, te cilin e njoh? Nderime!

      Reply to this comment
  3. Lulzim Basha July 11, 16:07

    Zoti Naco rri urte se nishanin e kemi ushtarin e mire Zhvejk,do beje cfare i themi jo te beje cfare di.

    Reply to this comment
  4. LALI July 11, 16:20

    nuk ka qene sekretar partie qe ka futur shoket ne burg dhe tani u be demokrat k……

    Reply to this comment
  5. E VERTETA July 11, 18:34

    Per Nacon dhe Meten tani e turje m’u rrit respekti ne maksimum !

    Reply to this comment
  6. dita July 11, 20:33

    ore ti, ku ta gjesh hetuesin po cfar ti besh kur ke hajdut LSI-JE…… ???!

    Reply to this comment
  7. Longari July 12, 07:43

    E keqja do shkulur me rrenje dhe rrenja eshte tek komunisto-fashisti i presidences. Kaloi nje vit dhe vetem po beni sehir, ndersa ata vazhdojne te emerojne familjen neper vende kyce. Keshtu mendojne se do i shpetojne mijonat e vjedhura ketij vendi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*