Naço: Reformim i gjykatave, Prokurorisë dhe KLD-së

May 10, 2014 12:33

Naço:  Reformim i gjykatave, Prokurorisë dhe KLD-së

Ministri  i Drejtësisë, Nasip Naço, në fjalën e mbajtur në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, tha se për të përmirësuar sistemin gjyqësor nevojiten një sërë reformash si reformimin e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.

Naço theksoi se prioritare është reforma në KLD dhe kjo do mundësojë shmangien e mbivendosjes së dy institucioneve, Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së.

“Reformimin e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, ku synohet forcimi i këtij organi që sot ka funksion vetëm konsultativ.  Jam i bindur se me reformat e ndërmarra do ndryshojmë klimën e mosbesimit në sistemin e drejtësisë”, tha ai.

Në mënyrë të veçantë, ai u ndal në klimën e mosbesimit të qytetarëve kundrejt sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.

“Në një vend ku nuk ka drejtësi nuk ka as sundim të ligjit. Të gjithë jemi dëshmitarë të një sistemi drejtësie të brishtë dhe të një klime mosbesimi nga ana e qytetarëve. Është e rëndësishme që kjo situatë të pranohet si realitet që duhet ndryshuar. Për t’i dhënë dimension të ri më të plotë u miratua paketa anti-korrupsion. Lufta kundër korrupsionit në gjyqësor është një nga çështjet prioritare të sistemit të drejtësisë,  megjithatë ajo ka bërë progres të kufizuar”, u shpreh Naço.

 

May 10, 2014 12:33
Komento

5 Komente

  1. Jozi May 10, 12:47

    OK ME TY JAM DHE UNE PO NGA KUSH???

    Reply to this comment
  2. krietari LIS May 10, 13:14

    ‘Shprehjen:”Atje ku nuk ka drejtesi nuk ka zbatim te ligjit’ e ke thene se prapi.Atje ku nuk zbatohet ligji ska drejtesi dhe tek ne or ti i LSI nuk ka per tu zbatuar sepse ti po nuk e di apo ben sikur se di ta them une:Ligji nuk zbatohet sepse qe nga ty shprehjen ‘ligji i barabarte per te gjithe’ e kini trasformuar jo te gjithe te barabarte para ligjit.
    Reformat i ben parlamenti qe eshte 90 perqind i pa ligjshem me probleme te moralit e hajduterise e ne krye te tij dhe tenden kush ESHTE?LIKJAAAAAAAAA……Me respekt kryetari LIS(levizja integrim Skrapar)rruga XHafer Deva,ish rruga ‘deshmoret e 4 Shkurtit’,Bathore,dikur Tirane,shprehje gjeografike ,dikur Shqiperi

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi May 10, 13:37

    Po hë mor naço hë? Sa herë qe del te njejten gje thua,”nevojitet reformim i sistemit te drejtesise”!? Hë fillojeni të shkretin reformim ose futeni drejtësinë “të bëjë nevojën” meqënëse i nevojitet !? Na thërrisni dhe ne po te kini nevojë për “nevojën” tonë?

    Reply to this comment
  4. korabi May 10, 13:49

    drejtesia …turpi i vendit !!! shume gjykates jane per tu futur vete brenda ,,,,ne vend te atyre oftikaqareve ……Krimi m ei madh eshte te vjedhesh ….!!!! Ai qe vjedh edhe te vret !!! Ai qe vjedh edhe te perdhunon !!! Dhe gjykatesit tane ….bejen cdo gje …sepse jane hajdutet m ete medhenj ….u ka zen syte dhe llogjiken vetem paraja …dhe nuk u prishet puna se nga vjen ajo para …qe ajo para vjen ..nga trafikimi i lendeve narkotike dhe i qenjeve njerezore …….Ne duam ti luftojme keto …..gjykatesit u japin krahe ….Vazhdoni ..u thone ….Nxirni sa me shume …qe te keni te na jepni edhe ne …KOmpromisi eshte i dukshem …..Mereni njehere mndimin z ,Naco ….shkoni ne ato dyer burgjesh ,,,Te jeni te sigurt ,,,se vetem 30%…jan fajtor ……Te jeret …jan eviktima te gjykatesve dhe te atyre qe i duan brenda ……

    Reply to this comment
  5. merobaze May 10, 19:10

    REFORMIMI I DREJTESISE NGA MINISTRI QE NDERON HITLERIN SHQYPTAR.

    Sa qesharake dhe pacipe jane keto deklarata te ministrit shqyptar te Drejtesise qe shon dhe nderon me grushtin komunist figuren e Enver Hoxhes ne Berat dhe nuk i shkon fare ne mendje te jape doreheqjen e tij per kete akt te turpshem te nje pushtetari qe nga njera ane deklaron se eshte per integrimin e Shqypnise ne BE dhe nga ana tjeter nderon diktatorin sadist Enver Hoxha. Po sikur ministri gjerman i Drejtesise te shkonte dhe te nderkonte me doren e shtrire perpara Hitlerin me nje turme fanatike te Gestapos pas tij a do t’i besonte ndokush dokrrave per reformimin e sistemit te Drejtesise ne Gjermani? ABSURDE dhe QESHARAKE sa s’ka ku te shkoje me!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*