Naço: Për refuzimin e Ina Ramës pyesni zëdhënësit e KLD-së

February 25, 2014 17:57

Naço: Për refuzimin e Ina Ramës pyesni zëdhënësit e KLD-së

Ligji thotë shprehimisht se Prokurori i Pergjithshem në përfundim të mandatit 5-vjeçar ose mund të qëndrojë si prokuror ose mund të kthehet në vendin e mëparshëm apo në një detyrë të barazvlefshme me të.

Një ligj i qartë për këdo që nuk e njeh shkencen e jurisprudences, por që interpretimi i tij është kthyer në një lojë fjalësh në mbledhjen e radhes mes anetareve te Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ne perfundimt te te ciles votat e shumices vendosen kunder kthimit te ish-Prokurores se Pergjithshme Ina Rama, ne rradhët e gjyqesorit.

Mes pesë anëtarëve që ishin dakort per kthimin e ish-Prokurores se Pergjithshme Ina Rama, eshte edhe ministri i Drejtesise. Por, ndersa Ina Rama ishte e drejtperdrejte ne komentin e saj per Top Channel duke e konsideruar, si nje vendim politik bllokimin e saj e po ashtu nje vendim ne kundershtim me ligjet, ministri Naço tha se la te nenkuptohej se kush votoi pro Rames, ishte ne zbatim te ligjit.

“Ju e dini që KLD-ja ka filluar t`i bëjë mbledhjet me dyer të mbyllura. Mund t’i drejtoheni zëdhënësit, apo KLD-së, unë jam ministri i Drejtësisë.Unë propozova që të futej në rendin e ditës sepse ishte në përputhje të plotë me ligjin dhe kërkesa zvarritej prej një viti. Sigurisht kam votuar pro sepse ishte një e drejtë që parashikohej në ligj. Prokurori i Përgjithshëm kur mbaron detyrën, me pëlqimin e vet mund të rrijë dhe të punojë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, mund të shkojë në atë detyrë që ka qënë ose në një vend të barazvlefshëm me të.Nuk i nënshtrohet konkurrimit. Ligji flet qartë për ata që duan ta lexojnë qartë. Për të tjerët drejtohuni tek zëdhënësit të KLD-së”, u shpreh Naço.

Por duket se ky precedent ne KLD eshte nje histori e vjeter, edhe per emra te tjere qe duhet ti riktheheshin gjyqesorit ne perfundim te mandateve ne detyra te tjera, si per shembull zonja Deshira Subashi, kerkesa e te ciles nuk eshte futur asnjehere ne rend dite per t’u shqyrtuar në KLD, kerkesa e ish-gjyqtarit te Gjykates se Larte Agron Lamaj, kerkesa e ish-kreut te Gjykates se Larte Shpresa Becaj apo e ish-kreut te ILDKP-së, Fatmira Laskaj. Ministri i Drejtesise Naco, i cili gjate 2008 ishte prokuror ne kohen e prokurores se pergjithshme Ina Rama komentoi per kete çeshtje.

“Kërkesa e parë që më erdhi, dola mbi emocionet e mia, si zyrtar i këtij shteti dhe propozova që të futej në rendin e ditës, do të propozoj cdo lloj kërkese që është në përputhje me ligjin. Problemi është KLD që ka nisur t’i bëjë mbledhjen me dyer të mbyllura”, u shpreh Naço.

Gjate mbledhjes me dyer te mbyllura qendrimet pro ish-Prokurores jane argumentuar nga anetaret pervec mbeshtetjes ne ligj edhe me faktin qe prej 14 muajsh kreu i nje institucioni te rendesishem lihet pa pune. Nderkohe qe anetaret qe kane votuar kunder, kane kerkuar se zonja Rama ose duhet te konkurroje per ne apelin civil, ose duhet te kthehet si gjykatese prane Gjykates se Krimeve te Renda, pasi sipas anetareve te KLD-së ajo e ka humbur cilesite e gjyqtares sapo mori detyren e Prokurores se Pergjithshme.

February 25, 2014 17:57
Komento

9 Komente

  1. Eli February 25, 19:56

    Eh mo Nace jeni bere tu bejme sallam te gjithve po ku te marrim fabriken,se kopshti zologjik e siguron ushqimin per shume kohe.

    Reply to this comment
  2. TJ February 25, 20:13

    KLD thote se ata nuk kompleksohennga PD e Berishes apo nuk kane frike nga Ina Rama.Por ,te mos e vesh ne rendin e dites ,eshte krim ,shkelje e ligjeve te shtetit.Dhe ta vesh ne rendin e dites dhe te mos e aprovosh eshte tjeter.KLD Cefa dhe Nishani ,me kelyshet e Berishes ne KLD, duhet te japin doreheqjen.Nje dite do ta paguajne ata qe shkelin ligjet,edhe para Zotit.

    Reply to this comment
  3. vlora February 25, 21:20

    Vetem zoti ,do te mari hakun eketij populli te vuajtur ……POR DOMOZDO ,UJQER DO TE KETE ,PERDERISA KA DELE !! …………..Si perfundim ,jemi populli me pa dinjitet …na shkelin ,na ,marin te drejten …na cojne ne varferi ekstreme …dhe ne prape ambientohemi ./…popull pa endra ,popull pa te ardhme ………Kur arin ministri i drejtesise ..te mos caj ne kld ……mbaj hall ndonje hallexhi …………oh zot ,mos vono hakmarjen mbi hijenat edrejtesise shqiptare …………….

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi February 25, 21:43

    Drejt “vlora”? Po na përdhosin! Reforma në drejtësi nuk bëhet me lutje për cefën e nishanin. Reforma në drejtësi bëhet nga burra me mustaqe jo nga rilindas të pa dirsur në faqe? Shkurt,- bëhet me “hurin e popullit” jo me pederasti juridike!

    Reply to this comment
  5. ali February 25, 22:05

    REFORMA NE DREJTESI ?! POR CFARE REFORME ? ”PLUGIM ME BULDOZIER,, !

    Reply to this comment
  6. Ilir February 26, 06:44

    TI NORMALE QE VOTOVE PER KTHIMIN E SAJ SEPSE MAMUTHI QE KE PER SHEF KA MARREDHENIE TE MIRA ME TE, JA PRANOI PARATE DHE E NDIHMOI, NUK E REFUZOI.

    NJE HAJDUTE ME PAK NE GJYQESOR.
    NDOSHTA MOTIVET E KLD QE NUK E PRANOI,NUK JANE PIKERISHT KETO, POR FAKTI ESHTE QE INA RAMA BASHKE ME BAMIR TOPIN E SHITEN DOSJEN E ILIR METES DHE E DOGJEN ATE.

    AMBASADORI SEQUI U DETYRUA E JA THA HAPUR NE MEDIA
    “PROKURORIA SHQIPETARE TE MOS DEKURAJOHET NGA VENDIMET E GJYQESORIT, POR TE VAZHDOJE TA ANKIMOJE CESHTJEN NE SHKALLET ME TE LARTA SIC ESHTE GJYKATA E STRASBURGUT”
    PSE NUK E ANKIMOI SHOQJA RAMA??? SEPSE PRANOI PARATE E ILIR METES, ESHTE PERGJIGJA.
    DHE JA KU JEMI TANI, DOSJA E ILIR METES ESHTE E MBYLLUR PER DREJTESINE.

    NJE TURP I MADH.

    Reply to this comment
  7. vlora February 26, 07:03

    Pellumb zaimi …..Jam dakort qe fajin eka populli ….tek ne nuk u be ndryshim sistemi ,u be ndryshim emri …ne asnje vend te botes nderimi i sistemit nukbehe pa lufte …ne cfare bem ??hodhem bustin e enverit …dolen ca rrugecer qe ben grupe rivale dhe u vrane me njeri tjetrin …edhe e vertet qe u derdh shume gjak ..por vrame njeri tjertin ……”ATYRE ” nuku hyri gjemb ne kembe …nga komunista ,u kthyen ne demokrate …..nga “burra ‘ u kthyen ne burreca ….nga qytetare te thjesht ,ku banonin ne 2+1 ….jetojne neper vila ….edhe une jam me ate qe koha eshte per veprim …po me ke ??? me NE ?? me cfare burrash ??/ ……IKEN BURRAT E PArE ,kurr fjales i thoshin .fjale ….kurr me nje te shtrenguar dore ,ndanin ,kufij e sinore …………fatkeqesia me e madhe e ketij populli eshte se nuk po nxjerr me burra ,nuk po nxjer me trima …..

    Reply to this comment
  8. lulush baroni February 26, 08:28

    kjo nuk asht kld por POSAQI E PRESIDENTIT TE PARTISE DHE AI CEFO MALOKUT DHE HITLERIT JU PSHURRSHA NE PD E KLD

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*