Naço: Nuk bashkëpunojmë me këtë KLD që mbron gjyqtarët e korruptuar

July 8, 2014 10:28

Naço: Nuk bashkëpunojmë me këtë KLD që mbron gjyqtarët e korruptuar

Vendimi i djeshëm i KLD-së, e cila rrëzoi propozimet e Ministrisë së Drejtësisë për të proceduar gjyqtarët e akuzuar për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre është pasuar nga reagimi i ashpër i ministrit Nasip Naço.

Naço tha sot se qeveria nuk do të bashkëpunojë më me Këshillin e Lartë të Drejtësisë në kushtet kur anëtarët e këtij institucioni të udhëhequr nga kreu i shtetit Bujar Nishani, marrin vendim për të shfajësuar gjyqtarët e korruptuar.

Ministri i Drejtësisë e cilësoi skandaloze gjendjen në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë dhe shtoi se vendimi i djeshëm i KLD faktoi bashkëfajësinë e këtij institucioni.
“Këshilli i Lartë i Drejtësisë vulosi haptas qëndrimin në kundërshtim me interesat e publikut për të pasur drejtësi funksionale, pranoi bashkëfajësinë e vet për gjendjen skandaloze ku gjendet sistemi i drejtësisë. Shfajësimi i gjyqtarëve që skandalizuan opinionin publik me fshehjen e pasurisë është fakt se sistemi i drejtësisë është kthyer në një rrjet ku gjyqtarët mbrojnë njëri-tjetrin në kundërshtim me ligjin. Duke gjykuar vendimmarrjen e djeshme flagrante, qeveria s’është më në kushtet për të bashkëpunuar me këtë KLD. Limitet që ka ekzekutivi në drejtësi janë akoma më të mëdha, prandaj do i kalohet Parlamentit, u takon atyre të caktojnë se ç’do të bëjnë me anëtarët e KLD, do mbyllin sytë duke mbajtur turpin e KLD, apo do ndahen nga kjo vendimmarrje”, tha Naço në një konferencë për shtyp.

July 8, 2014 10:28
Komento

9 Komente

  1. jovan July 8, 10:34

    Mazhoranca duhet që patjetër në rrugë ligjore duhet që të verë drejtësinë në vendin që i takon. Turp për KLD dhe për presidentin e republikës që mbrojnë gjyqtarët e koruptuar.

    Reply to this comment
  2. bariu July 8, 11:14

    ca turp thoni ju, ky eshte krim dhe ata qe e kryen jane KRiMINELE, me Bujar Nishanin ne krye, funderrina te kombit. Jashteqitje te historise, muti muti 400 breza!

    Reply to this comment
  3. Naftetar Vjeter July 8, 11:41

    Sistemi i drejtesise ne Shqiperi eshte me surratin e me te korruptuerit ne bote dhe presidenti pa pik turpi e mbron ket sistem te korruptuar deri ne palce.

    Reply to this comment
  4. deni July 8, 13:28

    PSE BENE SHAKA NACO TI EDI DHE VETE QE ESHTE ME MIRE ME KETE KLD ………SI THUA??!!

    Reply to this comment
  5. EGLANTINA July 8, 14:22

    ik o NAco se vetem llafe keni ju…

    Reply to this comment
  6. tomsojeri July 8, 15:44

    Talluni talluni se keni cerek shekulli qe po tallni kte milet qe ka zen fundin ! Kush ka pak mend nuk i ha llafet tuaja “bombastike” se drejtesia ne Shqiperi esht kanser qe ka leshuar metastazat ne cdo qeliz te saj! Nuk di cila mrekulli do e shpetoj kte vend te pllakosur nga mashtrus e kriminela ! Nuk di nese do vi ajo dit ku njerzit te besojn ne kte cdrejtesi ! Ska me keq ku te shkoj kur e pranoni edhe vet pa le ai qe i ka djegur kurizi cfar heq !! Kur ne krye te ktij krimi qe e mbulon dhe mbron esht vet presidenti i Shqiperis qe pa pik turpi nxjerr gjoksin ne mbrojtje te ktij sistemi! A ka me keq ??? A ka me krim ???Ku jemi ku dhe morem status ku ,ku, ne Somali ,ne Zibabu,ky vend afrikan i eger mu ne mes te ballkanit me aq pak banor e me nje siperfaqe 28000km2 me nje inteligjenc qe ka mar rruget e mergimit aq te rend e te lodhshem dhe shpreson te shoh vendin e tij ne dit te mira e te krenohet ! A ka me keq ??A ka me vajtim ??? Ju drejtuam xhamive dhe kishave tani qe te gjejm “shpetim” e po percahemi si ne vaktit !!! A ka me keq ?????

    Reply to this comment
  7. Cici-Tak Braho July 8, 16:12

    Bravo Naco. Vetem mbajuni fjales se ju socialistet jeni ca dhjeramane (me falni per shprehjen) qe shokun nuk e keni. Por besim kemi tek ju te LSI se ju coku perziheni edhe me miellin edhe me krunden. Hajt per hajer.

    Reply to this comment
  8. iri July 8, 17:24

    Nuk ka me asnje dyshim per K.L.D. ata jane te pa ndreqshem sepse nuk duan , u vertetua se ata jane nje bande krimi qe kapen si kepushe institucionin.Kryetari sakat e sidomos ai nen kryetari Elvisi jane koka e bandes nen urdherat e Eskobarit politik ne parlament Saliqen vicidolit.Mjere ky vend ku u katandis ne c’duar ka rene.!!!Edi Rama kjo eshte sfida jote o ver rregull ne stallen e derrave ose ik edhe ti , ne ta kemi dhene licensen jo pak por nje milion ,! C’ pret akoma ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*