Lideri i opozitës në Rusi shpallet fajtor për shpifje

April 22, 2014 14:25

Lideri i opozitës në Rusi shpallet fajtor për shpifje

Një gjykatë në Rusi e ka shpallur fajtor lidhur me akuzat për shpifje, njërin nga liderët opozitarë në Rusi dhe aktivistin kundër korrupsionit, Aleksei Navalny.

Një padi kundër tij e kishte ngritur zyrtari i qytetit të Moskës, Aleksei Lisovenko, pasi Navalny në rrjetin Twitter e kishte postuar një mesazh, në të cilin i referohej Lisovenkos si “i varur nga droga”.

Gjyqtarja Anna Nekryach vendosi sot se komenti paraqet shpifje dhe ka urdhëruar që Navalny duhet të paguaj 8350 dollarë.Prej muajit shkurt, Navalny ishte në arrest shtëpiak, për shkak se kishte marrë pjesë në një protestë të palejuar nga autoritetet.

Aktualisht, ai është i dënuar me pesë vite burg me kusht për vjedhje.

Këtë vendim Navalny e ka cilësuar se është i motivuar politikisht.

April 22, 2014 14:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*