Nafta dhe benzina më shtrenjtë. Ja sa iu rrit çmimi në qershor

September 8, 2018 15:53

Nafta dhe benzina më shtrenjtë. Ja sa iu rrit çmimi në qershor

Karburantet u shtrenjtuan me 3,3 për qind në tremujorin e dytë të vitit, sipas Bankës së Shqipërisë.

Vlera më e lartë e tyre u arrit në qershor, ku nafta dhe benzina u tregtuan me rritje 5.6 për qind.

Banka qendrore thotë se rritjet në tregun vendas janë ndikuar nga rritja e çmimeve në tregun botëror, por në Shqipëri çdo vit rezulton se në çdo sezon veror karburantet shtrenjtohen.

Shqipëria ka një barrë të lartë fiskale për tregtimin e naftës dhe benzinës. Madje, gazit të lëngshëm që përdoret për automjete i është vendosur në 2017-n akcizë.

60 për qind e çmimit të karburanteve që blejnë qytetarët shqiptarë përbëhet nga taksat. Përveç taksave buxhetore, në çmim janë përfshirë dhe tarifa që i marrin koncesionarët privatë.

Qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë në çdo litër naftë që shitet në treg, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7-10 lekë taksë rilicencimi.

Këtyre katër taksave u shtohen edhe dy tarifa shërbimesh që paguhen për koncesionarët privatë; 1 lekë për litër për markimin e karburanteve dhe 1,4 lek për litër për koncesionin e markimit.

Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është 20 për qind e çmimit final ose rreth 30 lekë për litër.

Një litër naftë tregtohej sot në Tiranë me mbi afro 180 lekë për litër, nga të cilat rreth 110 lekë janë taksa.

s.a/dita

September 8, 2018 15:53
Komento

2 Komente

  1. Artemisa September 8, 16:36

    Epo pune e madhe, sikur duan t’ja dine shqipot per rritje cmimi.
    Mjaft qe Kokeminister te jete Rama.

    Reply to this comment
  2. Kris 1 September 8, 17:09

    Merrni shembullin e Likes.Ngjituni maleve dhe nuk do te keni nevoje per nafte por per opinga.Ka 30 vjet qe nafta na ka bere naften

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*