Nafta dhe politika

December 26, 2017 11:36

Nafta dhe politika

Si është përdorur për synimet e pushteteve industria e naftës. Një vështrim kronologjik dhe krahasimtar për këtë pasuri të madhe kombëtare nga sundimi zogist, te regjimi komunist dhe periudha pas vitit 1990. Cilat janë arsyet që kjo pasuri nënvleftësohet dhe lihet pas dore aktualisht?

Prof.Dr. Fatmir Shehu

Ing.Gjeolog Kadri Rama

Një nga asetet më të rëndësishme që ka ekonomia jonë për fat, është industria e naftës dhe e gazit si dhe rezervat jo të pakta  të naftës dhe të gazit që ka nënëtoka jonë. Është vërtetuar shkencërisht edhe  kapaciteti naftë-gas mbajtës i territorit shqiptar që është realtivisht i madh. Fakti që kjo industri në vëndin tonë ka një një histori prej një shekulli, tregon se ajo ka qënë një industri vitale ashtu siç është deri më sot në të tërë botën.  Është fakt se as një shtet në botë nuk heq dorë nga zhvillimi i industrisë së naftës,  aq më shumë kur e disponon këtë pasuri siç e disponojmë ne.

Politika me naftën

Në bilancin energjitik të botës kjo industri zë  60% të nevojave për energji. Në vendin tonë ajo zë rreth 40% , shifër kjo që tregon rëndësinë e kësaj dege të ekonomisë. Industria e naftës ka lozur role të ndryshme në ekonominë shqiptare  në funksion të rregjimeve dhe politikave që ka janë ndjekur në vendin tonë. Kështu gjatë rregjimit të Mbretërisë,  si kërkimet dhe shfryrëzimi i naftës, u lanë në dorë të shoqërive të huaja, kryesisht italiane. Ndërsa me ardhjen në pushtet të regjimit komunist, industria e naftës dhe e gazit u shtetëzua plotësisht duke u bërë tërësisht pronë publike. Deri në vitin 1947 në industrinë tonë të naftës kishin dorë dhe jugosllavët që deshnin ta përvetësonin këtë pasuri të vyer të vendit. Mbas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, qeveria komuniste i dha kësaj industrie një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit që ishte tërësisht i rrënuar nga lufta dhe me një prapambetje të theksuar ekonomike dhe sociale. Gjatë kësaj kohe u realizua një organizim total i industrisë së naftës dhe gazit duke e futur këtë industri në një cikël të mbyllur teknik dhe teknologjik dhe gjithmonë e administruar dhe subvencionuar financiarisht nga shteti.

Një gjë e tillë zgjati në një periudhë relativisht të gjatë  kohe, nga çlirimi i vendit e deri në vitin 1990, kohë kur në Shqipëri u vendos një sistem pluralist dhe ekonomia e centralizuar u zëvendësua me atë të tregut të lirë. Mirëpo, pas vitit 1990, industria e naftës, si gjithë industritë e tjera të vendit, pësoi një mëtamorfozë sipas konceptit: “të minimizohet vlera nëpërmjet shkatërrimit që të shitet (blihet) lirë”, pa një strategji të qartë të zhvillimit si në fushën e kërkimeve, ashtu dhe në atë të shfrytëzimit të rezervave të gjetura që nuk ishin të pakta. Të njëjtin fat patën dhe ndërmarjet e prapavijës si uzinat, shërbimet, etj.

Gjatë kësaj kohe, kompania  shtetërore që ngeli nga sistemi socialist Albpetrol sh.a me që trashëgoi një  ekspertizë të nivelit të lartë tekniko-shkencor (dy institute shkencore dhe shumë byro, laboratore dhe ekipe teknologjike) si dhe një  numër të madhe ndërmarrjesh (rreth 45) dhe punonjësish (rreth 19 mijë) dora-dorës u katandis deri më sot, në një mikro ndërmarrje, me një prodhim krejt minimal të naftës, pa asnjë rentabilitet vetëfinancues (nuk ka ushqyer punonjësit e saj dhe i ka shkurtuar vazhdimisht) pa le të bëjë investime në fushat e zhvillimit dhe të ishte kontributor për ekonominë në tërësi.

E themi këtë se  kompanitë shtetërore të naftës në mbarë botën mbajnë një peshë të madhe të halleve të ekonomisë së vendit. Meqë është rasti mund të themi se pothuaj gjithë peshën e luftës që bëri Kroacia me Serbinë e Millosheviçit po thuaj e suportoi kompania e Naftës INA Naftaplinë. Industria jonë naftës, fatkeqësisht deri në ditët e sotme ka ruajtur vetëm emrin si të tillë, pasi aktualisht është një ndërmarje pa ndonjë  mundësi zhvillimi si në tregun e brendshëm pa le në tregun e jashtëm.

Gjatë kësaj periudhe, pothuaj 30-vjeçare, nga të gjitha qeveritë tona të kësaj periudhe është ndjekur strategjia e  dhënies me koncesion të aktiviteteve në industrinë e naftës – e njëta paradigmë që është praktikuar edhe gjatë rregjimit të Zogut. Shumë kompani të huaja koncesionare në fushën e shfrytëzimit të rezervave të zbuluara, kanë ardhur, kanë fituar (edhe kanë humbur) dhe kanë ikur duke e lënë industrinë tonë të naftës dhe të gazit në një gjendje pothuaj të mjerueshme – pa qëndrushmëri zhvillimi dhe pa ndonjë perspektivë të qartë. Po kështu, në fushën e zbulimit të rezervave të reja të naftës dhe të gazit kanë ardhur e kanë ikur shumë kompani që kanë bërë kërkime në tokë dhe në det dhe deri tani nuk ka ndonjë raportim zyrtar konkret në rritjen e rezervave të naftës dhe të gazit.

Me sa dimë, nuk ka ndonjë shtesë rezervash nafte dhe gazi mbi atë bilanc të trashëguar që ishte i dokumentuar zyrtarisht  në kohën e ndryshimit të  sistemeve plitike. Megjithatë, bilanci i rezervave industriale dhe gjeologjike që u trashëgua nga sistemi i mëparshëm politik është goxha i madh dhe shumë atraktiv për të vazhduar investimet për rritjen e shkallës së kategorive të rezervave të zbuluara si dhe në rritjen e tempeve dhe të nivelit të prodhimit të naftës dhe gazit në Shqipëri.

Shifra dhe fakte

Deri më sot shifra rekord e prodhimit të naftës ka qënë ajo e vitit 1974 ku u arrit një prodhim vjetor i naftës bruto në një nivel 2.4 milionë tonë.

Nga ecuria e prodhimit të naftës në Shqipëri duket qartë se prodhimi i naftës me fluktuacione të vogla duke filluar nga viti 1957, vit që u zbulua vëndburimi i Marinzës që bashkë me Patosin, rezulton që të jetë një nga më të mëdhenjtë në Europë,  ka pasur një trend rritjeje deri në vitin 1974-1975, vite ku arriti prodhimin maksimal rekord që deri më sot nuk është tejkaluar.

Më tej, mbas vitit 1975, trendi i ecurisë së industrisë së naftës për arsyet që dihen, ka qenë në rënie, me një deklinitet jo shume intensiv, deri në vitin e ndryshimeve të sistemit 1990. Nga viti 1990 e më këtej,   deri në vitin 2000,  vërehet një rënie me deklinitet të theksuar e prodhimit të naftës dhe të gazit. Në këtë periudhë, në prodhimin e naftës punuan disa kompani të vogla koncesionare që faktikisht, për shkak të investimeve jo shumë të mëdha dhe të përdorimit të teknologjive jo potenciale që përdorën, nuk arritën të siguronin ndonjë nivel prodhimi të shquar.

Me ardhjen dhe fillimin e punës së Kompanisë koncesionare kanadeze Bankers Petroleum në vitin 2004, vërehet një rritje graduale e prodhimit të naftës nga kjo kompani dhe në total prodhimi i naftës në  vënd në vitin 2014  u rrit deri sa arriti një shifër prej 1,368,328.64 tonë. Në këtë shifër kontributori më i madh është Bankers Petroleum ndërsa kompanitë e tjera koncesionare që kanë punuar në vëndburimet e tjera të Shqipërisë  kanë një pjesë shumë të vogël të kontributit.

Në fakt kjo kompani nuk bëri gjë tjetër veç se aplikoi një teknologji që specialistët tanë e kishin propozuar me kohë si dhe ishte shpuar pusi i parë horizontal në formacionet karbonatike në vëndburimin e naftës  Ballsh – pusi Ballshi 135/H. Fakti që specialistët shqiptarë e kishin këtë ekspertizë e tregoi dhe shpimi u dhjetë puseve horizontalë në vëndburimin e Visokës, i mbeshtetur plotësisht si projektim dhe në operacione shpimi nga specialistët shqiptarë dhe nga pajisje të kompanive shqiptare, një prej të cilave dhe më e kompletuara është Albdrilling sh.a e grupit të kompanive BOLV-OIL sh.a . Kjo tregoi se marrja e kompanive kanadeze dhe kroate të shpimit dhe të shërbimit, për të realizuar projektime dhe shpime në vëndburimin e Patos-Marinzës ka qenë i pa studiuar, gjë që ka rritur mjaft shpenzimet në shfrytëzimin e rezervave të këtij vendburimi gjigand. Fatkeqësia është se sondat e vendit  ku futet dhe ajo e Albdrilling sh.a janë pa punë.

Edhe kompania shtetërore Albpetrol nga viti 2004 e këndej ka pasur një prodhim fare të vogël me rënie të theksuar, ku vrehet tendenca për të minimizuar aktivitetin, duke i dhënë vendburimet e naftës kompanive të tjera.

Përvoja 100 vjeçare

Nga gjithë kjo eksperiencë njëqindvjeçare e industrisë tonë të naftës rezulton se: Vendi ynë ka prodhuar  një sasi të përgjithshme nafte prej  rreth 50 milionë tonë, dhe se ka arritur të aplikojë gjithë metodat që njihen aktualisht në botë, të  nevojshme për kërkimet e naftës dhe gazit (si metodat e kompleksit gjeologo-gjeofizik), duke zbuluar rreth 6 vendburime nafte, tre gazi dhe dy gazokondesati si në formacionet ranore dhe karbonatike; ka arritur të shpojë puse të thellë me thellësi maksimale deri në 6700 m në kushte shumë të vështira gjeologo-teknike dhe teknologjike, ka shfryrëzuar nafta me viskozitet super të lartë, ka aplikuar metodat e dyta dhe intesifikuese në të gjithë spektrin që njeh teknologjia bashkëkohore e shfrytëzimit të naftave si injektimin e ujit dhe të gazit, injektimin e lëndëve tensioaktive, injektimin e avullit, metodën e djegies nëntokësore (metodë kjo që mund të përdoret fare mirë në shfrytëzimin e shtresave qymyrmbajtëse dhe shtresave bituminoze), metodat e injektimit të holluesit, përdorimin e pompave me burmë, pompave me hap të gjatë, ngrohjen fundore etj  etj. Po kështu mjaft arritje u shënuan dhe në fushën e shërbimeve të prapavijës, ku përmblidhet një spektër i gjërë punimesh që nga remonti (madje dhe i prodhimeve të reja) i pajisjeve dhe makinerive, gjeofizika kantjerale, proceset e çimentimit dhe intesifikuese, ndërtim, transport, rrugë dhe bazamente etj.

Nga kjo pikëpamje e themi me përgjegjësi se specialistët shqiptarë gjatë një periudhe prej 100 vjeçare, që ka aktivitet industria e naftës, kanë  grumbulluar një eksperiencë mjaft të madhe në të gjithë  ciklin e kësaj industrie, duke filluar që nga studimet, përgjithësimet dhe projektimet gjeologjike me koeficent suksesi të kënaqshëm, në teknologjinë e shpimit të puseve të thellë e shumë të thellë në kushte shumë të komplikuara gjeologo-teknike, në teknologjinë e përpunimit të vendburimeve të naftës dhe të gazit si në gëlqeror dhe në ranor, si dhe në teknologjinë e nxjerrjes, kondicionimit, trasportit dhe përpunimit të naftës dhe gazit. Fakti që industria e naftës në përiudhën 1960 deri në 1990 u drejtua plotësisht me sukses në të gjitha fushat e aktivitetit të saj nga specialistët tanë si dhe sigurojë prodhimin shumë herë  më të madh në kuadrin e prodhimit total që është realizuar deri më sot, tregon qartë se specialistët shqiptarë janë plotësisht në gjendje që ta menexhojnë me kompetencë industrinë tonë të naftës dhe të gazit si dhe kanë kapacitete të dalin me sukses dhe në tregun e jashtëm të kësaj industrie.

Specialistët tanë

Ky konkluzion shumë i rëndësishëm duhej të ishte pasur parasysh që në momentin që gjithë industria  jonë  e naftës kaloi në një sistem tjetër menaxhimi  mbas vitit 1990. Për këtë janë dhënë dhe mendime dhe propozime konkrete në masmedje dhe në forma të tjera gjatë gjithë kësaj kohe nga specialitët tanë  mjaft kompetentë të kësaj industrie komplekse. Përgjegjësinë e mbajne organet e ekzekutimit të çdo periudhe mbas vitit 1990, që nuk janë thelluar në këto vrejtje dhe mendime nga ekspertët tanë të kësaj industrie me vlera të mëdha për ekonominë kombëtare.

Tanimë është vërtetuar plotësisht që specialistët shqiptarë kanë qënë dhe janë të aftë që të marrin në dorë gjithë ciklin e punimeve që përmbledh industria e naftës dhe e gazit. Në se bëhet pyetja: a janë në gjendje  specialsitët shqiptar e naftës dhe gazit që të ndërmarin projekte dhe të udhëqin operacione të ndryshme në industrinë e naftës? Kjo pyetje pa as më të voglin mëdyshje, është vërtetuar nga koha dhe  ka vetëm një përgjigje pozitive dhe konkretisht: specialistët shqiptarë janë plotësisht të aftë që të realizojnë studime, përgjithësime, projekte dhe aplikime në të gjithë ciklin e punimeve që kërkon industria e naftës duke punuar jo vetëm në vend por dhe në tregun botëror të industrisë së naftës dhe gazit.

Atëhere del pyetja: Pse nuk aktivizohet ky potencial pasurie dhe ky aset intelektual që ka Shqipëria në industrinë e naftës, por po lihet që dora dorës të degradojë dhe në vend të tij të vijnë pa qenë e nevojshme dhe pa asnjë leverdi për ekonominë tonë,  ekspertë dhe pajisje të huaja si kanë ardhur këto tre dekadat e fundit? Është e pafalshme që një sasi jo e vogël e valutës gjatë kësaj përiudhe, nëpërmjet kompanive koncesionare, ka fluturuar jashtë thesarit shqiptar.

Pikëpyetje për kompanitë e huaja

Është thënë disa herë që në Shqipëri nuk kish pse të kërkohej ardhja e kompanive të huaja, sidomos në fushën e shfrytëzimit të rezervave të gjetura, të cilat janë si bakllavaja në tavolinë që në mënyrë figurative, vetëm lugën kërkon. Këtë punë mund ta bënin fare mirë qeveritë shqiptare, në se merreshin masat që mund të merreshin. Mund të ishte e nevojshme ardhja e kompanive të huaja për kërkimet dhe gjetjen e rezervave të reja të naftës dhe të gazit që nuk mungojnë, sepse këto operacion e kanë një risk relativisht më të lartë. Megjithatë, mund të thuhet se edhe në fushën e kërkimit dhe gjetjes së rezervave të reja të naftës dhe gazit nuk ka pasur pothuaj as një rezultat për  përmirësimin e bilancit kombëtar të rezervave , me gjithë shpenzimet e bëra që rëndojnë dhe buxhetin e sotëm apo të ardhshëm të vendit.  Praktika që është ndjekur deri tani si në fushën e nxjerrjes së naftës nga vendburimet e zbuluara dhe në fushën e kërkimeve në det dhe në tokë, tregon se kjo industri nuk ka pasur ritmet e zhvillimit të kohës kur kjo industri në të gjithë ciklin e saj ka qenë në dorë të specialistëve shqiptarë. Mandje këtu do nënvizuar më forcë që kompanitë e huaja që kanë ardhur këtu, nuk kanë pasur ndonjë obligim kontraktual, si palë pronare që jemi, për të marrë në konsideratë eksperiencën e gjatë që kanë pasur specialsitët shqiptarë të naftës të të gjitha fushave. Një gabim i tillë e tregon fakti se rezultatet e arrira nga specialitët shqiptarë, jo vetëm nuk janë  tejkalur por janë  shumë mbrapa arritjeve të tyre. Ky është fakt i pamohueshëm.

Deri më sot është  përdorur si alibi për mosfutjen në aktivitet të ekspertizës komplekse që kanë specialsitët shqiptarë në fushën e industrisë së naftës fakti që kompanitë e huaja që kanë ardhur në Shqipëri janë mbështetur pothuaj totalisht në ekspertizën e specialistëve të tyre, të cilën ata e konsiderojnë të nivelit të lartë. Po të shohësh rezultatet konkrete, mund të thuhet se kompanitë e huaja që kanë punuar në Shqipëri në industrinë e naftës, nuk kanë siguruar tregues prodhimi më të larta se ato që kanë siguruar specialistët shqiptarë në secilin vëndburim ekzistent. Një gjë e tillë vërehet se nga viti 1990  e këndej, me gjithë harxhimet e mëdha që janë bërë në fushën e kërkimeve (rreth 400 milionë dollarë) nuk janë zbuluar po thuajse fare rezerva të reja nafte dhe gazi. Edhe rezervat që informohen se janë zbuluar në zonën e Beratit  po vonohen shumë në fazën e vlerësimit dhe të shfrytëzimit të tyre.

Ne mendojmë në bazë të eksperiencës që kemi, që në Shqipëri janë gati për t’u zbuluar edhe 3-4 vëndburime me thellësi mesatare 3500 m, të cilat i kemi lokalizuar. Po ashtu edhe treguesit teknikë, teknologjikë  dhe  ekonomiko-financiarë të operacioneve të kryera në shpimin e puseve si dhe në manaxhimin e vendburimeve kanë qenë shumë më larg arritjeve të kohëve kur drejtoheshin nga specialistët shqiptarë. Po të shihet aktiviteti i operacioneve të  shpimit që janë kryer nga kompanitë e huaja,  psh në vendburimin e Marinzës, rezulton se është më i kostueshëm; ndërsa të puseve të thellë të kërkimit janë  shumë herë më të kostueshëm dhe të  shoqëruar me shumë avari dhe komplikacione  e  deri në mos arritjne e objektivit të projektuar (pusi  Delvina-34) etj.

(Vijon)

December 26, 2017 11:36
Komento

12 Komente

  1. info analitike December 26, 12:42

    Meqenese Kryepsikopati vendosi per matjen e ujit te puseve arteziane perse nuk ben te njejten gje per naften? Duke qene se kemi te bejme me pasuri kombetare shteti duhet medoemos te dije sasite e sakta te naftes qe nxirren e mbi ate baze te taksoje kompanite koncesionare perndryshe do te vazhdojme me avazin qe kompanite deklarojne vazhdimisht humbje e keshtu te shmangin taksat qe duhet te paguajne.
    Eshte per te ardhur keq qe Fakulteti i Gjeologji Minierave nga i cili duhet te dalin vazhdimisht specialiste te kualifikuar eshte katandisur ne hall te zotit. Sikur te mos mjaftonte kjo afro 1 vit e gjysme me pare u firmos per shpernguljen e tij gjetke per ti liruar godinen Shkolles se Magjistratures. Me sa duket rilindjotet kane hall te prodhojne sa me shume juriste sesa specialiste te nje fushe si ajo e vendburimeve hidrokarbure e minerare qe duhet te kete perparesi. Akoma me keq kur nuk dihet ende se ku do te degdisen keta te shkrete. Mendoni qe deri me sot kemi shfrytezuar rreth 12-15% te rezervave hidrokarbure qe potencialisht zoterojme por meqenese kemi nje qeveri fasadash ajo kujdeset me shume per ngjyrat qe do ti jape godinave e rrugeve sesa per investimet thelbesore qe duhen bere per ta nxjerre vendin nga gjendja e veshtire ekonomike. Eshte turp qe ne 2017 te kemi gjithe kete pasuri nen dhe mbitokesore dhe ta leme qe ta vjedhin e ta abuzojne pushtetaret e radhes.

    Reply to this comment
    • mirel December 26, 14:52

      Kryepsikopati eshte piktor-amator, dhe minister energjitike ka patur nje kodosh turistesh..meqe mesoi anglisht ne shkolle..
      Ku e gjeten kulturen keta palo injorante te merren me energjitiken?
      Pervec ca mesimeve te Gramoz Pashkos per cekun e bardhe nuk besoj qe mesuan gje tjeter pervec biznesit te femrave dhe te kontrabandes.
      Prandaj industria e Naftes eshte vaj medet, dhe ne poste drejtues keta qelbesira vene cuba partiake,
      Ata e bejne “shkencen” e nxjerrjes se naftes.

      Reply to this comment
  2. perkthyesi December 26, 13:52

    Specialistet shqiptare te sektorit te gjeologjise dhe minierave (ku dhe vete jam pjestar), jane nder me te pergatiturit. Shkolla jone ka qene e shkelqyer, por pas viteve ’90, ajo u katandis keq e me keq. Ne ballafaqim me gjeologet e huaj, tanet kane shkelqyer, duke qene ne shume drejtime, dhe me te pergatitur (pervoje personale). Te braktisesh sot ata specialiste, pavaresisht se mund te jene ne pension, e ti katandisesh ne pensione qesharake, eshte me se krim!

    Reply to this comment
  3. Karaburun December 26, 16:25

    Nje artikull jasht kohe dhe realiteti.
    Mundohet te krijoje pershtypjen se paska mendime gjeologjike shume te qarta dhe industri-shpim-shfrytezimi edhe me te mire se ajo qe disponon Bankers, nga vete shqiptaret, qe mjafton te jepet sinjali dhe do zbulohen e shfrytezohen vendburime te reja nafte & gazi, me vlera te padiskutushme per ekonomin e vendit, pra me efektivitet ekonomik, ne nje kohe kur cmimet e naftes jane ulur dhe do te vazhdojne te ulen- sidomos per shkak burimesh alternative (shih cpo ben Franca e cila ne vitet 40 parashikon te eleminoje naften) per te mos u ndotur mjedisi.

    E para, nuk ka mendime te reja vec atyre qe gelqeroret e Kretak-Paleogenit mbulohen nga flishi Eocen-Oligocenit te prekur nga tektonika shvendosese gati-horizontale, ne brezat rrudhoses-zhvendoses-thrust-fold (qe u pranua me shume vonese, sepse pranohej ajo gati vertikale) e cila ka krijuar breza fold-thrust.
    Se si qendron tamam ky problem- mjafton te shikosh me vemendje kollonat e shpimeve te Petromanas dhe me pas Shell. Nje konfuzion total, qe i eshte vene ne dukje Shell-it, me te madhes ne bote per kerkim-zbulim-shfrytezim- shitje.. per naften dhe gazin.
    Edhe ne 1-2 artiull ne nje reviste me emer te madh por qe, per liri mendimi publikon shkrime pa oponence, duket qarte ky varferim mendimi apo gabime te medha ne konceptet gjeologjike.

    Ne rast se vertet ka mendime te rea qe cojne ne zbulime, le te botohet nje artiull ne nje reviste evropjane apo me gjere, duke ruajtur konfidencialitetin dhe te drejtat e autorit- artiull qe do te terhiqte mendimin e kompanive te huaja e sidomos Shell qe ka shpenzuar deri tashti ne Shqiperi rreth 150 miljon Dollare Amerikane, dhe ka kohe qe e ka prere xhevapin.

    Nuk mendoj se Berati (Shpiragu) perben nje arritje qe duhet te permendet. Ne menyre te thjeshte nese nja fshatar hap nje pus 1-1.5 m, ne aren e tij do filloje te dale gaz dhe me tej ne 2-3m po te mos jete I kujdeseshm, sasia e gazit mund te shkaktoje fatkeqsi. Imagjinoni nje pus 5700m te Shellit qe sasia e gazit qe del eshte krejt normale dhe slidhet as me structure e as me asgje.

    Se vertet paska aftesi teknologjike per te kryer shpime efektive ne kerkim-zbulim dhe shfrytezim, tashti kur kane kaluar mbi 30 vjet nga ato sonda te montuara ne menyre artizanale, per me teper te konkurojne me modern, eshte per te vene duart ne koke.
    Ndoshta kerkesa per nje bashkpunim me ndonje kompani qe punon aktualisht ne Shqiperi, mbi bazen e nje kontrate, per ndonje rast qe ka vertet te dhena gjeologjike qe lejojne investim per 1-2 shpime 2000-3000m, mund te ishte nje perpjekje. Ndoshta shteti ne kete rast mund bente/te beje nje amnisti fiskale qe parate e konfiskuara nga ekonomia informale ti perdore per kete rast?! Harroeni se sot ka shtet apo kompani qe sa here te hapesh gojen do te jape miljona dollare te besh shpime.

    Dhe me ne fund, problem I te drejtave te autorit- eshte problem me I ndishem sot ne bote. Qofte dhe nje mendim I shprehur nga dikush me shkrim apo goje ne takime e konferenca nderkombtare, nuk mund te pervetsohet nga askush dhe ne te kundert nese ndodh, ka pasoja me denime materjale etjera.
    Me konkretisht, dihet boterisht se vendburimi I Patos-Marinzes eshte zbuluar qe ne vitet 20/30te nga Anglo-persian, ajo qe zbuloi per here te pare dhe nafte ne Iran. Nese me pas ne nafte kane punuar dhe italiane, polake, ruse, kineze duhet me korrektese te permenden. Kuzhdo qe mendon se po ri-shpik rroten ne vitin 2017 gabohet rende.

    Reply to this comment
    • Niku December 27, 13:52

      Une nuk jam specialist I kesaj fushe, por mendoj qe gabimi nuk eshte tek zotesia teknike per shfrytezim sikurse shkruani, por tek kontratat e koncesionit me firmat e huaja. Ne nje vend ku ndrohet sistemi, ku cdo gje eshte rremuje, me politikane qe mendojne vetem per xhepat e tyre, ku specialistet i hoqen me nje ligj 24/1, firmat e huaja i lidhen kontratat ne menyren qe nuk e kishin pare as me ender. Ketu duhet analizuar pergjegjsia dhe jo ne teorine e shpimeve se cfare bene tanet dhe cfare bene te huajt.

      Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi December 26, 17:43

    Shpresoj qe keta profesore te shkrimit te japin ne vijim plane konkrete te posedimit dhe shfrytezimit te plote te naftes ne vendin tone, pasi deri tani kishte me se shumti disa fakte te ditura, disa fakte paksa te hiperbolizuara dhe disa mburrka. Qysh ne mesin e viteve ’80 flitej per nje renie te rezervave nentokesore te naftes ne vendin tone, per shkak te shfrytezimit te deri-atehershem. Shpresohej per rezerva te reja, besohej, puna vazhdohej. Mirpo, me ndrrimin e sistemeve, puna shkoi ashtu sic shkoi, dhe qe e dime te gjithe, dhe qe shumica jone eshte pergjegjes per situaten e krijuar. Mirpo per fat, nje albpetrol ekzistoi akoma, me duket ekziston edhe sot, sipas artikullit, cfare kerkohet eshte vetem pakez mbeshtetje qeveritare, fare pak, dhe me shume idealizem, -ky i dyti nuk besoj se gjindet sot me. Ndaj …

    Reply to this comment
  5. Seferi December 26, 21:32

    Karaburuni ka te drejte, eshte realist eshte me aktualitetin, eshte me modernen. Keta autore ne kete artikull sjellin te shkuaren dhe ate te invalidizuar jo reale, jane te tramakusur nga e verteta dhe prandaj i mbyt e kacafyt politika.Duan te zhvillojne naften me pamundesine, prandaj llafet vazhdojne dhe perspektive nuk ka, vazhdimesia do te jete mbi bazen e ketij shtrati 27 vjecar. Perdorin dhe terma “rregjim Komunist”?! Ka sistem socialist, shoqeri ekonomiko shoqerore socialiste. Komunizmi nuk dukesh gjekundi, asnje nuk e pa ndoshta keta qe dihet e kan urryer cdo ore atehere dhe “kan ndihmuar njeri tjetrin ne pozita te veshtira kur “KJo eshte zhvillimi i luftes se klasave ne koken e ketyre”.

    Reply to this comment
  6. Seferi December 26, 21:38

    Karaburuni ka te drejte, eshte realist eshte me aktualitetin, eshte me modernen. Keta autore ne kete artikull sjellin te shkuaren dhe ate te invalidizuar jo reale, jane te tramakusur nga e verteta dhe prandaj i mbyt e kacafyt politika.Duan te zhvillojne naften me pamundesine, prandaj llafet vazhdojne dhe perspektive nuk ka, vazhdimesia do te jete mbi bazen e ketij shtrati 27 vjecar. Perdorin dhe terma “rregjim Komunist”?! Ka sistem socialist, shoqeri ekonomiko shoqerore socialiste. Komunizmi nuk dukesh gjekundi, asnje nuk e pa ndoshta keta qe dihet e kan urryer cdo ore atehere dhe “kan ndihmuar njeri tjetrin ne pozita te veshtira kur “KJo eshte zhvillimi i luftes se klasave ne koken e ketyre”.Jan munduar kot te varferit, nuk sollen gje megjithe titullin e madh por prurja asgje, te shpresojme ne bashkpunimin e frutshem te lidhjeve inorganike. Ku je Karaburun, te drejte ke, keta kete pune kane, mos prit me shume, ndryshku ben punen e tij……

    Reply to this comment
  7. Skenderi December 27, 03:12

    Une nuk jam naftetare, nuk i njoh problemet qe trajtohen ne kete shkrim. Nuk di cfate te them, jam popull, por ama nje mendje me thote se te jesh naftetare, gjoja i njeh problemet, bilez me detaje profesionale dhe nocione politike dhe fillozofike, sic bejne disa komentatore dhe te mos prezantohesh me emerin e vertete. Pra, nuk ia vlene te merresh me persona anonim, njerez me maska, krejte ndryshe eshte puna me autoret…

    Reply to this comment
  8. Lumi qe mori Vunone pse s'mori dhe Qeparone December 27, 04:34

    O vllare!
    Kjo qe thone keta eshte si te thuash pirth te çfryhesh se çlirohesh. Ose pordha bamp dhe ne po tutje, su tute o Muço su tute.
    Po ku I Kane specialistet keta apo u ka ngelur ora ne 1990. Armata e inxh. dhe punetorve qe ben epoke ka marre orijet dhe shume prej tyre jane shume te thyer ne moshe ose nuk jetojne me. Kush do ta bej djegen nentoksore Vangjel Xhumba nga New Jersy USA.
    Hajde vllare hajde shpejt qenkshi kujtuar.
    Po edhe sikur te ishin ata prape nuk do kish nevoje per ta se Saliu, Nanua, Meta, Edi, Luli, me soj e sorrollop i heq prej hunde daj Semi. Nuk e shikoni ju o te mjere (marre) qe nuk behet stani me lepuj. Stani kerkon Çobane qe ti mbaj delet ne vathe dhe qene stani qe ti rruaj nga ujku.
    Aha nashti delet vane, ata thone çakalli, çakalli mirepo ujku ben kerdine edhe hajde kape lepurin ti bathesh opingat.
    Prandaj rrini o dite zinje merruni me çizmen e Monikes.
    Shqiperine dhe shqipetaret i kemi ne duar te sigurta njeri me skizofren se tjetri. Se nuk eshte puna se eshte nje vetem I çmendur po jane çmendur te gjithe. Le qe s’ja thote kot ajo kenga “ne vendin tim ne vendin tend nje i çmendur te gjithe I çmend”
    SHQIPERINE E MORI LUMI SHQIPETAR,
    SHQIPETAR MOS RRI PO ZHDUKU SHQIPETAR.

    Reply to this comment
  9. Agimi December 28, 14:59

    Për të ardhur keq. Shumica dërrmuese e komenteve janë mendime të trubullta, mendime të dehurish !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*