“Nafta në Jon, blloku 5 i Shqipërisë, blloqet 1 dhe 2, të Greqisë”

February 20, 2018 02:40

“Nafta në Jon, blloku 5 i Shqipërisë, blloqet 1 dhe 2, të Greqisë”

Në kulmin e debatit mbi marrëveshjen me Greqinë për ndarjen e Zonave Ekskluzive Ekonomike dhe përkatësinë e blloqeve detare në Jon, kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Ardian Bylyku lë të kuptohet se Shqipëria nuk ka pretendime për bllokun 1 dhe 2.

Në një intervistë për televizionin Klan ai sqaron se blloku Joni 5 së bashku me rezervat natyrore, janë pasuri e territorit shqiptar, të cilat nuk do të ndryshojnë, njësoj si ajo e rezervave që ka Greqia në zonën 1 dhe 2.

“Paraqesin potenciale naftëmbajtëse të cilat duhet të konkretizohen në përmjet konkludimit të projekteve të kërkimit. Blloku Joni 5 është bllok në territorin shqiptar, ndërsa blloku 1 dhe Joni 2 nuk bëjnë pjesë në territorin shqiptar” – thotë Bylyku dhe shton se shifrat janë konfidenciale, por ka të dhëna potenciale për sasi të konsiderueshme nafte dhe gazi në këtë zonë.

Pas 10 vitesh që kërkon naftë në detin Jon, në zonën e quajtur blloku 5, kompania Capricorn, e cila më vonë ndryshoi emrin në Orion Limited, është në fazën e mbylljes së kontratës me palën shqiptare.

Kreu i AKBN thotë se tashmë janë marrë të dhënat e kërkimeve që ka bërë firma konçesionare mbi rezervat që ka kjo zonë dhe se Joni 5 shumë shpejt do të lirohet.

Për çështje ditësh, qeveria shqiptare do të firmosë marrëveshjen me kompaninë Shell e cila do të nisë kërkimin e naftës në bllokun 4 në tokë, mes Gjirokastrës e Delvinës.

b.m. / dita

February 20, 2018 02:40
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 February 20, 10:00

    sikur thanë para disa ditësh se 1 dhe 2 ishin këthyer në krahun tonë!?
    më duket se ja fut kot ky lali!!
    më specialist se bushati e rama nuk mund të jetë ky!!
    nuk di me rrejt pak i shkreti!!

    Reply to this comment
  2. shefi 55 February 20, 10:12

    Dakort , por a mund te thuash se cili eshte perfitimi i shqiptareve nga keto vende burime , pasi ka 20 VJET QE BUXHETI I SHQIPERISE NUK PEERFITON ASGJE NGA NXJERRJA E NAFTES , NE TE KUNDERT A MUND TE THONI SE SA ESHTE PERFITIMI ?bile thuhet shpesh se ne kemi cmimin me te larte te naftes edhe pse kemi vendburime .

    Reply to this comment
  3. Pellazgos February 20, 21:30

    Burimet e zonave eskluzive ekonomike nuk jane per ne as per Greqine por jane per te medhenjte qe mund te japin lemoshe.
    Pse kot i lane amerikanet dhe anglezet te pushtoje Qipron Turqia?
    Ndryshe nuk ka konflikt interesi,kjo eshte edhe puna e emrit te Shkupit.
    45 vjet Qiproja edhe nja 150 vjet per Kosoven ta bejne shtet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*