Shqipëria, e 25-ta për çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë

June 23, 2017 07:28

Shqipëria, e 25-ta për çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë

Çmimi i naftës së papërpunuar ka mbetur poshtë nivelit të 45 dollarëve për fuçi, ndërsa investitorët po humbasin besimin në aftësinë e OPEC-ut për të balancuar ofertën.

Sipas Global Petrol Price, Shqipëria është  e 25-ta në botë për çmimin më të shtrenjtë për litër  në botë.

Çmimin më të lartë të arit të zi e kanë vendet e Europës Perëndimore, ndërsa më të ulëtin vendet prodhuese.

Sipas operatorëve të tregut në Shqipëri,  barra e lartë e taksave, sidomos në raport me rajonin, është arsyeja kryesore pse shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë naftën.

Në Europë më të shtrenjtë se ne janë Holanda, Danimarka, Italia, Malta, Islanda, Monako, Suedia, Zvicra, Anglia, Norvegjia, shtete këto që kanë një nivel standardi jetese shumë më të lartë sesa tonin.

Në Maqedoni, sipas Global Price Petrol, nafta gati gjysma e saj në Shqipëri, megjithese cmimi i blerjes në port llogaritet i njëjtë për të dy vendet, në rreth 35 lekë për litër.

Ndryshe nga Shqipëria, Maqedonia nuk e ka taksën e qarkullimit të përfshirë në çmimin e naftës, por tek automjetet.

Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila.

TVSH (e parë) arrin në 21 lekë për litër.

Në total, në Maqedoni taksat direkte janë rreth 43 lekë për litër dhe në Shqipëri 90 lekë për litër.

Krahas tyre, në Shqipëri është shumëfishuar tarifa e rilicencimit të pikave të tregtimit të karburanteve, që sipas operatorëve llogarit një kosto shtesë prej 5-10 lekë për litër.

Kosto të tjera përfshijnë tarifat për Inspektoriatin Qendror Teknik, taksë tabele, taksë reklame, amortizim, TVSH e dytë, që e çojnë koston në gati 150 lekë për litër.

 

 

June 23, 2017 07:28
Komento

31 Komente

  1. Vladimir February 14, 20:31

    Dhe na vjen inat pse kapitali po investon ne Maqedoni…
    Ne Austri nafta blihet me 0,9 te euro.

    Reply to this comment
    • enea February 14, 20:38

      O Vladimir
      Ti do jesh ndonje i Pd-se
      Ne cdo vend nafta/benzina jane prodhime te taksuara nga qeverite.
      Te tjerat i rregullon tregu. Shqiperia eshte vend i vogel qe konsumon sasi te vogla dhe tregu kontrollohet nga pak kompani. Dhe ska si te jete ndryshe. Vetem 3% e Shqiptareve kane vetura private. Opozita me vend pa vend mundohet te krijoje kauza per destabilizim, por nuk ngjisin. I varferi as nuk e vret mendjen per cmimin e naftes. E ka hallin ne tjeter gje. Qeveria duhet tu tregoje Shqiptareve se taksat e larta te naftes (dhe jane te larta) shkojne per programe sociale, ndihma per te varferit dhe zhvillimin e vendit. Sa per opoziten e robve te paditur si ty, te vjen keq.
      E lane me 200lek, sot eshte 150lek dhe nuk eshte i ulur sa duhet. Opozita pa ide

      Reply to this comment
  2. arben February 14, 20:39

    KASTRATI NDAN MUAJ PER MUAJ PREMIO A-SHEFI I QEVERRISE 150,000 USD
    B-SHEFI I OPOZITES 50,000 USD

    KA NJA 14-15 VJET QE E BEN KETE PUNE.(KUPTOHET QE EDHE TE TJERET, KESHTU VEPROJNE)

    MJAFTON QE KETA KRIMINELA MOS TI PRANOJNE KETO PARA DHE VIHET VETE KONKURENCA NE VEND.
    A NUK JU DUKET E CUDITSHME QE NUK KA TREN NGA TIRANA PER NE DURRES?????!!!!!!!!.

    E PRA, KY TREN I LE PA PUNE FURGONAT QE KONSUMOJNE NGA NAFTA E KASTRATIT & CO.

    POR PROBLEMI ESHTE SE DUHET BERE GAM GAM SA PER POPULLIN.

    PIRDHNI O NJEREZ PIRDHNI.

    Reply to this comment
  3. . February 14, 20:40

    Maqedonia eshte tjeter treg, ne tjeter.
    As qe mundet te krahasohemi me nje vend te industrializuar por qe 1 gallon esht tek 2 $ kjo esht realitet per sasin qe harxhon makina amerikane!
    Europa harxhon gjysmen e asj amerikane prandaj edhe cmimi esht gjithnje me i larte!nje makin amerikane ne europe duhet te ngelesh tek ben zinatot!
    Mos harojm se amerika esht lakmusja numer 1 ne arin e zi persa i perket politikave imperjale!

    Reply to this comment
  4. aladin February 14, 20:40

    Ok, nafta është e shtrenjtë. Por sa duhet të jetë çmimi për t`u quajtur e lirë?!

    Reply to this comment
    • ilir February 14, 20:41

      Sa pyetje skizofrenike….!!!!
      Pse shqipot se dine sa duhet te jete,apo do presin nga lulushka dhe edushka…?!?!
      Sa ne Maqedoni psh 0.9-1 € lt,po qe ne cilesine e saj,se po qe cilesia me poshte 0.5€ lt.
      Mos beni me pyetje idiote ne 2016.

      Reply to this comment
      • aladin February 14, 20:41

        Ilir me keqkuptove
        Sot po protestohet per nje cmim me te ulet te karburantit…. Por cili este limiti?! Ti thua cmimi i karburantit ne maqedoni. Po sikur ato te thojne , jo te jete akoma me i ulet… Mundesisht sa ne venezuele?! Sepse sot cmimi eshte me i ulet sedje, por ato prap karburanti thone!

        Reply to this comment
  5. b.b February 14, 20:42

    Nqs e ulin me shume abuzojne me cilesine. Se po ta marresh ne vl te petrolifera sot ishte me e larte cmimi. Ato qe e ulin e perziejne. Edhe taksat kane efektin e tyre

    Reply to this comment
  6. maqo February 14, 20:42

    Kur kemi nje monedhe te zhvleresur ndaj $ ose € nuk ka si te ulet cmimi i karburanteve! Te ulesh cmimin cmimin,do te thot tu heqesh buken e gojes mijra familjeve,qe mezi presin te blen buken e gojes!ne zgjedhjet e ardhshme ne rast fitore te pd atehere le ta ul cmimin e tu jap dyfeku n njerzve ne nevoje! Ai qe mban nje makine ne shqipri,do te thot qe ka lek dhe duhet te paguaj jo vetem naften,por edhe cigaret pijet alkolike pijet freskuese e shum e shum gjera qefi e jo te domosdoshme ne nje qeveri me programe sociale!
    jam shum dakort per furnizuesit me mallra,maunet fugonet e furnizimeve e jo ato te qyretarve te sunvesjonohen me tatimet ne fund te vitit duke i priviligjar per punen e domosdoshme per furnizimin e popullit me mallra konsumi te perditshem!

    Reply to this comment
    • daku February 14, 20:43

      O zoteri
      Sma do mendja se familjet e biznesmeneve te naftes e kane barkun bosh ose po te ulet cmimi i naftes mbeten pa buke. Persa i perket vleresimit dhe zhvleresimit te monedhave, po te rikujtoj qe e gjithe Europa e paguan naften me dollare, keshtu qe fuqizimi i dollarit ndikon edhe tek ata. Per mendimin tim, 140-150 L/liter do ishte perfekt. Sot ishte 160 L/liter, keshtu qe le te shpresojme!

      Por problemi i Shqiperise qendron tek taksat. PD ne pushtet nuk la taksa pa i futur arit te zi, (pervec akcizes, doganes etj)
      1-takse qarkullimi, e cila ne fakt u hoq si pagese fikse e takses dhe u kalua ne liter, megjithese mjetit ju shtuan taksa te tjera fikse me emertime te ndryshme
      2-takse ndotje
      3-takse tymi
      4-takse sedilje
      5-takse bagazhi
      6-takse airbag-u
      7-takse per sensoret e parkimit
      8-takse per dritat e gjata

      Ishte fati yne i madh qe nuk e paten me te gjate dhe nuk arriti dot tek taksa NR 4 e me tej. Dhe jane po te njejtet keta fytyra te ndyra qe kerkojne uljen e taksave per karburantet. Madje kerkojne edhe protesta (per mendimin tim jane thjesht politike sepse per popullin nuk e vrasin mendjen). Kete ja shkruajta edhe kryetarit tone te famshem te opozites ne fb, por mbas 30′ komenti im nuk ekzistonte me. Diktatura vazhdon edhe pse ne opozite.

      Reply to this comment
      • maqo February 14, 20:43

        Or zotni! Ne cdo vend perendimor nga nafta e benzina nuk fitohet xhec nepeer benzinatot,vetm shkojn tatime per shtetin,por tregtohen coca kola e asortimente te tjera qe tu dal roga se ndryshe me shitje benzine duhet te falimentosh!
        ato qe thua taksat ndotje e ambjentin jan kudo bile as qe diskutohet ndonjeher qe te hiqen!
        Keshtu qendron ne kapitalizem kur shperthen nje vullkan gazrat jan 1000 her me te shumta por skemi cfar te perfitojm nga mali por vetem nga makina se keshtu funksjonon ky sistem qe njeri te bej qef e njeri kerkon vetem te haj buke! Duhet ti japim dicka edhe ktij te fundit se keshtu e ka demokracia!

        Reply to this comment
  7. arberia February 14, 20:44

    per nje liter nafte, shqiptaret paguajne 63% taksa te ndryshme
    keta komentuesat qe mbrojne qeverine ose punojne ne zyrat e saj ose nuk kane makine vete

    Reply to this comment
    • . February 14, 20:45

      per nje liter nafte, shqiptaret paguajne 63% taksa te ndryshme…!!!!
      Dakord, por do te vi koha, qe makinat me nafte, do tu duhet te kene nje pllakete jeshile, per te udhetuar ne shume qytete, ose ne disa pjese, te mbrojtura ekologjikisht.
      Kur kjo pllakete jeshile mungon dhe eshte e verdhe, do paguash edhe nje takse shtese, per ndotje te pjesshme te ambientit, por mund ta kesh ate pllakete edhe te kuqe, ku do te ndalohet rreptesisht, te futesh neper qytete, ose do paguash sa qimet e kokes.
      Psh. ne Gjermani ne karburantin ARAL, te tregohet se sa % jane taksat per nje liter dhe jane rrumbullak 83%, cdo shofer e shef tek pompa ku mbush makinen, te shkruar.

      Reply to this comment
  8. gani USA February 14, 20:47

    Ne demokraci,populli eshte gjithmone ne opozite me qeverine,pavaresisht se e ka votuar per te vetmen arsye se kerkon te mbahen premtimet.
    Persa i perket ankesave per cmimin e karburanteve,cdo njeri eshte i interesuar per ulje cmimi,i cili ndikon direkt apo indirekt ne koston e jeteses se perditshme.
    Nje mik me dergoi nga u.s.a. disa foto te pikave te furnizimit me karburant dhe cmimi ishte shume me pak se ne Shqiperi, nderkohe qe nje puntor i thjeshte merr 9 $/ ore,ose 72 $/dite,minus 23%,taksa, pra merr ne dore neto 54 $/dite,nese konvertohet me lekun 54×115=6210 leke/dit,ndersa ble 31.3 gallona,ose 31.3x 3.7=115.8 litra.
    prandaj konsumatori(populli) ngre zerin e proteston,ndryshe s’ka demokraci.

    Reply to this comment
  9. lloji February 14, 20:48

    Aeroporti dhe karburantet ne Shqiperi jane tmerri i qyterareve, injorimi i qytetareve nga ana e barkderrave te politikes duhet te zgjoje organizatat qytetare te behet thirje per bojkot Aeroporti e karburanti….

    Reply to this comment
  10. AWE February 14, 20:49

    Erdha nga Podgorica ne Shkoder(45 km)
    me autoveture taksi te Shkodres me 300 leke te reja personi!
    Si ka mundesi kaq lire -e pyes shoferin shkodran?
    Naften e blejme lire ne Podgorice dhe na del te fitojme me shume dhe te ulim cmimin!
    Por ne Tirane per 1 km rruge taksia kerkon 250 leke te reja!
    Eh qeveri ta befsha….!!

    Reply to this comment
  11. predator February 14, 20:49

    Ne Benelux nafta shitet me 0.87 cent/litri ~ 122 leke/litri, nderkohe qe pagat variojne nga min 2.000 deri 25.000 Euro/muaj.
    Ec e merre vesh ket pune me Shqiperine tone te dashur dhe keta komntuesat qe mbrojne cmimet e larta!!!

    Reply to this comment
  12. tushemishti February 14, 20:49

    ne maqedoni mer cuna e goca rruget jane me pagese/TOLL, skane takse te karburanti. ne shqiperi rruget jane falar, taksa te karburanti…mos beni shkence kot

    Reply to this comment
    • . February 14, 20:51

      Përveç çmimit të ulët prej 65 cent ose 90 lekë të naftës e importuar nga Greqia , tjetër arsye është se Maqedonia e ka akcizën e arit të zi më të ulët se Shqipëria

      Reply to this comment
    • ledi February 14, 22:29

      Po ti mos harro se rruget ne Maqedoni nuk ndertohen nga buxheti i shtetit por nga kocensionet

      Reply to this comment
  13. Sokoli February 14, 20:52

    ne jemi katastrofe
    Jo vetem ne Maqedoni 42.5 dinare=960 lek.
    edhe ne Greqi,France dhe Gjermani 1 euro=1380 lek,ne Shqiperi 1580 lek per liter.
    Nuk jane vetem taksat qe e mbajne kete cmim.E analizoi Erion Brace cmimin para nje muaji ze per ze qe nga cmimi ne dogane nga cisterna e deri ne pompe ku i shtohen taksat.I binte qe ne shitjen me pakice ne pompe fitohej 260-280 lek per liter ne nje kohe qe kudo jashte kufijve te ketij shteti te qelbur fitohet maksimumi 4-6 cent (50-80 lek)per liter.
    Rreth 200 lek per liter eshte fitimi abuziv qe rrjep nga xhepat tane te varfer trusti monopolist i Cetit,Eldes dhe Gulfit sepse cdo kryeminister i rradhes qe e lejon kete gjendje merr miliona euro nga keta maskarenj te naftes.Ne mos qofte aksioner ne fitimet e tyre marramendese.

    Reply to this comment
  14. one 15 February 14, 20:52

    Ore mua nuk me plas fare se sa eshte rritur a ulur cmimi i naftes jashte, une dua ketu te ne.
    Kush jane ata maskarenj qe e mbajne te larte cmimin te ne? Dhe nese pergjigja eshte se ATA jane te lidhur ne shtetin, atehere pijini uji ketij shteti, nese prej ATYRE shteti ka frike, atehere te largohen nje sahat e me pare.

    Reply to this comment
  15. demo February 14, 20:53

    Cmimi i larte i naftes mbahet me diktimin e kryeministrit.Ka njemije mundesi per te ulur cmimin.Mund te lejoje tregtimin e lire te naftes,duke thyer monopolet.Mund te fuse nje kompani shteterore per importin e naftes dhe tregetimin e lire te saj me cmimet e tregut nderkombetar,deri sa te bjere cmimi.Populli hesht,Opozita e ka hallin tek bunkeret.Cmimi i 5 fishte i naftes po asfikson ekonomine shqiptare.Sado te rrise taxat e naftes Rama,ne dogana fitimet i vjel agents craw crakatorri,hajduti .Bilanci doganave prape me minus do dali.

    Reply to this comment
  16. ne emer te popullit February 14, 20:53

    85 perqind e Naftes eshte taksa me larte ne te gjithe Boten.Kujdes,Shqiptar dhe Shqiptare, mos ka edhe Rama perqindjen e vet .Rama ka Periode te madhe me keto perqindjet.

    Reply to this comment
  17. emigranti February 14, 20:54

    Cmimet e karburantit ne te gjithe boten kane rene, vetem ne Shqiperi nuk ka asnje ndryshim, vjedhje dhe rrjepje e qytetatareve, shteti rri e veshtron por eshte bere partner me Kompanite Grabitqare qe tregtojne hidrokarburet. Cmime monopol fitime te papara.

    Reply to this comment
  18. Darius February 14, 20:54

    Ne Albanistan KUBEJA fut Miliarda USD ne xhepat e saj dhe ca Miliona ja jep Buxhetit breke grisur Shqiptar.Vjedhje e Paster.

    Ndersa ne planin Global eshte nje lufte e ashper mes Perdorimit te energjise Fosile dhe Teknologjise,nqs psh makinat hibride para 10-15 viteve kishin 1- 3% te tregut te makinave,sot % e makinave hibride/teknologjike kane arritur ne mbi 19%, cka do te thote qe e nesermja do mbeshtese me shume Teknologjine sesa perdorimin 150 vjecar te energjise fosile.

    Reply to this comment
  19. ani February 14, 20:54

    harruat humbesen me te madhe qe eshte rusia.dobesimi i rusise dhe iranit eshte qellimi dhe jo me kot sheiket dhe amerikanet shesin nafte me cmim te lire kur mund ta shisnin 3 fish me shtrenjte.rusia ka nje ekonomi jo te diversifikuar qe bazohet ne burimet natyrore dhe ne plan afatgjate do ta ndjeje konfliktin ekonomik me perendimin.

    Reply to this comment
  20. Thanasi qe ta plasi February 14, 22:35

    Pervec se ca komentues jane te punesuarit e shtetit jane edhe ca qe jane koqe kandari. Para nje jave isha ne Maqedoni. Cmimi i naftes eshte ekzaktesisht 86.2 leke. Arsyet e cmimit te larte tek ne jane dy. Taksat e nivelit absurd qe jane me te larta se ne vendet e BE dhe norma shume e larte e fitimit te firmave qe tregtojne me shumice. Pompat e benzines nuk fitojne me shume se 8 leke per liter

    Reply to this comment
  21. Fat man February 15, 02:45

    Ne Californi te Amerikes qe eshte shteti me i shtrenjte nje gallon (3,8 l) shitet me 2 $, te tjerat beheni esap vete. Ne shume shtete te Amerikes benzina eshte nen nivelin e 1,8 $ per nje gallon.

    Reply to this comment
  22. Lpl. June 23, 12:34

    290 leke te vjetra e qoj Rama si çmim sa erdhi ne pushtet , jo te tjeret e mbajne takse atje jo ketu keto jane justifikime .Ne Shqiperi gjithcka paguhet me shtrejte qe tek ushqimet , pastaj cilesia ne Shqiperi nuk blejme nafte , por vaj guri sulare uje , vaj te djegur , vetem nafte nuk eshte dhe faji eshte i qeveruse se te hjuthe keta jane politikane ose i sherbejne ne hije qeverive , dhe ne gjuhen shkencore kesaj i thuhet shtet mafjoz .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*