Firdusi në shqip përpara 122 vitesh

June 16, 2018 11:21

Firdusi në shqip përpara 122 vitesh

Moikom Zeqo

Një nga poetët gjenialë të njerëzimit Abu Al Qazim Mansur Firdusi (932-1020), i njohur për kryeveprën poetike, eposin prej 60 mijë vargjesh “Shah Name” (“Libri i Mbretërve”) ende nuk është botuar dhe i përkthyer në gjuhën shqipe.

(Orientalisti i shquar Vexhi Buharaja e ka përkthyer këtë epos marramendës, por dorëshkrimi i tij nuk është botuar).

Për një çudi – që u ka shpëtuar deri më sot, që në vitin 1896 Naim Frashëri na jep dëshmitë e para shumë të rëndësishme të shqipërimit të Firdusit në gjuhën tonë amtare.

***

122 vjet më parë, Naim Frashëri boton shqipërimin e këngës së parë të “Iliadës” së Omerit me një “Parathënie” dhe një “Pasthënie”, ku bën sintezën e mendimeve të tij për poetët e mëdhenj të planetit Homerin, Hediodin, Pindarin, Euripidin, Sofokliun, Virgjilin, Horacin, Petrarkën, Danten, TorkuatoTason, Miltonin, Lamartinin.

***

Naimi adhuron dhe poetët e famshëm të Lindjes Firdusin, Enveriun, Nizamiun, Sadiun, Atarin, Xhamiun, Hafizin e Shirazit nga poetët osmanë përmend Bakiun dhe Nabiun) dhe poetët shqiptarë përpara tij Hasan Zyko Kamberin, Nazim Beratin, si dhe Haxhiritiun (i panjohur nga shkenca jonë letrare).

***

Te “Pasthënia”Naim Frashëri bën në formë proze ritmike shqipërimin e fragmenteve të “Shah Namesë” firdusiane.

Duke i parë me kujdes vura re, se Naimi ka ruajtur një ritëm të llogaritur dhe mund të kthehet lehtë në formë vargjesh.

***

Po botojmë për herë të parë shqipërimin naimian, (që ai e ka realizuar drejtpërdrejtë nga persishtja – dihet në vitet 1871-1978), 140 vjet më parë Naimi ka shkruar dhe botuar lirika të mrekullueshme në persisht në përmbledhjen “Ëndërrimet”).

***

Për përshkrimin e luftës në “Shah Name” Naimi shënon vargjet si më poshtë:

Dy ushtritë u përpoqnë njëra me tjatrën

në mënyrën që u përzjenë,

zëri i burrave e mundi gjëmimnë,

dragonjtë dorëhekurtë i zhveshnë shpatatë,

me zemërim e të ashpëruarë u hodhë

e tër jeta ish në një gjëmim të madh,

thua dita ish furtunë ndë natë t’errët,

shigjetat ndritnin si dhe shpatatë,

qysh shtije er’ e vjeshtës fletët e shelgut,

ashtu shpata i shtij burrat përdhe,

fusha ish bërë det i gjaktë,

trupat ishin pa kokë, krerët pa kësulë,

nga pluhur i kuajve të çpejtë

era u bë e mjegulltë

e dritë e shpatës ish vetëtimë

dhe nga re e zezë bij shiu i kuq.

Portretin e kryeheroit të Firdusit Rustemin, që Naimi e krahason me Akilin homerik e jep në vargjet:

Krej i ushtrisë o Rustem,

i bir i Sali trimit, që thyente burrat,

hipurë mbi kalë si dragua

u lëshua mbi armiknë

shpatë e tij çqeu qiejtë

Në dit’ e të luftës trim i urtë me shpat’

me thikë dhe me shigjetë e me tërkuzë

burrt trima i preu, çqeu, theu,

u lidhi kryetë, kraharorë, këmbët, duartë.

Kur Rustemi vret padashur duke mos e njohur birin e tij, Syhrabnë, e vajton me të madhe – po kështu e vajton edhe e ëma e Syhrabit:

“I vate fjala së ëmës,

që Syhrabnë trim e vrau kordh e t’et,

pa thirri u përpoq dhe çqeu rrobatë!

I ra linjës dhe e çorri,

ndriti trup i saj i bukurë

bëri kujënë, çorri faqet e bardha,

herë vij në mend e herë ngrihej,

i pshtolli me gishtërinj

leshrat e bukura dhe i çkuli,

pa hodi mbi krye balt’ e thoshte:

– “Shpirt i nënës ku je,

shtritur tani në baltë e në gjak,

kisha sytë ndë udhë e thoshja

të më vijë një fjalë nga Syhrabi!”

Po Istenarin trim që Naimi e krahason me Herakliun e mitologjisë greke shqipëron këtë fragment të zgjedhur:

“Me të veshurë dita linjën e verdhë

lindja u bë e zjarrtë,

posa u vu dielli mbi kokë kurorën e artë

gjithë dheu qeshi

mbreti trim Istenari

e lau ushtrinë me Pushetënë

e vetë hyri në pyll posi dragua

pa një pyll i cili ish si parajsa

dielli s’dukej fare

lumenjtë e kulluar rridhnin

i xbriti kalit ndenj, afër burimit.

Shtriga duke marë fytyrë të bukurë

u bë posi një nuse,

leshërat e gjata i binin ndër këmbë

shtatnë e kish si selvija

e fytyrën si dielli,

faqet i kish si trandafili,

U çfaq dhe ju qas trimit,

Istenari kish një kërqellë

pshtjellë në llërëtë

të cilën ja kish prurë Zoroastri

prej parajsë në Qeshtasbit,

atë ja hodhi shtrigës në qafë

ahere ajo u bë plak e mahenturë

faqet i kish të fishkura

leshrat të thinjura

pa një shpat i heq e shtje në baltët

me të vdekurë shtriga qielli u nxi”.

***

Në tekstin e Naimit ai tregon se “Shah Nameja” e Firdusit qe bërë në kohën e mbretit Mahmud-Sebyqtygjin, se mbreti në fillim kishte pëlqyer poezinë, po më pas i thanë, se Firdusi do besën e vjetër (fenë pagane) dhe u mërzit me të.

Firdusi ahere i tha mbretit: “O mbret! Në mos trembesh prej meje, ki frikë nga Zoti, përpara teje erdhën shumë mbretërë, po asnjë s’mbet.

 Nuk u trembe nga shpata ime e mprehta”

  S’e di se vjershëtori po të zemërohet shumë e sharja mbetet përjetë! Të kish mbreti t’anë mbret dhe t’ëmën Zonjë mua do të më vij kurorë të artë mbi kokë, po si s’është bir e fis mbreti s’i dëgjoi dot emrat mbretërve”. (për të cilët është shkruar Shah Nameja – shënimi im M.Z.)

Mbas kësaj zënke Firdusi shkoi në Bagdat te Halifeja, por për arabët Firdusi kishte thënë se “Shah Name”:

“Duke ngrënë hardhjeshka,

e duke pirë qumështin e kamilesë,

që kërkojnë kurorën e mbretërisë!

U shofsh! O qiell i shkretë!

Ushtarëtë lakuriq,

i pari i tyre lakuriq

kordhët e ndryshkura me mill të thyerë

i kanë varur në qafë me spango!…”

Më tej Naimi tregon se mbreti Mahmud dëgjoi një ditë një djalë, që recitonte vargjet e “Shah Namesë”, u pendua dhe u mallëngjye, nisi shumë njerëz me dhurata të pasura për Firdusin, por kur ata po hynin te dera e qytetit vjershëtorin e vdekur e nxirrnin nga një tjetër derë për në varreza.

 Një nga më të mirët e pa Firdusin në parajsë dhe e pyeti se si kishte ardhur ai në parajsë se sa qe gjall e kishin pandehur si të pafe.

 “Vjershëtori i tha: “këtu më prunë, kurardhçë, ëngjëjë më kishin dalë përpara dhe këndonin të tërë vjershë të “Shah Namesë”.

                             ***

Në fund Naim Frashëri e mbyll me këto dy rreshta të tij të mrekullueshëm, të lakmueshëm, për cilindo filozof, apo poet të përbotshëm:

 “E lartme dhe  e poshtme e gjithësisë, je ti,

 s’e di se ç’je, po gjithësija je vetë!”

 

June 16, 2018 11:21
Komento

6 Komente

  1. edhe kjo mungonte ktu ! June 16, 11:49

    per Naimin natyrishte kemi rrespekt si shqiptare ,
    por kto perkthime ,
    kto emra islamistesh ,bestiesh pjellave te djallit Islam,

    do ishte mir qw Moikomi t’ja kursente lexuesit shqiptare ,
    se na duket sikur po sperkat helm ne token Shqiptare .

    Personalishte sdo doja te mesoja asgje nga nji bote
    qe per mua si shqiptare eshte = Djallin ,
    qe ne cdo kohe ka pasur efektin e kancerit ne Shqiperi .

    gjithcka islame eshte kancer per Shqiperine .

    Reply to this comment
  2. Mark .uk June 16, 22:07

    Pune turqish.

    Reply to this comment
  3. Agon June 17, 18:13

    Nuk na e kane fajin turqit ja kemi fajin vetes sepse shitemi per pak gje nuk i japim vetes vlere duket silur skemi shtylle kurrizore….

    Reply to this comment
  4. Rr. B. Gramshi June 18, 14:51

    Perkthimi eshte bere nga shqipetari i palodhur Naim rreth 150 vite te shkuara kur gjuha shqipe kishte 300 vite qe masakrohej nga pushtuesit Turq dhe nuk i lejohej shqipetareve ta flisnin dhe shkruanin dhe qe ne sot t’a “shijojme” keto vargje duhet te kthehemi ne kohen kur ato jane shqiperuar.
    Gjithashtu me sa kuptohet Naimi yne ka bere nje perkthim duke u munduar te jete sa me shume besnik i origjinalit.
    Nuk eshte e veshtire qe sot te gjendet nje letrar per ta pershtatur gjuhen dhe stilin e perdorur nga Naimi ne gjuhen e sotme, por i nderuari Moikom ka paraqitur origjinalin mbasi keshtu ruhet dhe lartesohet vlera e saj monumentale.
    Per fat te keq ky shkrim nuk eshte per nivelin e disa komentuesve me siper te cilet nuk harrijne te kuptojne se ata jane pikerisht viktimat e masakres islame e cila ne Shqiperi ishte me e eger se ne cdo vend tjeter te pushtuar nga Turqia.

    Reply to this comment
  5. Hasani June 18, 17:34

    Mos u beni mendje shkurter o injorante. Meqe na paskan emra islamishtesh nuk duhen botuar veprat letrare !? Shikohuni ne pasqyre mos djalli jeni ju vete.

    Reply to this comment
    • ish Hyseni from Tiron -o Hason : June 19, 10:57

      qi ke mer hason ,
      cfar po t’dhom ,
      c’far t’shqetson ?!

      jom konvertu n’krishter,
      dhe ndihem Njeri ,se s’mshtroj,s’vras,s’kurvnoj,s’pellas, s’tradhetoj ,
      se tashme njiha Principet Njerezore e rroj me Nder .

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*