Nainggolan: Gati për Barcelonën, nuk humbasim gjë

March 30, 2018 11:54

Nainggolan: Gati për Barcelonën, nuk humbasim gjë

Nainggolan thotë se Roma nuk ka çfarë të humbasë kundër Barcelonës, andaj do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe ta sulmojë për të shpresuar në arritjen e një rezultati pozitiv në “Camp Nou”.

Barcelona dhe Roma do të përballen në çerekfinale të Champions League. Sfida e parë do të zhvillohet në “Camp Nou”, aty ku Radja Nainggolan thotë se Roma do të zbresë pa frikë, pasi kundër një superfuqie si Barcelona, nuk kanë çfarë të humbasin.“Është ndeshje e vështirë, të gjithë e dinë këtë, por e mira është se ne nuk kemi çfarë të humbasim”, u shpreh Radja.

“Barcelona është e pamposhtur, kështu që sigurisht se do të jetë shumë e vështirë. Ne do të shkojmë atje dhe të luajmë futboll pa frikë, sepse siç thash, nuk kemi çfarë të humbasim”, shtoi ai.

l.h/ dita

March 30, 2018 11:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*