Namazi në Namazgja

Besnik Sinani July 2, 2013 14:23

Namazi në Namazgja

Në një replikë të mëpërparshme me një shkrim të z. Koloreto Cukali kam adresuar si shfaqje oportunizmi shqetësimin ekologjik të tij apo të tjerëve si z. Sazan Guri që pozicionohen kundër ndërtimit të xhamisë.Në shkrimin e tij të dytë, z. Cukali ka përforcuar pozicionin e tij fillestar.

Z. Cukali i rikthehet debatit mbi planin e ndërtimit të xhamisë tek Namazgjaja me arsyetimin se shqetësimi i ngritur prej tij më parë nuk pati vëmendjen e merituar për shkak të zgjedhjeve dhe të vetmet reagime ishin në blogosferë nga myslimanët, reagime që z. Cukali i përmbledh në një fjali. Ajo fjali që ai e nxjer nga konteksti i artikullit tim, ishte pjesë e një përgjigjeje që botova në të njëjtën gazetë ku kishte botuar dhe z. Cukali (Dita, 24 Qershor), apo edhe në Respublica.al ku ai kontribuon; një përgjigje që ai nuk e citon, qoftë si obligim ndaj lexuesit që të njihet me të dy anët e debatit. Të ngresh një karikaturë të debatuesit nuk e bën argumentin tënd më të fortë. Por e meta e vërtetë e kësaj qasjeje është se z. Cukali tregon ose padije ose mungesë interesi që të angazhohet me propozimin ndaj të cilit po debaton, e në të dy rastet komunikimi mediatik humbet kuptimin.

Përpara se ta thoshte z. Cukali, ishte zv. Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Gazmend Aga, i cili tha në studion e emisionit Opinion se ndërtimi tek Namazgjaja nuk është zgjedhja e dëshiruar prej myslimanëve, por është ajo që mbetet pasi hapsirat e tjera të ofruara nga qeveria kanë probleme pronësie të pazgjidhshme. Z. Cukali në artikullin e parë injoron nevojën e besimtarëve për xhami duke iu referuar ndërtimit të xhamisë si ‘demonstrim force’, duke injoruar faktin e qartë për këdo që ka sy, se myslimanët po falen në asfalt për mungesë hapësire. Nëse motivi do ishte rrëmbimi i ndonjë hapësire qendrore, mos harrojmë se bashkia u ofroi myslimanëve parkun Rinia, por Komuniteti Mysliman nuk e pranoi pikërisht në konsideratë tëruajtjes sëgjelbërimit të kryeqytetit. Por thelbi i asaj që dua të ngre është këtu:

Nëse shqetësimi i z. Cukali dhe të tjerëve është mbrojtja e parkut, atëherë z. Cukali do kishte gjetur tek myslimanët aleatë që ngritën shqetësimin për parkun muaj më parë.Vetë kryesia e Komunitetit Mysliman ka shprehur gadishmërinë për të kërkuar alternativa. Por z. Cukali në të kundërt vendosi të përdorë gjuhë kriminalizuese për një bashkësi të tërë duke i kontribuar gjuhës së paragjykimeve, të kriminalizimit kolektiv si “joqytetare” tëgjithënjë bashkësie. Nuk mund të angazhohesh të shkruash për xhaminë pa adresuar ose njohur – qoftëedhe pa qenë dakort – një histori rezistence e pengesash shtetërore ndaj objekteve të kultit mysliman prej më shumë se dy dekadash. Nëkëtëkontekst të njohur shqetësimi ekologjik për rastin e xhamisëështë oportunist e paragjykues. Z. Cukali ngre karikaturën sikur në artikullin tim unë jam i shqetësuar të di ku ka qenë ai si ekologjist nëvitin 1996. Kjo është parodi e cekët.Këtu po flasim për probleme publike,tëartikuluara prej personash publikë, dhe askush nuk mund të dalë sot të kundërshtojë ngritjen e një xhamie, apo tëprotestojë për ekologjinë, i pavarur prej historikut dheprecedentëve.

Për këtë kontekst, ilustrimi më i mirëështëz. Guri që sot po bën performancë me fidanë në dorë kundër xhamisë, kur në rastin jo aq të largët të katedrales ishte deri edhe funksionar i një partie ekologjiste, por pishat e parkut ku u ndërtua katedralja nuk iudhimbsën sa selvitë e Namazgjasë.Po edhe vetë selvitë e Namazgjasë nuk iu dhimbsën me rastin e zgjerimit të rrugës së Elbasanit, dhjetë vite më parë, kur mbi gropat e tyre u ndërtua trotuari mbase më i gjerë dhe ekstravagant në Tiranë. Ekologjia e z.Sazan Guri shkon deri aty, sa në të njëjtën kohë që ndërtohej katedralja në lulishte, ai preokupohej në shtyppër gjeometrinëe supozuar“islamike” të ndërtimeve në qendër të Tiranës: “njëtreçerek hark ngrehinash grataciela, në tërësi formojnë një simbol krejt tjetër të historisë së vendit, atë të një vendi tipikisht mysliman – gjysmë hënë me një yll”.Në njëdeklarimpër shtypin, për problemin e Namazgjasë, ekologjisti Sazan Guri shfaqej përkrah mez. Kastriot Frashëri, autorin e artikullit “Xhamia e Madhe apo hija e neo-otomanizmit në Tiranë”, ku lexojmë se:“Kjo xhami me katër minare nga 50 metra të larta tregon se Turqia e bëri misionin e saj, se vendi kandidat për në dyert e BE-së vazhdon të prodhojë sindromën e mbetjeve të Al Kaedës!” Edhe zoti Frashëri beson se xhamia, e ngritur në tokë vakëf, me donacione nga besimtarë të huaj e vendas, do konsideruar sikur po ngrihet nga “bota e krimit”. Në këtëretorikë , ai përputhet me z. Cukali, që insiston në dy artikuj rresht për “bashkëjetesën e xhamisë me krimin”.

Koloreto Cukali, pra, më kot përpiqet ta riformatojë apo personalizojë kundërshtinë ndaj xhamisë.Me kundërshtinë e tij aiështëbërë pjesë e njëtradite të njohurnjëzetvjeçare oportunizmi dhe alarmizmi, që nuk ia vlen ta quash as “islamofobi”, se në fakt më shumë se me Islamin, shpesh ka të bëjë me komoditetin e sulmit ndaj më të dobëtit, ndaj më të paragjykuarit, ndaj atij që s’eshtë në modë.

Xhamia e madhe e Tiranës, përveçse premtim zyrtar njëzetvjeçar, është nevojëe prekshme, reale, prandaj kundërshtuesit e ndërtimit të saj në Namazgja duhet të ofrojnë patjetër një alternativë reale dhe dinjitoze që të mund të merren seriozisht për ato sa thonë. Por deri më sot kemi dëgjuar vetëm zëra të vjetër, të parashikueshëm, qënuk ofrojnë asgjë përpos frenimit dhe pezullimit të njohur. Aktivizimi i tyre i sotëm është i paranjoftuar kohë më parë, të paktën po t’i besojmënjëeditoriali të vjetër, të datës 4 prill 2012, nga e-zani.com:

“Alternativa që mbetet ndër vendet e propozuara për xhami, tashmë duket se është përfundimisht lulishtja e Namazgjasë. Në fakt, edhe pse jo aq problematike sa parku Rinia, edhe kjo lulishte, si një nga të paktat oaze gjelbërimi në kryeqytet, përherë ka pasur në shtyp mbrojtësit e vet, të cilët nuk duan ta shohin të kthehet në xhami. Këta mbrojtës, sigurisht që nuk patën guxim të debatojnë kundër ngritjes mbi lulishte të katedrales ortodokse, por dihet sesa kollaj është të bëhesh në Tiranë ambientalist apo sekularist kur objekti i bisedës është Islami apo muslimanët. Parashikojmë që sa më shumë të bëhen publike ecuritë e planet e ndërtimit të xhamisë tek Namazgjaja, aq më shumë do të shtohen ambientalistët në shtyp, të cilët do të provojnë ta bindin Bashkinë dhe opinionin se selvitë e Namazgjasë janë më të shenjta sesa pishat pas Ministrisë së Mbrojtjes, ku u ndërtua katedralja.

(…)

Në fakt identiteti i vërtetë i Namazgjasë, siç e dinë të gjithë, është ai i një faltoreje festive të hapur, jo thjesht i një parku publik si të tjerët.  Komuniteti Musliman do të qe mirë që të fillonte ta respektonte sa më parë këtë identitet, ashtu si këmbëngulin dhe kundërshtuesit e tjetërsimit më sipër, duke filluar t’i  kremtojë aty festat fetare,  ashtu si ka qenë tradita në Tiranë. Nga ana tjetër, nëse nuk do të gjendet vend më i përshtatshëm dhe dinjitoz në Tiranë, dhe xhamia do ishte e detyruar të ngrihej patjetër në lulishte, Komuniteti do të duhet të angazhohet publikisht për transplantimin e pemëve të Namazgjasë në sipërfaqet e gjebra, të mbetura pa u shkatërruar, të kryeqytetit.

Në fund një pyetje: a do të arrijnë ta pengojnë edhe këtë herë xhaminë pushtetarët shqiptarë, duke u fshehur kësaj here pas ambientalistëve dhe sekularistëve selektivë, apo pas mbrojtësve po aq selektivë e monumenteve dhe identiteve? Kjo nuk dihet, po ndërkohë Komuniteti do të bënte mirë që, deri sa të ndërtohet xhamia, ta rikthente në identitet lulishten duke e ripërdorur atë si faltore të hapur festive, siç edhe ka qenë, duke rikthyer urgjentisht, pra, namazin në Namazgja”.

Besnik Sinani July 2, 2013 14:23
Komento

7 Komente

  1. Kastrioti Shqiptar July 2, 15:12

    Shume i sakte jeni z. Sinani. Pershendetje.

    Reply to this comment
  2. gjergji July 3, 09:13

    Zotëria që ka shkruar shkrimin e mësipërm e ka mendjen ta bëjë Shqipërinë Arabi ! Fjalët janë të bukura, por helmin e kanë brenda !

    Reply to this comment
    • replike July 3, 16:33

      dhe ku e shikoni Ju helmin brenda? Apo te e drejta qe ka komuniteti mysliman per te ndertuar nje objekt kulti si te tera fete e tjera. Nuk e kuptoj pse ekziston gjithe kjo islamofobi ne vendin tone, kur vete islami shqipetar ka qene mese i moderuar, patriotik e mbeshtetes i tolerances fetare ne Shqiperi. Te tilla komente jane denigruese e ne funksion te percarjes se feve ne shqiperi. Per mendimin tim te tilla komente duhen cenduruar pasi vetem gangrenizojne nje nga te paktat gjera qe ne shqipetrave na mburrin ne bote. Tolerancen Fetare

      Reply to this comment
  3. Tirons July 3, 15:21

    Eshte vertete produkt i paradoksalizmit shqiptar nder vite;
    qe disa ateisto-ortodokse nga Jugu, si Guri e Cukali;
    perpiqen me karten spekulative dhe boshe te gjelberimit;
    te pengojne komunitetin autokton tironas;
    te rijetesoje si vend adhurimi Namazgjane;
    e ndertuar qe ne fillimet e saj pikerisht per kete qellim.

    Reply to this comment
  4. Gramoz July 3, 16:33

    ti komentus gjergji kur te flasesh fol me goje e mos fole me b,,,the palaco c kerkon te thuash me ato qelbesirelleqe qe nxjer nga goja,,,..mblidh mendjen e fut ne koke e mos fut percarje religjoze idjot nese je krishte kush te ka te ka paragjykuar ty per kete…tre fete kane shkuar e do shkojne me njera tjetren sepse mbi te gjitha ..jemi shqiptare ,,nese ti i perket ndonje kombesije tjeter dhe kerkon percarjen ,,me keq per ty se telashet me te medha do ti kesh ,,ti nuk je bure ,ti je frikacak .se po te ishe bure ver emrin e vertete e fol ne s te dhimset lekura ..kush e ka thene i pari fjalen e fameshme ,,,,,feja e shqiptarit eshte shqiptaria,,,,ishte krishter apo mysliman ….idjot ,,ishte krishter i mire dhe jo bastard si ty ,,,njeres si ty duan denimin me te rende ..sipas mendimit tuaj kriminal ne qe kemi martuar femijet me krishtere apo me myslimane a mos duhet ti shkaterojme keto familje ///// sharlatan le njerezit ne punet dhe besimin e tyre se keta njeres kane kombesine me pare se te tjerat jane sekondare ……mblith mente se heren tjeter do te pervishem shume rende nese je bure jam gati te te jap telefonin e te debatojme balle per balle

    Reply to this comment
  5. duro July 3, 19:17

    ambjentalistet (ndoshta jo Sazan Guri) kane kundershtuar ndertimin e katedrales ne krah te Ministrise se Mbrojtjes, madje me sa di une eshte bere dhe nje padi ne gjyq, por Arroganca e Nanos triumfoi ne kete rast.

    Reply to this comment
  6. Oketo July 4, 14:35

    I shkaterruan ato pak ambiente te gjelbera te Tiranes dhe po e mbushim me objekte kulti : katedralet ortodokse dhe katolike dhe tani xhamia gjigande .Shqipqeria boll i kishte objektet e kultit dhe ska nevoje as per parlament ose stadium te ri. Jemi akoma ne vitin 0.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim