Namik Dokle i përgjigjet me vargje Berishës

Redaksia Online April 7, 2013 15:51

Namik Dokle i përgjigjet me vargje Berishës

Deputeti socialist, Namik Dokle, i përgjigjet me një poezi kryeministrit Berisha, i cili komentoi disa ditë më parë veprën e Dokles, gjatë një seance në Kuvend. Në lidhje me dramën e Dokles, “Shën Mëria e Beratit”, Berisha tha se “Ka një problem ajo vepër. Ajo ishte një atavizëm i së shkuarës. Propagandë antifetare e Enver Hoxhës. Unë nuk doja të politizoja debatin, por ajo nuk mund të shkruhej. Ata të cilët protestuan, përjetuan kalvarin më të egër se çdo klerik në Evropë. Ishte frymëzim i propagandës ateiste. Pse e quan veten iluminist, ti je rilindës”.

Deputeti Dokle lexoi një poezi të shkurtër për qeverinë dhe abuzimin e saj me pushtetin.  Pak ditë më vonë, Dokle poston një tjetër poezi, si përgjigje e tij por edhe e atyre që do të votojnë në 23 qershor.

“Para pak ditësh, në Kuvend, ndër të tjera i thashë edhe katër vargje për hajnitë e qeverisë, së cilës ai i rri në krye. Mrekullisht ato që thashë unë, i plotësuan shumë më bukur disa nga friends-at e mi. Po zgjedh një prej tyre për ta ndarë me të gjithë ju…”, shkruan Dokle.

 

Poezia e Dokles për Berishën

Bën buxhet e vjedh para

Varfanjaku ha dhe s’ha

Dhe tashmë gjithkush e di

Është bandë kjo qeveri

 

Bën buxhet dhe na vë lakun

Tremb të riun, streson plakun

Dhe tashmë gjithkush e di

Është bandë kjo qeveri

 

Bën buxhet e grabit prona

Tallet ndyrë me jetët tona

Dhe tashmë gjithkush e di

Është bandë kjo qeveri

 

Bën buxhet edhe mashtron

Por dhe bufi e kupton

Se tashmë gjithkush e di

Është bandë kjo qeveri

 

Bën buxhet e vret shqiptarë

Siç na ndodhi në janar

Dhe tashmë gjithkush e di

Është bandë kjo qeveri

 

Redaksia Online April 7, 2013 15:51
Komento

13 Komente

  1. Mark uk April 7, 16:45

    Leri poezit e merro me edukimin e te afermve tu qe i ke ne burgje per vjedhje e vrasje o Dokle.

    Reply to this comment
  2. eduard April 7, 16:47

    Bravo miko

    Reply to this comment
  3. Shqiptari April 7, 17:00

    Ja po merret me edukim qeveria. Po Sala qe ka vrare e eshte spiuni i serbit nuk ju shqeteson fare o plehrat e Aliut se squheni te PD-se… Se ju kriminela keni ngel tek ajo parti bythe…

    Reply to this comment
  4. Shqiptari April 7, 17:03

    DDo te lehni dhe 2 muaj mandej do shikojme sa xhan do e kini kete vrasesin dhe spiunin e Serbit me Emrin Sali e pseudonimin Berisha.

    Reply to this comment
  5. Zef Dedja April 7, 18:00

    Po ik o Namik Gora-ni se na u cpife 20-vjet me nje surrat gorani-servili dhe do akoma te jesh ne politike, ik or dreq se na u cpife ti e shume rrongo-xhongo ne PS- si Ruci, Ruka, Dade, Xhafaj, e shume sahanlepires!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  6. Gava April 7, 21:59

    Or zef, a ke ken ne zall te Kirit? Merre pra nji brisk….

    Reply to this comment
  7. BAY AREA Ca. April 8, 03:32

    Zefit nuk i eshte merzit Sali Palla Krimineli, si duket qeka PALL vete. Z. Namik vargjet per Sali Pallen mir i ke thurur e pak i ka, por do te bej nje korrigjim te vogel, ku thua qe , eshte bande kjo qeveri, shume dokort por banda e Qeveris nuk behet dot vetem me nje njeri sic eshte vete zotnia e tij Sali, por ka dhe z/komandat si Ilr Kake Tuli dhe anetare te tjere qe Ti nuk i permend. Kjo verejtje ne dashamiresi dhe ne mirekuptim

    Reply to this comment
  8. Mark.uk April 8, 08:45

    kush tu ka ber me u rrue,ke socialiste sa duesh,e ti rruejn te tane…….t pa para

    Reply to this comment
  9. rapsodi April 8, 08:47

    Turret si qen i leshuar,
    kafshon ç’te gjeje para,
    eshte ligesia e trazuar,
    eshte shpellari Berisala.

    Shpif edhe zgerdhihet,
    shikon me syte e djallit,
    ndizet edhe perdridhet,
    kur i sulet kundershtarit.

    Flet marrezira e qeshet,
    ky rrumpalle, sharlatan,
    nga prapsite e tij dehet,
    nderohet ne Albanistan.

    Eshte atedhetar i krisur,
    atedhene don ta rjepe,
    llafazan, punepabitisur,
    hipokrit, hundeperpjete.

    Ky eshte shpellari malit,
    kreshniku yne me flete,
    vjedhjet e vajzes, djalit,
    jane morali i tij qe shet.

    Reply to this comment
  10. Suela April 8, 14:19

    Dokle e pa qe me llafe se arrinte dot politiken e ja futi me kenge? tani pret bashkepunime me mandin e nishtulles, mondi i vogel, muharrem ahmeti etj..etj…

    Reply to this comment
  11. erinda April 9, 17:00

    uaaa more Mik Dokle po e thure qe e thure kete poezi,po mir mor burr po dy vargjet e fundit seciles strofe per syrin e keq ja le??? apo thuaj te isha kaq i zgjuar une,nuk do brockullisja te ketilla gjera..

    Reply to this comment
  12. genti April 9, 17:10

    po kjo qeveri deri para pak kohesh sikur perbehej edhe nga nje zoteri qe tani te komandon ty mor zoti Dokle te ajo partia jote e shtrenjte,si me thene ne qe e lexuam kete poezine e varfer tenden?? Dhe tashme gjithkush e di,eshte bande kjo parti???

    Reply to this comment
  13. erinda April 9, 17:18

    uaa more Mik Dokle po e thure qe e thure kete poezi,po keto 2 vargjet e fundit te secila strofe per syrin e keq i shkruajte njesoj 100 here?po mjaft o burre me kto brockulla te kota se po beheni qesharake tani.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim