Namik Dokle: Nuk e harrojmë koburen në kokën e Braçes, apo kallashnikovët…

June 12, 2016 20:46

Namik Dokle: Nuk e harrojmë koburen në kokën e Braçes, apo kallashnikovët…

Nga Namik Dokle – Po uroja sot nje grup socialistesh te hershem dhe te ndershem. Por nderhyri nje socbiznesmen e me tha mua dhe na tha te gjitheve: “Kane ikur ato kohe”.

U perpoqa t’i them se koha e sakrificave nuk iken dhe as harrohet, se njerezit e ndershem do te respektohen perjetesisht, se kontributet mbeten vlere morale, se socialistet vleresojne para se gjithash dinjitetin…por, kujt po ja thoja? Murit apo gurit?

U detyrova me ne fund t’ia mbyll:” Degjo, or ti socril, rilsoc a cfaredoqofsh, une dhe miqte e mi nuk te ndalojme te numrosh milionat qe fiton, por edhe ti harroje se mund te na ndalosh qe te kujtojme se si e kaluan ne kembe Vjosen e terbuar ne mes te marsit Arta Dade, Pandi Majko dhe Arben Malaj per te shkuar ne Vlore, ne varrimin e Artur Rustemit.

Nuk na ndalon te kujtojme koburen mbi koken e Erion Braces, ne Berat, as turrjen e nje shteti te tere kunder Ilir Metes qe mbronte punetoret e Policanit, as perballjen e Luan Hajdarages me police bandite ne Kruje, as rrethimin me kallashnikove dhe granata te Maqo Lakrorit e Alfred Palokes ne Manati te Lezhes, apo te Ndre Legisit, Lush Perpalit e Sadedin Stankajt ne Dukagjin.

Nuk na ndalon dot te kujtojme perballjet e Servet Pellumbit e te Gramoz Rucit me policine, as rrahjen e Musa Ulqinit, Ylli Bufit dhe deputeteve te tjere ne Libofshe, as plumbat e kallashnikovit kunder Rexhep Meidanit, rruges per ne Puke.

Nuk na ndalon te kujtojme as burgosjen e Fatos Nanos dhe as rrahjen cnjerezore te Edi Rames ne mes te kryeqytetit, as masakrimin e grave socialiste qe u prinin protestave, as djemte dhe vajzat qe kurre nuk iu tremben dhunes dhe terrorit policor.

Nuk na ndalon dhe as ke per te na ndaluar kurre qe te kujtojme deshmoret tane te 21 Janarit!”

Gëzuar socialistë të dashur, kudo që jeni!

June 12, 2016 20:46
Komento

7 Komente

  1. fredi June 12, 20:53

    KENI KOHE QE I KENI HARRUAR MUCO QULLI

    Reply to this comment
  2. SH.Kolonja June 12, 23:35

    FLET ME VEHTE!?
    Faktet flasin ndryshe qe ti dhe tere ish ‘socialistet’ qe vetem te tille nuk u bete kurre i harruat 25 vjet edhe te shkuaren edhe luften edhe punen dhe u fshehet ne ‘shalet’ e grave kur dhenderri serb perdhunoi 25 vjet edhe shqipetaret edhe luften edhe gjakun edhe tere historine dhe me MIRATIMIN tuaj shkerdheu tere vlerat morale e te ketij populli.
    MIRE QE NUK VRISNI VEHTEN PO SI NUK SKUQENI E KERKONI TE INI ME TE MORALSHEM E NA PERMEND EDHE KREUN E BORDELLOS NANO,LIKE FLORIRIN E TERE KALLAM KUSURIN QE E SHITET SHQIPERINE DHE I NDATE PASURITE ME FAZLLIQAT E SALINE!E VETEMJA GJE QE U KA NGELUR PASI E LUFTUAT 25 VJET KAMUNIZMIN SI TE ‘MENGJER’ NE KRAH TE DHENDURRIT SERB TANI NE PLEQERINE ME MILIARDAT QE KINI VJEDHUR SHKONI VINI LULE TEK VARRI I AZEM HAJDARIT E TEK NALTMADHENIJA!
    P.S-Per konsideraten qe kam patur si nga te paketit te jap nje keshille:Thuaji vajzes,aqe me teper qe thuhet qe eshte mjeke te mos behet ‘qyqare dixhital’ e SALI NERONIT here pas here ne facebook se nuk tregon inteligjence aqe me teper te beje moral e te bjere ne nivelin e Ermines,sadijes Xen Gedafit(Gerdecit) apo edhe ‘SUPERMBESES’ qe beri edhe ‘GUIDEN E LETERSISE’!!!!!

    Reply to this comment
  3. BLACK SWAN June 13, 00:09

    aaahahhahhahhahhahah
    prape ky ?? po a nuk dha doreheqjen ky ??
    apo keta dhe bar hane ,po partine se harrojne
    Dokle ,po ik vdis i qete me gjithe deshmoret e tu , me gjithe guerrilasit tuaj , ngelet ne gazete ju qe keni 70 vjet pushtet …ik vdis thashe !!!
    kane 3 vjet ne pushtet e vajtojne si opozite ,s’po marrim vesh me ke e kane keta kopilat e birose
    ah , pergjigju dhe Hiles se ka ca vrejtje per heronjte e tu 😛

    Reply to this comment
  4. Mark uk June 13, 08:14

    Mos e harro o Dokle as vehten bashk me Gramoz Rucin Paskal Milo,Rexhep Mejdani etj qe te sheshi Ali Demi ne Tiran si dhe ne sheshin pamvarsia ne Vlore duke i bere thirrje popullit te errituar nga humbja ne firmat piramidale te iniciuara nga ju komunistet me kto fjal:
    O DJEM RREMBENI PUSHKET JA VDEKJE JA LIRI.Dhe vertet ashtu edhe u ba.Armet u muaren me inisiativen e drejtuesve socialist dhe ja pasojat qe ‘o i shofim edhe sot.

    Reply to this comment
  5. H.LEKA June 13, 09:31

    PER KE ‘LUFTE’ FLET KUKSIANI DOKLE,KUNDERKUJT DHE KUSH E FITOI LUFTEN NE NJE VEND PAS 25 VJETESH TOKE E DJEGUR ,POPULLI I ARRATISUR E ISH SHQIPERIJA ‘SHPREHJE GJEOGRAFIKE’!?

    Reply to this comment
  6. Vlashi June 13, 11:47

    Nje sinteze teper domethenese e nje socialisti te mencur e te vertete. Gezuar 25 vjetorin!

    Reply to this comment
  7. Fadil June 14, 06:51

    Ju, z, socialistë/e,
    Askush nuk ju ndalon t´i kujtoni,-por, ama ato vuajtje i keni harruar.
    Pse them kështu, -them, sepse ju ende kriminelët dhe kriminelet që vendin e kanë burgjeve,- ju, në krye të shtetit po i lejoni: në kuvend, në dikastere, në presidencë, në gjykata e të tjera….
    Atyre, duhet treguar me kohë “vendin tek thanat”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim