Namik Dokle: Politika dhe letërsia duan pasion, nuk bëhen me mendje të lehtë

January 24, 2018 22:25

Namik Dokle: Politika dhe letërsia duan pasion, nuk bëhen me mendje të lehtë

Pas 27 vitesh në politikë dhe 8 legjislaturash në Kuvend, tërheqja e Namik Dokles nga politika aktive u cilësua surprizë.

“Unë jam politikan, natyrisht jo aktiv”, nënvizoi Dokle.

Prej asaj kohe, Ai i është përkushtuar me kohë të plotë letërsisë, pasi siç thotë, ashtu si politika, që të dyja kërkojnë pasion dhe përkushtim me kohë të plotë

“ As politika dhe as letërsia nuk mund të bëhen pa pasion. Nuk mund të bëhen kafeneve. Por duhet t’i përkushtohesh në një kohë të caktuar ose njërës ose tjetrës. Dy vite përpara zgjedhjeve të fundit, deklarova se nuk do të kandidoj më dhe do të merrem me letërsi”, u shpreh ai.

Veterani i politikës, i shquar për qetësinë por “shpotitjet” përmes fjalës, po e përdor këtë aftësi edhe në librat e tij, pasi siç thotë:

“Janë disa gjëra të cilat i mbeten njeriut, që vjen një moment që do t’i thotë dhe të mos ikë pa i thënë”, tha Dokle.

Dokle prezantoi në Elbasan botimet e tij “Vajzat e Mjegullës” dhe “Lulet e Skajbotës”, në një takim ku morën pjesë të zgjedhur vendorë dhe lexues të bibliotekës ‘Qemal Baholli’

January 24, 2018 22:25
Komento

4 Komente

  1. Guri Naimit D. January 24, 23:01

    Urime dhe na ruaj nonje kopje te marim”trinitrinat”tuaja i miri atdhetar Namik Dokle.
    Pac Shendet e mendie ATDHETARE ! si e keni.

    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  2. pena January 25, 01:53

    Doklevici eshte etaloni i shushunjes e kameleonit,interesaxhiut e njeriut te pakarakter

    Reply to this comment
  3. Sejdi Veseli January 25, 02:33

    Përshëndetje dhe respekt për Ju imadh Namik Dokle!

    Reply to this comment
  4. Ani M. January 25, 07:07

    Kete veti ka politika: ne fund te saj, te mbushe mendjen se mund te japesh sugjerime (per procedure!!!) edhe per letersine, edhe kur sapo ke trokitur ne dyert e saj!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim