Nano: Nuk kthehem më në politikë, dua të bëhem President

Janush Bugajski April 4, 2013 20:33

Nano: Nuk kthehem më në politikë, dua të bëhem President

Fatos Nano rikthehet të flasë për politikën e ditës pas një heshtje thuajse disa mujore. Ish-kreu i Partisë Socialiste i ka këshilluar Sali Berishës të hapë rrugë në 23 qershor ashtu siç bëri ish-kryeministri i Spanjës në vitin 2004 për të lejuar radhën liderëve të rinj, të cilët janë të bllokuar nga kasta e vjetër. Nano ka qenë i ftuar në emisionin “Bugajski Hour“ në “AS” ku ka rrëfyer dhe për të ardhmen e tij politike duke thënë se nuk do të jetë më pjesë e partive politike.

Jam i sigurt se kanë për të ngjallur interesin jo vetëm të publikut shqiptar, por edhe të publikut ndërkombëtar po ashtu. Më lejoni të hidhem drejt e te pyetja që them se shumë njerëz po bëjnë aktualisht, sidomos teksa zgjedhjet po afrohen. A do të ktheheni aktivisht në politikë? Cilat janë planet tuaja? Cilat janë aspiratat tuaja politike të paplotësuara?

Kjo është një pyetje e mirë që shumëkush po e bën. Dhe një gjë është e sigurt, unë duhet t’i qëndroj besnik historisë sime politike, si dhe familjes sime politike, e cila përbëhet nga komuniteti i votuesve dhe militantëve të qendrës së majtë në Shqipëri. Por karriera ime politike është në fakt një shprehje e hapur dhe publike jo thjesht e një politikani partiak. Unë kam preferuar dhe kam nxitur shpeshherë e vazhdimisht krijimin e një standardi dhe të një tradite edhe në këtë demokraci të brishtë: Hapje ndaj kundërshtarëve dhe ndaj opozitës, nisma gjithëpërfshirëse që mund të ofrojnë zgjidhje më të gjera e të qëndrueshme nga zgjidhjet e pjesshme militante. Dhe, pa dyshim, është e një rëndësie jetike, që opozitës t’i jepet kontrolli mbi disa institucione të rëndësishme të shtetit, si p.sh. Kontrolli i Lartë i Shtetit, apo mbi komisionet parlamentare që bëjnë të mundur që qeveria të ketë një llogaridhënie më të madhe dhe të jetë më transparente në veprimet e saj. Sipas kësaj filozofie, mua më duhet të jap një përgjigje që fillon duke shmangur atë që nuk do të ndodhë. Unë nuk do të kthehem më prapa në politikën partiake.

Ju nuk do të ktheheni, pra!

Nuk do të kthehem! Pra, nuk dëshiroj të luaj sërish atë rol vendimtar dhe relevant të karrierës sime vetëm në njërën anë, sepse unë jam tashmë i angazhuar – mund t’ju jap shembullin e filozofisë sime politike, e cila është përqafuar gjerësisht dhe që ende çmohet nga publiku – të luftoj kundër bllokimit me kokëfortësi të rifreskimit të elitave politike dhe të nxis bashkëjetesën ndërmjet gjeneratave politike në politikë dhe në qeveri. Sigurisht, unë do të vijoj të jem jashtëzakonisht aktiv në nismat jo-partiake, si një paqe-bërës, si një paqe-ruajtës, si një promovues euro-atlantik i vlerave dhe si mbrojtës i standardeve moderne që kanë vërtetuar se janë frytdhënëse në shoqëritë tuaja.

Pra, sa i përket zgjedhjeve që po afrohen, ju nuk do të jeni aktivisht i përfshirë në fushatë?

Sa i përket pjesëmarrjes në garë, jo! Po shfrytëzoj këtë rast për t’u lëshuar votuesve të Shqipërisë një apel politik dhe publik. Unë jam përkrahës i nismave, duke nisur nga zgjedhjet, të cilat janë çasti kyç i çdo demokracie, që do të ndihmonin shoqërinë shqiptare të maturohet si demokraci. Kjo nuk mund të ndodhë kurrsesi pa ndryshim! Dhe në kuptimin tim, dhe pikërisht kjo është ajo që do të kërkoja të ndaja me publikun, ndryshim faktikisht nuk do të thotë thjesht rotacion i pushtetit. Ndryshim do të thotë, sipas të gjitha gjasave, një ndryshim dramatik dhe thelbësor në axhendën politike të klasës politike. Një zhvendosje, pra, nga debatet mendjengushta, madje dhe mikroborgjeze, provinciale e lokaliste, më tepër ballkanike se sa euro-atlantike, drejt realitetit global të ideve, vlerave të kohës dhe konkurrueshmërisë me to.

Ne duhet të fillojmë tani, duke nisur me këtë votë plebishitare për ndryshim, të merremi me sfidat të cilave populli ynë dhe vendi ynë duhet t’u japë përgjigje, të cilat janë: Si të bëhemi konkurrentë në ekonominë globale dhe kulturën e kohës? Si të jemi pjesëmarrës në dimensionet tona modeste, në lëvizjen globale të vlerave, kapitaleve, njerëzve dhe, veçanërisht, të nismave që i sjellin një vlerë të shtuar njerëzimit. Pra, unë do të përkrah, edhe pse nuk bëj fushatë personale, ato programe, iniciativa dhe udhëheqës që kanë kuptuar dhe janë angazhuar për të bërë të mundur që ky ndryshim thelbësor të ndodhë!

Pra, a do të thonit se është më pak e rëndësishme që të ketë një rotacion, dhe më e rëndësishme që të ketë politika të reja krijuese dhe imagjinative nga administrata e ardhshme? Me fjalë të tjera, sa i rëndësishëm është rotacioni? Tani kemi një qeveri të udhëhequr nga demokratët. A është e rëndësishme që të ketë një qeveri të socialistëve? Apo është kjo më pak e rëndësishme se sa politikat e qeverisë?

Më lejoni t’jua parashtroj në terma më praktikë! Kur ne përqafuam demokracinë më shumë se sa 20 vjet më parë, sllogani kryesor që frymëzoi të djathtën apo të majtën, që frymëzoi ndryshimet në filozofinë apo në frymën e vetë partive politike, ishte “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” Dhe në mesin e përvojave të ndryshme, por edhe miqësive të kombeve të ndryshme që u ofruan nga vendet e BE-së, një simpati të veçantë kishte modeli spanjoll i të bërit të paqes dhe i të garantuarit të rotacioneve të paqshme të forcave politike në pushtet, pikërisht sepse ato kishin arritur t’i mbijetonin me maturi një konflikti civil tejet dramatik, i cili historikisht është i njohur. Përvoja spanjolle, pra, ku shembulli i fundit u dha nga lideri i qendrës së djathtë, Aznar, ne vitin 2004, i ka bërë që të gjithë që të kuptojnë se tetë vjet në qeveri janë mëse të mjaftueshme për të mos prodhuar ngërç në shoqëri, në ekonomi, në besueshmërinë e politikës në sytë dhe mendjen e qytetarit, dhe e sidomos për të ndihmuar shoqërinë që t’i përgjigjet në mënyrë politikisht dinamike rinovimit të zgjedhësve dhe të vetë shoqërisë. Pra, votuesit e rinj, sidomos votuesit e rinj, kanë nevojë për liderë të rinj.

E kuptoj! Si thoni, sa të rëndësishme janë këto zgjedhje për Shqipërinë dhe për besueshmërinë e Shqipërisë, por gjithashtu edhe për ecurinë e Shqipërisë si demokraci? Dhe si mund të garantojë Shqipëria që zgjedhjet të jenë, pikë së pari, të lira dhe legjitime, por gjithashtu edhe të pranuara nga shumica e popullatës?

E drejtë! Kjo, fatkeqësisht, mbetet ende një çështje dhe problem kyç, që shpresoj se të gjithë ne do ta vlerësojmë seriozisht. Ajo që ndodh faktikisht, për shkak të një historie kritike të zgjedhjeve në këtë vend, është një skepticizëm i lartë dhe i ndjeshëm, në mos mungesë besueshmërie nga publiku, për mundësinë që zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të ndodhin një ditë në Shqipëri. Kjo vjen mbas një agresioni madhor ndaj institucionit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që ndodhi në vitin 1996. Dhe ky proces nuk u stabilizua aspak nga akti i kundërt që ndodhi në vitin 2005, kur… dhe unë nuk mund të hesht dhe të mos ritheksoj gjërat që janë më vendimtare të karrierës sime… për herë të parë, askush nuk i kontestoi zgjedhjet, dhe kjo ndodhi në një situatë të veçantë, kur unë dhe qeveria ime humbëm zgjedhjet. Pra, ne patëm një rotacion paqësor të qeverisë. Kjo do të thotë se ndërmjet këtyre dy ekstremeve ne duhet të shpresojmë që Shqipëria dhe votuesit shqiptarë, ne duhet të shpresojmë që kjo shoqëri tejet dinamike, e cila ka një moshë mesatare shumë të re, të riprodhojë besimin dhe përkrahjen për institucionet më të rëndësishme që i bëjnë shoqëritë demokratike të funksionojnë. E them këtë sepse pas vitit 2005, pati sërish një digresion në zgjedhje, dhe pati sërish mosnjohje të rezultatit të zgjedhjeve, dhe, fatkeqësisht, bojkotim të institucioneve legjitime që duhet të qeverisin vendin për një legjislaturë ose më shumë.

Pra, ne jo thjesht duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të drejta për Shqipërinë, që ende po pret të angazhohet në marrëdhënie kontraktore për anëtarësim të plotë në BE, por ne duhet ta mundësojmë këtë zhvillim thelbësor, sepse tani është koha më e volitshme që ne të mobilizojmë potencialet tona kombëtare, politike apo civile, burimet tona ekonomike dhe kapacitetet tona njerëzore, në rrafsh vendi dhe në rrafsh rajonal, duke e përdorur pozitivisht faktin se më tepër se sa gjysma e shqiptarëve jetojnë jo brenda kufijve të vendit tonë – dhe, fatmirësisht, ata janë trajnuar si mos më mirë nga BE-ja dhe nga elitat politike të Shqipërisë dhe të vendeve përkatëse fqinje për të shërbyer si paqeruajtës dhe si paqe bërës- për të finalizuar procesin e konsolidimit të këtij vendi që jo thjesht të mbijetojë në histori, por që të jetë mjaftueshëm konkurrent në riprodhimin e potencialeve tona dhe të vlerave tona, dhe sidomos të shpresës për brezat e ardhshëm.

Më lejoni t’ju pyes në mënyrë hipotetike, por gjithashtu në terma pak a shumë specifikë. Çfarë do të bënit ju ndryshe nëse do të shërbenit sërish si kryeministër? Ç’politika specifike mendoni se duhet të ndjekë qeveria juaj? Unë e kuptoj atë që po thoni në lidhje me brezin e ri të shqiptarëve, e kështu me radhë. Specifikisht, pra, çfarë do të bënit ju?

Ajo ku unë dua që të fokusohem si prioritet madhor është sendërtimi, sigurisht me konsensusin më të gjerë të mundshëm dhe brenda një suaze dhe audience jo-militanteske, të një kushtetute ekonomike të vendit – me konsensus në shkallë kombëtare dhe në bashkëveprim me partnerët tanë ndërkombëtarë – e cila do të sanksiononte një model zhvillimi ekonomik e kulturor bashkëkohor, që do të identifikonte fushat themelore të interesit, vlerat dhe kapacitetet themelore konkurruese që Shqipëria mund t’i ofrojë ndarjes ndërkombëtare të punës dhe ekonomisë së hapur globale. Dhe ne gjithashtu duhet të finalizojmë dhe përfundojmë reformat që ende mungojnë, të cilat do të modernizonin gjithë shoqërinë, duke filluar që nga arsimimi me standardet e konkurrueshmërisë dhe vlerave globale, të brezave të rinj, të punonjësve të rinj aktivë që hyjnë çdo vit në tregun e punës, si dhe të krijimit të aktorëve dhe faktorëve ekonomikë të aftë që të shërbejnë si partnerë të qëndrueshëm për sipërmarrësit globalë dhe investitorët e huaj, të cilët gjejnë në Shqipëri interes për nisma ekonomike e të tjera. Për shembull, ne mund të orvatemi të ftojmë klasën politike, jo thjesht për të punuar së bashku në hartimin e kësaj kushtetute ekonomike të vendit për të ardhmen, por gjithashtu për të sendërtuar edhe një kornizë kushtetuese dhe institucionale që do ta garantonte dhe mbronte vënien e saj në jetë nga rotacionet politike. Ka nisma interesante rrotull nesh dhe në ekonominë globale, ku institucione mbi palët politike apo klienteliste japin verdiktin final, si dhe dritën jeshile për zgjidhjet më vendimtare që një vend dhe një komb ka nevojë. Le të themi, p.sh. kontrolli kombëtar i territorit urban për të shmangur iniciativat shkatërrimtare private dhe fragmentare, e kështu me radhë. Pra, në vëzhgimin tim, klasa politike, duke punuar ngushtësisht me grupe dhe faktorë të tjerë interesi, që pa dyshim duhet të kenë fjalën e tyre në zhvillimin e Shqipërisë, duhet ta mbajë vendin të fokusuar mbi tri sektorë kryesorë të zhvillimit dhe riprodhimit, të cilat janë: turizmi, manifaktura dhe, le të themi, prodhimi i ushqimeve organike. Këtu janë kapacitetet më konkurruese që Shqipëria ka, në mënyrë që vendi të ofrojë dhe të përfitojë në ndarjen globale të vlerave dhe fitimeve. E thënë thjesht, ne mund ta ndihmojmë këtë pjesë të Evropës Jugore që të integrohet dhe të rritet më shpejt, nëse, e para, turizmi i gërshetuar me industritë dhe shërbimet e kohës së lirë do të nxitet që të trefishojë GDP-në – sipas disa studimeve dhe ekspertizave nga më seriozet – duke prodhuar 60% të kësaj rritjeje. E dyta, manifaktura: kualifikimi dhe trajnimi i forcës aktive të punës në këtë drejtim, mund të kontribuojë në trefishimin e GDP-së për më tepër se sa 25%. Dhe, e treta, 15%  e kësaj pasurie kombëtare të trefishuar do të krijohej nëse fokusohemi dhe bëjmë të mundur që burimet fantastike, që i janë dhënë Shqipërisë nga Zoti dhe nga pozita e saj gjeo-strategjike, të integrohen në kërkesën globale për ushqimin organik dhe për iniciativat ekologjike.

Le të kalojmë tani te tema e programeve. Lejomëni t’ju pyes në lidhje me socializmin. Çfarë është socializmi evropian sot? Sidomos për shikuesit tanë amerikanë, por gjithashtu edhe për ata shqiptarë. Ajo që është kritika kryesore sot në lidhje me krizën evropiane është se neo-liberalizmi ka qenë një ideologji e dështuar. Por, më kujtohet se disa vite më parë, edhe socializmi, ndoshta i një lloji tjetër, ishte gjithashtu një dështim. Madje një dështim edhe më i madh se sa ky! Ku qëndron sot socializmi evropian? Sa i dallueshëm është ai nga qendra e djathtë, nga konservatorizmi, nga neo-liberalizmi? Çfarë e dallon, pra, socializmin?

Në vëzhgimin tim, ne nuk mund të çojmë kohën dëm duke u përpjekur të hulumtojmë apo të ristrukturojmë doktrinat dhe modelet klasike të debateve ideologjike ndërmjet të majtës dhe të djathtës, ndërmjet kapitalizmit dhe socializmit si sisteme, sepse që kur Bill Klinton dhe Toni Bler u bashkuan me njëri-tjetrin dhe lëshuan një thirrje ndërkombëtare për solidaritet për “Rrugën e Tretë”, mendoj se shumë gjëra kanë ndryshuar në atë drejtim. Tani, sa i përket sistemeve socio-ekonomike, sigurisht socializmi vdiq shekullin e kaluar. Këtu po hap kllapa, sepse ne kemi ende nevojë të kuptojmë më mirë dhe të angazhohemi në diskutime serioze në lidhje me modelin kinez, dhe sipas dimensioneve të tij, lidhur me avantazhet dhe disavantazhet e asaj që Kina po i tregon pjesës tjetër të botës.

Por edhe ekonomia kineze është nën tension dhe pritet të ketë probleme sociale.

Po! Por nëse i referoheni ngushtësisht cilësimit zyrtar të Kinës, ajo që ju gjeni është një shtet – dy sisteme. Tani, është e sigurt se socializmi dhe idetë, përvojat dhe doktrinat e tij përkatëse e kanë ndihmuar së tepërmi shoqërinë njerëzore që të përmirësohet, gjegjësisht në aspektet e solidaritetit social, të drejtësisë sociale dhe për një rol më gjithëpërfshirës të shtetit në menaxhimin publik dhe harmonizimin e interesave të ndryshme, apo edhe në raportet globale ndërmjet jugut dhe veriut, midis vendeve të industrializuara dhe atyre në zhvillim. Kemi parë gjithashtu se qendra e djathtë, apo doktrinat, formulat dhe zgjidhjet e dikurshme klasike kapitaliste, janë moderuar dhe kanë përqafuar ide që shkojnë në drejtimin e një modeli të përzier, të një përqasjeje të integruar të problemeve tradicionale. Sigurisht, ka një krizë identiteti në të dyja kampet, si globalisht ashtu dhe në rajonin tonë, sidomos në Evropë, gjë e cila do të thotë se, edhe për shkak të recesionit apo krizës aktuale, duket se idetë apo nismat e “Rrugës së Tretë” kanë humbur terren apo ndjeshmëri në shkallë botërore. Unë besoj se kjo është rruga e zhvillimit të qëndrueshëm që duhet ndjekur. Për këtë, besoj se duhen mbështetur kudo zgjidhje jo-militante apo klienteliste, në rrafsh kombëtar dhe atë ndërkombëtar, me iniciativa gjithë-pjesëmarrëse në gjirin e kombeve dhe klubeve të kombeve, pra të organizatave të ndryshme rajonale – që nga BRICS deri tek BE-ja. Fatmirësisht nuk ka model më të mirë se sa tregu më i madh në botë, cili është i juaji, sistemi dhe realiteti konfederal i Shteteve të Bashkuara.

Pra unë besoj se një nga mesazhet më të rëndësishme, që gjithashtu mund t’u shërbejë Shqipërisë dhe shqiptarëve që të rriten, është thënia klasike aksiomë: Ne të gjithë duhet të mendojmë globalisht, dhe të veprojmë lokalisht! Të veprosh lokalisht ndërkohë që mendon globalisht, në Shqipëri do të thotë se, me gjasë, ne do të na duhet gjithashtu të iniciojmë një përmirësim final të kornizës sonë kushtetuese, për të bërë të mundur që situata ende kritike dhe konfliktuale e kontrollimit dhe balancimit të pushteteve të kapërcehet një herë e mirë nëpërmjet krijimit të një senati.

Një senat?! Një dhomë e lartë!

Një dhomë e lartë, e cila është sipas të gjitha gjasave një prej komponentëve të modeleve euro-atlantike që ne ende nuk e kemi përqafuar apo që ende nuk kemi arritur ta tresim. Filozofia ime është e bazuar në sa vijon: Demokracive të reja, përfshirë këtu dhe faktorët shqiptarë, nuk u lejohet që të shpikin formula joeuroatlantike. Pra, iniciativat “novatore”, që lindin për shkak të krizës apo të dështimeve politike, për shkak të konflikteve apo sfidave lokale, siç janë zgjedhjet, do të bënin që aktorët lokalë që ju keni identifikuar dhe përkrahur si partnerë në rajon dhe në Shqipëri, të bënin hapa mbrapa, të devijonin drejt nacionalizmit.

Do të dilja pikërisht në këtë temë, por qëndrojmë për pak tek ndryshimet politike apo kushtetuese! Pra ju do të përkrahnit krijimin e një dhome të lartë, apo senati?

Po!

Po lidhur me zgjedhjet presidenciale, si thoni, duhet të jenë zgjedhje direkte apo…

Në këtë optikë, po! Përgjigja ime është përfundimisht po! Për shkak se ne kemi nevojë për institucione më autoritative, të cilat duhet të kenë po ashtu një mbrojtje kushtetuese, për t’u larguar nga konfliktualiteti tradicional partiak, i cili periodikisht e shpie Shqipërinë drejt ngërçeve. Fatmirësisht, ngërçi më i fundit nuk ishte tejet dramatik, edhe pse pasojat e tij ishin të rënda. Por ai nuk ishte si në 1997 apo në fund të vitit 1998, i cili pati gjithashtu ngjyresa ushtarake dhe ne nuk mund të kemi kurrë më një përsëritje të atyre ngjarjeve. Sigurisht, në janarin e vitit të kaluar pati ngjarje dramatike, por ato nuk degraduan në kriza të rënda si në te kaluarën. Ne duhet të shpresojmë se vendi dhe shoqëria do të lëvizin në një etapë tjetër. Unë mendoj se qeveritë e zgjedhura legjitimisht nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duhet të administrojnë punët e përditshme të vendit, por shpresoj që zgjidhjet strategjike më vendimtare dhe të orientuara nga e ardhmja për të cilat vendi ka nevojë, të implementohen dhe të prodhohen nga të dyja palët politike, nga të gjithë faktorët aktivë dhe grupet e interesit të cilat mund të japin ndihmesën e tyre.

Siç e dini, një nga kritikat për Shqipërinë është situata politike tejet e polarizuar që shpesh çon në ngërçe dhe bllokime, në zënka të brendshme dhe përqendrohet më shumë në beteja personalitetesh e jo në interesat kombëtare të Shqipërisë. A do ketë Shqipëria një sistem shumëpartiak, apo ka filluar ta bëjë diçka të tillë? E shihni si të mundur diçka të tillë? Sa kohë do te nevojitet të realizohet?

Epo, kemi përvojë më shumë se 20-vjeçare me sistemin shumëpartiak. Siç e thatë edhe ju, gjendja karakterizohet nga konfliktualiteti i lartë dhe polarizimi. Ajo që na nevojitet, gjëja më jetësore dhe prioritare që duhet të mbështesim si thelbësore për vendin është një ndryshim i vërtetë, një zhvendosje rrënjësore nga filozofia aktuale e ballafaqimeve politike, që bazohen në ide bizantine, apo të ballkanizuara…

Të ballkanizuar në sensin negativ?

Po, sigurisht, e kam fjalën për konceptin që duhet të asgjësohet armiku, kundërshtari apo opozita që fituesi të marrë e kontrollojë gjithçka – për të kaluar në filozofinë gjithëpërfshirëse Ëin-ëin, që është ideja dhe formula më e pakonkurrueshme e progresit dinamik në shoqëritë moderne. Unë jam i zhgënjyer  që disa iniciativa që komuniteti im politik dhe unë personalisht kemi ndërmarrë në periudhën qendrore të historisë së demokracisë shumëpartiake në Shqipëri, nuk u zhvilluan më tej, u bllokuan dhe pati kthime mbrapsht shumë negative. Ne vendosëm drejtimin e opozitës në institucione që duhet ta bëjnë qeverisjen më të përgjegjshme e llogaridhënëse, si Kontrolli i Lartë i Shtetit, ose ndërmorëm iniciativa bipartizane, parlamentare dhe administrative, që paralelisht me menaxhimin rutinë të axhendës së qeverisë, të përfshiheshin të gjithë faktorët dhe aktorët për zgjidhje strategjike dhe çështje madhore të zhvillimit dhe integrimit të vendit. Sot ecet mbrapsht drejt kontrollit të të gjitha pushteteve nga njëra palë. Pyetja që shtrohet është: A është politika dhe shoqëria shqiptare aq e pjekur sa të realizohet diçka e tillë? Padyshim që po. Ndaj edhe në këto zgjedhje, duhet të mundësojmë një ndryshim të vërtetë dhe real që do marxhinalizonte emrat, politikanët dhe politikat e konfliktualitetit dhe polarizimit të dhunshëm, që përçmohen publikisht, për të mos thënë janë famëkeqe.

Atëherë, është e rëndësishme që të rinjtë të përfshihen në politikë në nivel lokal, rajonal, kombëtar që të ketë ndryshime, që të kemi një brez të ri në politikë. Kjo është tepër e rëndësishme në një demokraci të re.

Eshtë, por duhet trajtuar dhe menaxhuar në mënyrë serioze. Duhet institucionalizuar, duhet të mbrohet nga standardet e nevojshme dhe modelet demokratike, të cilët duhen, pikë së pari, të përvetësohen nga partitë politike. Po flas për përpjekjet e mia, që fatkeqësisht, më pas u braktisën dhe u kthyen mbrapsht, me Partinë Socialiste në një periudhë 10-vjeçare në të cilën arritëm të transformonim rrënjësisht ish-të majtën komuniste në Shqipëri në një të majtë moderne që u pranua natyrshëm si anëtare e Internacionales Socialiste. Të tilla ishin normat statutore që ndalonin përqendrimin e autoritetit dhe mandateve të pushtetit politik në pak duar. Së dyti, praktika dhe norma rregullatore që i bënin udhëheqësit, edhe pse të zgjedhur në mënyrë demokratike, më të cenueshëm ndaj zgjedhësve dhe si rrjedhojë, edhe më të përgjegjshëm. Ndërkohë, druaj se ndryshimet e fundit në Kushtetutën e vendit dhe sidomos sistemi zgjedhor që pasoi, nuk e ndihmuan Shqipërinë në këtë zhvillim dhe nuk e ndihmojnë aspak integrimin e brezit të ri, të aktivistëve me integritet, të mendjeve dhe kapaciteteve të reja në politikë, se sistemi nuk pranon aktorë të pavarur. Duhet të jesh shumë – dhe fatkeqësisht nuk ka një model tjetër – i organizuar për të konkurruar me kampet “ushtarake” ekzistuese, për të mos thënë klienteliste, që dominojnë skenën politike. Duhet të harxhosh një pasuri të tërë për t’u futur në tregun politik që riprodhon korrupsion në vend. Korrupsioni në Shqipëri, në këtë demokraci hibride që mbetet e brishtë fillon nga partitë politike. Cila është gjëja e parë në luftën kundër korrupsionit? Padyshim që është transparenca e financimeve informale që përdorin partitë për të marrë kontrollin e pushtetit, prandaj bllokojnë njëra-tjetrën dhe si rrjedhojë, edhe vendin. Njerëzit e dinë sa degraduese dhe shkatërruese janë të gjitha këto gjëra dhe fenomene. Njerëzit e dinë mirë dhe janë më përgjegjës se personat që po e drejtojnë aktualisht këtë sistem, se çka po shkakton ngërçe, stanjacion në Shqipëri. E para është informaliteti në kapërcyell të legjitimitetit, që pret një përgjigje nga ana e shtetit ligjor, lidhjet jo korrekte mes politikës dhe biznesit dhe sigurisht, me krimin e organizuar. Ne duhet të ndihmojmë dhe angazhojmë brezat e rinj, t’i japim një përgjigje dhe zgjidhje ndryshe realitetit ekzistues. Diçka e tillë s’mund të realizohet pa ta, s’mund të realizohet duke dëmtuar ata, sepse ne do vazhdojmë ta dëmtojmë të ardhmen e kësaj shoqërie dhe të kombit shqiptar.

Po kalojmë te politikat e jashtme, te çështjet e jashtme. Dua të di këndvështrimin tuaj për gjendjen aktuale të politikës së jashtme shqiptare, sidomos, e prekët edhe pak më herët, për retorikën nacionaliste që po futet në debatin politik gjatë fillimit të fushatës elektorale dhe pastaj kritikat e ardhura nga jashtë përsa u përket retorikave nacionaliste brenda Shqipërisë. Cili është këndvështrimi juaj për këtë zhvillim?

Duhet të jemi shumë  të vëmendshëm, nëse këto sëmundje tradicionale rishfaqen në këtë rajon ende të pastabilizuar. Por nuk duhet ta ekzagjerojmë. Sigurisht që ka një ton më të përforcuar nacionalizmi në shtete të ndryshme ballkanike. Edhe pse, në mënyrë paradoksale, po konkurrojnë dhe nuk duhet ta reshtin konkurrencën për integrimin euroatlantik, që në të vërtetë, është krejt e kundërta e ushtrimit absolut të sovranitetit kombëtar brenda kufijve kombëtarë. Më lejoni të gjej një përgjigje më të kënaqshme, për të mos thënë të arsyeshme dhe më stimuluese për atë çka po ndodh. Kuptohet se tonet nacionaliste që janë rishfaqur në shtetet e ndryshme ku banojnë shqiptarët janë pasoja të krizës, ose të paaftësisë së elitave politike që kontrollojnë qeveritë për të trajtuar çështjet më të rëndësishme si integrimi dhe konkurrueshmëria me realitetin global.

Atëherë, do thonit se është një devijim…

Tamam. Jam i bindur që s’do zgjasë shumë. Shqipëria dhe shqiptarët janë një nga kombet më të besueshëm dhe besnikë për mbështetjen e proceseve të bashkëjetesës dhe zhvillimin e iniciativave euroatlantike për integrimin e rajonit. Eshtë një avantazh që nuk duhet humbur. Dhe sigurisht që u krijua nga elitat politike vendase nën mbështetjen dhe mbikëqyrjen ndërkombëtare. Të gjitha komunitetet shqiptare që jetojnë në rajon janë mbështetësit më të fuqishëm euroatlantikë në gjithë botën. Edhe nëse ata ende s’e kuptojnë dhe duhen ndihmuar ta kuptojnë, që t’i vëmë kapak kësaj çështjeje, se integrimi i plotë në ekonominë botërore, duke filluar nga Bashkimi Evropian do të thotë të përballosh më shumë kosto, se sa të mos jesh fare i anëtarësuar, do të thotë të bëhesh konkurrues, të marrësh përfitime, të prodhosh vlera të shtuara jo me grante, por me sipërmarrje të përbashkëta. Dhe shqiptarët janë nga sipërmarrësit më të mirë. Dhe ky vend po mbijeton ekonomikisht kryesisht nga shpirti i sipërmarrjes. Por ajo që na nevojitet është standardi i sundimit të ligjit kudo dhe për të gjithë njëlloj.

T’i kthehemi çështjes kombëtare, sidomos në rajon. Kam dëgjuar shpesh zëra për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, por dëgjon edhe kritikët e këtij qëndrimi që thonë se kështu do krijohet destabilizim në rajon, do zgjojë nacionalizmin në disa shtete. Cili është këndvështrimi juaj? Si duhet të veprojnë të dyja vendet?

Po e përsëris edhe një herë që nuk na lejohet të shpikim. Zgjidhjet më të lehta, për të mos thënë më efikaset, arrihen duke ndërtuar mjetet apo instrumentet që do jepnin një përgjigje ndryshe për të rehabilituar çfarë identifikohet, sidomos në këtë pjesë të botës, si padrejtësi historike kombëtare. Faktorët dhe rrethanat që nuk i lejuan shqiptarët të jetonin në një shtet të vetëm njihen shumë mirë, por përgjigjja ndaj kësaj nuk është një shtet-komb unitar, i armatosur mirë dhe i kontrolluar vertikalisht-pa demokraci, që do ta ndalonte atë që ndodhi në fillim të shekullit të kaluar, kur shpallëm pavarësinë tonë. Nëse duhet të përvetësojmë një model të shëndetshëm, funksional dhe padyshim, jo të ezauruar plotësisht zgjidhjeje të interesave kombëtare në epokën e globalizmit, atëherë, duhet t’u hyjmë debateve si: “Cili është modeli i BE-së, që duhet të shërbejë si pikë referimi për të ardhmen dhe për kapërcimin e krizës së rëndë aktuale në Europë? Në mbeshtetje të doktrinës së baballarëve themelues të integrimit evropian, Europa e Bashkuar do të jetë një ngrehinë “qiellgërvishtëse” , ku të gjitha vendet  zënë nga një kat dhe që funksionon me drejtim vertikal unitar nga një autoritet shumëkombësh? Apo më i shtrirë, sipas modelit komunitar “pagoda” që vjen nga realiteti juaj, me sa di unë, ku të gjithë mund të jetojnë në shtëpitë dhe kopshtet e tyre pa gardhe dhe kufij me fqinjët. Zgjidhja përfundimtare që do i vinte kapak kërcënimeve të nacionalizmit edhe në këtë rajon kritik të botës, do ishte një model global më i harmonizuar dhe më i pajtueshëm mes shtetit federal dhe autoriteteve kombëtare.

E keni fjalën brenda BE-së?

Po.

A është Shqipëria gati të anëtarësohet në BE? Duhen plotësuar ende kushtet për të marrë statusin kandidat.

Praktikisht, jo vetëm potencialisht, përgjigjja është po, për mendimin tim. Disa reforma dhe faza të fundit duhen plotësuar që do e bëjnë një fakt të tillë jo vetëm më të kuptueshëm nga vetë Evropa, apo nga komuniteti ndërkombëtar, por edhe do pranohej më mirë nga shqiptarët dhe faktorët shqiptarë. Mendoj se gjithçka duhet të fillojë nga politika, se politika po shkakton ngërçin dhe vonesat në procesin e një marrëdhënieje kontraktuale të nevojshme mes Shqipërisë dhe BE-së. Që të mund ta ndihmojmë politikën të lëvizë nga ai pozicion i rrezikshëm që po bllokon procesin, duhet të kthehem tek ato që thashë, çka është e domosdoshme për vendin: Të veprojmë në mënyrë jopartiake dhe të punojmë bashkarisht për të vënë në zbatim një axhendë integrimi, reforma jetësore që ende mungojnë, që vendit i nevojiten për ta finalizuar procesin e zhvillimit të kapaciteteve kombëtare për bashkëjetesë dhe integrim në BE. Sigurisht që kemi potenciale, sigurisht që kemi përvojë, sigurisht që kemi tradita. Duhet të gjejmë një model tjetër për të integruar vlerat tona që të mbijetojmë si një nga vendet e BE-së. Duhet të jemi konkurrues dhe të ofrojmë vlera, jo vetëm të marrim. Në thelb është i njëjti proces që e ndihmoi Shqipërinë të anëtarësohej në NATO dhe te zhvillohej nga një vend që konsumonte siguri e mbrojtje komunitare në një vend që kontribuon në sigurinë globale.

E kundërta e kësaj pyetjeje është, a ia vlen të anëtarësohesh në BE në këtë moment? Si e shihni ju zhvillimin e BE-së? Kemi krizën financiare, kemi, do të thoja, një krizë politike në rritje, ka edhe ndasi mes Evropës Veriore dhe asajJjugore, Evropës Perëndimore dhe asaj Jugore, dhe Evropës Lindore diku aty në mes. Po shohim kriza të rënda në Greqi, Qipro, pa përmendur ekonomitë e tjera në Evropën Jugore. Si e shihni të ardhmen e BE-së? Ç’BE do ekzistojë kur Shqipëria të jetë gati të anëtarësohet?

Pyetje e bukur kjo! Duhet të tregohem më praktik në disa aspekte. Para disa vitesh, i bëra një pyetje kryeministrit norvegjez, që është…

S’është pjesë e BE-së.

Që përfaqëson një realitet dhe ndjeshmëri kombëtare në Evropë ende të paintegruar ne BE. Menjëherë pasi norvegjezët kishin votuar për herë të dytë në një referendum dhe kishin thënë “jo”. E pyeta, “Ç’do ndodhë? Cila është e ardhmja e marrëdhënieve mes vendit tuaj dhe BE-së?” M’u përgjigj, “Të lutem, në fillim duhet të gjejmë përgjigjen e pyetjes, “Në cilën Evropë do anëtarësohesh?” Sigurisht, realitetet kritike që po përjeton BE-ja kanë shkaktuar shumë debate që duket se bllokojnë, ose më mirë të themi, krijojnë kërcënime për frenim në procesin e zgjerimit të bashkëjetesës dhe në këndvështrimin institucional të drejtimit të një komunitetit të madh kombesh në këtë mënyrë që shohim sot. Por nuk mendoj se mund të ekzistojë një model tjetër përveçse përmbushjes së arritjeve të deritanishme. Sigurisht, debati aktual, se gjithmonë ekziston një situatë motivuese për të gjithë aktorët në kohë krize për gjetjen e zgjidhjes, do ndihmojë në gjetjen më të shpejtë të përgjigjeve integruese për sfidat me të cilat është përballur BE-ja ndërsa zgjerohej, për problemet me të cilat po përballen disa kombe, për debatet mes të pasurve, veriut dhe më të varfërve, vendeve më të pazhvilluara të jugut të BE-së. Sigurisht që duhet ende të identifikojmë cili mund të jetë trashëgimtari i pakontestueshëm në Evropë dhe globalisht i etërve themelues. Sigurisht, kemi ripërtëritje të elitës politike, sigurisht që kemi tranzicion dhe skepticizëm mes votuesve për të identifikuar udhëheqësit e rinj që kanë të njëjtin frymëzim apo karizmë të themeluesve. Me siguri, këto do e dominojnë tranzicionin deri pas përfundimit të krizës. Mendimi im, bindja ime është që nuk mund të ketë frenim për BE-në, por ata duhet të çojnë deri në fund procesin që do e bëjë Europen e  Bashkuar realisht konkurruese dhe të pajtueshme me tregje më të mëdha dhe organizata ndërkombëtare dhe shtete federale si SHBA-ja.

Përmendët NATO-n. Do ju bëj një pyetje për të ardhmen e NATO-s. Disa thonë se ka prova që pas tërheqjes nga Afganistani, NATO-ja nuk do luajë rol kaq të rëndësishëm në politikat e SHBA-së, në çështjet e sigurisë, se vetë organizata transatlantike është më pak e rëndësishme për Amerikën, e cila po zhvendoset drejt Paqësorit, Azisë juglindore, Lindjes së Mesme, etj. Si e shihni të ardhmen e NATO-s, sidomos në një kohë ku siguria e Evropës mund të vihet para sfidave në vitet në vazhdim, duke parë fërkimet dhe konfliktet e mundshëm mes shteteve evropiane apo të themi në kontinentin evropian? Cila është e ardhmja e NATO-s? Qeveria juaj harxhoi shumë kohë duke u përpjekur të anëtarësohej në NATO dhe pastaj Shqipëria u pranua me sukses. Shqipëria ka dhënë një kontribut të pashoq kur flasim për aftësitë e ofruara misionit të NATO-s. Cila është e ardhmja e NATO-s?

Praktikisht, janë të ftuar të gjithë të angazhohen në diskutime dhe debate për domosdoshmërinë e reformave, për ristrukturimin dhe sigurisht, për mbijetesën e disa prej institucioneve ndërkombëtare, qoftë këto edhe të pjesshme, që u krijuan dhe vepruan gjatë Luftës së Ftohtë. Eshtë diskutim tepër i arsyeshëm. Nuk besoj se vetë NATO-ja ka ngrirë dhe po vepron si një ish-organizatë shumëkombëshe e Luftës së Ftohtë. Sigurisht, sot ka kërcënime të reja globale, duke filluar nga sfida të organizatave rajonale të sigurisë, jo vetëm në kuadër të marrëdhënieve mes Evropës dhe Azisë, por globalisht, mes fuqive të reja globale që po shfaqen dhe atyre tradicionale, të qëndrueshme ose jo. Sigurisht ekziston një kërcënim terrorist ndërkombëtar që nuk shënjestron si armiq  vetëm disa kombe, por është kërcënim global për të gjithë. Besoj se procesi i vazhdueshëm i dialogut brenda NATO-s, mes NATO-s dhe organizatave të tjera të sigurisë dhe shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik, që tani është…

Federata ruse.

Disa mendojnë si më të lehtë të rikthehen te Bashkimi Sovjetik, duket sikur ka një tendencë për t’u kthyer në një sjellje ndërkombëtare të ish-Bashkimit Sovjetik aspak oportune për epokën e pas Luftës së Ftohtë…

Të bashkimit euro-aziatik, siç e quajnë tani.

Po. Besoj se proceset e vazhdueshme të dialogut dhe iniciativave të përbashkëta për të gjetur partneritet më të shëndetshëm mes organizatave të ndryshme që luftojnë kundër sfidave dhe kërcënimeve globale, do sigurojnë përgjigjen përfundimtare. Nuk është e lehtë, aspak, por kjo s’do të thotë që duhet të shkojmë drejt shpërbërjes së asaj që ka qenë efikase deri më tani.

Po. Pyetja e fundit. Kemi ardhur në fund të pyetjeve. Flasim për ambiciet dhe aspiratat tuaja personale. I vetmi post që nuk keni mbajtur është ai i presidentit të Shqipërisë. A i keni ende këto aspirata dhe siç e thotë shprehja “do vdisni i kënaqur nëse e ushtroni edhe këtë post”?

Dashtë Zoti, përgjigjja është po. Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende, unë ndihem vital për shkak të mbështetjes së gjerë të publikut, gjë që padyshim është domosdoshmëri për një kryetar shteti efikas që të ushtrojë autoritetin e vet. Nëse do vazhdojë si më parë, një zgjedhje partiake, një nga anëtarët e maxhorancës ose një individ i paidentifikueshëm që do te gjejë mbështetje të nënkuptuar të të dyja palëve, se është i paaftë, ai nuk ka të ardhme. Me kandidim ose jo, me fitore ose jo, unë do vazhdoj të shërbej me këtë filozofi që shpjegova.

 

Janush Bugajski April 4, 2013 20:33
Komento

22 Komente

  1. Ervinni April 4, 20:38

    Te lumte goja te keqen! Shqyqyr the nje fjale me mend! Pensionisti fton ne pension pensionistin 😀

    Reply to this comment
  2. elvana April 4, 20:39

    Ahahahahhahahhaaaaaa Bravo. Te pakten bere nje gje me vlere mo……..

    Reply to this comment
  3. mariza April 4, 20:40

    Jepi Nano merre me vete edhe na lironi aman! Do zoti ikin edhe ca bllokista bashke me te!

    Reply to this comment
  4. Gava April 4, 20:41

    Kur e arriti ate post( Prseident Republike) nje gjytyrym e budalla si Nishani, si te mos e pretendoje nje intelektual brilant si Fatos Nanon! Por vetem pasi

    …” Ti kemi rruget plot kamiona
    Qiellin dinga me ballona
    Tregu plot kahona
    Dhe Nishanin me …bullona….”!

    Reply to this comment
  5. Beni April 4, 20:42

    Poshte saliu poshte ky m.t qe po na merr frymen

    Reply to this comment
  6. doshja April 4, 20:43

    Si Nano do perfundoje edhe Saliu mos me keq! Ka hesape epr te lare ai malukat

    Reply to this comment
  7. klaidi_g April 4, 20:45

    Fjale me vend o ujku i vjeter i politikes shqiptare! Bravo te qofte, duken politikanet e vertete, te cilet japin kontributin e tyre per kombin dhe me pas e lene pushtetin dhe jo te rrenjesohen pas tij per perfitimet e tyre personale.

    Reply to this comment
  8. ELTONI USA April 4, 21:29

    Ty o Nano nuk te deshen kupola e partise tende dhe prandaj nuk u bere President.Edi rama eshte e keqja e SHQIPERISE.

    Reply to this comment
  9. Shpirag April 4, 21:55

    Iku me dorheqje!Kjo respektohet me shume se pushteti me te vrare i Berishës!Natyrisht dhe Nano mund te vriste kur cecenet e Brrishës,pushtuan Kryeministrine dhe ai pederasti i njohur dhe ziliqar,zevendes minister i mbrojtjes sot,pushtoi Televizionin dhe pasi folen si pederaste cuan tanket tek selia e PD?
    Nuk është pa vese dhe te meta,Nano,por ka intelektualitetin politik,të jete 50 kate siper infeligjencesl politike dhe veprave amorale e të pergjakshme të Berishës,per të cilat mesiguri do paguaj shume shtrenjt!Nano te ben të mendosh,kurse Berisha ta poshtërosh!Dy te kundert prej të cileve duhet dhe te gjykojme me ftohtesi,intelektualitet dhe vertetësi!Meriton mirnjohje normale,Nano!Berisha perbuzje!…Ndaj duhet ndryshim urgjent!Por krimet dhe antiplumbet veshur,nuk mund të lejojne Berishën të kuptoje se eshte nje politikan i vdekur që ecen me arkivol dhe plotsisht i perbuzur nga shumica,per cfare ka berë me banden e tij shpellore!

    Reply to this comment
  10. Call of Duty April 4, 21:58

    Ik o baxhell, shko ha ndonje nga ato vazot e marmalates qe te futi Saliu ne burg ne ’94.

    Reply to this comment
  11. sali April 4, 22:02

    Si nje ze ne shkretetire duket Nano…!

    Reply to this comment
  12. Aranit Pojani April 4, 22:58

    Nano,e vetmja merite qe bere detyren qe e nderrove pushtetin paqesisht,ta kishe lene me kaq do ngeleshe i nderuar,por ju lepive Saliut,apelove vote kunder Partise tende.Tani me keto qe lexoj them te rrosh vete se mendjen ta paska marre fare rakija e kumari.Lusim te madhin zot qe pensionimi Saliun ta katandise ta tallin kalamajte rruges,se truri i ka ikur me kohe.

    Reply to this comment
  13. Marin April 4, 23:32

    Cfare thote ky mo? Shqiperia te behet me president drogaxhi?!

    Reply to this comment
  14. VERONIKA April 5, 00:34

    Njerez CIVILIZOHUNI!
    Ky shpellari,kopil i Nexhmijes,eshte nje nga faktoret pse bota na denoi duke na vene Saliun.Ky paraqiste nje rrezik serioz te rikthimit ne pushtet te klases enveriste.Harrojini perrallat qe ky e la pushtetin dhe ja mori gjoja Saliu.Askund nuk ndodh kjo dhe jo me ne Shqiperi.
    Paraqitja e ksaj hijene eshte goditje e ulet drejt Edvin Rames ,kjo thellon dhe me shume percarjen e ktyre diteve.Ky eshte nje skuth qe sa here del ne skene, EDI peson goditjen e radhes.Dhe ne fakt e meriton.Mos harroni qe u dekorua si hero kohet e fundit,dhe mos harroni qe I.Meta ka qene gjithmone kolone e peste.Pervec trazires brenda ksaj HALEance te turpeshme,tani i duhet te ruhet nga fuqizimi i ktij mostre.Mos harroni dhe faktorin nderkombetar qe nuk do lejoje kurre qe ktu te fryjne ererat e lindjes.Nuk di kujt i intereson shume kjo,por ne vetem nje kemi qe eshte *antikomunist* i thekur,dhe pse teseren e ka ne xhep ende.
    EDVIN mor bir ariu a e mendove dhe kte????Mbaje mend qe do te klasifikojne si bolshevik.I fryte vete ktij zjarri me thirrjet e internacionalisteve,me Meten ne gji,dhe me kte ne porte qe do behet zagari i gjithkujt.Lexo ndonjeher dhe biografine e atij Stanshevicit te plehres qe ju dogj barku per bashkimin tend.Ehe secili ka ate qe meriton,ti vajte si cjapi te kasapi.
    KOKEPALAR TE GJITHA LLUMRAVE BASHKOHUNI!

    Reply to this comment
    • tiku April 5, 08:02

      o veronika rregullo gjuhen mi gru pastaj na boj politik te rond…nuk thot gruja kopil.. sa per nexhmijen asaj nuk i vjen as nji gru as tek maja e thonit te komes…kurse per tosin una them qe me shance ka gruja tosit xhoi me u bo presidente se sa tosi. biles ene ti veronika ke me shum shance se tosi.

      Reply to this comment
    • marin April 5, 09:57

      Veronika, me vjen vertete keq. Je shume e deprimuar dhe s’ke faj. Ne jemi brezi i djegur, bij prinderish krenar te persekutuar nga komunizmi veç per kete, por edhe do jemi deri ne fund te jetes e dashur Verinika, sepse jeta eshte destino. Te lutem qetesoje veten, gjerat shkojne ne vendin e tyre me ngadale keshtu e ka bere universi deri ateher ne mund te mos jemi ne kete bote, por femijet tane po. Le te kryqezojme gishtat qe gjerat te shkojne drejt normalitetit.Edi Rama ka marre risk te madh, dhe risku i madh o te jep fitim maksimal o te fundos. Gjithsesi jeta vazhdin. Nga dritarja e dhomes shoh pemet (qe mbolli Edi Rama) kane shperthyer sythat, eshte shume bukur. Sikur te ishe ne Tirane, sepse ke thene se jeton en FR do te te kisha bere ftese per nje shetitje ne gjelberim, ben shume mire.
      Te presim e te shpresojme
      Ciao

      Reply to this comment
  15. BAY AREA Ca. April 5, 04:44

    Z. Nano, ke bere cfare ke bere lere ta’ gjykojne te tjeret. Kam nje kerkese modeste per Ty, ke harruar nje gje te ” vogel ” pa bere nga vetja jote. Na ke lene shemtiren, kllaunin, kameleonin pa boje Psikopatin Edi Rama ne krye te PS, qe klrijove Ti. Kete person z. Edi qe te ra si Trofe e fituar ne kazinote e Parisit, me thonj te palare, me ate mjeshterine tende, si prestixhator, qe ja ke kaluar edhe te madhit Davit Koperfid, na i qero nga PS mundesisht edhe nga Shqiperia se ne cdo foltore ku flet ai Qelbet Ere. Po i bere kete te mire elektoratit te Majte por edhe njerezit e ndershem kete kerkojne, historia e ka , por do ta ruaj gjithnje nje vend nderi per mire, i nderuari z. Fatos.

    Reply to this comment
  16. marin April 5, 10:02

    @bay area ca Mu bere si bajraktaret pas luftes se dyte botrore. Prisnin “kur te çelte gjethi”. Mos prit me kot Edi Rama eshte nje kocje qe i mbeti Nanos ne gryke. E thirri nga Franca per ta sakrifikuar, bashke me Ardian Klosin. Ky i fundit u tregua i dobet por Edi qelloi kocke e forte, keshtu qe “ylli” Nano tregoi se ishte thjesht nje kumarxhi dhe si i tille do vdese e do mbahet mend–

    Reply to this comment
  17. edmon April 6, 18:15

    fatos nano e mbylli etapen e tij por dicka ka then un jam fatos nano mbrapame vjen historia

    Reply to this comment
  18. drini April 7, 12:40

    O Veronika,
    Dukesh se je nga ato kurvat qe ke shkuar te palohesh me leke ne bordellot e frances dhe ke inat se ndoshta kur ka qene edi ne France s te ka palluar ty!

    Reply to this comment
  19. kordinatori April 7, 16:19

    ik or langaraq

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*