Napoli arrin marrëveshjen me Rashicën, i ofron 10 milionë euro Viteses

June 9, 2016 10:58

Napoli arrin marrëveshjen me Rashicën, i ofron 10 milionë euro Viteses

Të reja interesante nga Milot Rashica. E ardhmja e tij duket në Itali. Gazetari i RAI-t, Cciro Venerato, ka folur për Radio CRC në Napoli, duke qenë shumë i informuar për merkaton e klubit jugor.

Me interes janë fjalët e Veneratos për Milot Rashicën: “Napoli i ka ofruar 10 milionë Viteses dhe ka gjetur marrëveshjen edhe me Rashicën.

Problemi i vetëm qëndron te fakti se Napoli ka vetëm një vend të lirë ekstrakomunitari dhe preferon të blejë Herreran e Portos”.

Në këtë mënyrë, duket se e ardhmja e talentit shqiptar është drejt Napolit, edhe pse nuk përjashtohet blerja dhe më pas huazimi i tij për një sezon.

June 9, 2016 10:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*