Napoli rimerr kreun e renditjes

January 28, 2018 22:15 Updated

Napoli rimerr kreun e renditjes

Napoli u rikthye në vendin e parë të Serie A, pas fitores 3-1 ndaj Bolognas. Skuadra e Sarrit e nisi ndeshjen në disavantazh pasi miqtë shënuar për 27 sekonda me Palacion, por ishte vetë Bologna që i dha barazimin me një autogol.

Në pjesën e parë Mertens me një 11-metërsh siguroi avantazhin. Të të dytën belgu realizoi një gol nga distanca dhe Napolit i mbeti të administrontë rezultatin.

Inter nuk po e gjen rrugën e daljes nga kriza. Ndaj SPAL mori një barazim. Në fakt pika e Interit iu dha nga vetë futbollistët e skuadrës vendase. Pas një pjese të parë të varfër, 45 minutëshi i dytë nisi me autogolin e Vicari. Pas disavantazhit lojtarët e SPAL, rritën lojën e tyre, insistuan më shumë dhe gjetën golin e barazimit me Paloschi, në minutën e fundit të ndeshjes.

Milani mori fitoren e 3 radhazi madje kundër Lazios. Skuadra e Gatussos arriti të triumfojë 2-1, me gola të Cutrone dhe Bonaventura. Verona e vendit të parafundit surprizoi Fiorentinën më fitoren 4-1 në Firence.

January 28, 2018 22:15 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*