NASA: Njerëzit kanë krijuar pa dashje pengesë artificiale në Tokë

May 20, 2017 11:30

NASA: Njerëzit kanë krijuar pa dashje pengesë artificiale në Tokë

Sondat hapësinorë te NASA-s kanë zbuluar një barrierë artificiale përreth Tokës, të krijuar nga aktiviteti njerëzor, duke treguar se ne nuk jemi përgjegjës vetëm për mjedisin në tokë, por tashmë kemi impakt dhe në hapësirë.

Pengesa, e cila vjen dhe shkon, është rezultat i radiokomunikimit me frekuencë të ulët që bashkëveprojnë me grimcat në hapësirë, gjë që rezulton në një lloj mburoje për Tokën, nga rrezatimi i lartë i energjisë në hapësirë.

Shkencëtarët thonë se ky është potencialisht një lajm i mirë, pasi ne mund të përdorim këtë pengesë si mbrojtëse për Tokën nga moti ekstrem i hapësirës, Shpërthimet e mëdha të diellit, ku fusha magnetike dalin nga korona e saj, pjesa më e madhe e së cilës është atmosferë.

Këto dalje janë në formën e shpërthimeve gjeomagnetike, të cilat kanë potencialin të rrëzojnë satelitët e komunikimit, dhe rrjetin elektrik.

Kjo pengesë u zbulua me Van Allen Probes, të cilat janë projektuar për të studiuar elektronet dhe jonet në mjedisin tonë të hapësirës së re.

Normalisht sinjalet e frekuencave të ulëta (VLF) nga teleskopët e radios tansmetohen nga toka, dhe përdoren për të komunikuar me nëndetëset. Megjithatë ato përfundojnë gjithmonë duke shkuar në atmosferë.

Rezultati i kësaj është një flluske gjigande VLF që mbulon Tokën ka thënë NASA. Studiuesit thonë se nëse nuk do të kishte flluske VLF kufiri i rripit të rrezatimit do të ishte shumë më afër Tokës se sa është.

Teksa pengesa e VLF duket se mbron Tokën, shkencëtarët thonë se ajo mund të përdoret për të hequr rrezatimin e tepërt nga hapësira përreth Tokës dhe NASA po planifikon të kryejë teste për të parë nëse kjo mund të funksionojë.

May 20, 2017 11:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*