NASA përgatit rikthimin e njeriut në Hënë

June 13, 2018 11:36

NASA përgatit rikthimin e njeriut në Hënë

Po përgatitet rikthimi i njeriut në Hënë për 10-vjeçarin e ardhshëm, por ky mision do të paraprihet nga ato robotike, që do të jenë gati në vitin 2019, bëri të ditur agjencia hapësinore, NASA.

”Do të duhen të dërgohen instrumente dhe teknologji në sipërfaqen e Hënës për të përgatitur hapat e reja te njeriut”, tha ajo.

Këto misione do të mundësojnë veprimet e para robotike në Hënë.

NASA tha se i ka besuar Steve Clarke rolin e zëvendësadministratorit për eksplorimet në divizionin e kërkimeve shkencore.

Klarke hyri në NASA në vitin 2000 si përgjegjës i inxhinierisë robotike, pas një periudhe në Shtëpinë e Bardhë në Departamentin e Politikës Shkencore dhe Teknologjike.

Në pozicionin e ri në NASA, ai do të shërbejë si drejtues i ekspeditave, i komunitetit shkencor si dhe i marrëdhënieve me kompanitë e interesuara për zhvillimin e strategjisë së zbulimeve robotike.

a.s/dita

June 13, 2018 11:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*