NASA publikon pamje të reja nga zbritja e ‘Perseverance Rover’ në Mars
Nga Arkiva
NASA ka publikuar së fundmi një video mahnitëse të Perseverance Rover në momentin e zbritjes në Mars. Në pamje duken minutat e fundit të zbritjes dhe deri në pikën ku rrotat e robotit takojnë terrenin marsian.
Në video shfaqet një vorbull pluhuri dhe zhavorri ndërsa mjeti ulet në dyshemenë e Kraterit Jezero. “Perseverance” u dërgua në Mars e mbushur me kamera, shtatë prej të cilave ishin dedikuar regjistrimit të uljes.
Imazhet e tyre përfaqësojnë reagime jetike për inxhinierët, ndërsa ata kërkojnë të përmirësojnë akoma më tej teknologjitë e përdorura për të vendosur sonda në sipërfaqen e planetit të Kuq.
Your front-row seat to my Mars landing is here. Watch how we did it.#CountdownToMars pic.twitter.com/Avv13dSVmQ
— NASA’s Perseverance Mars Rover (@NASAPersevere) February 22, 2021
h.b/dita
Hollywood nuk eshte shume larg nga shkretetira e Nevades ne Arizona.It will be a great movie.Vazhdon saga e Star Trek.
Brain Stone
ke shumë të drejtë!!
çdo gjë është fallco!!
toka është e sheshtë si truri tënd!!
këto janë mashtirime të krijuara tek uollt diznei
cako,dil e hidhi poshtë me faktet e tua të fuqishme si ajri i hapsirës kozmike!!
fantastike!
deri më sot vetëm nasa ka mundur të ulë me sukses në mars rover,as europa e as kina nuk kanë arritur!!
përvoja është gjë e madhe!!