Ky udhëtar i palodhur “nëpër udhën e dashurisë” na uron “Gëzuar Ditën e Verës!”

March 14, 2020 10:03

Ky udhëtar i palodhur “nëpër udhën e dashurisë” na uron “Gëzuar Ditën e Verës!”

Pikërisht një vit më parë, në “Ditën e Verës” më 14 mars 2019, shkrimtari, poeti e studiuesi Nasho Jorgaqi, me ftesë të shoqatës të shkrimtarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Athinë “Së bashku” dhe shoqatës “Elbasani në Emigracion” ishte i ftuar në Athinë. Gjithçka ishte parapërgatitur në bashkëpunim me botuesin grek, poetin Kristo Tumanidhi dhe Ambasadën tonë në atje me qëllimin për të qenë edhe vetë autori ynë i shquar i pranishëm në promovimin e dy librave të tij me poezi (haiku) botuar në greqisht që u zhvillua atë ditë. Kjo vizitë u pasqyrua gjerësisht në faqet e gazetës “Dita” në shkrimin me titull: “Shkrimtari Nasho Jorgaqi në Athinë me mesazhe miqësie dhe me poezi”… (http://www.gazetadita.al/shkrimtari-nasho-jorgaqi-ne-athine-me-mesazhe-miqesie-dhe-me-poezi/)
Pra, pikërisht një vit më parë, në Ditën e Verës, në sallën qendrore të Universitetit të “New York”-ut në Athinë, u zhvillua përurimi i dy librave me poezi (haiku) të Nasho Jorgaqit botuar në greqisht: “Duke rrokur vetëtimat” nga shtëpia botuese “C. K. H” dhe “3 X 17 X 3” – (bashkautor me Milanov Kallupin e Kristo Tumanidhin), botuar nga “24 Gramata…
***
Poeti dhe botuesi i njohur grek Kristo Tumanidhi duke folur për librat me haiku tregon për njohjen e parë të tij me Nasho Jorgaqin që përkoi me “Ditën e Verës” në Elbasan më14 mars 2009:
“…Zonja dhe zotërinj, ju drejtohem tani që të flas me ju për mikun tim të veçantë dhe mikun tuaj, Nasho Jorgaqin. Kam pasur fatin e mirë për ta njohur nga afër, për të përmbushur dijet e, si të thuash, për t’u shkolluar edhe si poet, edhe pse për pak kohë, në Elbasan, dhjetë vjet më parë, me rastin e një “Festivali Poetik Ballkanik të “Ditës së Verës” ”
***
Pastaj, me një analizë të hollësishme, në fjalën e tij të gjatë por shumë interesante, Kristo Tumanidhi analizoi dhe vlerësoi haikutë e dy vëllimeve poetike të Nasho Jorgaqit “Duke rrokur vetëtimat” dhe “3 X 17 X 3”, por ky nuk është qëllimi i këtij shkrimi…
***
Pra, vjet, më 14 Mars 2019, Nasho Jorgaqi ynë ishte mes krijuesish grekë dhe bashkatdhetarëve të tij dhe festoi me dy vëllimet poetike të tij të përkthyera në greqisht “Ditën e Verës” në atdheun e Homerit, Odisea Elitisit, Kavafit, Ricosit, Livadhitisit, etj…
Ndërsa në vigjilje të “Ditës së Verës” së këtij viti Nasho Jorgaqi na sjell një vëllim voluminoz me të tjera haiku të bukura siç di t’i bëjë vetëm ai dhe që e ka titulluar “Nëpër udhën e dashurisë”…
***
E kam thënë dhe më parë se sa herë që bie fjala për haiku-n, unë ndalem e tregoj vëmendje, sepse në çast më kujtohet miku im i ngushtë, poeti Milianov Kallupi, i cili kontribuoi shumë në lëvrimin e kësaj teknike koncize e që përcillte njëkohësisht edhe një modernitet në letërsinë tonë… Pra, ishte Milianov Kallupi, që e rizgjoi dhe e lëvroi me një përkushtim të jashtëzakonshëm këtë formë të koncentruar poetike në vitet ’90… Gjithashtu, gjithmonë kur bie fjala për haiku-n, mendoj se nuk duhen harruar asnjëherë gjigandët japonezë si Macuo Basho etj., apo emri i Betim Muços dhe ajo që ai tregonte se thuhej në parathënien e përmbledhjes poetike “Kokinshiu”, shkruar nga Ki Tsurajuke që në vitin 922, se: “Poezia ka lindur që kur u nda Qielli prej Tokës”… Patjetër duhet përmendur edhe Petraq Kolevica si i pari që na e solli në shqip nëpërmjet përkthimit këtë formë poetike të traditës japoneze…
Lëvrues së kësaj teknike tashmë janë disa, por unë veç Nasho Jorgaqit, para se të ndalem e të them dy fjalë për vëllimin më të fundit me haiku të tij “Nëpër udhën e dashurisë”, dua të përmend si një lëvruese suksesive dhe risinë që sjell me haiku-të e saj edhe poeteshën Reshida Çoba, e cila, për mendimin tim, konkuron për të synuar vendin e parë në këtë teknikë poetike… Po ashtu, ndërkohë edhe Nasho Jorgaqi gjallon vrullshëm e udhëton pa u lodhur (vrapon më mirë të thuash) plot elegancë këtë radhë nëpër “Udhën e dashurisë”, për ta kapur dhe shtrënguar fort për të mos e lëshuar edhe ai trofeun e vendit të parë në modernitetin e këtij universi poetic e filozofik…
Në këtë vëllimi me haiku të Nasho Jorgaqit, me një titull që do t’i shkonte vetëm një autori djaloshar që nuk lodhet së barituri “Nëpër udhën e dashurisë”, në disa prej trevargëshëve ndesh në mesazhe që e përligjin vërtet këtë titull. Domethënë, janë disa haiku në libër që flasin për zgjimin e një poeti djaloshar që duket se ka harruar përgjithmonë të plaket… Vetëm një mendje e shpirt “djaloshar” si i Nasho Jorgaqit përpiqet t’i vijë në ndihmë hënës për ta çliruar atë:
***
Sikur ka ngecur hëna sonte
Nëpër degët plot lule të mollëve
Po unë nuk arrij ta çliroj.
***
Gjithashtu, shumë të vështirë e ka një lexues të besojë se ky “ziliqar” që quhet Nasho Jorgaqi dhe që “xhelozon” me erën nuk është në moshën e rinisë së hershme kur lëçit haiku-në:
***
Veç erën s’kam tjetër zili
Kur ajo vjen e të përkëdhel
Nga flokët deri në bel!
***
Vështirë gjithashtu të përcaktosh moshën e poetit kur ai shkruan vargje si këto:
***
Gjithë dritat e çdo stine
Agojnë e perëndojnë në syt’ e tu
Për të më ndriçuar mua.
***
Por nga 683 haiku-të e vëllimit me mesazhe që përligjin drejtpërdrejtë titullin e tij duket se nuk janë edhe aq sa të krijon pritshmërinë sintagma “Nëpër udhën e dashurisë”. Këto të kësaj natyre, d.m.th. trevargëshet me hipoztaza sentimentesh dashurie të ndërthurura me sjellje xhelozie e admirimi erotik, nuk përbëjnë shumicë. Këto janë në minorancë shumë të dallueshme, të ndërkallura në libër, si enkas mes haiku-ve që zgjojnë mallin për diçka që ka ikur pa kthim… Si enkas për të kontrastuar grafikisht mes një udhe të shkuar dhe një udhe të pasosur, por gjithsesi të një dashurie të përsosur për jetën…
***
Ka kohë, që unë dhe fëmijëria
Mbetëm duke kërkuar njëri – tjetrin
Po asnjëherë nuk u gjetëm.
***
Në rastet më të shumta të hajkuve të Nasho Jorgaqit, edhe në këtë vëllim, e bëjnë ato ku ai anjëherë “ nuk harron” të tregojë në vetë të tretë:
***
Kur e piku malli i dashurisë
E thërriste në një shpellë emrin e saj
Dhe jehona e përsëriste dhjetëra herë.
***
Pra, pothuajse edhe në vëllimin në fjalë, mu ashtu si tek vëllimi suksesiv i tij pararendës “Zgjime djaloshare”, ndjehet malli për “dekadat që shkojnë” dhe vetëdija e poetit për statusin e një të moshuari… Sigurisht, në këto raste, si gjithnjë Nasho Jorgaqi flet vetëm në vetë të tretë:
***
Ai kish shkelur në moshën e tretë
S’i njihte më rrugët e dashurisë
Ndaj vërtitej nëpër shkretëtirën e vetmisë.
***
Pra, edhe në këtë vëllim më të fundit, poeti Nasho Jorgaqi, veç KOHËS për të cilën nuk bën asnjë përpjekje për ta ndalë, për të tjerat dhe të tjerët (jo për vete) ia lë t’i dorëzohen fatit të tyre, MOSHËS… Domethënë, nëpër udhën e DASHURISË poeti Nasho Jorgaqi ka zgjedhur me dëshirën e tij të jetë “një djalosh” i vetmuar në udhën e kujtimeve për “të tretët”…
***
Duhej të vinte pleqëria
Që ai dhe ajo pas shumë viteve të flisnin
Për dashurinë e fshehtë të tyre.
***
“Vetmia, kjo ndjenjë universale e fisnikëron njeriun në një gjendje sinqeriteti pa cak… Është i vetmi çast kur njeriu zbulon dobësinë dhe forcën, ankthin ekzistencial dhe makthin e jetës, përkohshmërinë e jetës dhe vdekjen si finalizim. Në këtë kontekst, vetmia shfaqet si mjedisi i raportimit të njeriut në absolut.” – shkruan studiuesi dr. Luan Topçiu në librin e tij “Vetmia nostalgjike në poezi”. Po aty shpjegon se “Vetmia nostalgjike është hapësira afektive që ka lindur nga dy vetmi: nga ajo e atij që sodit, dhe nga e spektaklit të soditur…”…
Ja një haiku e tillë, nga të shumtat në këtë vëllim, që i korrespondon kësaj të fundit, spektaklit të soditur:
***
S’ka vetmi më të madhe se ajo e murgut
Strehuar te një shpellë varur mbi det
Dhe rron e shpreson për përjetësinë!
***
Për poetin Nasho Jorgaqi, edhe në këtë vëllim poetik, KOHA dhe MOSHA janë respektivisht SHKAKU dhe PASOJA, “jo dhe aq të rëndësishme” përderisa nuk ndalen dot… Ndërsa DASHURIA, po sipas haiku-ve të tij, është jo vetëm triumfi i jetës, por vetë ajo: JETA… Siç e kemi vënë re edhe në haiku-të e mëparëshme të Nasho Jorgaqit, DASHURIA dhe asgjë tjetër për poetin që udhëton pa u lodhur nëpër udhët e saj, është qiellore, është përjetësia vetë:
***
Dashuritë e përjetëshme, ku tjetër
Bëjnë jetën e tyre të vërtetë
Veç në manastire sipër qiellit.
***
Poeti ynë, elbasanasi i madh Nasho Jorgaqi, duke na ftuar “nëpër udhën e dashurisë” na fton në piknikun e mrekullueshëm ku aroma e vargjeve të mbush me besim e shpresë, bash mu ashtu siç e thotë miti ynë i Ditës së Verës. për triumfin ka bërë dhuratën më të çmuar …
Ilir Mborja
March 14, 2020 10:03
Komento

6 Komente

  1. lato March 15, 11:39

    Na kenaqe Ilir me Kuroren plot lule pranvere te 88 vjecarit Nasho Jorgaqi,qe nuk plaket kurre.
    I vetmi grek qe kam njohur eshte Kristo Tumanidhi qe ti e solle ne ate kasollen tone,qe quhej TV.Duhet te kete qene 2006-2007.Eshte e vertete,qe une kam thene:-Grek te mire s`ka.
    Kristo Tumanidhi eshte Greku me i mire ne bote,sepse eshte Helen.Eshte safi,100% helen,sepse eshte nga Greket e Pondit,qe u shkembyen me camet ne 1923.
    Kurse ai popull matrapaz,mashtrues,shovinist,kriminal,qe njohim ne dhe e gjithe bota,jane shqiptaro-vllaho-sllavet,qe ju vune nje targe fallco-grek,ashtu si jane mbushur vitrinat e dyqaneve me Raki Skrapari,ku brenda ka uje haleje me alkol metilik..Per keta e kam fjalen.

    Reply to this comment
    • Taqo March 15, 20:52

      Kristo Tumanidhin e kam njohur ne Elbasan ne feste n e dites se veres ne shoqerine e mikut tim Bardhyl Toda .Me ka lene mbresa te pa shlyshme.I dashur human ,gjith miresi.Koha qe jetojme vetem me njeres si ai mund ti sherbeje paqes.

      Reply to this comment
  2. I. Cela March 16, 18:03

    Analize e persosur e poezive te Nasho Jorgaqit.

    Reply to this comment
  3. Ada March 16, 18:05

    kryeveper.

    Veç erën s’kam tjetër zili
    Kur ajo vjen e të përkëdhel
    Nga flokët deri në bel!

    Reply to this comment
  4. Guri Naimit D.(Dh.Xh) March 18, 13:37

    Lum kush *Ruan dashurinë e parë*
    si Nasho Jogaqi- POEZON!:
    Në një farë mënyre,kjo periudhë trishtuese e Virusit botëror,më bëri në këtë moshë- 83 prag 84 viteve,-tiu rreferohem viteve rinore në Tiranë kaluar pas,12 vjeç, lënë vëndlindien-Zavalanin e Dangëllisë Naimjane*. Si jetim mbetur,njohu së pari, dashurinë e Nënës Athina,xhaxha Lilit,mater Frosina si binjakë buzëqumësht,Teto Cokes,ciceronia jonë rreth lëndinave e Hallë Ninën,me djalin Polo,1936 si unë lindur,bërë 6 vjeçar,jetim rritur Ai,unë me baba Mihali gjallë, Plos, babanë emigracioni marë.(Stamboll sa martuar më 1936,atë lënë në mitrën e nuse NINË,(halla ime),18 vjecare martuar me Josif Loce,bijë jetime e Kapedan Jonos,rënë si bien trimat,në mbrojtie te Pv.sa shpalur i Madhi Ismail Qemali me shokë,Nëndor 1913t,fqinjët jugorë sulmuar.. U rritëm së basku 12 vjet Zavalan-Kosove e Përmetit,(vëndlindia e tij)sa Miçabi,mes Dangëllisë Naimjane,me 4 Daillareve tanë, krye tyre,Vaso Dama,(13 vjecar,Ai dëshmimtar i gjallë,me pushkë krahur,ani sa gjysma e saj në gjatësi,në çetën e Dangëlisë,një shekull jetuar *Luftëtari Shekullit* thirur,një jetë. 1992 ndarë nga jeta me nderime deri nga organet qëndrore të shtetit). Me ta unë kaluar fëmijninë si i përkëdhelur,pas viteve kujtim, po të dhimbshëm. Djegien e shëpive nga Ballisto-gjermanët,vëllai madh Stavri Partizan,sa babanë torturuar ata,deri në vdekie..(1945 deri dr.Polena në Korcë parë.)
    Ja i nderuar PENË-arte,Nasho Jorgaqi, kjo është DASHURIA ime e PARË*që një jetë më shoqëron, po nuk muda,të bëhem PENË si Ju;Xhevahir Spahiun , Sevo Tarifën e Mojkom Zeqon,idhujt e mij një jetë thuajse bashkëmoshatarë. Jo gjithë BLETËT bëjnë MJALTË. Ju pacim të nderuar,së pari ATDHETARË!…
    Ja çkam zgaravitur unë,sa kalur 80 vite krah jush; *AMANET ruajeni -Dashurinë e PARË).
    Si *Guri Naimit tej oqeanit-me Vullnet Maton-kuvëndoj! një tregim nga jeta.. lëvroj.
    *Merake,sa të parealizuara ËNDËRRA…S,ka njeri të mos jetë pishmanmbetur,sido,shkaku të ketë qënë. Ato merake,shoqërojnë njeriun një jetë.Lum kush i kujton e përmes tyre jetën ndërton.Penat e vërteta janë ATO që na i freskojnë si ju…Vullnet Mato me shokë. Ka merake e merake,njeriu kaluar,qw,-do-s,do,e shoqërojnë atë,sado i dhimshur të jetë… Si ky merak,i nderuar miku ynë,unë tash kaluar 80 vite jetë,bashkëshorten kolege mësuese në krah,me cupën NËNË me djalë e vajzë,maturuar deri ne UT.gati për tu martuar,lindur e rritur në mërgim,binjak i vellai,ky me dy djem ëngjëll,i madhi më ka përjetuar mua me emrin Dhmitër,unë tashmë thirrem *Guri Naimit D*si bir i Dangëllisë Naimjane.(ua kam shkruajtur dashamirësve) .Si ky, merak i njeriut NJERI ,sot e 20 vjet,subjektit , ndarë nga jeta përmes një aksidenti,merak mbetur jo vetëm të afërmve të tij.,,Po c,ti bësh..! Një merak ka një miku ynë..për mikun e vet,lidhur me një femër të vetme në JETË. …askush sia beson,veç ajo me të cilën një ketë kalon. Edhe Ai vetë me veten cuditet,sidomos me sot c.përjeton… Po KRENOHET. Krenahet si meritë e karakteit Tij,sa të këshilltarëve në vitet e hapave rinor. . .Falenderon një MËSUES,ispektor arsimi,amanet lënë,jetën e tij treguar,për vitet e punës si mësues fillur.ani se i moshuar…atij,dhënë porosi.
    – *Mësuesinë NISE – kujdes me DASHURINË!*
    -Ruaj thënien;* NJË DASHURI njerzore-ka NJERIU*. Ky amanet i nderuar miku im, i ispektorit në vite në Tiranë indieri Besim Alimehmeti,mësues i para clirimit ,drejtor i parë shkolle në vitet 30t në Vorë,një jetë, drejtor deri ispektor në seksionin e Arrësimit Tiranë, idhull,për ne Pasuesve,deri sa u nda nga jeta,krye detyrës mes viteve 80t.I përjetshëm kujtimi i Tij. Falenderoi gjakun* e tij të fisit Alimehmeti,atij ngjarë,deri provuar emigracionin si lexomë…
    E di, miku im Vullnet, sa dhe shumë të tjerë treguar, nuk e besojnë po ky mesues sot si ne i moshuar,MIDIS nesh JETON e na bën të krenohemi.Nuk ëshë i vetëm
    Mesuesit e mesueset tona,ikonë të shumtët i KEMI..Ju faleminderit sot,pasues kusho e kudo qoftë, të tillët PASOFTË. Mesuesi është PRINDI i dytë e cdo NXËNËSI.
    Mirësitë ju shoqërofshin Vullnet Mato sa pasuesit PENA si Ju, sa na përgjithësoni… Kjo pas një bisede MIQSH e shokë në Toronto,ju lexuar,unë treguar…

    Sot nga Tirana sa festuar *7Marsin në Korcë*si në prag të 84 vjetorit që pres ta festo në vëndlindie,mësuar ABC-në më ata mësues te Ndierë; Llukam L Xhoga,bir i atij fsahti, sa i pari Mesues Tetor1944,sa clirua hap shkollën e parë të fshati,Ai buzëqumësht shkon Ushtar i parë i pas Clirimit sa Muharrem Skënderi Frashëlli, nga të parët nxënës te Petagogjikes Elbasan me Kl IV nga Gjirokastra Reshat Shehu,me të jëmën Hnko në krah, Masovike e parë mes nënave e motrave tona bërë… I përjetshëm kujtimi i MËSUESVE të PARË të Mbarë VËNDIT,suksese deri mësuesve Në EMIGRACION, që ruajnë e përcojnë BREZAVE -gjuhën Amtare.
    *U ripërtërita në Korcën e Shkollës së Parë shqipe,
    mes Dashamirësve festuaj atë Ditë,Ani VIRISI …trokit.. Me ju sa MESUES e NXËNËS, kudo qofshin, nga unë 83-4 vjecari.qe mes juve,marr *TRINITRINA*jete.
    17-03-2020 Guri Naimit D(Dh.Xh)

    Reply to this comment
  5. Pellazgos March 24, 03:15

    Nashua ka lindur ne nje qytet qe pushtuesit Osmane ja ndruan Emrin ne El-basan.
    Perpara ketyre ka Nashua do quhej Athanasios ne Bizant,apo edhe perpara krijimit te Pashallekut turk Al-Banian 1913te.
    Ja pse te ashtuquajturit Al-banians qe pretendojne se jane te “Lashte” nuk harrojne Dum Baben.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim